• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Papa thotë se ujgurët në Kinë janë “të persekutuar”

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,737
Pikët
113
papa.jpg

Në një libër të ri, Papa Françesku për herë të parë i quan ujgurët myslimanë të Kinës një popull "të përndjekur". Aktivistët e të drejtave të njeriut, për vite me rradhë kanë kërkuar që Papa të bëj një cilësim të tillë.

"Unë shpesh mendoj për popujt e persekutuar: Rohingya, Ujgurët dhe Jazidët", tha ai në një pjesë të librit, ku gjithashtu flet për të krishterët e persekutuar në vendet myslimane.

Papa më herët ka folur për Rohingya, të cilët janë larguar nga Mianmari dhe vrasjen e Jazidëve nga Shteti Islamik në Irak, por kjo është hera e parë që ai përmendi ujgurët.

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe qeveritë në vende të ndryshme kanë thënë se ndaj ujgurëve në Kinë po ndodhin krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Në kampe të rajonit Ksinijang të Kinës po mbahen më shumë se 1 milionë ujgurë.

Muajin e kaluar, gjatë një konference në Vatikan, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi Kinën për trajtimin e saj ndaj ujgurëve.


Pekini ka hedhur poshtë akuzat si një përpjekje për të diskredituar Kinën, duke thënë se kampet janë qendra të arsimit dhe trajnimit profesional si pjesë e masave kundër terrorizmit dhe deradikalizimit./REL
______________________
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,773
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Jane miliona myslimane Ujgure kryesisht qe persekutohen dhe mbahen ne kampe si ne kohen e Hitlerit. Nuk shoh asnje mjekrosh nga Maqedonia te protestoje apo te thote nje gjysem fjale per Ujguret. Por mos guxoni te permendni Palestinen se te hidhen ne fyt,e sidomos mos i shani Turqine se vallaj te hane mune.
 
Top