PDA

View Full Version : SHBA, qeveria financon kėrkimet me qeliza embrionale


SEa
20-09-2010, 15:38
Qeveria amerikane pėrsėri ka filluar financimin e kėrkimeve mbi qelizat embrionale tė njeriut, tė paktėn pėr tani. Njė gjykatė apeli nė Washington ka lejuar financimin pėr kėtė lloj studimi deri sa palėt tė paraqesin argumentet e tyre gjatė seancave nė javėt e ardhshme. Materiali nė vazhdim i hedh njė vėshtrim mundėsive qė mund tė krijohen nga studimi i qelizave embrionale.
Gjashtėmbėdhjetėvjeēarja Katie Cramer vuan nga leukemia. Ajo ka nevojė urgjente pėr transplantimin e palcės sė kockave. Nė korrik, nė kėrkim tė donatorėve, nėna e saj amerikane vajti nė Kinėn Jugore nga ku ajo dhe burri e saj kanė bijėsuar Katie-n. “Pa transplantimin e palcės sė kockave apo tė qelizave embrionale, ajo nuk mund tė jetojė.”

Shumė njerėz nė provincėn Liuzhou kanė ofruar ndihmė dhe u janė nėnshtruar analizave tė gjakut pėr tė parė nėse dikush ka tė njėjtėn pėrbėrje gjenetike. Mjekėt ende janė nė kėrkim tė njė pėrputhjeje perfekte tė gjeneve me ato tė Katiet.

Transplantimi i palcės sė kockave ėshtė vetėm njė nga shembujt se si terapia e qelizave ndihmon pacientėt.

Presidenti Obama dėshiron zgjerimin e kėrkimeve qė pėrdorin qelizat embrionale tė njeriut.

Vitin e kaluar ai nėnshkroi njė urdhėr ekzekutiv pėr tė rritur fondet federale pėr kėtė studim. Pėrkrahėsit e kėtij studimi thonė se kėto qeliza njė ditė mund t’i ndihmojnė mjekėt tė kurojnė lėndimet e shtyllės kurrizore dhe sėmundjet si ajo e Parkinsonit.

Kundėrshtarėt thonė se shkatėrrimi i embrioneve njerėzore pėrbėjnė vrasje tė qenies njerėzore.

Megjithėse studiuesit duan rritjen e fondeve federale pėr punėn me qelizat embrionale, disa shkencėtarė thonė se nuk ka tė ngjarė qė kėto qeliza tė pėrdoren nė klinika. Profesori Tim Mccaffrey punon nė universitetin George Washington.

“Kur njė qelizė embrionale vendoset nė trupin e njė personi, ajo dėshiron tė krijojė njė embrion dhe dėshiron tė formojė tė gjithė trupin.”

Profesori Mccaffrey thotė se vlera e studimeve tė qelizave embrionale ėshtė nė procesin e zhvillimit tė tyre.

“Pjesa e rėndėsishme e studimit qė varet nga procesi i zhvillimit ėshtė ēdo gjė qė pėrfshin vendimet e hershme nė zhvillimin e qelizave embrionale. Bėhet fjalė pėr njė agjent tė quajtur ovacid qė luan rol nė krijimin e embrionit nga veza. Kėshtu qė biologėt e kėsaj fushe qė studiojnė qelizat embrionale thonė se njė qelizė e cila do tė krijojė zemrėn ose njė qelizė truri bėhet neuron, dhe pikėrisht nė kėtė fazė ndodhin vendimet me ndikim tė madh.”

Atėherė kur kuptohet ky proces, shkencėtarėt thonė se ata mund tė gjejnė mėnyrėn se si mund tė riprodhohet qeliza embrionale. Kėtu qėndron premtimi i shėrimit tė sėmundjes sė Parkinsonit dhe sėmundjeve tjera.