PDA

View Full Version : Ushqimet e shėndetshme qė s’bėn t’i harrojmė


SEa
07-09-2010, 08:46
Nėse bėni kujdes ndaj ushqimeve qė konsumoni pėrqendrohuni tek ushqimet me kalori tė pakta dhe veti tė forta ushqyese. Sepse tė ngrėnit e pakėt gjatė njė diete nuk do tė thotė tė mos shijosh gjithė ushqimet pėr tė cilat ka nevojė dieta juaj.
Yndyrat
Vaji i ullirit i pėrdorur nė gjellė nė vend tė margarinės dhe gjalpit ndihmon nė plotėsimin e dietės me acidė yndyrorė tė pangopur. Ky vaj duke ulur nivelin e kolesterolit tė keq, gjithashtu ju ndihmon nė uljen e rrezikut tė sėmundjeve tė zemrės dhe paralizės.

Molla dhe dardha
Molla pėrmban pektinė. Nė njė studim tė bėrė nė universitetin Georgia nė vitin 2007, u konstatua se pektina lufton kancerin e prostatės. Dobitė tjera tė pektinės janė: ndikon nė qelizat kanceroze tė kolonit, ul nivelin e glukozės dhe kolesterolit. Kombinimi mollė me dardhė ėshtė njė burim i pėrsosur fibrash nėpėrmjet tė cilave mund tė ndiheni tė ngopur pėr njė kohė tė gjatė.

Avokado
Pėrveē pėrmbajtjes sė vajrave tė pangopur ėshtė njė burim vitamine B, E dhe potasiumi. Me formėn dhe shijen e tij si tė kremit pėrdoret tek sandviēėt nė vend tė majonezės. Nėse avokadon e konsumoni bashkė me domate apo karota tė pasura me antioksidues, ndihmoni trupin tuaj nė forcimin e aftėsisė sė pėrthithjes sė antioksiduesve.


Luleshtrydhe
Kontrolli i njė porcioni me luleshtrydhe tė pasura me fibra dhe antioksidues ėshtė i lehtė, ajo ėshtė si njė lloj ushqimi i lehtė nė vend tė ėmbėlsirave.

Veza
Veza e cila ka vetėm 75 kalori pėrmban proteina tė njė niveli tė lartė dhe veēori tė shumta ushqyese. Pėrdorimi i vezės nė shumė drejtime e bėn atė tė preferueshme pėr ēdo gjellė. Vezėn mund ta konsumoni nė mėngjes si omėletė, tė zier, mund ta grini nė sallatė ose mund ta hani nė darkė si omėletė italiane (frittata).

Speci i kuq
Pėrkrah shijes sė mprehtė me pėrbėrėsit e tij siguron njė mbėshtetje tė ngrohtė tė metabolizmit.

Peshk salmon
Ky lloj peshku i pasur me omega -3 siguron acidet yndyrorė tė cilėt nuk mund t’i prodhojė trupi juaj. Acidet yndyrorė duke ndihmuar nė shėndetin e funksioneve tė trurit ulin rrezikun e sėmundjeve tė zemrės dhe paralizės. Acidet yndyrorė omega-3 nė tė njėjtėn kohė ndihmojnė nė parandalimin e faktorėve rrezikues tė infeksioneve dhe kancerit tė kyēeve.


Tė thatat me lėvozhgė dhe farat
Lajthitė ulin nivelin e pėrgjithshėm tė kolesterolit. Ndėrsa bajamja ndihmon nė uljen e kolesterolit, parandalon sėmundjet e zemrės dhe pėrmban vitaminėn B17 e cila ka veēori luftuese ndaj kancerit. Arra rregullon funksionet e enėve tė gjakut. Farat e kungullit janė tė dobishme pėr prostatėn dhe zhvillojnė dendėsinė e kockave tek meshkujt.

Ēokollata bitter
Ēokollata bitter e pasur me antioksidues dhe e cila pėrmban njė antidepresiv natyral, serotoninėn, nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė burim i mirė endorfine (hormoni i lumturisė). Liron enėt e gjakut dhe ndihmon nė uljen e presionit tė gjakut. Por, mos harroni tė konsumoni pak nė porcionet tuaja.

Drithėrat: karbohidratet e pėrziera ndihmojnė nė rregullimin e nivelit tė sheqerit. Si njė burim i mire fibrash kanė veēori mbrojtėse ndaj kancerit tė stomakut dhe kolonės.