PDA

View Full Version : Pasojat e shpeshta nė lėkurė nga dielli


SEa
19-08-2010, 11:03
Pėr shkak ekspozimit kronik tė lėkurės nė diell, nė regjionet e fotoeksponuara, vjen deri te ndėrrimet e pėrhershme dhe ireverzibile.
dr. sci. ass. Mybera Ferizi,
dermatovenerologe

Dėmtimet kronike solare paraqesin areale tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e karcinomave tė lėkurės. Njerėzit me sy tė kaltėr dhe me flokė tė verdha janė mė tė rrezikuar nga rrezet e diellit.

Keratozat aktinike
Nė fillim duket si njė pikė e kuqe, mė vonė mbi te preket njė dregėz me ngjyrė kafe tė qelė ose e bardhė. Pas largimit tė dregėzės vėrehet njė ulceracion. Mund tė kaloj nė karcinomė tė lėkurės.

Njollat e pleqėrisė
Ndėrrime tė rrafshėta me ngjyrė tė verdhė, tė lėmuara, zakonisht nė fytyrė, e shpinė. Si pasojė e ekspozimit kronik nė diell.

Bazalioma
Ėshtė njė lloj kanceri i lėkurės, si pasojė nga ndikimi kronik i diellit. Mund tė manifestohet si tumefakt, si gėrryerje, ose si ngritje e lehtė. Me ngjyra nga e kuqja.

Spinalioma
Ėshtė kancer lėkuror, i cili ka natyrė serioze. Vendi mė i atakuar ėshtė buza e poshtme, laprat e veshėve dhe hunda.

Melanoma
Ėshtė kancer lėkuror i qelizave te pigmentuara tė lėkurės - tė melanociteve.