• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga Danel Cana

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
- NA KËNDO O PLAK

Këndo ti, o plak i çthurur,
Për çdo fjalë një ahh, dëgjoj!
Dashurinë e përvëluar,
Kush e bleu, kush pagoi!
Në këtë botë të verbër,
Çthurja jote s’bje në sy,
Në këtë botë mbeturinë,
Çthurja jote është flori.
Kush e bleu dashurinë?
Me flori, para të thata!
Bleu ndienjën, ah, se mbajti,
U largua, siç ikën nata.
Bleu ëndrrat, ah, su panë,
S’qëndruan në xhepin e vjetër,
Bleu shpirtin, ah, çu gris,
E flaku si një copë letër.
* * *
Këngë na këndo o plak,
Preki telat e tendosur!
Kur i prek, gishtat e tharë,
Del një tingull i flamosur!
Kush e ndjeu, u ndodh pranë,
Mu në shpirt të bën një “krrak”!
Po ti nxirre zërin tënd,
Dhe këndo...Këndo o plak!
Një nga një tregoi të gjitha,
Këngët e tua me merak!
Se ku lind dashuria,
Se ku rritet e merr flak...
E mbyllur dhe e dënuar,
Ajo kurrë nuk u plak...
Ndaj të them, o plak me huqe,
Ç’të shikojmë rrudhat e tua!
Do të mbulosh dashurinë,
Dashurinë, që fle zbuluar!
* * *
Nxirre zërin plak i gjorë,
Me ngadalë, siç hedh dhe hapin,
Thua bleve dashurinë...
Me para blihet krevati.
Ç’thotë bota për këngën tënde?
Eh, na doli një qejfli...
Se, gjithë bota na u dredhka,
Rrethë një boshti, dashuri!
Këtë kërkon të tregosh,
O plak, me këngët e tua!
Por, më kot, se është një moshë,
As e merr...As e jep hua!
Ndaj unë drejt të shoh në sy,
Të shikoj kur gojën hap...
Kur gjuha lëviz ngadalë,
Në dhëmbët e tu të rrallë.
Shikoj rrudhat e thelluara,
Përmbi ball, me dorë i fshin,
Luan notat e një kënge,
Sikur preket një violinë.
* * *
Përmbi kokë, floku i bardhë,
Si bora në maja malesh!
Gjithë ujin e borës shkrirë,
Gjithë malet në gji e mbajnë.
Nga burimet jashtë e nxjerrin,
Si ato këngët më ngjajnë!
O plak, mos këndo për vete,
Buro, shuama këtë etje...
Etja e femrës s’mu shua,
Të më duan edhe ti dua!
Ngritur kanë folenë tek mua,
Vdektë kush s’u dashurua!
Mos e paftë diellin kur ndrinë,
Kush se deshi dashurinë!
Kush shpirtin shiti me pare,
Mos e paftë diellin fare!
Se bota nga kjo ka dalë,
Dashuria është farë...
Që e mbjellin thellë në zemër,
Digjet burri për një femër!
Digjet femra për një burrë,
Dhe kështu, bota s’vdes kurrë!
* * *
O ti plak, këndo, tregona,
Këngët e shpirtit burojnë…
Themi ne, nga anët tona,
“ Tek ka rrjedhur, do pikojë”!
Ku është ngjizur dashuria,
Jo, ti mos kërko urrejtje!
Se me besë vëndet e mija,
I rrinë mikut lepe-peqe.
Më pranë eja, jo larguar,
A nuk rron për të treguar?
Fillo dhe tregoj rinisë,
Sekretet e dashurisë.
Thuaju se ska sekrete,
Për të tjerë, as për vete,
Kur ta falin, kur e fal,
Hyn në shpirt e të mban gjallë.
Pa le të thotë rinia:
“U tërbua pleqëria”!
Atë asgjë se tërbon...
Veçse rron e na tregon.
Mos e braktis asnjëherë,
Nga ajo ne kemi lerë!
* * *

@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
- KORBI DHE SHQIPONJA

Shqiponja është mbret i qiellit,
Natyra s'ka bërë të dytë!
Njerzit e kanë patur shembull,
Gjithmon e kanë dashur si sytë.

Gjithmonë i kanë admiruar,
Të sajat vende, kudo e lirë!
Në gur e gdhendën, për të jetuar,
Në metale të çmuara, xhevair!

Shqiponja me krahët e fortë,
Qiellit kaltër shpalos lirinë!
Po s’mund të thotë se është shqiponjë,
Një sorrë që hipën mbi shpinë!

