PDA

View Full Version : Kanceri i Pankreasit

Socio
28-06-2012, 20:57
http://astritlulushi.wordpress.com/2009/02/24/kanceri-ne-pankreas/

Bashkeforumiste te nderuar, deshiroj te mesoj nese ndokush nga ju ka njohuri ose eshte ballafaquar me kete semundje vdekjeprurese, me qellim qe te shkembejme njohurite nga pervoja e perbashket.
Une vete nuk jam i semure por babain e kam te semure. Mjeket e kane diagnostifikuar qysh ne dhjetorin e vitit te kaluar duke i thene se nuk mund te jetoj me shume se 3 muaj. Megjithate, ai sot eshte gjalle, ndihet mire, dhe nuk ka metastaze (perhapje te tumorit ne organe tjera).
Une mendoj se fale hulumtimeve te medha qe kam bere dhe perdorimit te terapive biologjike dhe kimike qe i kam kombinuar kam arritur ta luftoj tumorin me sukses deri tani dhe mos ta lejoj qe te perhapet. Shpresoj ta zhduk krjetesisht. Per kete arsye deshiroj te mesoj me shume nga ndokush qe eshte provuar me kete fatkeqesi.

Ju falenderoj paraprakisht.

Hello Kitty
29-06-2012, 03:26
Nuk dua te luaj rolin e doktorit se nuk jam nje e tille, por di te them qe kanceri i pankreasit eshte mungesa e vitamines D. Ne fakt po te shikosh harten e botes, Afrika ka mesatare shume te ulet ne lidhje me kete semundje dhe Evropa Veriore e ka shume te larte. Vitamin D ul rrezikshmerine e ketij lloji kanceri, por kjo sdo te thote, qe ne kete stage qe eshte ai te filloje kure me kete vitamine dhe te sherohet. Konsumimi sa me i larte i ushqimeve qe permbajne kete vitamin ndoshta mund te kene ndonje ndikim pozitiv.

Me fal qe nuk te ndihmoj dot me shume, por nuk kam shume njohuri ne kete lloj organi.

Marya
29-06-2012, 07:23
Steve jobs, patroni i appel , vdiq nga ky lloj kanceri, sbesoj se i mungonin paret per te perfituar nga keshillat dhe kurimet me te mira, madje kishte bere edhe transplant dhe prap pati fundin qe pati.
Di qe eshte shume violent si kancer,
Perfito cdo moment nga babai.
Shendet dhe jete te gjate i uroj.

Socio
29-06-2012, 16:10

Edhe Patrick Swayze poashtu. Por qe te dy morren kete semundje ne moshe me te re, shume kohe para se te mbushin 70 vjete.
Sa ma i ri qe eshte personi aq me agresiv eshte tumori kur kemi te bejme me kete semundje. Babai im u diagnostifikua 71 vjec. Poashtu eshte inkurajues fakti se ne mjekesi asgje nuk eshte e sigurt si dhe cdo njeri dhe cdo organizem eshte i vecante. Nuk gjeneralizojme dot.Gjate hulumtimeve te mia une kam takuar nje person qe jetonte me kete kancer vec dhjete vjete dhe ndihej fare mire.

Shpresa vdes e fundit Marya, lufta vazhdon.

Te falenderoj shume.

Socio
29-06-2012, 16:16
Nuk dua te luaj rolin e doktorit se nuk jam nje e tille, por di te them qe kanceri i pankreasit eshte mungesa e vitamines D. Ne fakt po te shikosh harten e botes, Afrika ka mesatare shume te ulet ne lidhje me kete semundje dhe Evropa Veriore e ka shume te larte. Vitamin D ul rrezikshmerine e ketij lloji kanceri, por kjo sdo te thote, qe ne kete stage qe eshte ai te filloje kure me kete vitamine dhe te sherohet. Konsumimi sa me i larte i ushqimeve qe permbajne kete vitamin ndoshta mund te kene ndonje ndikim pozitiv.

Me fal qe nuk te ndihmoj dot me shume, por nuk kam shume njohuri ne kete lloj organi.

Te falenderoj Hello Kitty.

Po Vitamina D eshte shume e rendesishme edhe pas diagnostifikimit. Sidomos per rritjen e immunitetit tek personi. Eshte pjese e protokolit tone qysh nga dhjetori i vitit te kaluar. Maximumi jepet, 4000 iu ne dite.

tété
20-07-2012, 13:14
Vitamina D ka nje rol prevencioni dhe jo kurues.

