PDA

View Full Version : Pėrshkrimi i eksperiencės sė njė tė vdekuri klinik.


Misty-Blue
17-04-2012, 13:00
Mellen-Thomas Benedict, nė fazė terminale tė njė kanceri, pėrjetoi nė vitin 1982 njė vdekje klinike . Ai vdiq pėrgjatė njė ore e gjysmė, kohė gjatė sė cilės pėrjetoi njė eksperience mistike tė pazakontė. Tregimi qė i bėn eksperiencės sė tij ėshtė i pasur nė mėsime, nė kuptimin e gjerė tė fjalės.

Dr. Kenneth Ringu, profesor i psikologjisė nė Universitetin e Connecticut-it, qė i ka kushtuar njė pjesė tė punės sė tij kėtyre eksperiencave nė portat e vdekjes, vlerson se "historia e tij ėshtė njė nga mė tė veēantat pėrmes tė gjitha atyre qė kam hasur gjatė kėrkimeve tė mia tė gjata mbi eksperiencat e vdekjes klinike.

Nė vitin 1982 vdiqa nga njė kancer nė fazė terminale. Kanceri ishte i paoperueshėm dhe tė gjitha kimioterapitė e mundshme do tė mė kishin lėnė nė gjendje vegjetative. Mjekėt mė jepnin afėr 6-8 muaj pėr tė jetuar.

Gjatė viteve 70 mė kishin rėnė nė dorė gjithėfarė informacionesh tmerruese dhe kisha filluar tė bėhesha tej mase i ndjeshėm ndaj problemeve bėrthamore, ekologjike e tė tjera si kėto. Dhe, duke mos patur asnjė bazė fetare, kisha filluar tė besoja se natyra duhet tė kishte bėrė njė gabim pakthyeshėm dhe qė ne duhet tė ishim njė organizėm kancerigjen pėr planetin. Nuk shihja mė asnjė zgjidhje pėr tė gjitha kėto probleme qė i kishim krijuar vetė ne.

Njerėzit mė dukeshin tė gjithė si kancer dhe po kėtė i ndolla vetes. Cfarė do tė mė vdiste.

Bėni kujdes ndaj mėnyrės se si e shikoni botėn. Ajo mund tė kthehet kundėr jush, sidomos nėse ėshtė pikėpamje negative. E imja ishte vėrtetė e tillė dhe si e tillė, mė shpinte drejt e nė varr.

Po provoja gjithė farė metodash alternative shėrimi, por asnjėra s'po mė ndihmonte.

Vendosa kėsisoj tė kėrkoja se ē'kishte nė tė vėrtetė mes meje dhe Zotit. Sepse, deri atėhere nuk e kisha gjykuar tė udhės tė kisha tė bėja me Tė. Nė atė kohė, isha shumė larg fesė.

E fillova rrugėtimin me studimin e feve. Vendosa tė lexoja tė gjithė literaturėn rreth kėtyre subjekteve, sepse nuk kisha dėshirė tė pėrballesha me tė papritura kur tė mbėrrija nė botėn tjetėr.

Kėshtu pra, lexova gjith ē'kishte tė bėnte me fetė e filozofitė e ndryshme. Qe shumė interesante dhe e gjithė kjo mė dha shpresėn se diku, diēka kishte nė anėn tjetėr.

Afėr fundit kisha njė infermiere roje. Mė kujtohet qė u zgjova njė ditė nė shtėpi rreth orės 4:30 dhe e dita qė aty pėrfundonte pėr mua. Mė kishte ardhur dita e vdekjes. U telefonova disa miqve dhe u thashė lamtumirė. Zgjova infermieren nga gjumi. Bashkė kishim rėnė dakord qė tė mė linte vetėm tė paktėn 6 orė pasi tė vdisja, sepse kisha lexuar qė gjithfarė gjėrash mund tė ndodhnin pas vdekjes. Dhe mė zuri gjumi.

Ajo qė mė kujtohet pas kėsaj ėshtė tipike e fillimit tė njė eksperience afėr vdekjes (ang. NDE). Papritur, po qėndroja totalisht i vetėdijshėm dhe nė kėmbė, por trupi im qe i shtrirė. Kishte njė lloj qartėsie rreth e rrotull meje. Duke qenė jashtė trupit mė dukej vetja edhe mė i gjallė se gjatė jetės sė zakonshme. Ishte aq e gjallė sa mund tė shihja ēdo dhomė tė shtėpisė nė tė njejtėn kohė, mund tė shihja ēatinė, mund tė shihja rreth e rrotull shtėpisė, mund tė shihja poshtė shtėpisė.