Sa sorra mbi shqipen tonë
Kanë hipur dhe sot lëvdohen!
Po korbi nuk bëhet shqiponjë,
Ka shekuj që kot mundohen!

I çmojmë të parët tanë,
Na e lanë të gdhendur në gur!
Një shpirt dhe një gjak kanë,
Dhe trimat e vunë në flamur.
@cana

 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
- ËSHTË NJË VEND

Është një vend me plotë sekrete,
Me male të lartë dhe dete,
Ç’të sheh syri, poshtë dhe lartë,
Lumenj me ujë të kristaltë.
Njerëz të bukur, me besë burri,
Ku fjala peshon sa guri…
Ku Zeusi, perëndia,
Ka edhe sofrën e tija!
Përplasje e tij me Titanët,
Luftë që ishte më e rënda,
Në Tartar i mbylli brënda!
* * *
Eshtë një vend, vendi im,
Që përtërin energjinë…
Ndezur e mban dashurinë,
Me një fllad që të ngroh gjinë.
Mban një histori të vjetër,
Sa dielli, që nuk ka tjetër,
Për mijra vjet rrezaton,
Dritë hedh dhe nuk ndryshon,
Për vendin që dashuron.
Ai vend, mbetet për mua,
Nga të gjitha shumë e dua.
* * *
Është një vend i rrallë,
Mban çdo gjë të gjallë,
S’ta merr mendja dot,
Po se pe, është kot,
Ujë të bollshëm plot!
Është kjo tokë, ky vënd,
Plotë ar dhe ergjënd,
Të parët e ndërtuan,
Erdh dhe e luftuan,
Me fis dhe me farë,
Që këtej kanë dalë,
U bashkuan me djallë!
* * *
Përmbi kokë u rri,
Për pak pasuri,
Prishën, shkatërruan,
Dhe u pasuruan!
Është një vend i mirë,
Që sot s’është i tillë,
Gjaku i ka ngrirë!
Sytë po i ftohen,
Bijtë e tij largohen!
Flet po kush dëgjon!
Bijtë nuk i ndalon,
Ndihmë nga ne kërkon!
* * *
E xhveshën, e lanë,
Bijtë e tija janë,
Ca politikanë,
I prenë ca damarë,
E nxuarr në pazar!
O bijë dhe bija,
Do vijë drejtësia!
Për lecke tu marrë,
Dhe tu bëjë varrë!
Se vendi lëngon,
Shpirti tij mallkon,
Kush e vjedh, s’harron!
* * *
Është si fëmija,
Çdo gjë rregjistron,
Edhe kur të rritet,
Llogari kërkon!
Mos e lini, mos...
Vendin që të vuaj!
Dhe mos e braktisni,
Bridhni nëpër botë!
Se s’të bëhet tjetër,
Sikur vendi jot!
* * *
O popull, sytë hapi,
Dhe për krahu kapi!
Ca politikanë,
Të liq, sharlatanë,
Gjuhë të keqe kini,
Ca shajnë, ca lëpini!
Popull, më mos lini,
Në kokë u bini!
Mos kini mëshirë,
Të jetë vendi mirë!
Çdo të mirë mbani,
Njëri tjetrin duani!
Trimërinë në doni,
Gjuhën shqipe mbroni,
Botës ti tregoni!
Se rron shqipëtari,
Edhe Shqipëria,
Kjo është demokracia!
* * *
@cana 2020


 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
- EVROPË E TURPËRUAR

Evropës i duhet të turpërohet,
Nga vetja dhe bota, ti vijë rëndë!
Kombin shqiptar, e lë të coptohet,
Dhe gjuhën shqipe, që është gjuha Mëmë!

Me kongrese fantazmë vet i përçau,
Demagogë përçarës, futën njëqind fe!
Tokën shqiptare, në tetë pjesë e ndau,
Edhe sot shqiptarët, po i le pa atdhe!

Populli ynë ka një fjalë të urtë,
“Ai kalë që të shtje, ai të ngre prapë”!
Bashkë kemi qënë, që nga koha e gurtë,
Dhe sa të jetë jeta, do të jemi bashkë!

Ndale Evropë, një ditë, atë dorë,
Se kombi shqiptar kurrë nuk të sulmoj!
Në kohë të mirë, në shi, në borë,
Nga shpata osmane, me gjak të mbroi!

