PDA

View Full Version : Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetėsimit shoqėror


Skydive
15-06-2012, 05:15
Autizmi ėshtė ērregullim zhvillimor, mjaft i pėrhapur, i cili tek shumica e personave tė tillė vazhdon edhe nė moshėn madhore. Ėshtė konsideruar si ērregullim psikiatrik respektivisht emocional.

Nė mesin e 10.000 fėmijėve, 4 deri 5 fėmijė atakohen nga autizmi, dhe atė mė shumė meshkuj se sa femra. Rastet e autizmit tek femrat janė mė tė rėnda. Disa fėmijė reflektojnė vetėm sjellje autistike. Autizmi shpesh ndėrlidhet me retardimin mental. Ērregullimet e komunikimit janė karakteristika tė rėndėsishme tė autizmit. Nė pėrgjithėsi, mungesa e interesimit ndaj njerėzve dhe komunikimit janė karakteristika dominuese.
Sa i pėrket faktorėve etiologjik, autorėt e ndryshėm kanė dhėnė teori tė ndryshme tė cilat ende plotėsisht nuk janė tė pėrkrahura. Sipas tyre etiologjia e autizmit ėshtė: e panjohur; e ndikuar nga faktorėt gjenetik; me bazė neurologjike.

Karakteristikat e autizmit janė:
- paraqitja e shenjave tė para autistike pėrgjatė foshnjėrisė apo fėmijėrisė;
- komunikimi pa ndjenja apo emocione me njerėzit tjerė;
- mosinteresimi pėr ndjenjat e tė tjerėve;
- mosinteresimi pėr zėrin e nėnės apo tė kujdestares;
- kėrkimi i shkallės jashtėzakonisht tė lartė tė komoditetit gjatė sėmurjes;
- mungesa e lojės apo loja bizare;
- mosinteresimi pėr shokėt dhe pėr kontakte njerėzore;
- mungesa e interesimit pėr lojė imagjinare;
- lėvizjet stereotipie tė trupit (p.sh. pėrkundja e pafund);
- preokupimi me pjesėt e objekteve apo tė trupit;
- insistimi nė rregullin e njėjtė tė jetės tėrė kohėn;
- kėmbėngulja nė njė apo dy aktivitete;
- parapėlqimi i tė mbeturit vetėm;
- parapėlqimi i zėrit mekanik (i pa interesuar pėr zėrin njerėzor);
- ngurrimi nga pėrqafimi, shtrėngimi apo prekja;
- prania e sjelljeve vet-lėnduese, tek disa fėmijė;
- prezenca e talenteve tė jashtėzakonshme nė matematikė dhe muzikė, tek disa fėmijė.
Ērregullimet e tė komunikuarit qė ndėrlidhen me autizmin janė:
- mosinteresimi pėr komunikim;
- mungesa apo varfėria e pėrgjigjeve pėrgjatė tė folurit;
- pėrvetėsimi mė i vonshėm i tingujve foljorė;
- disa ērregullime tė artikulimit;
- pėrgjigje mė tė mira pėrgjatė tingujve tė pastėr se sa stimuluesve tė folurit;
- mosinteresimi pėr pyetjet e parashtruara apo pėr tregimin e gjėrave tė emėrtuara
- tė folurit stereotip apo tė pakuptimtė;
- pėrvetėsimi i ngadalshėm i tė folurit;
- mėsimi mė i lehtė i emrave tė objekteve se sa i fjalėve qė shprehin emocione apo
ndjenja njerėzore;
- mėsimi mė i lehtė dhe me i shpejtė i fjalėve konkrete se sa atyre abstrakte, ndonėse
ndodh qė disa autist ti pėrvetėsojnė mė shpejtė fjalėt abstrakte;
- tė kuptuarit e ngushtė tė fjalės (mungesė e tė kuptuarit tė gjeneralizuar);
- mungesa e lidhjes sė koncepteve (p.sh. paaftėsia e lidhjes sė fjalėve “gjilpėra” dhe “peri”);
- humbja e pėremrave;
- prodhimi i fjalėve tė thjeshta dhe tė shkurta;
- strukturat e gabuara tė sintaksės, duke pėrfshirė radhitjen e gabuar tė fjalėve;
- mungesa e morfemave gramatikore;
- gjuha e papėrshtatshme;
- problemet pragmatike tė gjuhės, duke pėrfshirė mungesėn e kontaktit pėrmes
syve, lėvizjeve tė kokės si dhe e prezencėn e vėrtitjeve pėrgjatė konverzimit;
- vėshtirėsitė nė tė kuptuarit e gjuhės;
- pėrsėritjet e pakuptimta tė folurit e dėgjuar;
- tė folurit me intensitet tė lartė dhe monoton;
- eholalia (pėrsėritja e fjalėve tė dėgjuara nga tė tjerėt).
Objektivat e vlerėsimit nga ana e logopedit kanė tė bėjnė me vlerėsimin e: ērregullimeve tė komunikimit tė ndėrlidhura me autizmin; rrethit familjar me qėllim tė pėrkrahjes sė komunikimit; pėrparėsive dhe dobėsive tė fėmijės.

