• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tezat dhe zbulimet e reja për Ilirët! Qytetërimi ilir ka ekzistuar para qytetërimit Grek dhe Romak-Neritan Ceka

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,786
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Arkeologu i njohur Neritan Ceka ngre tri teza interesante për ilirët dhe qytetërimin e tyre. A ka ekzistuar ky qytetërim para grekëve apo romakëve. Në intrevistën për Report Tv, duke iu referuar kërkimeve arkeologjike, Ceka zbulon se qytetet ilire e kanë nisur jetën aktive para se të vinin në rajonet e Ilirisë helenët dhe romakët.

“Qyteti është trajtuar që herët në literaturën arkeologjike mbi Ilirinë e Jugut, por ai përfshihej gjithmonë në sferën e qytetërimit grek apo të ndikimit të tij. Mendimi arkeologjik shqiptar ka njohur një evolucion të vazhdueshëm gjatë trajtimit të problemeve që lidhen me rrugën e urbanizimit të Ilirisë. Që në gjurmimet e para, gjeneza e qyteteve ilire është vështruar në këndvështrime të ndryshme. Disa e kanë parë të lidhur ngushtë me ndikimin e kolonive helene të bregdetit. Ndërsa të tjerë e kanë trajtuar si nje fenomen autokton, i lidhur me zhvillimin vendas, që nga vendbanimet e periudhës së parë të hekurit”, rrëfen ai.

Tezat e prof.dr. Cekës janë publikuar tashmë në librin “Në fillimet e qytetit ilir” i botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Studimi monografik i arkeologut 70-vjeçar Neritan Ceka lidhet me rezultatet e gërmimeve nëpër qytetet ilire që përfshijnë një terren të gjerë të Ilirisë së Jugut.

Ky libër përbën një studim monografik mbi një temë, që në pamje të parë duket mjaft e trajtuar në studimet arkeologjike. Por kur njihesh me përmbajtjen themelore të punimit, kuptohet se autori, pasi i ka njohur mirë të dhënat e autorëve antikë, pasi ka gërmuar në qytete ilire dhe pasi ka gjurmuar me një vëmendje jo të zakonëshme një terren të gjerë të Ilirisë së Jugut, depërton me një këndvështrim të ri për kohën, duke rrokur problematikën e lindjes së qytetit ilir.

Ky këndvështrim shumëplanësh, ka mundësuar në ndriçimin e fillesave të krijimit dhe në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit ilir, si fenomen urban, por edhe si dukuri shoqërore, politike dhe kulturore. Tema e qytetit ilir na çon drejt njohjes në detaje të fizionomisë së jetës në Ilirinë e Jugut gjatë shek. IV-I para Kr. Kjo temë, tanimë e trajtuar, nuk mund të ketë kufij të njohjes shkencore, duke mbetur objekt i shqyrtimit gjithnje e më të detajuar për arkeologjinë në përgjithësi dhe për atë shqipare në veçanti.Problemi i karakterit të qyteteve ilire ka qenë trajtuar gjerësisht në literaturën arkeologjike. Botimet e veçanta, apo edhe sintezat për qytetin ilir, e marrin në shqyrtim atë kryesisht duke filluar nga shek. IV p.e.sonë, d.m.th., në kohën kur ai ishte plotësisht i formuar. Ndërkohë që çështja e origjinës dhe e rrugës së formimit të këtij qyteti, ka mbetur pak e thelluar.

Zbulimet e arkeologut ndër vite në sitet arkeologjike përforcojnë tezat e tij falë zbulimeve të fundit, siç është varri madhështor i Amantias që doli në dritë pak muaj më parë në rrethinat e Vlorës.

‘Ky zbulim ka një rëndësi po aq të madhe sa zbulimi në Pire’ -thotë arkeologu Neritan Ceka

Në intervistën për Report TV arkeologu Ceka rrëfen se cilat janë të vërtetat historike që na çojnë drejt njohjes së fizionomisë së jetës në Ilirinë e Jugut gjatë shek. IV-I para Krishtit, ato të vërteta me të cilat babai i tij themeluesi i arkeologjisë shqiptare ka shtruar rrugën e rezulateve më të fundit të kërkimit, edhe në studimet e kolegëve.

Prof.dr. Neritan Ceka depërton përmes një këndvështrimi të ri për kohën, duke rrokur problematikën e lindjes së qytetit ilir. Një këndvështrim të ri do të ketë edhe Historia e shqipëtarëve, që po hartohet nga një grup i madh pune i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku arkeologu Ceka është edhe njëri nga autorët e saj.

