PDA

View Full Version : Mbroni zemrėn tuaj me ushqime mesdhetare


Dard1
16-03-2011, 20:23
Nė njė kėrkim tė Harvardit, ku merrnin pjesė 732 gra, ato qė ndoqėn dietė mesdhetare kishin nė gjak nivele mė tė ulėta tė lėndėve kimike qė janė pėrgjegjėse pėr shkaktimin e arteriosklerozės.

Dihet qė ushqimet e kuzhinės tradicionale mesdhetare - frutat dhe perimet, vaji i ullirit, prodhimet e detit tė shoqėruara me njė gotė verė tė kuqe ēdo ditė, mund tė kontribuojnė nė shmangien e sėmundjeve tė zemrės dhe tė hemorragjive cerebrale. Sot, shkencėtarėt mund tė na shpjegojnė pse-nė. Nė kuadėr tė studimit tė studiuesve italianė, 90 persona me nivele tė larta sheqeri nė gjak dhe me rrezik tė rritur tė sėmundjeve nė zemėr iu nėnshtruan kuzhinės mesdhetare. Dy vite me vonė, vetėm 30 prej tyre vazhduan tė kishin sindromėn. Nė njė grup tjetėr prej 90 vetash qė thjesht zvogėluan marrjen e yndyrės, 73 prej tyre vazhduan tė vuanin pėrsėri sindromėn.

Nė njė kėrkim tė Harvardit, ku merrnin pjesė 732 gra, ato qė ndoqėn dietė mesdhetare kishin nė gjak nivele mė tė ulta tė lėndėve kimike qė janė pėrgjegjėse pėr shkaktimin e arteriosklerozės. Frutat dhe perimet, falė cilėsive tė tyre antioksiduese, por edhe peshku, falė acideve yndyrore omega 3 qė pėrmban, cilat rrethojnė e bllokojnė arteriet. Studimi nė 20000 njerėz nga shkencėtarė tė Universiteteve tė Harvardit dhe Athinės tregoi se vaji i ullirit kontribuon nė pakėsimin e tensionit arterial. Ata qė kishin tension tė ulėt merrnin ēdo ditė pėrafėrsisht 2 lugė gjelle me vaj ulliri. Specialistėt theksojnė se kjo masė mjafton tė mbrojė zemrėn tuaj.

Si do ta pėrshtatni dietėn tuaj:
* Shijoni njė sallatė frutash nė vend tė njė ėmbėlsire.
* Preferoni bukė me miell tė pasitur nė vend tė tė bardhės.
* Zgjidhni salca me pėrbėrės vaj ulliri pėr sallatat tuaja.
* Shoqėroni vaktin tuaj me njė gotė verė. (Kujdes: shmangeni nė qoftė se keni rrezik tė madh tė shfaqjes tė kancerit tė gjoksit. Dhe kjo sepse disa kėrkime tregojnė se alkooli mund tė rrisė akoma mė shumė rrezikun e shfaqjes sė kanceri t tė kėtij lloji).

/Telegrafi/

Skydive
25-04-2012, 09:53
Lėngu i florinjtė i Mesdheut



”Igjelber isha,u bera i zi. Kur me shtypen per merak,dhashe nje leng si flori.”

Kur ulliri piqet ne peme, nga i gjelber merr nje te zeze te ndritshme. Por, nen cipen e erret fshihet ”floriri” qe pret ta nxjerrin qe andej. Kur shtypen, ullinjte e pjekur leshojne nje leng te florinjte qe prej mijera vjetesh ka hijeshuar tryezat e familjeve mesdhetare. Lengu i florinjte-vaji i ullirit-eshte nje prodhim i cmuar i pemeve te ullirit qe mbulojne si qilim faqet e kodrave nga Portugalia ne Siri.

Vaji i ketyre pemeve te forta, jo vetem shijohet me endje, por edhe te ben mire per shendetin. Me fjalen ”vaj”, mesdhetaret ngahere kane nenkuptuar ”vajin e ullirit”. C’eshte e verteta, fjala spanjolle per ”vajin”, aseite, vjen nga fjala arabe azeit, qe do te thote ”leng ulliri”. E keshtu eshte vaji i ullirit, leng safi qe del nga ullinjte e shtypur. Meqe vaji del nga ullinjte dhe ska nevoje ti shtosh dicka ose ta trajtosh kimikisht, airuan te gjitha vetite natyrore, shijen dhe aromen e ullirit.