Mėnyrat e trajtimit tė personave me autizėm janė:
- pėrdorimi i objekteve e jo i vizatimeve, si material stimulues;
- mėsimi i pėrmbajtjeve tė ndryshme gjuhėsore;
- mėsimi nė mjedise tė ndryshme;
- reduktimi i eholalisė, apo i pėrsėritjes sė fjalėve tė dėgjuara nga tė tjerėt;
- dhėnia e trajtimit tė drejtpėrdrejt dhe intensiv;
- pėrqendrimi i vėmendjes nė gjeneralisimė;
- mėsimi i komunikimit joverbal, nėse ėshtė e domosdoshme;
- bashkėpunimi i ngushtė me ekspertėt tjerė dhe me anėtarėt e familjes.
Prognoza e rehabilitimit tė personave me autizėm varet nga llojllojshmėria e sjelljeve autistike. Megjithatė, shumica e fėmijėve me autizėm pėrfiton nga rehabilitimi i tillė.
http://a2.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/601238_464346423576784_368611253_n.jpg

Skydive
15-06-2012, 05:18
Si te kuptoni shenjat e para te autizmit tek foshnjet?

Shenjat e para te autizmit shfaqen ne fund te vitit te pare dhe gjate vitit te dyte te nje foshnjeje. Zbuloni shenjat e para qe ju paralajmerojne.


Ju shikoni qe sjellja e e femijes tuaj eshte e pazakonte? Mos ndoshta ai eshte artist...
Ja pra shenjat e para te autizmit ku ju duhet te keni kujdes:

Femija juaj nuk juaj nuk e kthen koken kurre e thėrrasin ( kjo eshte qe ai zakonisht ben rretn muajit te 9-te) dhe ju e keni pyetur ndonjehere veten nese eshte shurdh.
Kontakti vizual eshte i veshtire, femija juaj nuk ju shikon fare ne sy. Ai nuk ju zgjat duart, nuk qesh, nuk i pelqen kontakti fizik. Juve ju duket se ai nuk provon kenaqesi.
Gjestet e komunikimit te femijes tuaj jane te rralla : Ai nuk tregon me gisht, nuk ju dergon puthje me dore, nuk reagon kur ju luani kukamfshehti .
Ai nuk tregon me gisht objektet qe do ( rreth moshes 18 muajshe)
Ai nuk duket i interesuar per foshnjet e tjera, por ai mahnitet mbas objekteve. Ai i kthe dhe i vėzhgon pa pushim...
Ai nuk ju imiton fare (2 vjec). Per shembull, ai nuk e rrotullon nje makine te vogel sic i tregon nena – por shikon me kujdes veprimet e saja dhe i kthen mbrapsht me dore. Gjithashtu ai nuk ben sikur flet ne telefon ashtu si i ati.
http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-prn1/s480x480/543252_464334946911265_1299500012_n.jpg

Hello Kitty
15-06-2012, 13:35
Autizmi shkakun kryesor e ka ne grumbullimin dhe perqindjen e larte te MERKURIT ne gjak, sidomos ne tru.

Autism is Exposure to MERCURY.

Rehabilitimi i nje pacienti te tille fillon me pastrimin e heavy metal ne trup dhe vazhdon me nje pastrim rigoroz te te gjitha organeve jo vetem nga metalet e renda por edhe ato toxike.

Every fish in this planet has high levels of mercury.