Arkelogu Neritan Ceka i shtyn më tej kufijtë e njohjes shkencore duke e lënë të hapur debatin shkencor për gjenezën e ilirëve, në shërbim të së vërtetave shkencore, për t’i bërë sfidë me fakte në dorë
Aristotel Petro

Intervista e plotë:

  • Për të shikuar video fragmentin kliko në Watch on YouTube
 
Petrit Kola

PERANDOR
Anëtar
Jun 24, 2021
Postime
6,406
Pikët
113
Si ti bejm te URRITURIT QE PO VDESIN NGA MUNGESA E BUKES te shikojn endra ? Pa buksit me super ndjenja inferioriteti flasin per salltanete historike.
 
Petrit Kola

PERANDOR
Anëtar
Jun 24, 2021
Postime
6,406
Pikët
113
@Pablo
Ilir mund te jen serbet por jo shqiptaret inferior ta ken qoft edhe nje grimc te perbashket me iliret. ARNAUTET eshte tjeter gje. Duhet te mos ti ngatrojm me shqiptaret.
 
ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
11,420
Pikët
113
iliret e vertet jane GJERMANET. Shqiptaret nuk mund te jen pasi jane super inferior. ARNAUTET eshte pune tjeter.
Njelloj sikur te thuash se gjermanet e vertete jane greket. Me qe i udhehoqi Mbreti Otto.
Per pjesen e Arnautit te eshte pergjigjur sakte SystemA. Pa shaka tani, Arnaut eshte emri me te cilin Turqit quanin Shqiptaret. Kete fjale turke, Greket e korruptuan ne Arnavut.

Cit.
"Turqit e quajne Shqiperine Arnaundlich dhe banoret qe ne i quajme Albanois ose Arnautes, ata i quajne Alnauteri (Arnaut); keta jane njerez te guximshem ne perdorimin e armeve, e mbi te gjithe Capeletet qe jane te gjithe te krishtere dhe i sherbejne Republike se Venedikut." 1705
 
Last edited:

Ata i quajen ashtu, po si vet quheshin banoret? Ne Ukrahin edhe sot vet quhen ARNAUT.
 
Petrit Kola

PERANDOR
Anëtar
Jun 24, 2021
Postime
6,406
Pikët
113
Njelloj sikur te thuash se gjermanet e vertete jane greket. Me qe i udhehoqi Mbreti Otto.
Per pjesen e Arnautit te eshte pergjigjur sakte SystemA. Pa shaka tani, Arnaut eshte emri me te cilin Turqit quanin Shqiptaret. Kete fjale turke, Greket e korruptuan ne Arnavut.

Cit.
"Turqit e quajne Shqiperine Arnaundlich dhe banoret qe ne i quajme Albanois ose Arnautes, ata i quajne Alnauteri (Arnaut); keta jane njerez te guximshem ne perdorimin e armeve, e mbi te gjithe Capeletet qe jane te gjithe te krishtere dhe i sherbejne Republike se Venedikut." 1705
Ka pllakat ne Austri qe thote se ky vend banim ILIR u shkatrua nga Roma. Mund te perjashtohet mundesia qe iliret shkuan ne veri?
 
Ajnej

Restaurator Orbis
Staff member
Anëtar
Jul 24, 2011
Postime
3,596
Pikët
113
Vendndodhja
Dardania Parva
Cekajt do të filloj t'i marr seriozisht në punën e tyre kur të fillojnë t'i korrigjojnë hyjret "Iliria e Jugut" me termin neutral, real, gjeografik, historik, e të saktë kuptimor "Jugu i Ilirisë".​
 
Ajnej

Restaurator Orbis
Staff member
Anëtar
Jul 24, 2011
Postime
3,596
Pikët
113
Vendndodhja
Dardania Parva
Ka pllakat ne Austri qe thote se ky vend banim ILIR u shkatrua nga Roma. Mund te perjashtohet mundesia qe iliret shkuan ne veri?

Nofkën Arnaut [ Arnault ] < shqiponj > Shqiptar, Turqit e kanë ndier dhe e kanë mësuar nga austriakët, nga bashkëpunimi dhe korrespondenca me Mbretërine Austriake. © Bekim BACAJ ( 2010, Prishtinë ).​
[ hungarët s'po i përmendi se s'di c'punë kanë bërë apo kanë qenë argat si gjithëherë, argat i Satanait ].​
Austria e ka pas për qéllim që efektivisht t'í zhduk shqiptarët, në mënyre që t'ua përvetësojë identitetin historik dhe ta marrë Ilirine [Arberine] deri në Stamboll.​
Por e vetmja gjë që ia doli ta shpiente deri në fund isht, t'i zhdukte shqiptarët.​
Pastaj kur i erdhi radha ta finalizonte planin e saj të uzurpimit, i thanë ngadal pak! S'na duhesh gjë më - e kur ajo u hidhërua e u kundervua - e shprishën edhe atë.​
Gjithë armiqtë e albanëve janë, në radhë të parë, armiq të vetes dhe pastaj të gjithë njerzimit.​
Por këtë gabim fatal e kuptojnë vetëm kur t'u bie dhé syve nga dërrasat e kalbura të vorrit.
Dhe kjo është pak tepër vonë, është më vonë se vonë, skajshmërisht vonë.​
 