Lengu i florinjte qe ska te dyte

Historiani Erla Zuingel shpjegon se vaji i ullirit eshte ”vleresuar nder shekuj si ushqim, lende djegese,balsam e per qellime fetare. ”Sot, sic shton ajo, ”nder te gjitha vajrat ska te dyte si lengu i florinjte i ullirit. ”Per mijera vjet procesi i thjeshte i nxjerrjes se vajit te ullirit ka ngelur po ai. Ne fillim vjelesit i shkundin deget e pemeve me shkopinj qe ullinjte te bien pertoke ku me pas i mbledhin. Pastaj, ullinjte me gjithe berthame shtypen ne mulli. Me tej hiqen bersite. Ne fund,ne nje ene te madhe, vaji i ullirit ndahet nga uji i nxehte dhe eshte gati per tu konsumuar.
Por ndryshe nga ari, vaji i ullirit eshte thuajse po aq i larmishem sa vererat. Ne mbare boten kultivohen nje miliard rrenje ulliri. Specialistet e hortikultures i kane klasifikuar ullinjte ne me shume se 680 varietete. Pervec ndryshimit ne varietet, te shija, ngjyra dhe aroma e ullirit ndikojne edhe faktore te tillesi; dheu, moti, koha e vjeljes (nentor-shkurt) dhe procesi i nxjerjes. Ekipe profesionistesh qe vleresojne shijen, i ndajne shijet e vajit ne; te embel, djegese, te forte dhe te harmonishme. Ata sigurojne qe te ruhet cilesia e prodhimit perfundimtar.
Klima mesdhetare favorizon kultivimin e ullinjve. Keshtu qe, afro 95% e te gjithe vajit qe prodhohet ne bote vjen nga pellgu i Mesdheut. Udhetareve u ze syri ullishte qe mbulojne faqet e kodrave ne Greqi, Shqiperi, Itali, Marok, Portugali, Spanje, Siri, Tunizi dhe Turqi. Podukti me vlera qe vjen nga ullinjte mund te quhet ”lengu i florinjte i Mesdheut.”

Perberes i shendetshem i ushqimit mesdhetar

Per shekuj me radhe,vaji i ullirit ka lezetuar shume gatime karakteristike te kuzhines mesdhetare. Ai mund te perdoret per te skuqur, marinuar ose per shije. Duke folur per rendesine e vajit te ullirit ne kuzhinen spanjolle, kryekuzhinjeri Hose-Garsia Marin pohon: ”Nje produkt qe perdoret prej 4000 vjetesh, ska si te mos jet i mire. Vec kesaj, fale metodave te kujdesshme te prodhimit, vitet e fundit esshte permiresuar cilesia e ketij nektari.”
Prej kohesh,kerkuesit kane verejtur se dieta tradicionale mesdhetare eshte shume e dobishme per shendetin.Se fundi,specialistet e ushqimit organizuan Konferencen Nderkombetare per Dobite Shendetesore te Vajit te Virgjer te Ullirit. Ata nxoren si perfundim se dieta mesdhetare ku perfshihet vaji i virgjer i ullirit, ndihmon per nje shendet me te mire dhe nje jete me te gjate. Nje diete e pasur me vaj te virgjer ulliri mund te ule rrezikun e semundjeve te zemres dhe te kancerit. ”Ne te gjitha vendet ku njerezit kane dieten tipike mesdhetare….ne te cilen vaji i virgjer i ullirit eshte yndyra kryesore, -thane specialistet-perqindja e rasteve me kancer eshte me e ulet se ne vendet e Europes Veriore.”
Mund te kete shume arsye per keto dobi shendetsore. Nje prej tyre mund te jete se vaji i ullirit ka shume acid oleik (deri ne 80%), i cili ndikon per mire ne sistemin e qarkullimit te gjakut. Per me teper, meqe nuk trajtohet kimikisht dhe nuk i shtohen konservues, ai i ruan vitaminat, yndyrnat mono-te-pangopura dhe perberesit e tjere natyrore te ullirit te pjekur.
Fale vetive antioksiduese te perberesve te ti me te vegjel, si vitamina E dhe polifenolet (perberes aromatik), vaji i ullirit mbron dhe e ben elastik lekuren. Prandaj ai perdoret dendur per artikuj kozmetik, locione, shampo dhe sapune. ‘Greket’ dhe romaket e lashte perdornin vaj ulliri me bime per pastrimin dhe zbutjen e lekures. Me vone ne shekullin e gjashte, mjeshtrat franceze filluan te benin sapune me vaj ulliri duke e perziere vajin me hirin e bimeve te detit.

