PDA

View Full Version : Profesor Kurti, “patron cum mentor”


Saura
19-07-2012, 20:28
MENTOR PETRELA

Profesor Xhelal Kurti, krijues i neurokirurgjisė shqiptare, u shua nė moshėn 86-vjeēare nė paqe me vetveten e tė dashurit e tij. Me origjinė bejlerėsh nga Kurtėt, u edukua me ndjenjė patriotike tė thellė. Gjimnazist i Tiranės nė konfliktin e Luftės se Dytė Botėrore, i orientuar nga Shyqyri Mulleti, rreshtohet nė moshėn 17-vjeēare sė bashku me tė vėllanė, Safetin, nė formacionin e Ēetės sė Pezės. Ky aksion i hershėm patriotik i tij e diferencoi nga komunizmi dhe totalitarizmi qė pasuan, duke mbetur i palėkundur nė shpirtin e tij. Oruelli nė “The lion and the unicorn” pėrshkruan tė njėjtėn situatė, ku dalloheshin mirė qėndrimet e patriotėve anglezė nga majtistėt, komunistėt, fabianistėt, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Studioi pėr Mjekėsi nė Budapest. Afeksionin pėr atė qytet dhe pėr hungarezėt e shprehu pa rezervė gjatė gjithė jetės sė tij me dozė tė fortė humori. Ndėr tė vetmit u specializua pėr neurokirurgji nė Ēeki, pranė profesor Peterit pėr tri vite me radhė dhe emri i tij ėshtė i afishuar nė Bibliotekėn e Hradec Kralovit. I kthyer nė atdhe pas rupturės me bllokun sovjetik, krijon Klinikėn Universitare tė Neurokirurgjisė mė 1964-n, specialitet i vėshtirė pėr njė vend tė vogėl qė po shkonte drejt autarkisė. Shėrbeu dhe pėrhapi nė tė gjithė territorin konceptet neurokirurgjikale tė traumės kraniale e medulare te kirurgėt e neurologėt, ndėrkohė nisi pėrpjekjet pėr pajisje e pėr formim ekipi. Aplikues i vėrtetė i elektroencefalografisė,arteriografisė, melografisė nė Shqipėri, iu erdhi shumė nė ndihmė tė sėmurėve nė diagnostikimin e sėmundjeve tė trurit e tė palcės. Evidencat e mbrojtėn nga vanitoze e Alfiere qė u pėrpoqėn t’ia rrėmbenin rezultatin. Ndėrhyrjet neurokirurgjikale tė para i kreu nė kushte tė vėshtira e nė pėrballje me opinione shpesh jo shumė tė favorshme, megjithatė, vendimmarrja, pragmaticiteti, tėrheqja pėrpara nxitimit ose arritjes se rezultatit me ēdo kusht ishin karakteristikat kryesore qė e dalluan si kirurg i mirėfilltė e i pėrsosur. Agnostik e i vėrtetė, krijoi shoqėrinė e tij me personazhet mė tė njohur tė mjekėsisė, tė cilėt ndjeheshin tė gėzuar nė praninė e tij tė natyrshme e plot humor, duke u lėnė tė kuptohej se kėshtu do tė zbusnin “ferocia animi”. Pėrpjekjet e pareshtura nė zhvillimin e neurokirurgjisė i kishte preokupim pothuajse ditor qė si neurokirurg i gjeneratės sė tretė kam pasur privilegjin ta jetoj duke parė kėmbėnguljen, pasionin pėr teknologjitė e reja dhe, mė kryesorja, perspektiva pėr tė rinjtė. Shpesh citonte Seneken: “Qė tė drejtosh duhet tė mposhtėsh zilinė”.
Me shpirt liberal, megjithėse drejtoi nėn diktaturė, nuk ngurroi lidhjet ndėrkombėtare me figurat si Emil Pasztor, Raymond Houdart, Beniamino Guidetti, Jean Brihaye, G. P. Cantore, tė cilėt e mbėshtetėn nė tė gjitha forumet ndėrkombėtare, duke bėrė tė njohur neurokirurgjinė shqiptare, qė ajo tashmė ishte realitet. Nė relacionet me Fakultetin e Mjekėsisė divulgoi nė ciklin e dytė, tė tretė e nė edukimin e vazhdueshėm taksonomine neurokirurgjikale. Sė bashku me Papariston, Gaēen, ishin mbrojtės tė modelit tė shkollės sė librit tė pėrkthyer, ku edhe aty shprehnin rezervat te redaktorėt. Shėrbimi Universitar i Neurokirurgjisė ėshtė tashmė njė institucion mbarėkombėtar ku nėn portikun e emrit Profesor Kurti lexoni:
“BANOJ NĖ SHTĖPINE TIME, KURRĖ NUK KAM IMITUAR NDOKĖND E DO TĖ TALLEM ME TĖ GJITHĖ MJESHTRIT QĖ NUK U TALLĖN ME VETEN E TYRE”.
La Gaya Scienza. Nietzsche
Homazhet tona pėr zonjėn Eli, Minervėn, Philippe, Benoit, Julien, nipėrve e mbesave.
*Profesor i Universiteteve, Paris