Socio, me behet qejfi per babain qe pas kaq muajsh eshte gjithnje mire. Desha thjesht tju informoja mbi aspektin e jeteses per 3 muajsh pas diagnostikimit.
Kur diagnostikohet nje kancer, duhet pare gjithashtu edhe :
- stadi (dmth sa i perhapur eshte)
- Lloji i kancerit (eshte nje lloj agresiv apo jo?
- Lloji i trajtimeve te bera dhe mbi te gjitha kualiteti i kirurgjise (nqs eshte e mundur ti behet pacientit ne fjale sepse jo te gjithe mundet te perfitojne nga ky lloj trajtimi)
- Ne varesi te tipit te kancerit por edhe te personit, kimioterapia mundet te japi rezultate te mira ose te mos bej efekt fare
- etj, etj,...

Per ta mbyllur, kur thone qe ne pergjithesi njerezit me kancer te pankreasit jetojen vetem tre muaj, ketu behet fjale per nje parameter qe duhet lexuar me kujdes: 50 % te personave qe kane kancer jetojne deri ne tre muaj. Kjo do te thote qe 50% e te tjereve jetojne me teper. Ne statistike quhet "mediane e mbijeteses".

Marya
22-07-2012, 06:29
Me kujtohet nje ngjarje e rende qe edhe sot e kesaj dite nuk e harroj dot, me ka mbetur nje ndjenje fajesie qe me mundon gjithe kohes edhe sot e kesaj dite.
Isha roje nate ne urgjence ne nje spital diku ne france , sapo dale nga bankat e shkolles pa eksperience dhe pa ditur gjuhen mire, e lodhur pas 24 ore pune non stop dhe ne 5 te mengjesit me therrasin ne pavijonin e gastroenterologjise , nje i ri 40 vjecare ishte i shtruar me kancer ne pankreas, i kishin vendosur pompe me morfine kunder dhimbjeve dhe doza qe duhej te merrte ne menyre te vazhdueshme per 12 ore e kishte marre brenda dy oreve.kishte dhimbje te tmerrshme megjethese e kishte marre dozen maksimale te morfines.
Ne ate momente po bija ne kembe nga lodhja, truri me ishte bllokuar komplet, mendoja cte kete, lashe qe ti benin nje analise gjaku ne mengjes.
Punen duhet ta lija ne oren 8 , kur ne oren 6 et gjysem me therrasin , pacienti kishte vdekur, tmerr, pse, pse, pse, mendoja, tani me pret burgu.
Vete konstatoj vdekjen dhe me duhej te lajmeroja familjen, i thashe nje infermjere te lutem beje ne vendin tim , eshte moment delikat dhe imagjino kur dikush qe nuk flet mire te te jap nje lajme te ketille nepermjet telefonit, ai kishte vetem mamane.
Menefund e lajmeruan, prisja te me merrnin ne pyetje qe te me kerkonin llogari, prisja e prisja, por faji qe ndieja dhe qe ndjej edhe sot nuk e fshij dot, perlotem sa here e kujtoj.
Fajin e kishte morfina, por atehere nuk e dija se morfina bllokon frymemarrjen kur eshte ne doze te forte.
I lutem zotit me fal per gabimet qe i bej nga padija,

SystemA
22-07-2012, 08:56
http://astritlulushi.wordpress.com/2009/02/24/kanceri-ne-pankreas/

Bashkeforumiste te nderuar, deshiroj te mesoj nese ndokush nga ju ka njohuri ose eshte ballafaquar me kete semundje vdekjeprurese, me qellim qe te shkembejme njohurite nga pervoja e perbashket.
Une vete nuk jam i semure por babain e kam te semure. Mjeket e kane diagnostifikuar qysh ne dhjetorin e vitit te kaluar duke i thene se nuk mund te jetoj me shume se 3 muaj. Megjithate, ai sot eshte gjalle, ndihet mire, dhe nuk ka metastaze (perhapje te tumorit ne organe tjera).
Une mendoj se fale hulumtimeve te medha qe kam bere dhe perdorimit te terapive biologjike dhe kimike qe i kam kombinuar kam arritur ta luftoj tumorin me sukses deri tani dhe mos ta lejoj qe te perhapet. Shpresoj ta zhduk krjetesisht. Per kete arsye deshiroj te mesoj me shume nga ndokush qe eshte provuar me kete fatkeqesi.

