PDA

View Full Version : Hipertensioni: 15 Menyra Si Te Ulet Presioni i Gjakut Pa Barna


Forum-Al
19-02-2010, 15:50
http://feedads.g.doubleclick.net/~a/m3WmVllhoWyeUWFicxDWKhM3ZEg/0/di (http://feedads.g.doubleclick.net/~a/m3WmVllhoWyeUWFicxDWKhM3ZEg/0/da)
http://feedads.g.doubleclick.net/~a/m3WmVllhoWyeUWFicxDWKhM3ZEg/1/di (http://feedads.g.doubleclick.net/~a/m3WmVllhoWyeUWFicxDWKhM3ZEg/1/da)

http://sherohu.com/wp-content/uploads/2010/01/presioni_i_gjakut.jpg (http://sherohu.com/hipertensioni-15-menyra-si-te-ulet-presioni-i-gjakut-pa-barna)

Shpesh diabeti dhe hipertensioni shkojnė dorė pėr dore. Gati dy nga tre persona tė moshuar me diabet kanė edhe hipertension (shtypja e larte e gjakut). Qė tė dy kėto gjendje rrisin rrezikun pėr sulm ne zemer, goditjen nė tru, sėmundje tė syve dhe veshkave.

Sikur sheqeri nė gjak ashtu edhe shtypja e gjakut luhatet gjatė ditės. Shtypja normale e gjakut ėshtė 120/80 mmHg. Rezultatet ndėr 120/80 mmHg konsiderohen normale, por njė rezultat pėrmbi tė nuk duhet tė konsiderohet shkak pėr tė bėrė panik. Hipertensioni definohet atėherė kur kemi dy apo mė shumė lexime tė rezultatit mbi 140/90.

Sidoqoftė, njerėzit me diabet kanė cak mė tė ulėt tė shtypjes sė gjakut se sa tė tjerėt. Kjo ėshtė pėr shkak tė rritjes sė rrezikut tė semundjes sė zemres qė vie nga diabeti. Mjekėt anė e mbanė rekomandojnė qė njerėzit me diabet duhet tė mbajnė shtypjen e gjakut ndėr 130/80.

Nėse shtypja e gjakut ngritėt mjeku sigurisht se do ju rekomandojė ndryshime nė mėnyrėn e tė jetuarit para se tė pėrshkruaj barna. Dhe pėr kėtė mė poshtė keni disa kėshilla qė ia vlen tė adoptohen ke apo nuk ke hipertension.

