PDA

View Full Version : Foshnjat, 3% lindin me anomali qė u shpėtojnė EKO-ve


Esther
14-06-2011, 00:48
Foshnjat, 3% lindin me anomali qė u shpėtojnė EKO-ve

Anomalitė mė tė shpeshta pas lindjes, te fėmijėt janė ato tė trurit dhe tė zemrės, tė cilat nuk mund tė kapėn pėrgjatė shtatzėnisė.Janė rreth 3% e tė sapolindurve qė regjistrohen mė sėmundje tė ndryshme gjenetike. Probabiliteti ėshtė mė i lartė kur nėnat nuk kryejnė ekografitė. Megjithatė, janė tė shumta rastet qė sėmundje tė tilla shfaqen edhe kur ekzaminimet gjatė shtatzėnisė kanė qenė tė rregullta. Kėtė problematikė ngritėn mjekėt obstetėr-gjinekologė, gjatė Kongresit Kombėtar tė Mjekėsisė Perinatale. Ata diskutuan gjithashtu pėr metodat e reja kontraceptive, tashmė jo vetėm si njė prej zgjidhjeve mė tė efektshme pėr planifikimin familjar, por edhe pėr trajtimin e njė sėrė problemesh hormonale tė femrave. Gjatė kongresit, ku merrnin pjesė mjekė shqiptarė e tė huaj, u theksua se vdekshmėria foshnjore por edhe ajo amtare, janė ulur ndjeshėm. Por, anomalitė e trurit dhe tė zemrės nė jo pak raste u shpėtojnė ekografive. “Fetusin e shohim si njė individ qė nė ditėt e para tė jetės nė barkun e nėnės. Por, kemi edhe raste tė cilėt nuk mund tė identifikohen me ekografi, siē janė sėmundjet e zemrės, trurit dhe ato gjenetike”, u shpreh Astrit Bimbashi, shefi i shėrbimit tė Obstetri-Gjinekologjisė nė maternitetin “Koēo Gliozheni”. Sipas tij, jenė prindėrit duhet tė kryejnė analizat dhe tė bėjnė konsultat me mjekėt pėr mundėsinė e shfaqjes sė kėtyre lloj sėmundjeve, tė cilat trashėgohen nga mospėrputhja e gjeneve tek tė dy prindėrit.

Kontraceptivėt

Jo vetėm si metodė e planifikimit familjar, por edhe si zgjidhje pėr probleme qė shkaktohen nga ērregullimet hormonale tė femrave apo cisteve, qė shpesh u krijojnė atyre shqetėsime madhore e deri nė sterilitet. Sipas mjekėve specialistė, pėrdorimi i kontraceptivėve ėshtė i nevojshėm sidomos nė periudhėn e dytė tė fertilitetit pas moshės 30 vjeē, kur shprehen edhe mė shumė ērregullime tė tilla. “Duhet tė hiqet ideja se kontraceptivėt japin efekte anėsore. Nė vendet e Bashkimit Europian, deri nė 40% e femrave pėrdorin normalisht njė kontraceptiv. Tek ne shifrat flasin pėr mė pak se 11%. Megjithatė, ne ua pėrshkruajmė pacienteve tona pėr problemet e ndryshme hormonale qė kanė”, tha Astrit Bimbashi, shefi i shėrbimit tė Obstetri-Gjin-ekologjisė. Ai theksoi se tashmė ka si mundėsi zgjedhje kontraceptive me bazė natyrale, tė cilėt kanė estrogjen natyral.” “Qlaira ėshtė njėra prej tyre. Ėshtė pothuajse e njėjtė me hormonet qė prodhon trupi i gruas dhe me njė progresteron, i cili mbron prej tė gjitha efekteve anėsore. Kjo e bėn njė produkt tė tillė qė te jetė i pranueshėm nga tė gjitha moshat e grave deri nė 50 vjeē, kur 10 vjet mė parė as mund tė mendohej se njė grua nė kėtė moshė mund tė merrte njė terapi dhe ėshtė e sigurt pėr atė qė merr”, tha Bimbashi.

Reduktimi i gjakderdhjes tek femrat

Pilula kontraceptive redukton gjakrrjedhjen menstruale me 88 pėr qind pas gjashtė muajve trajtim, krahasuar me pikėnisjen. Reduktimi fillon tė ndihet qė pas muajit te parė. Niveli i ulėt nė gjak i hekurit (Ferritinės), si pasojė e humbjes se gjakut qė ka pasur gruaja, arrin tė rikuperohet menjėherė nė mėnyrė sinjifikative nga pėrdorimi i Qlairas. Mjekėt nė fund kėshillojnė qė grupmosha e femrave qė rekomandohet tė pėrdorin pilulėn e kombinuar duhet tė jetė mbi 35 vjeē dhe tė mos pinė duhan.

Statistikat, 400 fėmijė me probleme nė zemėr

Sikurse bėhet e ditur, defektet kardiake janė njė ndėr shkaqet e vdekshmėrisė foshnjore nė vendin tonė. Nga tė dhėnat mė tė fundit raportohet se nė 50 mijė lindje nė vit, 400 fėmijė kanė probleme nė zemėr. Sipas specialistėve, nėse ato do tė kapeshin mė herėt, shanset pėr shėrim tė plotė do tė ishin shumė tė mėdha, ndėrsa edhe vdekshmėria si rezultat, do tė ishte nė pėrmasa mė tė vogla. Shumė raste kapen me kėto defekte, vetėm kur janė nė njė fazė mjaft te pėrparuar, ndaj ngritja e qendrės ėshtė e domosdoshme.

200 foshnja

operohen ēdo vit nė pavijonin e kardiokirurgjisė nė QSUT, si pasojė e defekteve tė lindura nė zemėr apo nė rrugėt e qarkullimit tė gjakut

40 per qind

e femrave pėrdorin normalisht njė nga metodat moderne kontraceptive nė vendet e Bashkimit Europian.
Te ne shifrat flasin pėr mė pak se 11%.

http://www.panorama.com.al/sociale/foshnjat-3-lindin-me-anomali-qe-u-shpetojne-eko-ve