Ju falenderoj paraprakisht.
Sjam doktor por desha te shprehja keqardhjen time,dhe jete te gjate i uroj babait tuaj.
Nje cun i ish lagjes time iku per 3 Muaj dhe ishte 38 vjec!
Kane shkruar te tjeret per semundjen.
@Marya
Nuk ke perse te kesh ndjenj faji,semundja do bente te veten.
Edhe une e pyes veten shume here sikur AI i imi qe flen i qete,sikur.sikur,sikur....
Nejse ai vdiq ne spital PLEHRE shqiptar.

Socio
30-07-2012, 14:59
Te falenderoj 'Tete', poashtu edhe SystemA dhe Mary.

Vitaminen D une e perdori per ta bllokuar rritjen e tumorit. Eshte shume e rendesishme edhe pas diagnostifikimit sepse ndalon, ose se paku ngadaleson, rritjen e tumorit duke i dhene ne kete menyre shanse per jetegjatesi me te madhe pacientit. Por, pos kesaj ajo edhe rrit imunitetin tek personi, sidomos kur pacienti perballet me terapi kimike. Sidoqe, per te luftuar kete kancer me sukses duhet nje arsenal i tere barnash anti-tumor, qe do ti rradhiti me vone.

Kanceri i Pankreasit eshte nje nga me agresivet, por, nese shfaqet ne moshe te re, para moshes 60 vjecare, ai eshte shume me agresiv. Ne te shumten e rasteve tumori diagnostifikohet vone, atehere kur cdo intervenim kirurgjik eshte i kote, per kete ky kancer njihet edhe me emrin 'Silent Killer' (Vrasesi i Heshtur)

Ne keto raste pacientit i jepet vetem kujdesje palliative, pa shprese per shpetim, por vetem menagjim te dhimbjeve si dhe, neqoftese pacienti deshiron, edhe kimioterapi me Gemzar (Gemcitabine).

Por kjo kimioterapi vetem mund te zgjas jeten per dy-tre muaj me shume se qe do te jetonte pacienti pa te, ndersa efektet anesore te saj jane te padurueshme dhe kualiteti i jetes bie tek pacienti. Dmth, pacienti fiton pak ne kohe por humb me shume ne cilesine e jetes.
Por, kujdes, ashtu sic thua edhe ti, ne disa raste kimioterapia jo vetem qe nuk ndihmon fare por mund edhe te pershpejtoj rritjen e tumorit. Sidoqe ne raste me te medha ajo ndihmon.

Tani perpos barnave, DIJETA eshte faktor me rendesi shume te madhe
gjate luftes kunder ketij kanceri. Dijeten personi duhet ta kete te njellojte sikurse personat qe vuajne nga semundja e sheqerit (diabetis), por edhe me shume; duhet te mos konsumoj mishin fare (perpos mishit peshkut), yndyrerat si dhe te gjitha prodhimet e bylmetit.
Dijeta kryesisht duhet te fokusohet ne perime, sallata e barishte te ndryshme, por mundet edhe disa lloje te pemeve qe zakonisht nuk jane shume te embla. Te gjitha keto jane antioksidant te mire qe ndihmojne ne luftimin e thartires (acidit) ne stomak, qe tumori e krijon gjate mbytjes se qelizave te mira dhe shendrimit te tyre ne te keqija, pra kanceroze.
Metutje, UJI eshte antioksidanti me i mire ketu, dhe personi duhet te pije deri 4 litra uje ne dite nese mundet. Nese jo atehere minimum 2 litra.

Sidoqe edhepse te lartepermendurat ndihmojne dukshem ne krijim e ambienit te thate (alkalin) ne organizem ato nuk luftojne qelizen e kancerit. Tumori vazhdon te rritet.

Per ta luftuar tumorin direkt, perpos Gemzarit, une jam duke perdorur disa lloje te kepurdhave, bimeve dhe bybereve, te cilat jo vetem qe e luftojne tumorin me sukses duke e zvogeluar e menagjuar por ne anen tjeter edhe efektet anesore negative te Gemzarit jane duke i ulur.