Lexoni me poshtė* 15 mėnyra se si tė ulet presioni i gjakut pa barna


Shkurto sasinė e kripės. Nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė kripa rrit shtypjen e gjakut. Njė studim i ri i publikuar nė Gusht tė vitit 2008 nė American Journal of Clinical Nutrition e konfirmon kėtė. Studimi i mė shumė se 11000 njerėzve ka zbuluar se dieta (tė ushqyerit) me sasi tė lartė sodiumi ishte drejtpėrdrejtė e lidhur me shtypjen e lartė tė gjakut.
Largo Stresin. Njė shqyrtim i 107 studimeve tė bėrė pėr teknikat e zvogėlimit tė stresit dhe shtypjen e gjakut ka zbuluar se meditimi, trajnimi i menagjimit tė stresit dhe relaksimi progresiv i muskujve ishin qė tė gjitha efektive nė uljen e shtypjes sė gjakut.
Gjithashtu, njė studim tjetėr i prezantuar gjatė Majit 2008 nė mbledhjen vjetore tė American Society of Hypertension (Shoqatės Amerikane pėr Hipertension) ka zbuluar se dėgjimi i muzikės relaksuese pėr 30 minuta nė ditė zvogėlon shtypjen e gjakut.
Alkooli. Ekspertėt rekomandojnė jo mė shumė se njė gotė pėr femra dhe dy gota pėr burra nė ditė. Nė fakt, studimet tregojnė se kur ata qė pinė shumė alkool shkurtojnė sasinė qė pinė, edhe shtypja e gjakut zvogėlohet. Nėse pini alkool dhe jeni nė rrezik tė zhvillimit tė shtypjes sė lartė tė gjakut bėnė mirė qė tė ndaloni apo shkurtoni pirjen e alkoolit.
Mbushu me potas. Edhe pse sot rekomandohet qė tė rriturit tė konsumojnė sė paku 4700 miligram (mg) tė potasės nė ditė dhe jo mė shumė se 2300 mg tė sodiumit, njerėzit ashtu sikur ti kishin rekomanduar e bėjnė tė kundėrtėn dhe konsumojnė dy herė mė shumė sodium se sa rekomandohet dhe marrim shumė mė pak potas se sa rekomandohet. Njė shqyrtim i studimeve i publikuar nė Gusht tė vitit 2008 nė Journal of Clinical Hypertension ka zbuluar se tė ushqyerit me ushqime tė pasura me potas ndihmon nė uljen e shtypjes se gjakut. Burimet e mira tė potasės me gliceminė tė ulėt janė: fasulet e sojės, fasulet e konzervuara, salcė domateve dhe paste, zarzavate, spinaqi, shojzė, fasule dhe thjerrėzat.
Merr magnez. Ushqimet e pasura me magnez munden qė gjithashtu tė ndihmojnė nė kontrollimin e shtypjes se gjakut. Njė shqyrtim i fundit i studimeve ka zbuluar njė lidhje inverze nė mes magnezit dhe shtypjes sė gjakut. Pėr mė shumė hulumtimet kanė lidhur marrjen e magneziumit me zvogėlim tė rrezikut ndaj goditjes nė tru dhe priklampsis (hipertension i nxitur nga shtatzėnia). Ushqimet e mira qė pėrmbajnė magnez janė drithėrat, orizi i kaftė, bajamet, gėshtenjat, fasulet lima, spinaqi dhe qumėshti.
Tė mos harrojmė qumėshtin. Ushqimet e pasura me kalcium sikur qumėshti gjithashtu kanė treguar se zvogėlojnė shtypjen e lartė tė gjakut. Sasia e kalciumit qė rekomandohet nė ditė ėshtė 1000-1200 mg, sasi qė gjendet nė dy apo tri gota qumėsht tė zakonshėm. Burime tjera tė kalciumit janė jogurti, djathi, lakra kineze, brukoli, spinaqi dhe lakra jeshile.
Ha patate. Njė tė vogėl sepse jo vetėm qė janė tė pasura me potas por gjithashtu pėrmbajnė pėrzierje tė uljes sė shtypjes se larte tė gjakut qė quhen kukoamine, substancė qė mė parė ėshtė njohur tė gjendet vetėm nė mjekėsin popullore Kineze. Nėse patatet janė me shumė karbohidrate pėr ty, atėherė provo domatet nė vend tė patateve. Edhe domatet pėrmbajnė kukoamine por kanė koncentrim mė tė vogėl.
Selino. Nė njė studim tė vitit 1992, sipas njė artikulli tė botuar nė New York Times tė titulluar (Njė vėshtrim i ri ndaj barit tė lashtė: Selino) 9 qėrshor 1992, tregon qė njė pėrzierje qė gjendet nė selino relakson muskujt e butė shtresus tė enėve tė gjakut dhe kėshtu zvogėlohej tensioni i larte i gjakut.
Peshku. Peshqit si ai salmon, peshku ton, harenga, skumbri dhe shojza, janė tė pasura me acide yndyrore omega-3 DHA decosahexaenoic acid) dhe EPA (eicosapentaeonic acid), tė cilėt ndihmojnė nė uljen e tensionit tė lartė tė gjakut. Nėse nuk jeni peshk ngrėnės, provo vezėt apo kapsula me vaj peshku.
Arrat. Ato janė tė pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA (alphalinolenic acid), i cili ndihmon qė shtypja e gjakut tė zvogėlohet. Arrat me tė mira janė ato Angleze sepse kanė ALA mė shumė se tjerat. Ju gjithashtu mund tė merrni kėto dobi edhe nga farat e lirit, arrat, dhe soja.
Ha djegės. Erėzat jo vetėm qė ndihmojnė ti japin shije tė mirė ushqimeve por ato gjithashtu ndihmojnė qė tė ulin presionin e gjakut. Rigon, piperi i zi, borzilok janė raportuar se qė tė gjitha ndihmojnė qė presioni i gjakut tė ulet. Sė fundi hulumtuesit Iranian hanė zbuluar se shafrani gjithashtu ndihmon nė uljen e shtypjes sė lartė tė gjakut.
Njė thelb hudhre. Njė shqyrtim i studimeve tė publikuar pėrgjatė 50 viteve tė shkuara ka zbuluar se hudhra ėshtė po aq efektive nė uljen e shtypjes sė lartė tė gjakut sa edhe disa medikamente tė zakonshme. Hulumtuesit Australian kanė theksuar se doza prej 600 deri 900 mg qė pėrdoret nė shumicėn e studimeve pėrmban rreth 3.6 deri 5.4 mg tė allicinit, pėrbėrėsi aktiv nė hudhėr. Thelbi i hudhres pėrmban nga 5 deri 9mg tė allicinit.
Spinaqi. Ushqimet e pasura me folate sikur spinaqi janė tė lidhura mė uljen e shtypjes sė lartė tė gjakut. Njė studim i publikuar mė 2005 nė Journal of the American Medical Association ka zbuluar se gratė tė cilat konsumonin sė paku 1000 mikrogramė tė folates nė ditė pėrmes ushqimit apo pėrmes suplementėve (zėvendėsuesve), kanė arritur tė zvogėlojnė rrezikun pėr hipertension krahasuar me ato tė cilat konsumonin 200 mikrogram nė ditė. Burime tjera me folate janė perimet me gjethe tė gjelbėrta, bimėt bishtajore, dhe shparg.
Shoqėrohu. Hulumtuesit nė Univerzitetin e Ēikago kanė zbuluar se ata tė cilėt kishin mė pakė lidhje shoqėrore (shoqėri) kishin mė shumė gjasa tė vuanin nga hipertensioni. Nė fakt shtypja e gjakut tek personat e vetmuar ishte mesatarisht pėr 30 pikė mė e lartė se sa ata tė cilėt nuk ishin tė vetmuar.
Ēokollata e Zezė. Kėnaqu duke ngrėnė ēokollatė pėr ēdo ditė nga pak pėrderisa ajo ėshtė ēokollatė e zezė. Studimet tregojnė se ėshtė e mirė pėr shėndetin e zemrės dhe se zvogėlon shtypjen e lartė tė gjakut. Nuk kem nevojė tė pėrmendim se ēka bėnė pėr disponimin tuaj.
E di qė ėshtė e vėshtirė tė inkorporohen nė jetė tė gjitha kėto pėrnjėherė por mundohuni sadopak qė tė bėni ndryshime pak nga pak. Ēka mendoni ju, a ka dikush qė ka provuar ndonjėrėn nga kėto mėnyra ose edhe ndonjė tjetėr e qė ka pasur sukses ose ka dėshtuar?