Sot për shqiptarët hedh plotë akuza,
Të drejtat e tyre i jep me pikatore!
Nuk është shumë largë “hunda nga buza”,
Ti lemë pretendimet, të kapemi për dore!

Duhet vërtetë, të vesh në punë llogjikën,
Përpara botës kurrë të mos ndjesh turp!
Natyra e bëri, nga ana gjeografike,
Që bashkë të jemi, një zemër, një trup!

@cana 2020
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
- DUHET KTHJELLTËSI

Malli na ka marrë o bij,
Për tu përqafuar...
Na ndau kovid-kolera,
Virus i mallkuar!

Sëmundjen që shpiku djalli,
Virus i pa parë!
Ndau fëmijën nga nëna,
Gjithë botën ka ndarë!

S’di nga të mbrohesh më parë,
Nuk di nga të ruhesh!
Gjithë njerzit maska mbajnë,
Rri largë, se sëmuresh!

Pyet nipi, pyet mbesa,
Fëmijtë, nëpër botë!
Kur ti heqim këto maska,
Ne nuk luajmë dot?

Gjithë njerzit një pyetje bëjnë,
Si do ti vejë halli?
Ti puthim, me ta të flëmë,
Nipi, mbesa, vajza, djali…

Njerëzimi i pafuqishëm.
Ta luftoj të keqen!
Nuk është sëmundje natyrës,
As nga një botë tjetër!

Është dhuratë e pjellës keqe,
Të vuaj njerëzia!
Bota ti rrijë, lepe-peqe,
I shtohet pasuria!

Unë si pjesë e kësaj bote,
Veç një lutje kam…
Po të jemi bashkë të gjithë,
Kemi për t’ia dalë!

@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
- RËNDËSI KA JETA

Ç’rëndësi ka litari i artë,
Kur vdekja është e barabartë?
S’kam çe dua të artin litar,
Kur rreth qafës jetën do ma marr?

Të vdekurit janë të gjith njëlloj,
Nuk kam parë që vendin ta ndërroj!
Nuk kam parë se qejfi i ka mbet,
Varrosur në tokë, a hedhur në det!

Nga botë e gjallë ka që nxitojnë,
Veten vrasin, në parajsë të shkojnë!
S’kam parë e dëgjuar të kthehen prap,
Varuar, mbytur, me litar të artë!

Ç’rëndësi ka i arti litar,
Kur jetën mua ma merr?
Nuk ka rëndësi si shkon në varr,
Shkon vetëm a me të tjerë!

Rëndësi ka jeta e gjallë,
Jo jeta e vdekur në varr!
O njerëz, mendohuni më parë,
Ta mbroni, dashuroni jetën!

@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
- PUTHËM AVASH

Ku të vajti syri, ç'qe moj ajo ditë,
Që djalit të vetëm, ti i zure pritë!
Flokët pendë korbi, faqet kuqëremtë,
O puthëm, i the, o unë vdes në vend!

O puthëm në buzë, puthëm me avash,
Ose zemra ime gati të pelcas!
Puthëm të shërohem, më shtërngo në gji,
Veç për ty betohem, kam shumë dashuri!

Nga këmbët tek koka, pasi ka vështruar,
Djali të rrëmbeu, shumë i dashuruar!
Puthur, përqafuar, të futi në gji,
Si ta lerë të vyshket një lule si ti!
@cana
* * *
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
- LUM I JETËS DASHURIA
(Përpunuar për këngë )

Vinte lumi trumbull-o,
Trumbull lumi vinte!
Dilte vajza anës-o,
Habere ti binte!

Dilte vajza edhe priste,
Lumin-o me valë
Sikur lumi do ti binte,
Të vetëmin djalë!

Duke përzën njëra-tjetrën,
Rendin valët-o!
Merri lum ëndrrat e mia,
Te djali mi ço!

Dilte vajza anës lumit,
Priste të kullohej!
Me djalin që shumë e donte,
Priste të martohej!

Erdhi lumi i kulluar,
Valë e përmbi valë!
Një kuti vajzës ç'i pruri,
Fustanin e bardhë!