Keto do ti paraqes ne postin e ardhshem duke shpresuar se nga pervoja ime dhe formula qe perdor bashkatdhetaret do te kene dobi ne raste fatkeqesish te njejta.

Socio
30-07-2012, 15:37
Sot behen gati 8 muaj qe babai im jeton dhe ndihet shume mire, pothuajse nuk ka asgje fare !

Ne fillim te vitit kur filloi me Gemzarin, e perballonte kemon shume veshtire, por pasi fillova ta kombinoj kemon edhe me terapi biologjike, simptomet negative u zhduken mbrenda dy javeve !!

Javen e kaluar, testimi i tumorit (tumor-marker) doli 24 dhe nga ky testim rezulton se tani nuk ka fare tumor !!
Markerin C19 qe eshte per kete lloj tumori e kishte te larte ne dhjetor; 155, ndersa sot e ka 24. Numer qe eshte normal per cdo njeri pa tumor !!

Megjithate, per te qene te sigurte se nuk kemi me tumor, CT SCAN duhet bere. Per fat te keq ne shtetet tona, mjetet jane te dobeta dhe edhpse behet ky lloj Skani fare lehte, gjithnje imazhet nuk dalin te kjarta. Jemi provuar. Vazhdon Gemzari deri ne shtator se bashku me terapine biologjike, kohe kur duhet bere skanin ne shtete te perendimit, ne ate shtet edhe ku eshte diagnostifikuar fillimisht.

Kryesorja ketu qe me ben te lumtur eshte se formula ka funksionuar shume mire dhe me sukses te madh deri tani. Kete e shoh edhe nga gjendja por edhe nga tumor-markeri ...

Te mos e zgjas me shume, ta jap formulen.

Socio
30-07-2012, 16:19
Protokoli qe perdor eshte ky:

1. Gemzari (kemo, doza jepet sipas peshes se pacientit. Kete e cakton onkologu) kohedhenja: zakonisht njehere ne jave, por mund edhe nje here ne dy jave. Por, perseri, kete e cakton onkologu. Ndersa per te tjerat qe vijojne onkologet nuk perzihen aty, skan pse, ne dore te Zotit, vetem te kane thene njehere:

2.Boswellia Serrata - lloj bime (google it)

Jepet 2,4 gram ne dite,

3.Kepurdhat - jane nga 400 mg per kapsulle, por ne shitje mund te gjinden ne doza me te vogla apo me te medha, sidoqe, ne dite jepet vetem 800 mg per secilen kepurdhe qe vijon perpos, ABM ku jepet dyfishi. Keshtu pra, ne rastin e 400 mg per kapsulle, jepet:

ABM (Agaricus Blazei Murril) mushrooms

2 kapsulla ne mengjes – 2 ne mbremje

Polyporus mushrooms

1 ne mengjes - 1 ne mbremje

Maitake mushrooms

1 ne mengjes - 1 ne mbremje

Cordyceps mushrooms

1 ne mengjes - 1 ne mbremje

4.Curcumin (Turmeric powder)

2 gram ne dite

5. Vitamin D

4000 iu ne dite - maximumi

6. Multivitamin te mire, sidomos me Selenium e Manganese te perfshire ne te, duhet te kete te pakten 180 iu Selenium ne te.

Te gjitha te lartepermedurat kane efekt antitumor dhe direkt sulmojne qelizat kanceroze. Per tu blere shumica gjinden vetem ne shtete te perendimit. Megjithate nuk kushtojne shtrejte, kuptohet perpos Gemzarit (Kemos). Ne google mund ti gjeni nese e beni nje kerkim te vogel, dhe sot kompanite e ndryshme i dergojne barnat edhe ne trojet tona.

Une, sigurisht mund te kem harruar pa skjaruar dicka me mire deri tani, per ate ju lutem ,nese nuk e keni ndonje gje te pa kjarte apo ju interson dic me shume, me pyesni.

Faleminderit.

