PDA

View Full Version : Obeze, 39% e grave shqiptare


Esther
14-05-2011, 03:57
Obeze, 39% e grave shqiptare

Rreth 39 % e grave shqiptare janė mbipeshė ose obezė. Pėrkatėsisht 30% e tyre janė mbipeshė, ndėrsa 10 % obeze. Referuar tė dhėnave tė studimit, me rritjen e moshės shtohet edhe ky problem. Ndėrkaq, vihet re njė diferencė mes femrave nė kėtė pikė, sa i pėrket edukimit. Ato me nivele tė larta shkollimi i kushtojnė mė shumė rėndėsi peshės trupore. Kjo gjė ndodh mė pak te gratė “shtėpiake”. Te meshkujt pėrqindja e tė qenit mbipeshė ėshtė goxha mė e lartė. Kėtė problem e kanė 53 % e tyre, krahasuar me 39 % tė femrave, por, nga ana tjetėr, ata kanė mė pak risk se femrat pėr t’u bėrė obezė. Ndėrsa 10 % e femrave shqiptare janė obezė, vetėm 9 % e meshkujve konsiderohen tė tillė. Mbipesha dhe obeziteti vitet e fundit po konsiderohet shqetėsuese edhe te fėmijėt. “Janė studime qė janė bėrė nga Instituti i Shėndetit Publik pėr obezitetin tek fėmijėt, ku ėshtė parė qė pėrqindja e obezitetit nė moshat fėminore, pra deri nė 9- vjeēare, shkon diku tek 13 %. Ne kemi tė dhėna tė pjesshme nga disa studime qė janė bėrė nė rrethin e Tiranės, ku kemi parė qė nga obeziteti dhe nga mbipesha vuajnė gati 40 % e popullatės qė jeton nė Tiranė. Janė shifra tė cilat janė mė tė larta se sa tė vendeve pėrqark nesh, po tė marrim parasysh Greqinė, Italinė, Spanjėn”, shprehen mjekėt specialistė. Faktorėt thonė mjekėt janė tė ndryshėm, qė nga mėnyra e tė ushqyerit e deri tek jeta sedentare qė kanė filluar tė bėjnė shqiptarėt. Mjekėt rekomandojnė sa mė shumė lėvizje nė dite pa makina.

http://www.panorama.com.al/sociale/obeze-39-e-grave-shqiptare