PDA

View Full Version : ---Pagjumėsia --------


e panjohura
14-09-2010, 14:58
---Pagjumėsia --------

Nuk ju zė gjumi dhe nėse zgjoheni nuk arrini tė flini dot pėrsėri? Pagjumėsia nė gjuhėn mjekėsore quhet “insomnia”. Pagjumėsia kronike shfaqet tek rreth 15% e popullsisė. Cilėsia e gjumit ėshtė po aq e rėndėsishme sa dhe kohėzgjatja e tij. Tek tė rinjtė shfaqen mė shumė vėshtirėsi nė nisjen e gjumit kurse tek tė moshuarit plus kėsaj dhe zgjimi i shpeshtė natėn krijon problem. Depresioni dhe problemet e jetės shtojnė problemet e gjumit. Gratė kanė mė shumė probleme nė kėtė drejtim. Sidomos gjatė shtatėzanisė apo gjatė menopauzės. Nė fakt vėshtirėsitė nė fjetje krijojnė tek njeriu idenė se pėrsėri nuk do ta zėrė gjumi dhe kjo veēse ia shton edhe mė shumė problemin. Shkaqet: Mund tė keni ngrėnė pak mė shumė seē duhet ēokollatė apo pirė pak tepėr kola, ēaj apo kafe. Pėr njė person tė ndjeshėm edhe njė sasi e vogėl kafeine mund t’ju lėjė pa gjumė. Apo ndoshta keni pirė cigare para se tė flini. Edhe ilaēet pėr gjumė bashkė me alkolin mund tju lėnė pa gjumė pasi trupi mėsohet me ato dhe bėn efekt tė kundėrt megjithėse si fillim ato ju sjellin gjumin. Ushtrimet e rėnda gjimnastikore apo punėt e mbingarkuara para gjumit mund tė shkaktojnė probleme me gjumin tuaj.
Dhimbjet e ndryshme mund tju shkaktojnė pagjumėsi sidomos tek tė moshuarit qė vuajnė nga dhimbjet kronike tė kyēeve. Depresion dhe stresi janė tė tjerė shkaktarė tė pagjumėsisė. Njė krevat i papėrshtatshėm mund tė jetė problem.
Edhe problemet me prostate, apo tė diabetit dhe tė rrugėve urinare duke bėrė qė tė ngriheni shpesh natėn pėr nevojat personale mund tė prishin gjumin tuaj.Gjithashtu edhe problemet me frymėmarrjen, tė zemrės apo ato alergjike mund tju shkaktojnė probleme me gjumin tuaj.
Diagnoza: Gjatė diagnozės tė kėtij lloj problemi duhen marrė parasysh anamneza(shqetėsimet), si janė krijuar dhe me se kanė lidhje, njė vlerėsim psikologjik i atij qė vuan nga kėto shqetėsime dhe njė vizitė mjekėsore bashkė me disa teste. Vetėm pasi janė kryer tė gjitha kėto kėrkime dhe pas tyre pacienti nuk ka gjetur zgjidhje apo kėto kėrkime e bėjnė tė dyshoj mjekun pėr njė problem shumė specific qė ka tė bėjė me gjumin atėherė mund ti drejtoheni laboratorit tė gjumit.

Si ta pengojmė pagjumėsinė?

* Sė pari duhet theksuar se alkoli nuk ėshtė aspak qetėsues bile pirja e tij ndikon negativisht.
* Nė disa raste mund tė tė duhet tė pėrdoren ilaēet por pėr njė kohė tė shkurtėr.
* Mos flini as shumė tė ngopur e as tė uritur. Hani tė paktėn 3-4 orė para se tė flini.
* Qėndroni larg prej kafesė,alkolit, kolės dhe pijeve me kafeinė.
* Bėni gjimnastikė tė rregullt por nė darkė vonė largojuni aktiviteteve tė stėrmunduara.
* Mos shkoni nė shtrat pa ju ardhur gjumi.
* Dhomėn e gjumit mos e pėrdorni pėr gjė tjetėr veēse pėr gjumė.
* Nėse nuk ju zė gjumi ngrihuni dhe kaloheni kohėn me diēka tjetėr. Kur t’ju rrikthehet gjumi dhe ju kthehuni nė krevat.
* Nė ēfarėdo ore tė shtriheni mundohuni tė ngriheni nė tė njėjtėn orė.
* Mundohuni tė mos flini ditėn dhe ta izoloni nga zhurmat, drita dhe temperatura.
* Mund tė merrni njė dush para se tė flini.
* Pini njė gotė qumėshti tė ngrohtė para se tė flini.
* Flini mbi ēarēaf dhe kėllėf tė pastėr.