PDA

View Full Version : Keshilla popullore


Skydive
30-01-2013, 10:30
Kater preparate natyrale per zbardhjen e dhembeve




Soda bikarbonati (soda e bukės) pastron dhe zbardh dhėmbėt. Pėrzieni njė lugė tė vogėl sodė, pak kripė dhe disa pika uthulle dhe me kėtė pėrzierje lani dhėmbėt. Veprimin e njėjtė pėrsėriten dy deri nė katėr herė nė muaj dhe rezultati do tė jetė – dhėmbė tė mrekullueshėm dhe tė kuruar.

Limoni dhe soda

Nė njė enė hidhni ¼ e filxhanit sodė bikarbonati dhe lėngun e gjysmės sė limonit. Pėrzierjen vėnie nė dhėmbė dhe lėreni tė veprojė tre minuta, mirėpo jo mė gjatė sepse do tė mund tė dėmtoni zmaltin e dhėmbėve. Lani dhėmbėt me pastė, ndėrsa kėtė veprim pėrsėriteni njė herė nė javė.

Luleshtrydhja (dredhėza)

Nėse dėshironi qė pa u munduar fare t’i zbardhni dhėmbėt, pėrdorni luleshtrydhet. Ngjeshi pėr dhėmbė dhe fėrkoni me tė dhėmbėt. Pastaj lani me pastė, nė mėnyrė qė sheqeri dhe thartina tė mos e dėmtojnė zmaltin.

Uthulla e mollės

Uthulla e mollės ndihmon nė eliminimin e njollave dhe nė zbardhjen e dhėmbėve dhe mbyt bakteret e dėmshme nė zgavrėn e gojės. Nė njė gotė me ujė hidhni njė lugė tė vogėl uthulle dhe me tė lani gojėn, ndėrkaq dhėmbėt lani me pastė. Kėtė veprim mund ta pėrsėrisni ēdo ditė.

Dafina dhe portokalli

Dhėmbėt do t’i zbardhni nėse i lani me pėrzierje tė fletėve tė dafinės dhe tė lėvores sė thatė tė portokallit. Nė njė enė vini tė njėjtėn sasi tė fletėve tė bluara tė thata dhe tė lėvoreve tė thata tė portokallit dhe shtoni pak ujė. Qiteni nė dhėmbė dhe lėreni tė veprojė tri deri nė katėr minuta. Pastaj lani dhėmbėt me pastė.

http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2013/01/dhembet.jpg

Keshilla.net

Skydive
30-01-2013, 10:40
Ja disa ushqime qė “luftojnė” reumatizmėn


Ushqyerja nė mėnyrė tė shėndetshme dhe marrja e ushqimeve tė duhura, luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė trajtimin e rheumatizmės. Nė fakt, personave qė vuajnė nga kjo sėmundje por qė nuk marrin mjekim, mėnyra mė efektive nė trajtim qė ju rekomandohet ėshtė pėrdorimi i njė diete ushqimore rigoroze .

Patate tė pagatuara: Ndihmojnė shumė pėr tė ēliruar nga dhimbjet dhe parehatia qė shkaktohen nga reumatizma. Meqė lėkura e patateve ėshtė shumė e pasur nė minerale, ato mund tė futen nė ujė, tė zihen dhe mė pas tė pihet lėngu. Lėngu kėshillohet tė konsumohet disa herė nė ditė para vakteve.

Kungulli i hidhur: Lėngu i nxjerrė prej tij duhet tė pėrzihet me njė lugė mjaltė dhe mė pas tė konsumohet. Ėshtė e rėndėsishme tė merret ēdo ditė pėr tre muaj me rradhė

Selinoja: Lėngu i nxjerrė prej saj duket se ėshtė mė i efektshėm sesa vetė konsumi i kesaj perimeje nė rastin e tė sėmurėve reumatik.

Limonat: Rekomandohet tė pihet lėngu i dy ose tre limonave ēdo ditė pėr tė paktėn tre muaj.