Ja c’duhet te dini per vajin e ullirit
1.Vaji i ullirit i ruan vlerat deri ne 18 muaj.
2.Drita i demton perberesit,prandaj vaji duhet te mbahet ne vende te erreta e te fresketa.
3.Vaji i ullirit i humbet antioksiduesit po te skuqet me te me shume se nje here.
4.Specialistet e ushqimit keshillojne se,per te perfituar plotesisht nga vlerat shendetsore te vajit te ullirit,njerezit duhet ta perdorin ate gjithe jeten.
5.Dobite shendetesore te vajit te ullirit rriten kur perdoret si elemente baze te dietes mesdhetare qe eshte e pasur me peshk,perime,bishtajore dhe fruta.

(Vetem vaji i ullirit i virgjer i cilesise se larte, jane vajra safi qe dalin nga kokrrat e ullirit. Vaji i ullirit i rafinuar ose i zakonshem, si dhe vaji i bersise se ullirit trajtohen kimikisht per te neutralizuar shijen e forte.)

Irfan CANA
25-04-2012, 10:40
Sipas takatit financiar,gjithsesi!

Skydive
26-04-2012, 18:02
Ushqyesit mė tė rėndėsishėm pėr tė cilėt kemi nevojė


Ata po ashtu theksojnė qė kėto materie mė sė miri ėshtė tė konsumohen pėrmes ushqimeve tė caktuara, por nėse dyshoni se nuk jeni duke i konsumuar sa duhet, flisni me mjekun tuaj pėr tė marrė shtesa tė ushqimit.

Kalciumi

Sasia e nevojshme ditore ėshtė 100mg.Ėshtė i nevojshėm pėr eshtrat dhe dhėmbėt e fortė.Do ta gjeni nė qumėsht, jogurt, perimet me gjethe tė gjelbra dhe salmon.

Vitamina C

Sasia e nevojshme ditore ėshtė 75 mg.Ėshtė e nevojshme pėr forcimin e sistemit tė imunitetit dhe shėndetin e lėkurės.Do ta gjeni nė pemė dhe perime (agrume, dredhėza, kivi, brokoli, spec tė kuq).

Fibrat

Sasia e nevojshme ditore ėshtė 25 g.Janė tė nevojshme pėr tretjen e shėndetshme dhe metabolizmi, sheqerin stabil tė gjakut, nivelin e shėndetshėm tė kolesterolit dhe rregullimin e masės trupore.Do t’i gjeni nė drithėrat e plota, frutat arrore, nė shumicėn e pemėve, perimeve dhe farave.

Kaliumi

Sasia e nevojshme ditore ėshtė 4700mg.Ėshtė i nevojshėm pėr funksionimin e drejtė tė trurit, zemrės, veshkave dhe sistemit nervor.Do ta gjeni nė shumicėn e pemėve dhe perimeve, fasule dhe dredhėza.

Magnezi

Sasia e nevojshme ditore ėshtė 310 mg.Ėshtė i nevojshėm pėr rregullimin e disponimit, funksionimin adekuat tė muskujve dhe sistemin nervor, si dhe pėr pėrmirėsimin e funksioneve tė eshtrave.Do ta gjeni nė frutat arrore, farat, sallatėn e gjelbėr dhe patate.