PDA

View Full Version : Sarandė, 5 tė infektuar me salmonelė


SEa
01-09-2010, 12:26
Pesė persona janė shtruar dhe kanė marrė mjekim nė spitalin e Sarandės tė dyshuar se janė prekur nga bakteri i salmonelės. Drejtori i Shėndetit Publik tė Sarandės, Jani Qirjaqi, deklaron se tė pesė pacientėt, tre vendas dhe dy turistė ishin paraqitur nė spital me simptomat qė shkakton ky mikrob, tė vjella dhe diarre.
Pacientėt i janė nėnshtruar analizave tė cilat kanė konfirmuar se kemi tė bėjmė me tė sėmurė tė infektuar nga salmonela.

Qirjaqi ka thėnė se kemi tė bėjmė me raste tė lehta tė kėtij mikrobi infektues, duke shtuar se pacientėt janė mbajtur nė spital infektiv pėr dy – tre ditė pėr tė mbajtur nėn kontroll gjendjen e tyre shėndetėsore. Ata tashmė janė mirė dhe janė larguar nga spitali.

Ai thotė se nuk kemi tė bėjmė me epidemi por me raste tė izoluara, ndėrsa hedh dyshimin se pacientėt mund tė jenė infektuar nga ujėrat e boteve, tė cilat furnizohen nė vende tė pakontrolluara dhe tė paklorifikuara. Sipas tij nga kontrollet qė janė bėrė nga Instituti i Shėndetit Publik ka pasur raste kur ndonjė bot merr ujė nė vende tė pakontrolluara, ndaj ėshtė urdhėruar pezullimi i tyre.