Arrat: Konsumimi i tė pakėn 6 kokrrave arra ēdo ditė ndihmon nė qetėsimin e dhimbjeve nė mėnyrė efektive.
Ka disa lloje tė ndryshme dietash ushqimore pėr tė sėmurėt me reumatizėm tė cilat mund ti merrni nė burime tė ndryshme si, nėpėr libra mjekėsorė apo faqe interneti. Megjithatė para se tė nisni ndonjė prej tyre, apo nėse doni tė ndryshoni mėnyrėn tuaj tė tė ushqyerit duhet absolutisht tė konsultoheni me mjekun dhe tė merrni aprovimin e tij.

USHQIMET QE NUK REKOMANDOHEN:

Pijet qė pėrmbajnė kafeinė, si : ēaji,kafja dhe ēokollata e nxehtė.

Erėzat dhe turshitė

Mish i kuq, peshku dhe produktet e mishit

Drithėrat e pėrpunuara, si ato qė ndodhen te buka e bardhė

Ėmbėlsirat dhe produkte tė tjera qė pėrmbajnė sasi tė madhe sheqeri.

http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2013/01/reumatizma.jpg

Hello Kitty
30-01-2013, 16:11
Thank you Skydive! Me pelqejne shume keto tema.

Skydive
30-01-2013, 17:26
e kam vene re Kitty-hug-

Ganimet
30-01-2013, 20:25
Cdo mjes pi nga gjysm kile uje te vaket ,aq sa ta duro organizmi qe te tretesh dhjamin e tepert//////////////preferohet tek personat me mbipesh.

Pastrohu me uje te ftohet ne mengjes ne ditet e para te pranveres(nji jav)...rri ne dhom te fresket ne nji temperatur deri 5 grad>>>> ben mir tek personat me reumatizem.


Per sherimin e unazave(boshtit kurrizor dhe nyjeve)

Vendos lekuren e lepurit te sapo vrar ne vendin qe ndjeni dhembje.Anen e pergjakur te lekures vendose ne vendin e dhembjeve,pastaj me nji cesk najlloni-plastike e holl,mbeshjelle disa her lekuren e lepurit sikur te perkujdeseshe qe te mos depertoi aroma e keqe qe do te lajmrohet me kalimin e kohes.Ceska arrin dy efekte ruan ambjentin nga aroma e pa kendshme dhe ne anen tjeter arrin ta rris efektin e ilaqit(barit).Mbaje mundsisht deri 4 0se 5 dit.Dimrit eshte me praktike qe te perdoret kjo ilaqe popullore sepse njerzit veres jon me shum me pune.Mundesisht te bartet deri sa aroma e keq fillo te depertoj jash cesekes se mbeshtjellur.


Per personat me probleme me frymarrje.....
......
.............
Zije ne form supe mishin e patave te ujit dhe deri sa ta hargjoni mishin e nji guse uji(Te ndahet per 21 racuione)do te sheroheni nga problemet me frym-marje.Preferohet dhjami te shkrihet ne nji luge dhe te perdoret nga nji gjysm luge e ushqimit te meret cdo mjes.Per te moshuarit dhe per personat mebronhitis esht ilaq shum efikas.Njerzve qe ua kom treguar kte recet me falenderohen ,sepse ka pas efekt te tek gjith personat.



1 kg mjajt
1kg levore mandarine
1kg arra te bluara

Perzihen sbashku dhe cdo mjes merret nga nji luge para ushqimi ,do zbrisni yndyren ne gjak,diabetin,dhe nese keni probleme me ithatin ne lukth,ben pastrimin e gjakut nga nikotina(duhanpirsit).Ilaq i provuar,shum efikas.





Mushkrit e iriqit piqi ,beri shkrum dhe ne mjes miret nga nji luge qaji.Mundesisht mos perdor ngrenje e pije per disa ore.
Thuhet per se sheron smundjen e te brejtit(ishte sigurisht fjala per lloj kanceri)
gjitha kto receta me pat rrefy nji plake kure isha si femij.Vertet nuk ua vernim veshin asaj ,sepse besoshim ne doctoret,po ajo iku .Ka jetu sigurisht afer 108 vjeq ,pore vertet ajo ka qen mjeke e vyer popullore.her tjeter do ti sjell edhe ca.

