PDA

View Full Version : Tė lodhur dhe s’keni gjumė? Keni depresion


Skydive
17-04-2012, 17:53
Disa nga simptomat fizike, tė tilla si ndjenja e lodhjes kronike, pagjumėsia dhe mungesa e oreksit, mund tė jenė njė thirrje pėr tė identifikuar pacientėt me kancer, por edhe ata tė cilėt gjithashtu vuajnė nga shqetėsime psikologjike dhe qė janė nė rrezik depresioni.

Alarmi jepet nga hulumtuesit britanikė nga Universiteti i Leicesterit, sipas tė cilėve, shenja tė tilla si ajo e tė ndjerit tė lodhur, pa energji, me mungesė oreksi ose pėrqendrim tė dobėt, janė tregues tė saktė tė njė gjendje tė sėmurė, shpesh nė kufi me depresionin.

"Nėse ju dyshoni pėr kėtė, deri nė pikėn se kjo ėshtė njė sindromė depresive, gjėja e parė qė duhet tė bėni ėshtė tė flisni”, pohojnė hulumtuesit e lartpėrmendur.

Duke shtuar se ka edhe shenja tė tjera, tė cilat duhet tė ngjallin dyshime pėr depresion, si trishtimi i vazhdueshėm, lotėt e pashpjegueshėm, humbja ose ulja e interesit dhe kėnaqėsive, ndjenja e pavlefshmėrisė, fajit, humbja e shpresės ose ankthi.

http://a2.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-prn1/552942_422612447750182_141388129205950_1762479_204 4968195_n.jpg

Hello Kitty
17-04-2012, 19:40
Pagjumesia vjen kur e ke barkun plot me sh*it, dmth plot me candida. Nga candida rrjedhin pothuaj 87 semundje. Bej nje pastrim te zorreve dhe stomakut, toxinave dhe shikon se si te vjen gjumi dhe restore all your energy back. Depresioni vete eshte depozitimi i mineraleve te renda, toxinave dhe mungese e omega 3-6-9 dhe sidomos vit B5. Kura e depresionit eshte vit D (dielli), vaji i peshkut dhe vit B5.

Per ata qe vuajne nga pagjumesia rekomandimi me i mire do ishte ky: ne vend qe ta pijne kafe (se kafeina te le pa gjume) , te pastrohen me kafe- quhet coffee enema. Te bejne lavazh ose hydrocolon, dhe ujit t'i shtojne klorofil ose kafe e bere ne coffee machine (e filtruar). Behet ne kushte shtepiake.

Brari
13-05-2012, 06:28
Vetėvaret nė pemė te Liqeni ish-ushtaraku
Kronikee Shtunė, Maj 12th, 2012


Liqeni Artificial nė Tiranė

TIRANE – “Do vras veten se nuk mund tė vazhdoj mė. Jam shumė i stresuar. Kur tė gjesh trupin tim, mos mė prek pa ardhur ekspertėt…”. Ky ėshtė teksti i pjesshėm i letrės sė lamtumirės qė njė ish-oficer Ushtrie, qė aktualisht merrej me tregti, i ka lėnė djalit njė ditė para se tė varte veten nė njė prej pemėve tė Liqenit Artificial nė Tiranė. Mesditėn e djeshme, policia u njoftua se te kodrat e Liqenit Artificial, pranė Fakultetit tė Gjeologji-Minierave, ishte parė i varur nė pemė njė burrė. Policia e Komisariatit Nr.1 ka shkuar menjėherė nė vendin e ngjarjes, duke konstatuar ngjarjen. Viktima ėshtė identifikuar menjėherė, pasi familjarėt e tij e kishin denoncuar tė zhdukur njė ditė para se tė gjendej. Burimet thanė se viktima ėshtė Halim Vata, 62 vjeē, nga Kukėsi dhe banues nė rrugėn “Mihal Grameno”, nė Tiranė. Burime nga Policia thanė se, nisur nga letra qė ai i kishte lėnė tė birit, Erion Vata, ku i shpjegonte edhe vendin se ku do tė vriste veten dhe ku ta gjente, si dhe nga deklarimet e tė afėrmve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pėr shkaqe depresioni. Pavarėsisht gjendjes mjaft tė mirė ekonomike tė familjes sė tij, duket se 62-vjeēari po kalonte njė periudhė tė rėnduar psikologjike, qė ende nuk e shpjegojnė dot as familjarėt e tij. Halim Vata ishte denoncuar nė Komisariatin Nr.1 tė Policisė si i zhdukur mbrėmjen e sė enjtes, rreth orės 20:00. Denoncimi ėshtė kryer nga kunati i tij, Pėrparim Hasa, i cili shpjegonte para oficerėve tė policisė se 62-vjeēari ishte larguar nga apartamenti i tij rreth orės 10:00 tė mėngjesit tė sė enjtes dhe nuk ishte kthyer mė nė banesė. Gjithashtu nuk u pėrgjigjej nė telefon asnjėrit prej familjarėve, por i kishte lėnė njė letėr tė birit, letėr e cila, pasi viktima u gjet i varur nė pemė, u sekuestrua nė cilėsinė e provės materiale.