PDA

View Full Version : Ndikimi i ndryshimeve tė ADN-sė nė tumoret e gjirit


SEa
16-08-2010, 15:17
Epidemiologėt e kancerit tė Universitetit tė Buffalos, kanė identifikuar gjene specifike qė mund tė jenė promotorė tė kancerit kur i ekspozohen njė procesi tė quajtur hipermetilimi ADN promotor.
Hipermetilimi ėshtė proces i cili bėn gjenet qė nxisin rritjen normale qelizore tė prodhojnė proteina qė shkaktojnė sjellje malinje, ose rritje tė ērregullt qelizore. Deri tani njohuritė kanė qenė shumė tė kufizuara nė lidhje me mekanizmin dhe shkaktimin e hipermetilimit, veēanėrisht pėr hipermetilimin e kancerit tė gjirit.

Qėllimi i kėtij studimi ishte tė pėrcaktojė se si hipermetilimi i ADN lidhet me karakteristikat tjera tė tumorit tė gjirit. “Dihet mirė qė mutacioni i gjeneve - alterimet nė sekuencat e tyre - ėshtė njė nga karakteristikat e tumoreve pėrgjegjėse pėr disa nga rekuizitat e sėmundjeve tė tyre” – thotė Menghua Tao, autori kryesor i studimit. “Me njė fjalė, ėshtė duke u bėrė e qartė se ndryshimet tjera nė ADN mund tė kontribuojnė po ashtu nė zhvillimin e kancerit”.

Studiuesit analizuan gjendjen e metilimit nė tri gjene, tė njohura si E-cadherin, p16 dhe receptorin B2 tė acidit retinoik (RAR-B2), duke pėrdorur mostra indesh nga 552 kancere tė gjirit. Mostrat ishin marrė nga femra tė moshės 35-79 vjeē qė morėn pjesė nė studim.



“Gjetėm se hipermetilimi i E-cadherinės, por jo edhe gjeneve tjera, ishte mė afėr tė shkaktohej nė tumoret me receptorin estrogjen (ER) negativ sesa nė ata me ER pozitiv”-tha Tao. Tumoret ER-pozitive janė ata qė shfaqin receptorė pėr hormonin estrogjen. Kėta tumore janė tė ndjeshėm ndaj barnave qė bllokojnė kėta receptorė”.

“Nė mėnyrė tė ngjashme, hipermetilimi i E-cadherinės ishte mė i shpeshtė ndėrmjet receptorit progestin (PR) nė rastet negative”, vazhdon Tao. ”Krahasuar me tumoret qė ishin ER dhe PR pozitiv, tumoret ER dhe PR negativė ishin mė afėr pėr tė qenė E-cadherin tė hipermetiluar”.

Megjithatė, hipermetilimi i E-cadherinės, p16 dhe RAR-B2 nuk shoqėrohej me tipare tjera kliniko-patologjike tė kancerit tė gjirit, si madhėsia e tumorit, shkalla histologjike dhe nukleare.

“Studimet tona kėshillojnė qė hipermetilimi nxitės ėshtė i zakonshėm nė kancerin e gjirit”, shton Tao. “Meqenėse hipermetilimi promotor ėshtė potencialisht reversibil, njohja e kancereve me hipermetilime tė ndryshme mund tė ketė pasoja tė rėndėsishme nė mjekimin e kancerit tė gjirit”.