http://img.zemanta.com/pixy.gif?x-id=72eeed35-b547-815f-93ed-5b9480fde272
Kliko Per te shkarkuar E-Librin 27 KESHILLAT SHENDETSORE QE DUHET TI DINI! (http://sherohu.com/shendeti.pdf)

Hipertensioni: 15 Menyra Si Te Ulet Presioni i Gjakut Pa Barna (http://sherohu.com/hipertensioni-15-menyra-si-te-ulet-presioni-i-gjakut-pa-barna)

Poste te ngjashem:
Shtypja Larte E Gjakut – 8 Menyra Te Parandalimit (http://sherohu.com/shtypja-larte-e-gjakut-8-menyra-te-parandalimit) Edhe pse shtypja larte e gjakut (gjithashtu e njohur si...
Shtypja E Larte E Gjakut – 10 Menyra Si Ta Kontrolloni Pa Medikamente (http://sherohu.com/shtypja-e-larte-e-gjakut-10-menyra-si-ta-kontrolloni-pa-medikamente) Mos supozo se medikamentet jane celesi ne kontrollimin e shtypjes...
Shtypja e Gjakut – Top 5 Ushqimet Qe Ulin Ate (http://sherohu.com/shtypja-e-gjakut-top-5-ushqimet-qe-ulin-ate) Para se tė pajtohesh me faktin se duhet tė marrėsh...
Kapslleku: Ilace Natyrale dhe Barna Shtepiake per Kapsllek (http://sherohu.com/kapslleku-ilace-natyrale-dhe-barna-shtepiake-per-kapsllek) Problemet e kapsllekut kanė tė bėjnė kryesisht nga njė diete...


http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?d=yIl2AUoC8zA (http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?a=6ywIU5CNqlU:YIdLJZFwz1Q:yIl2AUoC8zA) http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?d=qj6IDK7rITs (http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?a=6ywIU5CNqlU:YIdLJZFwz1Q:qj6IDK7rITs) http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?i=6ywIU5CNqlU:YIdLJZFwz1Q:gIN9vFwOqvQ (http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?a=6ywIU5CNqlU:YIdLJZFwz1Q:gIN9vFwOqvQ) http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?d=7Q72WNTAKBA (http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?a=6ywIU5CNqlU:YIdLJZFwz1Q:7Q72WNTAKBA) http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?i=6ywIU5CNqlU:YIdLJZFwz1Q:F7zBnMyn0Lo (http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?a=6ywIU5CNqlU:YIdLJZFwz1Q:F7zBnMyn0Lo) http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?i=6ywIU5CNqlU:YIdLJZFwz1Q:V_sGLiPBpWU (http://feeds.feedburner.com/~ff/Sherohu?a=6ywIU5CNqlU:YIdLJZFwz1Q:V_sGLiPBpWU)
http://feeds.feedburner.com/~r/Sherohu/~4/6ywIU5CNqlU

Forum-Al.com
Aty ku shqiptarėt mblidhen!