PDA

View Full Version : Pse dhe kur bėhet angioplastika?


SEa
22-09-2010, 11:48
Angioplastikės zakonisht i nėnshtrohen personat me dhembje tė shpeshta gjoksi (anginė) qė nuk mund tė kontrollohet me barna; personat qė kanė tė dokumentuar ngushtimin e njė apo mė shumė tė arterieve koronare, personat nė fazėn akute tė infarktit tė miokardit.
Arteria duhet tė jetė e pėrshtatshme pėr angioplastikė. Angioplastika nuk ėshtė e arsyeshme nė rast se nuk evidentohet zvogėlimi i rrjedhjes sė gjakut pas ngushticės; nė raste kur vetėm rajon i vogėl i muskulit tė zemrės ėshtė i rrezikuar dhe personi nuk ka dhembje tė cilat ia kufizojnė aktivitetin e pėrditshėm; kur personi ėshtė nė rrezik tė ketė komplikime apo tė vdes gjatė angioplastikės pėr shkak tė problemeve tjera shėndetėsore; nėse anatomia e arterieve koronare e bėnė angioplastikėn e papėrshtatshme dhe tepėr tė rrezikshme duke kompromituar rezultatet e procedurės.



Pra, me angioplastikė mėnjanohet dhembja nė gjoks dhe pėrmirėsohet rrjedhja e gjakut drejt muskulit tė zemrės. Nėse shfaqet ristenoza mund tė ketė nevojė pėr pėrsėritje tė procedurės apo pėr bajpas. Kur angioplastika kombinohet me stent dhe disa medikamente suksesi afatshkurtėr arrihet nė rreth 96% deri 99%. Kurrė nuk duhet harruar se gjatė angioplastikės apo menjėherė pas saj pacienti mund tė vdes pėr shkak tė komplikimeve!

Bajpasi duket se ende ėshtė zgjedhje mė e mirė pėr disa grupe tė sėmurėsh: me moshė mbi 75 vjet, te tė sėmurit nga diabeti dhe te ata me pllaka tė gjėra aterosklerotike si dhe te ata qė kanė funksion dukshėm tė dobėsuar tė zemrės. Nė pėrgjithėsi, sa mė e pėrparuar tė jetė ateroskleroza e arterieve koronare, mė shumė pėrfitohet nga intervenimi kirurgjik se sa nga angioplastika.