Kishte njė Dritė verbuese. U ktheva drejt Dritės. Drita qe shumė e ngjashme me atė qė pėrshkruanin shumė njerėz nga eksperiencat e tyre NDE. Ishte aq e mrekullueshme. Ishte e prekshme, mund ta ndieje. Eshtė aq tėrheqėse sa ke dėshirė tė shkosh drejt saj po aq sa do tė kishe dėshirė tė shkoje drej krahėrorit tė babait ose nėnės tėnde ideale.

Ndėrkaq qė zhvendosesha drejt Dritės, kuptova me intuitė se po ta prekja, do tė vdisja. Atėhere, gjithė duke vajtur drejt Saj, thashė "Tė lutem, prit njė minutė, ndalemi pak kėtu tani. Dua tė mendohem, do tė doja tė flisja me ty pėrpara se tė nisem." Pėr ēudinė time mė tė madhe, nė atė moment, ēdo gjė ndaloi. Sepse pas vdekjes kemi kontrollin e jetės sonė, nuk jemi nė rėnie tė lirė.

Kėrkesa ime u dėgjua dhe pata biseda tė numėrta me Dritėn. Drita nuk reshtte sė shfaquri nė formėn e fytyrave tė ndryshme, si Jezusi, Buda, Krishna, nė formė mandalash, figurash e shenjash arketipale. E pyesja Dritėn "Cfarė po ndodh kėtu? Tė lutem, a mund tė mė sqarosh? Kam njėmend dėshirė tė di tė vėrtetėn rreth situatės." Dhe Drita mė pėrgjigjej. Nuk mund ta pėrsėris fjalė pėr fjalė ēfarė mė thoshtė, se ishte si njė lloj komunikimi telepatik.

Ajo qė kuptova ishte se gjatė NDE-sė marrim pėrgjigje tė pėrshtatura ndaj besimeve qė kemi pėrpara takimit me Dritėn. Nė qoftė se jeni Budist, Katolik apo Fondamentalist, ju merrni pėrgjigje nė trajtėn e imazheve qė keni pėrftuar nga besimi juaj. Ju jepet mundėsia ta ekzaminoni mė nga afėr, po pjesa mė e madhe e njerėzve nuk e shfrytzojnė kėtė mundėsi. Ndėrkohė qė Drita po mė zbulohej gjithnjė e mė tepėr, po kuptoja se ajo qė po shihja nė tė vėrtetė ishte matrica e Vetes sonė tė lartė.

Ne kemi tė gjithė njė Vete mė tė lartė, dmth njė pjesė tė qenies sonė qė ėshtė si njė shpirt superior. Mua m'u shfaq nė formėn e saj energjetike mė tė pastėr. Mund tė pėrshkruhet nė tė vėrtetė jo si njė tunel, por mė tepėr si njė lidhje e drejtpėrdrejtė me Burimin. Burimin, me tė cilin secili prej nesh ėshtė i lidhur. Kėshtu Drita po mė tregonte matricėn e Vetes sime tė lartė.

Meqense nuk isha i pėrfshirė nė asnjė fe nė veēanti, vazhdova tė ushqehesha prej saj edhe pas NDE-sė. Duke i kėrkuar Dritės tė vazhdonte tė mė sqaronte, kuptova se ēfarė ishte matrica e Vetes sonė tė lartė: ne kemi njė rrjet rreth e rrotull planetit, nė tė cilin tė gjitha Vetet tona tė larta janė tė lidhura. Eshtė si njė vllazėri e madhe, njė rreth energjie subtile shumė afėr nesh, niveli shpirtėror mund ta quajmė.

Pastaj, pas disa minutash kėrkova tė dija vėrtetė ēfarė ishte Universi dhe thashė: "Jam gati, merrmė!"

Atėherė Drita u transformua nė gjėnė mė tė bukur qė kisha parė ndonjėherė: njė mandala shpirtrash njerzorė mbi Tokėn tonė. Kisha akoma njė pikėpamje negative pėr sa i pėrket gjithė asaj ēfarė po ndodhte nė Tokė. Atėherė, siē po kėrkoja tė sqarohesha mė tej, pashė nė kėtė mandala tė mahnitshme se sa tė bukur ishim nė thelb, nė bėrthamė. Ne qenkemi krijimi mė i mrekullueshėm! Shpirti njerzor, matrica njerzore qė formojmė sė bashku qenka absolutisht fantastike, elegante, ekzotike, njė shumicė mrekullish. Nuk mund as vetė ta shpreh se si mendimi im pėr njerėzimin mundi tė ndryshonte nė ēast, nė atė moment. Dhe thirra: "O Zot, nuk e dija sa tė bukur qė ishim!" Nė tė gjitha nivelet, nga mė i larti tek mė i ulti, nė ēfarėdo forme qofshi, ju jeni krijimi mė i mrekullueshėm i Dritės, dhe pėrsėri e pėrsėri e pyesja: "A do tė thotė kjo qė lloji Njerzor do tė shpėtohet?" Atėhere, nė njė shpėrthim daullesh dhe me njė dush yjesh marramendėse, Drita e Madhe m'u pėrgjigj: "Mbaje mend dhe mos e harro kurrė:ju shpėtoheni, ju shlyheni dhe ju shėroheni vetė. Ju mundeni gjithnjė. Ju jeni krijuar me kėtė mundėsi qė pėrpara fillimit tė kėsaj bote."

