PDA

View Full Version : Prodhohet ilaēi qė i jep fund pėrhapjes sė tumoreve solidė


SEa
31-12-2010, 08:19
http://www.telegrafi.com/fo/lifestyle/f.1216231653482_m.jpg

Prof. Mustafa Camgoz arriti tė kthejė kancerin nė njė sėmundje “tė shėrueshme” pas prodhimit tė ilaēit, qė do lėrė pas kimioterapinė. Ilaēi ėshtė nė trajtė hapi dhe nuk do tė kushtojė shumė.
Gazeta “Star”, bėn tė ditur se drejtuesi i qendrės sė kėrkimit pėr kancerin “Londra Imperial”, Prof. Mustafa Camgöz, deklaroi se kanė prodhuar njė lloj ilaēi tė ri, i cili do t’i japė fund pėrhapjes sė tumoreve solidė, pėrhapjes sė kancerit dhe vitin e ardhshėm do tė fillojnė me eksperimentet klinike.

Ndalon pėrhapjen
“Faktori kryesor qė i hap rrugėn vdekjes tek tė sėmurėt me kancer ėshtė pėrhapja e shpejtė e kancerit. Objektivi ynė qėndron nė parandalimin e pėrhapjes nė vend tė zhdukjes sė tumoreve. Kėshtu sėmundja e kancerit mund tė shndėrrohet nga njė sėmundje “vdekjeprurėse” nė njė sėmundje kronike, bashkė me tė cilėn mund tė jetohet. Me anė tė ilaēeve tė reja, kanceri do tė shndėrrohet nė njė sėmundje kronike serioze por tė kurueshme si diabeti, azma, aritmia, sėmundjet e zemrės etj”, u shpreh Prof. Camgoz.

Studimi zgjati 12 vjet
Duke treguar se kanė punuar 12 vjet mbi mendimin e parandalimit tė kancerit, Prof. Cangoz na foli pėr teknikėn: “nė fillim zbuluam mekanizmin, mė pas jemi pėrpjekur tė zbulojmė mėnyrėn e kontrollimit tė tij me anė tė ilaēeve. Bashkuam dy specialitete, neurologjinė dhe onkologjinė. Kjo na mundėsoi formimin e njė vizioni tė ri mbi kancerin. Tek qelizat kanceroze tė pėrhapura, kemi vėnė re zhvillimin e sinjaleve elektrike “hiperaktive”. Ashtu siē ndodh nė sėmundjen e epilepsisė , edhe tek kanceri shikuam lėvizje tė ngjashme. Qelizat hiperaktive pėrshtaten dhe pėrhapen shpejt. Ilaēi i zbuluar bllokon hiperaktivitetin dhe ndalon pėrhapjen e tumoreve”.

Gati brenda 5 viteve
“Ilaēet e reja janė prodhuar nga Imperial College ku kam punuar pėr 40 vjet me radhė. Ilaēi i ri nuk ėshtė toksik dhe nuk ka veti vdekjeprurėse si kimioterapia. Mund tė hyjė nė pėrdorim brenda 5 viteve. Ilaēet e reja nė trajtė tabletash nuk do tė jenė tė shtrenjta”, tha Prof. Camgoz.

USA NR1
01-01-2011, 15:34
mir kjo sukses nese eshte e vertete