Elina
23-03-2013, 15:21
Luftoni Stresin Me Lėng Shege

http://rrethjush.net/wp-content/uploads/2013/03/shege-300x199.jpg

Pėrveē se njė burim i pasur antioksidantėsh, shega ndihmon edhe pėr tė luftuar stresin. Nė kėtė pėrfundim arritėn shkencėtarėt e universitetit “Queen Margaret” tė Edimburgut, kur zbuluan se nėse shtrydhim dhe pimė 500 ml lėng shege ēdo ditė pėr dy javė rresht, do tė pėrmirėsohet humori ynė dhe do tė pakėsohet stresi.

Pjesė e kėsaj pune kėrkimore ishte edhe vullnetarė tė cilit pinė lėng shege pėr plot 15 ditė. Tė rrahurat e zemrės sė tyre u pakėsuan, pasi kishin pirė lėngun e shegės dhe veē kėsaj, ndjeheshin mė nė humor dhe mė energjikė.
“Ėshtė mirė qė tė punėsuarit tė pinė lėng shege, pasi i heq stresin, i jep energji dhe ndihmon nė shėndetin e tyre”, shtoi kreu i studimit, dr. Emant al Duzaili. /alb-observer.com/

Hello Kitty
16-04-2013, 11:10
Sinoziti, ja si ta largojmė me njė mėnyrė popullore


http://i0.wp.com/mizioner.com/wp-content/uploads/2013/03/Capture187.jpg?resize=781%2C477



Cfare eshte xenxefilli? E kam degjuar edhe here tjeter, por nuk e di kujt i thone ne shqip.

E kerkova ne google dhe kjo me del. Dhjosma eshte kjo?

http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2010/08/Xhenxhefil-300x173.jpg

Hello Kitty
16-04-2013, 11:25
Po me del nje ngaterrese e madhe ketu. Kur e perkthej xhenxhefill ne anglisht ma jep ginger. Kur e fut ne google images te jep dhjosem dhe ginger roots. Po dhjosma nuk i ka rrenjet si ginger roots. Cfare eshte xhenxhefill pra? Help!

Ginger roots and leafs. -boh-

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/18/Koeh-146-no_text.jpg/220px-Koeh-146-no_text.jpg

Elina
13-03-2014, 10:47
Kujdes nga QEPA!! Fakte interesante qė nuk i dinit pėr vetitė e
saj!