Djalë e vajzë përqafuar,
Lum i bukur-o,
Dallgë për zemrat dashuria,
Lum i jetës-o

Refren:
Ç'i thotë vajza valës-o ,
Aman nxirrma ëndrrën-o!
Se do los në zall me to,
Se kam mbetur vetëm-o!
@cana
* * *
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
Sot një qen të vrasësh,
do të çojnë në burg!
Një femër të përdhunosh,
do shkosh në qeli!
Çudi, nuk u dënuan kurrë,
përdhunuesit e nënës Shqipëri!
@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
- PASURI E MADHE
(Këngë labe)

Ah moj shqipe krahë bukur,
Durimin e botës ke!
Ah mor djalë paç uratën,
Zemër e durim më dhe!
Jetën ta bënë furtunë,
Ti furtunën frikë se ke!
Rrënjët e tua më shumë,
I forcove përmbi dhe!
Kush të deshi dhe të mbrojti,
Nga drita jote u dhe,
Të duan vendin e kombin,
Pasuri e madhe je!
@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
Për Danel Cana

- NDRYSHO MENDJEN O NJERI

Bota e gjithë po ndryshon, bashkë me njeriun!
Shihni plagët që po hapen, a ndodhin vetiu!
Ndrysho mendjen o njeri, e, jo nënën natyrë,
Bindja është grumbullim dijesh, e kemi detyrë!

Që kur është krijuar bota, njerzit kanë ndryshuar,
Janë e vetmja qenie e gjallë, me këmbë e me duar!
Janë të vetmit, përmbi tokë, që mund të mendojnë!
Qenie gjallë dhe e përsosur, botën po ndryshojnë!

Njerzit rriten dita ditës, përparojnë dhe shkencën!
Shkenca çdo ditë e më shumë, po e zhvillon jetën.
Ta shtojnë dijen dhe kulturën, njerzit kanë detyrë.
Njerzit duhet të ndryshojnë, jo nëna natyrë!

Natyra Zot për gjithë botën, ligjet ka vendosur,
Njerzit qenie në zhvillim, vet është e përsosur!
Kush ka dalë kundër natyrës dhe e kanë luftuar,
Gjithkush ka humbur veten, jetën, askush nuk ka fituar!

Po kur natyra të ka dhënë, dy këmbë, duar dhe sy,
Të ka dhënë dhe tru në kokë, në zemër dashuri!
Të ka bërë femër a mashkull, ka shumë rëndësi!
Nuk mundesh ta ndyshosh gjininë, as gjakun, as ngjyrën ti!

Se nënën që të ka pjellë, nuk mundet ta ndryshosh,
Ajo të mban nëntë muaj në bark, nuk mundet ta mohosh!
Si mundet pra, o mendje lehtë, të deklarosh në jetë,
Se ndihesh ndryshe nga ç’ke dalë, çfarë të duash vetë!

Mund të bësh operacione, por nuk përputhen kurrë,
Ndienjat siç ti jep natyra, shiko se je sëmurë!
Mos përkrah mendimin kundër, që të shtyn në jetë,
Nënë e Babë që të lindën, ata janë të vërtetë!

@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
Për Danel Cana
- BOTË E PA CIPË

Gjithë, natyra për ti mbrojtur, u ka bërë një cipë,
Bimët, pemët, frutat, kafshët, e kanë një lëkurë!
Mishit, gjakut, bimës, ujit, u ka hedhur kripë,
Të ruajnë shijen dhe të mbrohen, këtë se them unë!

E ka bërë cipën natyra, që të mbrojë gjatë jetës,
Ato që janë brenda saj, nuk duhet të duken!
Ka gjëra që s’duhen nxjerrë, për hir të vërtetës,
Ndryshe prishet, bima, kafsha edhe jeta zhduket!

Veç njeriu ka dy cipa, një në trup, një në ndërgjegje,
Cipën tonë ne nuk e prekim se na dhëmb lëkura!
Por dhe cipën e ndërgjegjes do ta ruash më vete,
Nderi jetës është i çmuar, për gra edhe burra!

Kur dikujt nuk i pëlqenë, të thotë, je pa cipë,
Jo për trupin nuk ta thotë, ta thotë për ndërgjegje!
Kur i ndershëm je në jetë, ecën drejt pa frikë,
Por kur e fsheh të vërtetën, nuk di se nga vete!

Veçse cipa e ndërgjegjes lidhet fortë me trurin,
Ndryshe nga lëkura jonë që lidhet me indet!
Veçse cipa e ndërgjegjes rritet me njeriun,
Ndryshon cipa e lëkurës, ajo ashtu lindet!
At’herë pyes, përse bota, çdo ditë e çjerr cipën?
Çdo ditë e më shumë po ndodhin, vepra të pa ndershme!
Si një hije e stërmadhe, e keqja po zvarritet,
Na vjen mall për ndershmërinë, e kohëve të hershme!