Nė atė ēast, botėkuptimi im u zgjerua edhe mė shumė. Kuptova se NE TĖ SHPĖTUAR ISHIM QĖKUR. Ne ishim tė destinuar tė shpėtonim vetė-veten sikurse gjithė pjesa tjetėr e krijimit hyjnor. Prandaj na jepet gjithmonė njė shanc i dytė.

E falenderova Dritėn e Zotit me gjithė zemėr. Nuk mund tė shprehja gjė tjetėr veē njė vlersimi total: "Oh, Zot i dashur, Univers i dashur, Vete e Madhe e dashur, E DUA Jetėn Time!".

Drita sikur mė thithte gjithmonė e mė tepėr. Ishte sikur po shkrihesha krejtėsisht nė Tė. Ende sot nuk mund t'i gjej fjalėt pėr ta pėrshkruar atė Dashuri-Dritė.

Po hyja nė njė mbretėri tjetėr, mė tė thellė akoma dhe vetėdija ime u zgjerua gjithmonė e mė shumė.

Njė lumė i pamatė Drite, i gjerė e i zhytur nė Zemrėn e Jetės. Pyeta se ēfarė ishte. Drita m'u pėrgjigj: "Ėshtė Lumi i Jetės, pi deri sa tė mos kesh mė etje nga ky lėng." Dhe kėshtu bėra. Piva njė herė tė mirė dhe pėrsėri e pėrsėri... Tė pish Jetėn vetė! Ekstazė!

Atėhere Drita mė tha: "A ke ndonjė dėshirė?". Drita njihte ēdo gjė mbi mua. Njihte tė shkuarėn, tė tashmen e tė ardhmen time. "Po", pėrshpėrita.

I kėrkova tė shihja pjesėn tjetėr tė Universit, pėrtej sistemit tonė diellor, pėrtej gjithė iluzioneve njerėzore. Drita mė tha atehere qė mund tė shkoja me Lumin. Kėshtu bėra dhe u transportova, i MBYTUR nė Dritė deri nė Fund tė Tunelit. Ndieja dhe dėgjoja nė tė njejtėn kohė zhurmime gurgullimesh tė ėmbla. Cfarė udhėtimi i ēmendur!

Papritur, gjithmonė mbi kėtė Lumin e Jetės, mu duk sikur u propulsova si rraketė jashtė planetit. E pashė Tokėn duke pluskuar sė largu. Sistemi diellor, me gjithė madhėshtinė e tij, u largua e u zhduk. Mė shpejt se shpjetėsia e dritės, rryma mė ēonte nėpėr galaksi dhe thithja mė shumė dituri se anjėherė. Kuptova se kjo galaksi si dhe tė gjitha tė tjerat gėlonin nga forma tė ndryshme
JETE. Zbula botė e botė tė tėra. Lajmi i mirė ėshtė qė nuk jemi vetėm nė Univers!

Ndėrkohė qė kalėroja mbi kėtė lumė vetėdije qė pėrshkonte galaksinė, lumi u ēa nė valė energjish tmerruese. Rrezet e mahnitshme tė galaksisė me gjithė urtėsinė e tyre antike po largoheshin. Nė fillim kujtova se po shkoja gjėkundi, qė po udhėtoja. Por nė fund kuptova se ndėrkohė qė lumi pėrzgjatej, vetėdija ime zgjerohej pėr tė kuptuar ēdo gjė mbi Universin. I gjithė krijimi po shpalosej pėrpara meje. Qe njė mrekulli e paimagjinueshme. Isha vėrtetė njė Fėmijė i mrekulluar: njė bebe nė botėn e ēudirave!

Pikėrisht nė atė moment, u ndjeva nė Paqe tė thellė, pėrtej heshtjes. Mundesha tė shihja dhe tė ndjeja GJITHNJĖNĖ, pėrtej Pafundėsisė.

