PDA

View Full Version : Ushqimi si ‘armik’


SEa
07-09-2010, 08:42
Kur bėhet fjalė pėr dukjen, shumė femra janė tė prira qė ta pėrjetojnė ushqimin si armikun numėr njė. Disa prej tyre shkojnė aq larg, saqė mendojnė se pamja tejet e hollė ėshtė mė e bukur.
Prandaj ato mbajnė dieta tė pashėndetshme (tė cilėt pa mėdyshje mund tė quhen URI) dhe ēdo ditė rraskapiten nė qendrat e fitnesit.

Nėse vazhdimisht konsumoni ushqim me kalori tė ulėt dhe uniforme, atėherė nė trupin tuaj do tė mungojnė proteinat, karbohidratet, yndyrat, vitaminat dhe mineralet, tė cilėt janė tė domosdoshėm pėr funksionimin normal tė organizmit, ushqimin e lėkurės, thonjve dhe flokėve. Madje edhe nėse hani mjaft pemė dhe perime, ekziston rreziku qė do ta rrezikoni dukjen tuaj, sepse ndoshta nuk siguroni kalori tė mjaftueshme ēdo ditė.

Femrat tė cilat mbajnė dietė, nė mėnyrė tė dhunshme ia ndalojnė vetes ushqimet e pasura me karbohidrate (siē janė patatet, buka dhe brumėrat), duke mos llogaritur se ai ėshtė ushqimi i cili siguron energjinė dhe vitaminat B.

Edhe qumėshti dhe produktet e qumėshtit, siē ėshtė djathi, nė mėnyrė radikale zvogėlohet konsumimi i tyre, sepse pėrmbajnė yndyra. Kuptohet edhe kėta lloje tė ushqimeve pėrmbajnė materie tė rėndėsishme ushqyese, siē ėshtė riboflavina, proteinat dhe kalciumi. Femrat tė cilat shmangin kėto lloj ushqimesh janė dukshėm tė rrezikuara nga osteoporoza.