Popujt anë e mbanë botës, e duan ndershmërinë,
Zërin e tyre, kanë kohë, nuk po e dëgjojnë!
Ç’janë që drejtojnë pushtetin, edhe qeverinë,
Me mënyra të pa ndershme, botën komandojnë!
@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
- VEZA NË MONUMENT
(fabula)
U mblodhën kafshët në kongres,
Poshtë një lisi shekullor!
Diskutonin për një vezë,
Ky ishte problemi madhor!

Ngrihet derri në podium,
Dhe zhytur feçkën mbi letër!
Nuk mbaron këtu kjo punë,
Se veza, është më e vjetër!

Vezës ti ngrihet monument,
Së bashku me zogun dhe pula!
Duartrokitën ham-ham ca qen,
Kësaj pune ti vihet vula!

Dhelpra, falenderon kongresin,
Po, po, këtu ti vihet vula!
Të gjithë ne duhet të kujdesim,
Që, vezët të bëhen pula!

Mbi degën e lisit shqiponja;
Dëgjoi dhe krahët hapi,
Të njoh ty dhelpër zonja,
Me thonj për gryke e kapi.

Me pulën ne jemi motra,
Një gjak, një fis, një farë!
Për ty ka ardhur koha,
Harro ç’ke bërë më parë!

Dëgjoni ju egërrsira,
Që bëni kongrese për vezën!
Në pyje jetoni të lira,
Si mund ta ndryshoni jetën!

Lerini tjerët të lirë,
Që jetën ta bëjnë si duan!
Se veza ka bërë historinë,
Dhe jo kngreset e tua!
@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
Për Danel Cana

- KOSTUM QENI
( fabula)
Një i pasur s’di çfarë bën,
Vendosi të vesh një qenë!
Një kostum të ri i veshi,
Për k’të foli rrobaqepsin!
Dhe qenit i mori masa,
Roba të holla dhe të trasha!
Qeni zbathur të mos rrijë,
Ja bëri me porosi,
Një palë çizme, jo këpucë,
Këmba të mos shkel në llucë!
Nëpër ngrica dhe të ftohtë,
I mjeri s’duronte dotë!
Të vuajnë njerzit, mbronë qenin,
Nuk është mençuri aspak!
Kur të nduk qeni or mik,
Ai shkopin e ka hakë!

@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
Për Danel Cana

- KUSHTUAR ARBËRESHËVE

Mbështetur në lis të thatë,
Mendueshëm këndon poeti!
Mendon vendin, Mëmë e Tatë,
Dhe sytë mbenë nga deti!

Re e bardhë nga lind dielli,
Dhe një trok i kuajve ndihet!
Shije historisë së hidhur,
Mbulon vendin si një hije!

Muarë rrugën e mërgimit,
Nën tehun e shpatës mprehtë!
Pas vdekjes së Gjergji trimit,
Turku i hodhi në detë…

Lanë mbrapa çdo gjë kishin,
Tokën, fisin dhe shtëpinë!
Se mendonin se do vdisnin.
Me mallin për Shqipërinë!

Përtej detit shkuan si miq,
Mbanin në zemër një peshë!
Për nder të vendit nga vinin,
Ata mbetën Arbëreshë!

Ndërtuan jetën nga e para,
Nuk harruan fis dhe farë!
Ruajtën gjuhën arbërore,
Sikur gjakun në damarë!

I ruajtën edhe i shtuan,
Këngët, vallet, meloditë!
Veshjen e bukur e duan,
Dhe e mbajtën në traditë!

Në gjuhë të Mëmës së vyer,
I dhanë bukuri dhe fjalës!
Ndaj kënduan, penën ngjyer,
“ Mori bijë, bijë e lalës”!

Kanë kaluar gjashtë shekuj,
Shumë vite kanë kaluar!
Gjuhën, gjakun, mëmëdheun,
Asnjëherë se kanë harruar!

Bijë e lalës, bijë trime,
Ç’më ngjall të moçmet kujtime!
Malli vjen nga Shqipëria,
Se helmoi dot historia!

As kohë e largët e shkriu,
Farë e artë në zemër mbiu!
Mburren me vajza dhe djem,
Dhe i vdekuri e ndjenë!

Lindje e diellit i bekoi,
Edhe eshtrat ua ndriçoi!
Më vijnë me zhurmën e valës,
“Kënga e sprasme e Balës”!