Socio
04-08-2012, 15:43
Per arsye se pankreasi eshte organ i sistemit tretes (digjestiv) i cili nepermjet enzimeve tretese mundeson absorbimin e lehte te nutrienteve nga ushqimi i marrur, ne rastin e semundjes se kancerit, qelizat e tij prodhojne shume me pak enzime duke veshtiresuar keshtu, ne nje ane, procesin e tretjes se ushqimit dhe absorbimin e nutrienteve te domosdoshem per njeriun dhe ne anen tjeter duke shkaktuar mundim dhe dobesim te vazhdueshem tek pacienti.
Keshtu qe personi me kancer duhet medoemos te kompenzoj kete humbje te enzimeve tretese nepermjet barnave me enzime te reja qe mirren ne menyre orale.
Keto enzime qe prodhon pankreasi dhe qe duhet te mirren rregullisht ne rast te kancerit quhen: Lipaza, Proteaza dhe Amilaza -
Lipaza ndihmon tretjen e yndyrerave te ushqimit ne organizem; Proteaza te proteinave, ndersa Amylaza te sheqernave. Por pasi qe sheqernat dhe proteinat pak ose aspak duhet te figurojne ne dijeten e pacientit LIPAZA eshte enzimi kryesor qe do ti nevojitet organizmit.
Keshtu qe personat me kancer duhet patjeter te marrin ENZYME DIGJESTIVE qe do ta ndalojne ose se paku ngadalsojne ligeshtimin dhe humbjen e vazhdueshme te peshes si dhe lehtesojne mundimin.

Zakonisht, semundja e kancerit te pankreasit karakterizohet me humbje te vazhdueshme te peshes.

http://healthinessbox.files.wordpress.com/2012/01/pancreatic-cancer.gif

http://recipehealth.net/wp-content/uploads/2012/07/Pancreatic-cancer-1.jpg

Fig. Pankreasi

Socio
05-08-2012, 21:29
Natyra dhe Aktiviteti Fizik

http://www.listofimages.com/wallpapers/2012/04/one-with-nature-autmumn-bench-forest-leafs-leaves-nature-serenity-trail-trees-yellow-480x640.jpg

Front tjeter gjate luftes kunder kancerit te pankreasit eshte edhe Aktiviteti Fizik

Personat qe vuajne nga kanceri zakonisht kane me shume fragmente qelizore (Platelets) ne gjak ne krahasim me personat qe nuk kane kete semundje. Fragmentet qelizore luajne rol te rendesishem ne organizmin e njeriut. Ato ndalojne derdhjen e gjakut ne rast te ndonje prerje qe peson individi kudo ne trup, por nese numri i ketyre fragmenteve eshte i madh atehere secili individ mund te pesoj nga TROMBOZA - bllokimi i venave dhe arterieve me copa te ngurta gjaku (Bood-Clots) gje qe eshte e rrezikshme per njeriun dhe mund te shpiej deri te sulmet ne zemer apo tru, qe mund te jene edhe vdekjeprurese.

Aktiviteti fizik, sidomos te ecurit apo shetitja, ne baza ditore, parandalon kete rrezik. Metutje, aktiviteti fizik, ndihmon shume edhe ne largimin e depresionit nga i cili zakonisht vuajne personat me kancer. Megjithate ky aktivitet fizik duhet te jete i matur dhe te behet ne menyre rekreative, pa mundim, zakonisht me shetitje, ecje, sidomos ne natyre, ku gjindet edhe oksigjeni i paster, i cili poashtu i ndihmon shume personave me kancer qe te ndihen mire. Oksigjeni i vazhdueshem ne organizem ndikon pozitivisht edhe ne eliminimin e qelizave kanceroze. Gjithmone personat me kancer kane mungese te oksigjenit ne organizem, dhe kete duhet kompenzuar me dalje sa ma te shpeshte ne natyre.

Socio
06-01-2013, 21:42
http://4.bp.blogspot.com/-gQUlCFT0KXk/UGzigb7mIXI/AAAAAAAAATg/zqkyZkqUqos/s1600/sum2007_first_carrots_plus_beets.jpg
http://www.nickys-nursery.co.uk/seeds/vegetables-root.jpg

USHQIMI

Perpos barnave, DIJETA eshte faktor me rendesi shume te madhe gjate luftes kunder ketij kanceri. Dijeten personi duhet ta kete te njellojte sikurse personat qe vuajne nga semundja e sheqerit (diabetis), por edhe me shume; duhet te mos konsumoj mishin fare (perpos mishit te peshkut), yndyrerat si dhe te gjitha prodhimet e bylmetit.
Dijeta kryesisht duhet te fokusohet ne perime, sallata e barishte te ndryshme, por mundet edhe disa lloje te pemeve qe zakonisht nuk jane shume te embla.