Ndodhesha nė BOSHLLĖK. Ndodhesha nė pėrpara-krijimin, pėrpara Big-Bangut. Kisha kaluar Fillimin e Kohrave / Fjalėn e Parė/Vibrimin e Parė. Ndodhesha nė Syrin e Krijimit. Ishte njėsoj si tė prekja Fytyrėn e Zotit. Nuk ishte ndjenjė fetare. Thjeshtė, bėja NJĖ me Absoluten, Jetėn, Ndėrgjegjen.

Kur them qė mundja tė shihja e tė perceptoja GJITHNJĖNĖ, dua tė them qė mund tė eksperimentoja tė gjithė krijimin qė gjenerohej vetėvetiu. Ishte pa fillim e pa fund. Njė ide qė ta hap gjerėsisht mendjen, apo jo?

Shkenctarėt e shohin Big Bangun thjeshtė si ngjarja qė krijoi Universin. Gjatė jetės sime pas NDE-sė kuptova se Big Bangu nuk ishte veē njėri prej Big Bangjeve tė shumta qė krijojnė Universe tė tjera nė tė njejtėn kohė. Tė vetmet imazhe qė i afrohen paksa janė ato tė krijuara prej super-kompiuterave duke pėrdur ekuacione gjeometrike fraktale.

Tė moēmit e dinin kėtė. Ata thoshin qė Zoti krijonte periodikisht Universe tė reja duke nxjerrė frymė dhe tė tjera duke marrė frymė. Kėto cikle manifestimi u quajtėn Juga. Shkenca moderne e quajti Big Bang.

Ndodhesha pra nė vetėdije tė pastėr, nė Absoluten. Mund tė shihja dhe tė perceptoja tė gjitha Big Bangjet apo Jugat duke u krijuar e rikrijuar vetiu. Nė ēast dhe njėkohėsisht hyja nė to. Shikoja se secila nga parcelat mė tė vogla tė krijimit kishte vetinė pėr tė krijuar. Ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'u shpjeguar. Jam akoma pa fjalė rreth kėsaj ēėshtje.

M'u deshėn vite pėr t'a asimiluar kėtė pėrvojė tė Boshkllėkut. Mund t'jua them tani: Boshllėku ėshtė mė pak se Hiēi, e megjithatė mė shumė se Gjithėshkaja. Boshllėku ėshtė Zeroja Absolute, ėshtė kaosi nga i cili tė gjitha mundėsitė shfaqen. Ėshtė vetėdija Absolute, qė ėshtė shumė mė tepėr se Inteligjenca e Pakufizuar.

Boshllėku ėshtė agjėja ndėrmjet tė gjitha manifestimeve fizike: HAPSIRA midis atomeve dhe pėrbėrėsve tė tyre. Shkenca moderne ka filluar ta studiojė kėtė hapsirė midis pjesėzave. E quajnė Pika Zero. Instrumentet e tyre tė matjes janė tė tejkaluara. Nuk kanė asnjė mjet pėr ta matur pafundsinė me saktėsi. Ka mė shumė hapsirė zero nė trupin tuaj dhe nė Univers se ē'ka gjź tjetėr!

Ajo qė mistikėt quajnė Boshllėk, nuk ėshtė bosh.Ėshtė plot e pėrplot me energji, njė lloj energjie e ndryshme qė ka krijuar ēdo gjė qė jemi. Cdo gjė qė prej Big Bangut ėshtė vibrim, qė prej Fjalės sė parė, qė ėshtė vibrimi i parė. Termi biblik "Unė jam" mbart vėrtet njė pikėpyetje "Unė jam - Kush jam?" Kėshtu, krijimi ėshtė Zoti qė zbulon vetėveten nė tė gjitha mėnyrat e mundshme e tė
imagjinueshme, nė njė eksplorim tė vazhdueshėm dhe tė pamatė pėrmes secilit prej nesh. Po filloja tė kuptoja, gjatė NDE-sė, qė ēdo gjė qė ėshtė, ėshtė nė fakt Vetja, Vetja juaj, Vetja ime. Cdo gjė ėshtė Vetja e Madhe. Ja se pse Zoti e di edhe kur bie njė gjethe. Ėshtė e mundur sepse, kudo qė tė jeni, ėshtė qendra e Universit. Kudo qė tė jetė ēdo atom, ėshtė qendra e Universit. Aty ėshtė Zoti, dhe Zoti ėshtė nė kėtė Boshllėk.

Pėrgjatė esksperiencės sime jashtė trupit, kur provoja Boshllėkun, Jugat dhe tė gjitha krijimet, isha komplet jashtė kohės dhe hapsirės siē e dimė ne.

