PDA

View Full Version : Pagjumėsia mund tė ēojė nė ērregullime ankthi


SEa
30-09-2010, 12:36
Fjetja jo e mirė gjatė disa netėve mund tė sjellė ērregullime tė ndryshme si ankth ose depresion.
Pagjumėsia kronike mund t’i paraprijė zhvillimit tė ankthit dhe po ashtu, mund tė nxitė depresionin. Kėto tė dhėna vijnė nga disa studime norvegjeze nga Universiteti Haukeland, qė u publikuan nė edicionin e fundit tė revistės “Sleep”.

Sipas studiuesve, pagjumėsia kronike ėshtė ndjenjė subjektive e tė pasurit probleme me rėnien nė gjumė ose me fjetjen e qėndrueshme gjatė shumicės sė netėve pėr sė paku njė muaj.

Pagjumėsia, shqetėsimet dhe depresioni

Studiuesit kanė gjurmuar depresionin, ankthin dhe pagjumėsinė nė mė shumė se 25 mijė tė rritur norvegjez. Gjatė studimit tė parė, hulumtuesit kanė pėrjashtuar pjesėmarrėsit me ankth ose depresion dhe kanė analizuar vetėm ata qė kanė pagjumėsi.

Njerėzit tė cilėt kishin pasur pagjumėsi kronike, gjatė studimit tė parė ishin pjesėrisht tė prirė ndaj sėmundjeve tė lidhura me ankthin.

Por, nga studimet u nxor edhe se, pagjumėsia kronike nuk parashikon paraqitjen e depresionit. Njerėzit me pagjumėsi, gjatė studimit tė parė nuk kanė qenė tė prirė tė shfaqin shenja depresioni gjatė studimit tė dytė.

Megjithatė kjo nuk do tė thotė se depresioni dhe pagjumėsia nuk janė tė lidhura. Njerėzit me pagjumėsi kronike krahasuar me njerėzit pa pagjumėsi, ishin mė tė prirė tė kenė ankth ose depresion.

Lehtėsimi i pagjumėsisė mund tė ndihmojė nė parandalimin e zhvillimi tė ērregullimeve tė lidhura me ankthin, ėshtė rezultati i studimeve.