Nga perimet preferohen ato perime me rrenje nen toke, si repa e kuqe, karrotat, qepet, hudherat dhe te gjitha perimet e tjera te ketij lloji. Rendesia qendron aty sepse keto perime jane me ideale per pastrimin e melqise, dhe organeve tjera tretese, forcimin e gjakut dhe zemres, por edhe kane efekt anti-tumor te drejteperdrejte.

Metutje, per arsye se personat qe vuajne nga kanceri i pankreasit kane veshtiresi me tretjen e ushqimit, organet tretese nuk duhet munduar, si dhe rendesine e marrjes se ushqimit te fresket natyror drejte ne organizem, eshte shume e rendesishme te perdoret rregullisht aparati qe perpunon (shtrydh) frutat dhe perimet duke i shendruar ne leng. Frutat dhe perimet duhet te konsumohen ashtu siq jane ne gjendjen e tyre natyrore, dmth, pa qeruar, pa u zier apo ferguar fare, kuptohet perpos disa perimeve qe nuk konsumohen pa i zier, si patatet, psh.

Personi duhet te konsumoj nga ky leng 1 deri ne 2 litra ne dite, qe jo vetem do te ndihmonte per te plotesuar nevojen e vitaminave ne organizem por edhe do te ndihmonte shume luften e organizmit kunder tumorit nepermjet materijeve anti-tumor qe kane keto perime.

http://1.bp.blogspot.com/_VUKICws-NEc/TIyeeqM4VoI/AAAAAAAAAJE/E_SuLf9iWL8/s1600/philips+juicer.jpg

Fig: Philips Whole Fruit Jucier

Socio
07-01-2013, 09:24
Disa nga perimet anti-tumor me te dosmosdoshme:

http://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=6068&stc=1&d=1357550352http://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=6069&stc=1&d=1357550409
http://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=6070&stc=1&d=1357550409
http://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=6071&stc=1&d=1357550409
http://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=6072&stc=1&d=1357550409

Socio
07-01-2013, 09:30
http://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=6073&stc=1&d=1357550835http://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=6074&stc=1&d=1357550899
http://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=6075&stc=1&d=1357552041
http://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=6076&stc=1&d=1357552041

DHE ... DMTH, TE GJITHA KETO ME POSHTE:

http://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=6077&stc=1&d=1357552583

Socio
15-02-2013, 12:04
Shkurt 2013 - Lufta kunder kancerit te pankreasit u humb. Babai im nderroi jete.

Terapite e larte-permendura biologjike dhe kimike qe kemi perdorur deri tani arriten ta zgjasin jeten por asesi ta zhdukin tumorin. Prej 3 muajsh, aq sa ishte prognoza per jetegjatesi e dhene nga mjeket, u arrit qe jeta te zgjatet deri ne 14 muaj. Ne pamundesi qe te zhduket tumori por vetem zvoglohet, ne fillim te shkurtit, tumori u shpernda papritmas ne organe tjera jashte pankreasit, me c'rast vdekja pasoi mbrenda javeve.

Kanceri i Pankreasit mbetet kanceri me agresiv dhe vdekjeprures qe ekziston.

Une humba nje prind ideal, ndersa kombi yne humbi nje atdhetar dhe intelektual te jashtezakonshem qe tere jeten dhe veprimtarine e tij i kushtoi kombit.

Lavdi i qofte !

BLEDI_SH
15-02-2013, 12:26

ngushellimet e mija,behuni i forte ne keta caste te veshtira,te jete gjithmone ne kujtesen tuaj ashtu sic e deshironi ju.
kurajo ju dhe familjes suaj.

magnus
15-02-2013, 12:28
Shkurt 2013 - Lufta kunder kancerit te pankreasit u humb. Babai im nderroi jete.

Terapite e larte-permendura biologjike dhe kimike qe kemi perdorur deri tani arriten ta zgjasin jeten por asesi ta zhdukin tumorin. Prej 3 muajsh, aq sa ishte prognoza per jetegjatesi e dhene nga mjeket, u arrit qe jeta te zgjatet deri ne 14 muaj. Ne pamundesi qe te zhduket tumori por vetem zvoglohet, ne fillim te shkurtit, tumori u shpernda papritmas ne organe tjera jashte pankreasit, me c'rast vdekja pasoi mbrenda javeve.