Nė kėtė gjendje zgjerimi zbulova se krijimi ėshtė Vetėdija e Pastėr Absolute, ose Zoti, qė hyn nė eksperiencėn-Jetė qė njohim ne. Boshllėku vetė ėshtė i "pa-pėrvojė". Ėshtė para-Jeta, pėrpara vibrimit tė parė. Zoti ėshtė shumė mė shumė se Jeta dhe Vdekja. Domethėnė nuk ka vetėm Jetė dhe Vdekje pėr tė eksperimentuar nė Univers!

Kur u ndėrgjegjsova pėr kėtė, kisha mbaruar punė me boshllėkun. Dėshirova tė kthehesha nė kėtė krijim ose nė kėtė Juga. Atėhere papritur, u ktheva pėrmes dritės dytėsore ose Big Bangut, nėpėr njė zhurmė tė shurdhuar buēimesh. Kalėrova sėrish mbi lumin e vetėdijes pėrmes gjithė krijimit dhe ēfarė kalėrimi! Rrezet e galaksisė mė pėrshkuan edhe mė me mprehtėsi. Pėrshkova qendrėn, e galaksisė qė ėshtė njė vrimė e zezė. Vrimat e zeza janė pėrpunuesit ose ricikluesit e Universit.

A e dini se ēfarė ka nė anėn tjetėr tė njė Vrime tė Zezė? Ne, galaksia jonė, ricikluar nga njė univers tjetėr. Gjithė energjia, nė kėtė anė tė Big Bangut ėshtė dritė. Cdo nėn-atom, ēdo atom, ēdo yll, planet, vetė ndėrgjegjia ėshtė e pėrbėrė nga drita dhe ka njė frekuencė dhe/ose njė pjesėz. Drita ėshtė njė substancė e gjallė. Cdo gjė pėrbėhet nga drita, edhe gurėt. Cdo gjė ėshtė e
gjallė. Cdo gjė ėshtė bėrė nga drita e Zotit. Cdo gjė ėshtė inteligjente.

Ndėrkohė qė lundroja mbi lumin tej e mė tej, pashė tė vinte njė dritė tė fortė. E dita qė ishte Drita e Parė; Matrica e sistemit tonė diellor, Vetja jonė e Ndritshme e lartė. Nė atė moment, gjithė sistemi diellor u shfaq pėrmes dritės, shoqėruar nga kėto zhurmat e mbytura.

Mund tė shihja tė gjithė energjinė qė prodhonte sistemi ynė diellor, dhe ishte njė shfaqje e pabesueshme, mund tė dėgjoja Muzikėn e Sferave. Sistemi ynė diellor, siē bėjnė tė gjithė trupat qiellor, prodhon njė matricė unike drite, tingujsh e energjish vibratore. Qytetėrimet e pėrparuara tė ardhura nga sisteme tė tjera yjore munden, siē e dimė, tė lenė gjurmėn e njė matrice energjetike ose vibratore pėr tė shenjuar kalimin e tyre nė univers. Ėshtė si njė lojė fėmijėsh. Tė mrekullueshmit fėmijėt e Tokės (qeniet njerzore) prodhojnė nė kėtė moment njė mori tingujsh, si fėmijė qė lozin nė oborrin e kopshtit tė Universit.

Drita mė shpjegoi qė vdekja nuk ekzistonte. Ne jemi tė pavdekshėm. Ne kemi qenė qėkur tė pėrjetshėm. Ne jemi pjesė e natyrės, e kėtij sistemi tė gjallė qė vetė-riciklohet pafundėsisht.

Nuk mė thanė asnjėherė qė duhej tė kthehesha. Por tani e di qė e doja vetė. Ishte krejt e natyrshme pas asaj qė kisha parė gjatė kėsaj eksperience.

Nė kohė njerzorė, nuk e kisha aspak idenė se sa kohė kisha kaluar me Dritėn. Por kisha marrė pėrgjigje pėr tė gjitha pyetjet qė kisha dhe kthimi qe i afėrt. Kur them qė tė gjitha pyetjet mė kishin gjetur pėrgjigje nė anėn tjetėr, dua tė them vetėm kėtė. Tė gjitha pyetjet mė kishin marrė pėrgjigje. Cdo qenie njerėzore ka njė jetė tė ndryshme dhe njė dorė pyetjesh pėr tė eksploruar. Disa nga pyetjet tona janė universale, por secili prej nesh eksploron nė mėnyrė unike atė qė ne quajmė Jetė. Sepse ēdo formė jete qė nga malet e deri tek gjethja mė e vogėl e ēdo peme ėshtė e veēantė.

Dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne nė kėtė Univers. Sepse Gjithshka merr pjesė nė Tablonė e Madhe, nė plotėsinė e Jetės. Secili prej nesh ėshtė Zot, nė kuptimin e parė tė fjalės, Zot qė eksploron vetė-veten nė njė Valle Jete pa fund. Veēantia juaj kontribuon nė zhvillimin e Sė Gjallės.

Po rikthehesha nė jetė. Nuk ma kishin thėnė asnjėherė dhe nuk ma kishte marrė mendja pėr asnjė ēast qė do kthehesha nė tė njejtin trup. C'rėndėsi? Kisha njė besim tė plotė tek Drita dhe tek proēesi i Sė Gjallės. Ndėrkohė qė Lumi derdhej drej dritės sė madhe, kėrkova vetėm qė tė mos harroja kurrė tė gjitha kėto qė kisha zbuluar dhe ndjesitė qė kisha provuar nga ana tjetėr.

Pati njė "PO". Ndjeva si njė puthje mbi shpirtin tim.

Po mė shpinin drejt rrugės sė kthimit pėrmes Dritės nė mbretėrinė vibratore. Po merrja gjithmonė e mė shumė informacione. Po kthehsha nė shtėpi dhe po mė jepnin mėsime nga eksperienca ime NDE, rreth mekanizmit tė rimishėrimit. Merrja pėrgjigje pėr tė gjitha pyetjet e mia tė vogla: Si funksionon? Si mund tė funksionojė? E dija qė do rimishėrohesha.

Toka ėshtė njė prodhues i madh energjie dhe vetėdija individuale lind e zhvillohet nė secilin prej nesh. Pėr herė tė parė po e mendoja veten si njė qenie njerėzore dhe po ndihesha i lumtur si i tillė. Pas gjithė asaj qė kisha parė, do isha i lumtur sikur tė isha edhe njė atom i vetėm nė kėtė univers. Thjeshtė njė atom. Eshtė njė bekim pertej projektimit mė tė ēmendur tė asaj ē'mund tė jetė njė bekim. Pėr secilin prej nesh, tė jesh pjesa njerzore e kėsaj eksperience ėshtė njėkohėsisht tmerruese dhe magjepsėse. Kushdo qofshim, kudo qofshim, tė ēmendur apo jo, secili prej nesh dhe ne tė gjithė, jemi njė bekim pėr planetin, pikėrisht nė vendin ku ndodhemi.

Po prisja tė rimishėrohesha nė njė bebe tė vogėl, kudo qė tė ishte. Por m'u dha njė mėsim mbi evolucionin e vetėdijes dhe identitetit individual. Cfarė surprize kur hapa sytė! Qe krejt e papritur tė gjeja prapė kėtė trup, tė ndodhesha pėrsėri nė dhomėn time. Nuk e di pse megjithse e kuptova.

Dikush po mė shikonte duke derdhur lotė. Ishte infermierja ime. Njė orė e gjysmė pas vdekjes sime, ajo kishte hequr dorė. Trupi im ishte i ftohtė e i ngurtė. Ajo kishte vajtur nė njė dhomė tjetėr. Kur u zgjova, pashė dritė pėrjashta dhe u pėrpoqa tė ngrihesha pėr tė vajtur drejt saj, por rashė nga shtrati. Ajo dėgjoi njė zhurmė tė fortė dhe vrapoi drejt dhomės ku mė gjeti pėrtokė.

Kur u bėra mė mirė, qesh shumė i befasuar dhe madje i terrorizuar nga gjithė ēfarė mė kishte ndodhur gjatė vdekjes klinike. Nė fillim nuk mė kujtohej aspak. Kujtesa mė erdhi mė vonė.

Kisha shpėtuar prej asaj bote dhe vazhdoja tė pyesja veten: "A jam gjallė?" Bota reale mė dukej mė shumė si njė ėndėrr. Pas tre ditėsh iu riktheva normales, perceptimi im po bėhej mė i qartė, megjithse shumė i ndryshėm nga ai qė kisha ndjerė gjithmonė nė jetėn time. Nuk shikoja mė asgjė tė keqe tek askush, sikundėr mė parė kur isha duke gjykuar gjithė kohėn. Mė pėrpara mendoja se tė gjithė ishin tė ēmendur. Nė fakt, mendoja se tė gjithė ishin tė ēmendur pėrveē meje. Tani, po shihja qartė.

