ymer prizreni
Anëtar i ri
- Anëtar
- Jul 1, 2011
- Postime
- 1,873
- Pikët
- 0
Përgjigje e: Tregime Islame
TREGIMI I DY MBRETËRVE TË CILËT E KANË LËNË MBRETËRINË PREJ FRIKËS SË ALLAHUT
Muhamedi s.a.v.s. ka treguar: “Para jush ka qenë një mbret, i cili, deri sa ishte në fronin e tij, mendon një çast dhe e kupton se një ditë froni i tij do të përfundojë, dhe se mbretëria ka ndikuar që të largohet nga ibadeti i Zotit të Lartmadhëruar. Kështu që menjëherë largohet prej kështjellës së tij (Në vend të tij nga froni mbretëror të tij emërohet mbret një tjetër). Ai shkoi në bregdet ku prodhonte qerpiç dhe tulla me paqë dhe prej atij fitimi ushqehej, e tepricën e jepte sadaka. Ai vazhdoi kështu derisa arriti fjala te mbreti i riemëruar se si bënte ibadet dhe jepte sadaka. Mbreti e dërgon një njeri dhe e thërret në kështjellë për t’u bërë mbret, por ai refuzon. E dërgon për së dyti, kurse ai prapë refuzon. Atëherë mbreti mendon: “pasuria ime dhe pasuria e tij”. Për këtë arsye shkon vetë te ai, e kur e sheh, ai ik prej tij. Kështu kur e sheh mbreti se po ikën i shkon gjurmëve të tij duke vrapuar, mirëpo nuk e arrin dot. Prandaj e thërret: “O rob i Allahut! Nuk do të bëj asgjë të keqe dhe e ndal. Pastaj e arrin dhe thotë: “Po kush je ti, Zoti të mëshiroftë? I thotë: Unë jam filani, ish mbret këtu e këtu ..., mirëpo duke menduar e kuptova se një ditë mbretëria ime do të marrë fund, ndërsa ajo pozitë ishte shkaktare për mua që të largohem prej ibadetit të Zotit tim. Për këtë arsye e kam lënë mbretërinë dhe kam ardhur në këtë vend ta adhuroj Allahun e Lartmadhëruar. Mbreti i ri i thotë: Të njëjtën brengë si ti e kam edhe unë. Prandaj edhe unë do të veproj si ti. Zbret prej kalit dhe i bashkëngjitet. Ata së bashku e kanë adhuruar Allahun dhe e kanë lutur Allahun që të vdesin së bashku. Abdullah bin Mesudi thotë: “Po të kisha qenë në Egjipt do t’u kisha treguar edhe varrin e tyre, ashtu siç na ka përshkruar i Dërguari i Allahut s.a.v.s.”
Nga ky tregim përfitohet:
1. Vlera e kujtimit të llogarisë dhe të menduarit e cila shpie në piedestal të lartë, jep frytet më të mira, sepse kjo i ka shtyrë mbretërit ta lënë këtë botë kalimtare dhe ta dëshirojnë botën tjetër. Çka është te ju zhduket, ndërsa çka është te Allahu është e përgjithmonshme.
2. Po ashtu nga tregimi përfitohet, vlera e fitimit nga puna e duarve tua dhe nuk bie ndesh misticizmin dhe imanin e plotë, me përjetimin e kënaqësive të kësaj bote, si të ushqimit, pijes, veshmbathjes, kuajve, të cilët këta dy mbretër i kanë lënë.
Në Sahihun e tij, nga Mikdari, transmeton Buhariu se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:“Asnjë nga ju nuk ka ngrënë ushqim më të mirë,se sa ai i cili e ka fituar me dorën e tij,sepse Pejgamberi i Allahut-Davudi ushqehej prej fitimit të punës së duarve të tij”.