Kanceri i Pankreasit mbetet kanceri me agresiv dhe vdekjeprures qe ekziston.

Une humba nje prind ideal, ndersa kombi yne humbi nje atdhetar dhe intelektual te jashtezakonshem qe tere jeten dhe veprimtarine e tij i kushtoi kombit.

Lavdi i qofte !na dhe nje lajm shume te keq.

Pushofte ne paqe ne perjetesi.

beju i forte, ti je i forte.

Hello Kitty
15-02-2013, 13:56
Shkurt 2013 - Lufta kunder kancerit te pankreasit u humb. Babai im nderroi jete.

Terapite e larte-permendura biologjike dhe kimike qe kemi perdorur deri tani arriten ta zgjasin jeten por asesi ta zhdukin tumorin. Prej 3 muajsh, aq sa ishte prognoza per jetegjatesi e dhene nga mjeket, u arrit qe jeta te zgjatet deri ne 14 muaj. Ne pamundesi qe te zhduket tumori por vetem zvoglohet, ne fillim te shkurtit, tumori u shpernda papritmas ne organe tjera jashte pankreasit, me c'rast vdekja pasoi mbrenda javeve.

Kanceri i Pankreasit mbetet kanceri me agresiv dhe vdekjeprures qe ekziston.

Une humba nje prind ideal, ndersa kombi yne humbi nje atdhetar dhe intelektual te jashtezakonshem qe tere jeten dhe veprimtarine e tij i kushtoi kombit.

Lavdi i qofte !

Socio, ngushellimet e mia me te perzemerta!

Mandi
15-02-2013, 13:57

Ngushėllime mė tė sinqerta miku im.
Shpirti ju preft nė paqe.

Mandi

Don_Zhuan
15-02-2013, 16:20
Shkurt 2013 - Lufta kunder kancerit te pankreasit u humb. Babai im nderroi jete.

Terapite e larte-permendura biologjike dhe kimike qe kemi perdorur deri tani arriten ta zgjasin jeten por asesi ta zhdukin tumorin. Prej 3 muajsh, aq sa ishte prognoza per jetegjatesi e dhene nga mjeket, u arrit qe jeta te zgjatet deri ne 14 muaj. Ne pamundesi qe te zhduket tumori por vetem zvoglohet, ne fillim te shkurtit, tumori u shpernda papritmas ne organe tjera jashte pankreasit, me c'rast vdekja pasoi mbrenda javeve.

Kanceri i Pankreasit mbetet kanceri me agresiv dhe vdekjeprures qe ekziston.

Une humba nje prind ideal, ndersa kombi yne humbi nje atdhetar dhe intelektual te jashtezakonshem qe tere jeten dhe veprimtarine e tij i kushtoi kombit.

Lavdi i qofte !

U prefte ne Paqe e Ngushullime ty edhe familjes,uroj ta kujtoni.

Lufta me Kte Semundje te tmershme eshte kaq e ashper edhe pse deshira e njerzve eshte kaq e madhe nuk mund te bejm gje tjeter pervecse te Luftojme sa me shume Beteja Kunder Saj.

Socio
15-02-2013, 18:10
Bashkeforumiste te nderuar, ju falenderoj te gjitheve per ngushellimet tuaja.

Poashtu, falenderoj disaporen shqiptare si dhe te gjithe organizmat arsimor, politik dhe shoqeror te shqiptareve anembane trojeve per ngushellimet e tyre.

Me mbetet mua te ju ngushelloj edhe juve te gjithe shqiptareve, e vecanerisht atyre te Ilirides per kete humbje.

Durim dhe Krenari se pema eshte mbjellur dhe frytet e saj vetem se po dalin ...

Lavdi

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=OF48BE1Q_t0

Akrepi
15-02-2013, 19:23
Shkurt 2013 - Lufta kunder kancerit te pankreasit u humb. Babai im nderroi jete.

Terapite e larte-permendura biologjike dhe kimike qe kemi perdorur deri tani arriten ta zgjasin jeten por asesi ta zhdukin tumorin. Prej 3 muajsh, aq sa ishte prognoza per jetegjatesi e dhene nga mjeket, u arrit qe jeta te zgjatet deri ne 14 muaj. Ne pamundesi qe te zhduket tumori por vetem zvoglohet, ne fillim te shkurtit, tumori u shpernda papritmas ne organe tjera jashte pankreasit, me c'rast vdekja pasoi mbrenda javeve.