Afėrsisht tre muaj mė vonė, njė mik mė tha qė duhej tė vizitohesha. Atėhere shkova dhe mė bėnė njė skaner. Ndihesha mirė e megjithatė kisha frikė se mos dėgjoja ndonjė lajm tė keq. Mė kujtohet doktori i klinikės qė shikonte skanerat e mė pėrpara dhe tė mė pasmet duke mė thėnė: "Mirė, s'ka asgjė tani.". Thashė: "Vėrtetė, duhet tė jetė njė mrekulli!" Ai mė tha: "Jo, edhe ndodh, quhet shėrim i vetvetishėm." Nuk i bėnte aspak pėrshtypje. Megjithatė, qe njė mrekulli dhe qesh i habitur, megjithse askush tjetėr pėrveē meje nuk qe.

Hello Kitty
17-04-2012, 13:35
Si i thone asaj fjale ne shqip- stonon? Ja keshtu mund te thuash per cka eshte shkruar ketu! Ne rradhe te pare ka shume fiction, made up things dhe eshte ndertuar mbi genjeshtra te verteta.

Misty-Blue
17-04-2012, 13:43
Dale se kemi edhe nje eksperience alla shqiptare....

Vjollca u be piktore pas zgjimit nga koma

Sa u shtri tė flinte, pa e kuptuar nėse ishte apo jo nė gjumė, sheh njė dritė, njė dritė tė fortė qė duket sikur e fton pėr nė parajsė. Pa vetėdijen e saj, ndjente qė trupi i ngjitej lart, e sa mė lart ngjitej aq me e lehtė ndihej… ku po shkonte vallė?
Ky ėshtė vetėm njė fragment i shkurtėr nga jeta e Vjollca Terrollit. Kjo grua 56 vjeēare qė deri para 5 vitesh ishte njė shitėse perdesh, tani ėshtė njė piktore e famshme, dhe shkaku ėshtė ajo “drita”. Deri nė moshėn 51 vjeē vazhdonte jetėn e saj nė njė familje normale. Nėna e dy fėmijėve 5 vite mė parė kaloi njė moment tė vėshtirė nė jetė.
Koma
“Unė pashė parajsėn dhe e pashė prej vėrteti. Pas njė ditė normale, si ēdo darkė jam shtrirė nė krevat pėr tė fjetur gjumė. Nuk ėshtė se kisha qenė sėmurė mė parė. Nė momentin qė rashė pėr tė fjetur mu duk sikur u shkėputa nga toka. Shoh njė dritė dhe trupi fillon e ngjitet sipėr me njė shpejtėsi marramendėse…. Nė tė njėjtėn kohė dėgjoja bashkėshortin tim qė mė thėrriste”. Nė kėto sekonda tė gjeta Vjollca ishte pa ndjenja, trupi i kishte ngrirė dhe familjarėt i kishte kapur paniku. Nė fakt ndiheshin tė shokuar se ajo kishte qenė shumė mirė para pak minutash. Nuk po e kuptonin se ēfarė po ndodhte. Por Vjollca nga ana tjetėr po futej nė njė tjetėr botė. Ajo vazhdon tė na tregojė eksperiencėn e koma-s. “ Mendoja se atje mė prisnin njerėz qė nuk i kam mė nė tokė. Por, befas mu kujtua qeni im qė e kam dashur shumė, e nisa tė mendoja qė po mė priste “Kamela” dhe mrekullohesha duke imagjinuar atė duke tundur bishtin dhe duke mė pritur mua, atje sipėr. Bashkėshorti dhe djali mė thėrrisnin. I dėgjoja por nuk ishin bindės. Vetėm kur m’u kujtua vajza, mė ėshtė mbyllur drita menjėherė, aty jam zgjuar dhe i kam thėnė burrit: “po vdes”. Ndėrkohė ishte lajmėruar Ambulanca, e mjekėt kishin mbėrritur”. Pas kėsaj gjendje 56 vjeēarja na tregon se pėr dy ditė i ka qenė nėnshtruar analizave dhe ka qenė e vėzhguar nga mjekėt, por asgjė nuk e ka shpjeguar gjendjen e saj. E deri kėtu, ēdo kush do tė mendonte se i gjithė ky rrėfim ėshtė njė “lajthitje” e kėsaj gruaje, por do tė gabonte sepse nuk pėrfundon me kaq.
Piktura
Pas kėtyre dy ditėve, Vjollca del nga shtėpia pėr tė marrė pak ajėr se bashku me bashkėshortin e saj. Sa po bėn pak metra nė kėmbė ndalon nė njė studio pikture ku pėrveē pikturave ishte dhe piktori. Vjollcėn e shtynė kėmbėt brenda. “Ai donte tė mė shėrbente dhe unė i thashė, jo, vetėm dua tė shoh. E pashė, dhe gjėja e parė qė bėra mė pas ishte tė drejtohesha te dyqani i bojėrave e mjeteve tė pikturės nė rrugėn “Myslym Shyri”. Pikturėn e parė fare e kam bėrė me vaj ulliri se nuk e dija qė ekzistonte pėr piktorėt vaji i linit. Madje mė kujtohet qė e kam tharė mė tharėse flokėsh, sepse nuk thahej. Brenda pak minutash Vjollca, ishte piktore. Ajo nuk kishte kapur mė parė njė penel me dorė dhe nuk kishte hedhur kurrė njė qoftė edhe njė vijė nė telajo. Sot ajo numėron mbi 700 piktura tė bėra nga dora e saj dhjetėra ēmime nė Itali dhe po ashtu dhjetėra ftesa nė panaire nė tė gjithė botėn. Mė i fundit ėshtė ēmimi ‘Galileo Galilei” tė cilin piktorja jonė pret ta marrė nė janar tė vitit qė vjen.
Po si kanė reaguar njerėzit, qė befas mikja dhe e afėrmja e tyre u bė piktore?
Tė gjithė habiten, tė gjithė.
Kur merr tablonė pėr tė pikturuar nga se frymėzohesh?
Si mė vjen nė ato momente. Ndodh ndonjėherė qė shoh fotografi tė vjetra dhe dua ti hedh nė pikturė.
Je informuar nė Interent pėr pikturėn?
Jo, jo. Ėshtė mė mirė qė unė tė mos shoh pasi dua tė qėndroj nė stilin tim.
Po portrete bėn?
I bėj, por sipas stilit tim, nuk ka lidhje shumė me portretin real.
Ka ndryshuar jeta jote gjatė kėtyre kohėve?
Po sigurisht qė ka ndryshuar, bashkėshorti im thotė kėshtu: “kam fituar njė piktore por kam humbur gruan”. Nga ajo qė kalova, mėsova se askush nga ne nuk duhet tė ketė frikė nga vdekja, vdekja ėshtė shumė e bukur, trupi bėhet shumė i lehtė, i vetmi siklet ėshtė tek frymėmarrja… por kjo kalon sa mė lart tė ngrihesh.


