PDA

View Full Version : Jeni e trishtuar? Lexoni, t’ju kaloje merzia


SmiLey
13-09-2010, 09:33
http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=arkiva/Shendeti/young_woman_reading_nature_366171827.jpg&size=article_medium
Eshte si nje terapi te lexosh faqet e nje libri interesant. Duket si nje keshille e çuditshme, por ne ditet e sotme shume terapeute keshillojne pacientet e tyre te lexojne nje liber per te luftuar ankthin dhe depresionin.

Ne vendet evropiane ne shume reparte spitalesh jane vendosur biblioteka. “Leximi eshte nje ndihme e çmuar ne rrugen e sherimit, sepse forcon psikoterapine”. konfirmojne psikiatrit. Dhe ne fakt specialistet i keshillojne pacientit nje liber dhe me pas diskutojne per te gjate vizites”.

Ne nje liber shihen me qarte emocionet, identifikohesh ne vete personazhet e rrefyer. Merren distancat me vuajtjen tende, dhe shihet vetvetja ne menyre me objektive. Kjo ndihmon per te gjetur rrugedaljen dhe per t’u kerkuar rizorse brenda vetes. Dhe pastaj librat jane nje pafundesi, nuk skadojne kurre dhe vendoset vete se sa kohe do lexosh dhe kur.

Kush ka ndonje ide te erret per jeten mund te ndjehet me i lehtesuar me autoret qe dine ti perballojne me te qeshur tragjedite e jetes se perditshme. Dhe ne faqet e nje libri mund te gjesh gjithnje nje histori te ngjashme me ate qe te ndodh ty ne jeten personale. Mund te te kete ndodhur nje ndarje, nje tradhti, probleme me nenen, probleme me shefat, me fatin e keq.

Sigurisht qe librat nuk ndikojne njelloj tek te gjithe njerezit. Megjithate ia vlen te provoni, ndoshta dhe per te gjetur nje shprehje te paharrueshme. Ndaj nje liber duhet ta mbani gjithnje me vete sepse eshte ilaçi i shpirtit dhe mund ta rilexoni sa here keni nevoje per t’u inkurajuar.