• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Udhëto dhe zbulo Shqipërinë

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
12,960
Pikët
113
Mikepritja Shqiptare. 90% e komenteve ne videon me poshte jane pikerisht per kete gje. Gruaja me emrin Liri eshte bere personazh.


ALBANIA! You are BEAUTIFUL! Albania has been on my bucket list for a good few years, and I am so excited to finally be here. On this trek, I headed out to a remote valley in Southern Albania and experienced a few unexpected adventures...
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
7,080
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Nga Flora Xhemani Baba

VALBONA ka tri javë pa drita!

E morët vesh o shtet? O gazetarë? O media që mbushni portalet me telenovela? Valbona, destinacioni më i bukur dimëror i Shqipërisë, qyshse ra bora e parë, i ndërpreu lidhjet me civilizimin dhe po jeton nën pushtetin e akullit, pa drita dhe pa ngrohje. Rrugët e Valbonës janë të shkreta, sepse turistët shohin që s’ka energji dhe kthehen mbrapsht ose nuk nisen fare.

Banorët e Valbonës janë strukur në shtëpitë e kullat e tyre, duke e ngrohur shpirtin e kallkanosur pranë zjarrit, njëjtë si një shekull më parë, kur për ta nuk ekzistonte elektriciteiti.

Çdo vit e njëjta histori; vjen bora ikin dritat, si armiq të përjetshëm, që s’duan t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit. Sa kohë u dashka të rregullohet një defekt teknik? Të ndërrohet një transformator? Të shtrohen ca metra kabllo? Sa energji duhet për të ndriçuar Valbonën? Me siguri jo më shumë se sheshi “Skënderbej” për festa. Po pse pra, pse lihet një krahinë e tërë në terr, sikur të ishte përzënë edhe njëherë marsh me shqelma për në mesjetë?

Të merr të qarët kur shikon këtë bukuri, që nusëron në të bardha e s’ka kush ta shijojë. Të vjen të ulërish kur shikon se si ndryshon kryekëput situata, sapo kalon kufirin e hidhesh në Kosovë, ku Rugova është plot dhe nuk ka asnjë dhomë të lirë deri me 31 janar, ku dy flokë bore të bien nga qielli, vjen autokolona me borëpastruese, ku llamburisin dritat e gumëzhijnë turistët.

Shteti përballë Valbonës duket në rastin më të mirë, si ai prindi i papërgjegjshëm e pijanec, që rrogën e bën rrush e kumbulla dhe kalamajtë i ka lënë rrugëve të zbathur e të uritur dhe në rastin më të keq, si një tufë hienash që i janë sulur drenushës së bukur, jo aq për ta ngrënë, më shumë sesa për ta shqyer se u verbohen sytë prej hireve të saj.

Ia thatë damarët, ia shëmtuat fytyrën, ia shqyet gjoksin, e latë zbathur në errësirë e në të ftohtë dhe nuk do ngopeni derisa ta shinni të japë shpirt në këmbët tuaja., atë, shtojzovallen e Alpeve, që duhet të ishte diamanti më vezullues i turizmit që e keni prioritet.

Pse e urreni kaq shumë Valbonën?
 
Top