Last edited:

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,803
Pikët
113
qenka rrit tempratura ketu, dhe kur rritet tempratura, truri nuk punon mire, dhe kjo duket nga komentet,
 
ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
11,420
Pikët
113
iliret e vertet jane GJERMANET. Shqiptaret nuk mund te jen pasi jane super inferior. ARNAUTET eshte pune tjeter.
Dhe ja ku e ke produktin e punes se Austrise. Austrise i intereson Iliria pasi vete emri Austri eshte i zonjes se martuar ne seren Trojane. Dhe Teutonet pastaj (Gjermania ka lindur nga Austria ne kohe te Bismarkut dhe eshte Gjermania qe ka qene 'vecse nje shprehje gjeografike' e jo Shqiperia) jane ushtaret e burrit te Austres.
 
Last edited:

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
11,420
Pikët
113
Desha vetëm t`ja cek se nuk është shqiptar dhe shan njerëz pa i bë gjë. E citova vetëm të dijn të tjerët që kush është dhe nuk desha të të luftoj me armën tënde . Kam armë por se dija se do ndikon te ti nëse të citoj.
Rrjeti, here pas here ke sjelle gjera interesante. Te falenderoj per kete.
Tani, ky forum eshte, edhe zihemi, pasi gjeja me e veshtire per njeriun eshte te ndryshoje veten. Shumica e njerezve fillojne duke kerkuar gabime tek te tjeret. Disa e lene me aq, por ka edhe tjere qe rremojne tek vetja dhe kjo i ben te ngrihen nje rang me lart si njerez. Njereu qe nuk vetepermiresohet, ka vdekur.
Pershendetje.
 
Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,786
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Rrjeti, here pas here ke sjelle gjera interesante. Te falenderoj per kete.
Tani, ky forum eshte, edhe zihemi, pasi gjeja me e veshtire per njeriun eshte te ndryshoje veten. Shumica e njerezve fillojne duke kerkuar gabime tek te tjeret. Disa e lene me aq, por ka edhe tjere qe rremojne tek vetja dhe kjo i ben te ngrihen nje rang me lart si njerez. Njereu qe nuk vetepermiresohet, ka vdekur.
Pershendetje.
I the të gjitha dhe fjalët e tua bindin çdo njeri. S`kam çtë shtoj në komentin sipër, mirëpo do desha që ju apo dikush tjetër me njohuri të fushës ta komenton këtë video të re për etruskët që është botuar para 2-3 javësh. (E vërtetë apo diç tjetër) Video fragmenti është në anglsiht. Dhe mos bëhem i tepër po e përsëris edhe njëher për ata që ndoshta nuk kanë njohuri. Nëse video nuk hapet kliko në Watch on YouTube.

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
12,351
Pikët
113
Vendndodhja
Honolulu
Mu me intereson te di nese Glasinac-Mat dhe Kultura e Trebenishtes, dy kulturat qe kan ndiku dukshem ne formimin e Ilireve kane qene te ndryshme njera prej tjetres.

Kultura materiale deri tash na tregon se duhet te kene qene te ndryshem gjate kohes vonshme te bronzit.

Pasardhes te dukshem te Glasinac-Mat ishin Autariatet, ndersa Enkelejt ishin ata qe perfaqesonin Kulturen e Trebenishtes. Eventualisht do e gjejme ne nje te ardhme.
 
ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
11,420
Pikët
113
I the të gjitha dhe fjalët e tua bindin çdo njeri. S`kam çtë shtoj në komentin sipër, mirëpo do desha që ju apo dikush tjetër me njohuri të fushës ta komenton këtë video të re për etruskët që është botuar para 2-3 javësh. (E vërtetë apo diç tjetër) Video fragmenti është në anglsiht. Dhe mos bëhem i tepër po e përsëris edhe njëher për ata që ndoshta nuk kanë njohuri. Nëse video nuk hapet kliko në Watch on YouTube.

Rrjeti, une nuk e lexoj historine nga youtube. Pashe deri tek min 1.33 dhe nuk ka asgje konkrete pervec opinionit te autorit te videos. Kam lexuar Zacharia Mayani dhe Nermin Vloren, dhe nuk me mbushet mendja se gjuha etruske eshte perkthyer.
Tani, si lidhet kjo teme me Etrusket?
 
Last edited:
Top