Kanceri i Pankreasit mbetet kanceri me agresiv dhe vdekjeprures qe ekziston.

Une humba nje prind ideal, ndersa kombi yne humbi nje atdhetar dhe intelektual te jashtezakonshem qe tere jeten dhe veprimtarine e tij i kushtoi kombit.

Lavdi i qofte !
Ngushėllimet e mija Socio.
Babait ju prehtė shpirti nė paqe.

Rex
15-02-2013, 20:29
Humbje e madhe pėr familjen, miqtė, shqiptarėt e Ilirides dhe kombin shqiptar nė pergjithėsi.

Kush le gjurmė tė bardha si profesori, s`harrohet por pėrjetėsohet.

Ngushellimet mė tė sinqerta Socio. I qoftė i lehtė dheu i Shqiptarisė!

Albpelasgian
15-02-2013, 22:05
Ngushllimet e mia Socio! Nderoje kujtimin e tij duke u bere i forte ne keto caste dhimbjeje e duke ndjekur gjurmet e tij. Vepra e babait tuaj ishte ne sherbim te emancipimit arsimor te shqiptareve!

Marya
09-01-2017, 17:09
Respekte per personin qe luftoi per dije , per liri , luftoi me shpirt dhe lapes ne dore
Me emecionohu fjalimi i tij, i perjetshem kujtimi i tij
https://m.youtube.com/watch?v=OF48BE1Q_t0&feature=player_embedded

Socio
09-01-2017, 19:41
Faleminderit shume Marya !

E kujtojme me shume mall. Ne shkurt e kemi katervjetorin e vdekjes. Ne dhjetorin e vitit qe shkoi i publikuam edhe librin e fundit te cilin nuk arriti ta publikoj per shkak te shendetit te perkeqesuar. Nuk ka rreshtur se punuari, edhe ne shtratin e vdekjes.

Hello Kitty
10-01-2017, 00:55
Protokoli qe perdor eshte ky:

1. Gemzari (kemo, doza jepet sipas peshes se pacientit. Kete e cakton onkologu) kohedhenja: zakonisht njehere ne jave, por mund edhe nje here ne dy jave. Por, perseri, kete e cakton onkologu. Ndersa per te tjerat qe vijojne onkologet nuk perzihen aty, skan pse, ne dore te Zotit, vetem te kane thene njehere:

2.Boswellia Serrata - lloj bime (google it)

Jepet 2,4 gram ne dite,

3.Kepurdhat - jane nga 400 mg per kapsulle, por ne shitje mund te gjinden ne doza me te vogla apo me te medha, sidoqe, ne dite jepet vetem 800 mg per secilen kepurdhe qe vijon perpos, ABM ku jepet dyfishi. Keshtu pra, ne rastin e 400 mg per kapsulle, jepet:

ABM (Agaricus Blazei Murril) mushrooms

2 kapsulla ne mengjes – 2 ne mbremje

Polyporus mushrooms

1 ne mengjes - 1 ne mbremje

Maitake mushrooms

1 ne mengjes - 1 ne mbremje

Cordyceps mushrooms

1 ne mengjes - 1 ne mbremje

4.Curcumin (Turmeric powder)

2 gram ne dite

5. Vitamin D

4000 iu ne dite - maximumi

6. Multivitamin te mire, sidomos me Selenium e Manganese te perfshire ne te, duhet te kete te pakten 180 iu Selenium ne te.

Te gjitha te lartepermedurat kane efekt antitumor dhe direkt sulmojne qelizat kanceroze. Per tu blere shumica gjinden vetem ne shtete te perendimit. Megjithate nuk kushtojne shtrejte, kuptohet perpos Gemzarit (Kemos). Ne google mund ti gjeni nese e beni nje kerkim te vogel, dhe sot kompanite e ndryshme i dergojne barnat edhe ne trojet tona.

Une, sigurisht mund te kem harruar pa skjaruar dicka me mire deri tani, per ate ju lutem ,nese nuk e keni ndonje gje te pa kjarte apo ju interson dic me shume, me pyesni.

Faleminderit.

Boswelia Serrata is used as a natural painkiller, and it's also used for leaky gut.

Hello Kitty
10-01-2017, 00:57
@@@@@@@@@@@@@