“Po kam dėgjuar qė njeriu nuk e ka tė gjithė trurin funksional dhe unė tani mendojė qė duhet tė kem pasur njė goditje, mund tė jetė diēka qė ka qėndruar brenda meje. Tani kam shumė energji, dhe mėnyra se si punojė tė prek. Kur nuk pikturojė bėhem shumė keq, ēlirojė energji. Pa pikturėn nuk jam mė asgjė.

Jeta ime

Emri:Vjollca
Mbiemri: Terrolli
Mosha: 56
Profesioni: Piktore

“Nuk kam pikturuar asnjėherė, madje kam qenė dobėt nė vizatime. Jam diplomuar pėr inxhinieri elektronike. Unė kam vajzėn nė Itali qė studion pėr “Kritike arti”. Kur vajza ka qenė nė vitit tė dytė, unė kam nisur pikturėn. I merr pikturat nė cd, nė formė fotosh dhe ia dėrgon njė pedagogu tė vet. Pedagogu mahnitet: “mami yt ka piktura qė mund ti bėjė njė fėmijė, por ka dhe piktura qė nuk i bėn dot asnjė piktor! Provoje njė herė, ta ēosh nė njė konkurs” qė sa po hapej ato ditė nė Itali. Kam humbur edhe shumė shanse tė tjera nga padija.

Misty-Blue
17-04-2012, 13:46
E kan marre edhe ne interviste.... http://www.youtube.com/watch?v=4fXmDDaTV2U


Me pelqen thjeshtėsia e saj kur thote: s'e di, s'marr vesh nga arti, s'i njoh termat artistike mire, megjithse kam filluar pak te lexoj tani... ė..

tété
17-04-2012, 13:57
Kush mundet te konfirmoje nese behet fjale per halucinacione apo thjesht per enderra meqe trupi vdes nga ana klinike, por jo truri?


Se dyti, thjesht per specifikim, kimioterapite nuk te lene ne gjendje vegjetative.

Se treti, me cpashe ne nje ne fillim te tekstit (nuk pata nerva te shkoja deri ne fund) ka nje konotacion te hapur me fene dhe kjo nuk me pelqen.

Se katerti, per ta mbyllur, para se te konfirmohet se cfare ndodh gjate vdekjes duhen bere studime mbi shume persona. Por a mundet te deshmojne ata qe jane te vdekur? :p