Shpirti i ndjerë i poetit,
Mendon dhe sytë nga deti!
Rri dhe vështroj Italinë,
Gjysma e zemrës atje rrinë!
@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
Për Danel Cana
- MOJ Ç’I DO STOLITË
( romancë)

Moj ç’i do stolitë, s’ka vlerë floriri,
Na vendi më iku zemëra tek gjiri!
Herë ngre baluket, herë vetullat lartë,
Një zemër të vrarë, e mbërtheve, mat!

Vishu si të duash, nuk ndërrojë mendim,
Mua plagë më hapë, me atë vështrim!
Buzën lehtë kafshonë edhe shkon si ngjalë,
Kafshomë edhe mua që të ndihem gjallë!

Ç’i do bukuritë moj, stolitë ç’i do?
Kur zemrën s’ta prekin, asgjë nga këto!
Nuk shijohet jeta, dimër e beharë,
Pa puthjet e nxehta që të jep një djalë!
@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
- MË NDJELL BUKURIA

Në dritare kur më del,
Unë mbetem pa mënd!
Gjysëm zbuluar më ndjell,
Drejtë gjoksit tënd!

Dy sy të bukur, të zes,
Më plagosin mua!
Do ti fshija njëzet vjetë,
Për buzët e tua!

Në lëndinë lule mbledh,
Moj trupin si ngjalë!
Vjedhur vështrimin ma hedh,
Folëm moj një fjalë!

Yjet lart në qiell,
Dhe lulet në tokë!
Për ty, veç një herë,
Do ti bëja tokë!

Diellin ta drejtoja,
Në të tëndin gji!
Për veten ta ngrohja,
Ndjenjën dashuri!

Të them je e bukur,
Vetëm kjo s’mjafton!
Të bënë të lumtur,
Kush të dashuron!

Mos e lerë djerrë,
Ndjenjën dashuri!
Ushqeje të pjellë,
Vetëm lumturi!

Dashuria s’plaket kurrë,
Edhe shpirti gjithashtu!
Dje e re, e bukur shumë,
Një ditë s’do të jesh kështu!
@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
Për danel Cana
- MENDONI O SHQIPËTARË

Rrija vetëm, i menduar,
Për vendin me halle shumë!
Dhe bilbili që më zgjonte,
Më shumë më vinte në gjumë!

Këtë gjeta, që kur linda,
Të coptuar Shqipërinë!
U çudita dhe u binda,
Kur mësova historinë!

Shumë luftra ka kaluar,
Dhe armiq e shkelën shumë!
Bijt e tij me forcë ja muar,
Edhe nënat s’bënin gjumë!

Vendin në copa e ndanë,
Edhe kombin gjithashtu!
Në gjashtë copa e lanë,
I njëjti gjak, e njëjta gjuhë!

Më nj’anë rrija menduar,
Vendi im, me halle shumë!
Gjuhë bukur, e kulluar,
Bilbilin dot s’ma përzunë!

Të vërtetën se tret dheu,
Gjuha që më përket mua!
Armiku kurrë s’ma pëlqeu,
Më shumë u lartësua!

Që kur linda këtë gjeta,
Fëmijve ua trashëgova!
Vetëm kjo është e vërteta,
Sado të tjera mësova!

Gjuha, gjaku na mban gjallë,
E veçanta jonë si komb!
Shqiptarët vëllezër janë,
Kudo ndodhen nëpër botë!

@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
214
Pikët
43
Për Danel Cana
- BANDILLIN E MARRTË LUMI
(këngë grarishte, dashurie)

Një zemër varej tek gjiri,
moj aman, aman!
Larë me ujë floriri,
moj aman, aman!
Në mes një gurë xhevairi,
moj aman, aman!
Dhuratë ta bëri bandilli,
moj aman, aman!
Bandillin e marrtë lumi,
moj aman, aman!
Aman, mos e zgjuaj nga gjumi,
moj aman, aman!
Të rrëmbeu edhe humbi,
moj aman, aman!
Të bëri me krahë pëllumbi,
moj aman, aman!
Rroba të reja të bleu,
moj aman, aman!
Me një puthje ta shpërbleu,
moj aman, aman!
Bandillin e marrtë era,
moj aman, aman!
Të ndau nga shoqet e tjera,
moj aman, aman!
Rëntë bora ta mbulojë,
moj aman, aman!
Me sheqerka të mësojë,
moj aman, aman!
Rëntë dielli e ndriçoftë,
moj aman, aman!
Dashuria lulëzoftë,
moj aman, aman!
@cana
 
Top