Ne vitin 1919 kur gripi i kushtoi jeten 40 milion personave ne mbare boten, nje doktor vizitonte cdo dite fshatrat dhe fermat ne perpjekje per te ndihmuar njerezit te luftonin semundjen. Shume fermere dhe familjet e tyre ishin prekur nga gripi dhe kishin vdekur.
Nje dite doktori vizitoi nje familje dhe per cudine e tij, te gjithe familjaret ishin te shendetshem. Kur doktori pyeti se cfare bente ndryshe kjo familje, gruaja e fermerit u pergjigj se kishte vene nga nje gjysem qepe te qeruar ne pjate ne secilen dhome te shtepise (zakonisht dy dhoma ne ate kohe). Doktori mund ta besonte kete dhe i kerkoi gruas nese mund ta merrte njeren nga qepet per ta pare ne miktoskop. Ajo i dha njeren nga qepet dhe pas vezhgimeve ne mikroskop, doktori gjeti virusin e gripit ne qepe. Tashme u be e qarte qe qepa i terhiqte bakteret, duke ruajtur ne kete menyre shendetin e familjes. Mizioner ju sjell edhe disa histori te tjera pė efektet e qepės.
Se fundmi e degjova kete histori nga parukierja ime. Ajo tha qe disa vite me pare, shume nga punetoret e saj filluan te kene shqetesime nga gripi dhe po ashtu, edhe disa nga klientet. Vitin tjeter ajo vendosi disa vazo me qepe ne ambientet e punes. Per cudine e saj, asnje nga stafi i saj nuk u semur dhe nuk pati asnje sheqtesim ate vit. Shume persona neper bote kane reportuar te njejtin rezultat pozitiv pasi e kane provuar. Provoje dhe shikoje vete efektin. Une e provova vitin e kaluar dhe deri me tani kemi asnje lloj shqetesimi nga semundjet sezonale.
Disa jave me pare i tregova nje mikes sime histori dhe ajo u pergjigj me kete histori interesante per qepet:
Faleminderit qe ma kujtove. Nuk e dija per historine e fermerit, por di qe para ca kohesh u semura nga pneumonia dhe e tepert te te them qe isha shume e semure. Diku ne internet lexova nje artikull ku thuhej qe duhej te qeroja nje qepe, ta ndaja pergjysem, ta vendosja ne nje pjate dhe ta lija afer krevatit te pacientit gjate nates. Artikulli thoshte qe ne mengjes, qepa do te marre nje ngjyre te erret… ashtu ndodhi dhe une filova te ndihem me mire.
Dicka tjeter qe lexova nga artikulli ishte qe qepa dhe hudhra te vendosura ne dhome, shpetuan shume jete njerezish nga semundja e murtajes disa vite me pare. Ato kane veti te fuqishme kunder baktereve dhe infeksioneve.
Eshte edhe nje konstatim tjeter. Shpesh here kur kemi probleme me stomakun, nuk e dime se ku qendron problemi apo kujt t’ja veme fajin. Mbase qepet mund te jene nje nga shkaqet. Fakti qe qepet kane veti te terheqin bakteret dhe ne kete menyre te mbrojne shendetin tone, eshte arsyeja qe ne nuk duhet te konsumojme qepet qe kane qendruar me shume se nje dite qe nga koha kur jane prere apo qeruar.
QEPET E MBETURA MUND TE JENE HELMUESE.
Disa kohe me pare kisha shansin te bashkebizedoja me perfaqesuesit e nje kompanie te prodhimit te majonezes. Nje nga bisedat ishte per ushqimet helmuese dhe efektin e tyre tek organizmi. Mesova disa fakte interesante nga njeri prej kimisteve.
Gjate bisedes, dikush pyeti nese duhet te shqetesohemi nga perberesit e majonezes. Njerezit shpesh shqetesohen nese majoneza eshte e demshme. Pergjigja e kimistit ishte cuditerisht e papritur. Sipas tij, majoneza qe blihet ne treg eshte krejtesisht e sigurt dhe e pa demshme.
Nuk ka nevoje as te mbahet ne frigorifer. Ska asnje efekt negativ nese e mbani, por nuk eshte e domosdoshme.Ai vazhdoi te shpjegonte qe pH (pehashi) i majonezes eshte vene i tille qe bakteret nuk mund te mbijetojne ne te. Per te nuk ishte ndonje cudi e madhe qe gjate veres, shpesh ne tavolinat e njerezve gjen qepe hudhra dhe sallate, dhe njerezit zakonisht fajesojne majonezen kur semuren.
Ai vazhdoi te shpjegonte qe ne rastet kur raportohen helmime nga ushqimi, nder elementet e pare qe mjeket kontrollojne tek viktima eshte QEPA dhe nga cili ushqim ka ardhur ajo (sallata?). Sipas tij nuk eshte majoneza (perderisa nuk eshte e prodhuar ne shtepi) shkaku i helmatisjes, por me shume mundesi ushqimet qe permbajne QEPA te lene disa dite e prere, HUDHRAT dhe ne disa raste edhe PATATET.>
Qepa ndotet mjaftueshem vetem duke e prere dhe lene te ekspozuar ne ambient per nje kohe te shkurter dhe mund te perbeje rrezik per persona te ndjeshem ( kjo ndodh zakonisht ne fast-food apo restorante ku sherbehen ushqime qe kane si perberes qepen!). Sipas kimistit nese e pritni qepen shume shpesh dhe imet, mund te jete OK, por nese thjesht e ndani ne pak pjese dhe e vini ne sanduic, mund ti hapni probleme vetes. Qepet dhe patatet e lageshta ne sallate patatesh i terheqin bakteret me shpejt se cdo lloj majoneze mund ti terhiqte.
Gjithashtu qente nuk duhet te konsumojne qepe. Metabolizmi i tyre nuk e duron dot qepen.
Si perfundim ju lutem mbani mend qe nuk eshte e keshillueshme (dhe mbase e rrezikshme) nese perdorni ne ushqime qepe te prera para me shume se nje dite. Ajo behet helmuese edhe nese lihet nje nate te vetme dhe krijon baktere toksike qe mund te shkaktojne infeksione te ndryshme te stomakut.

https://scontent-b-ams.xx.fbcdn.net/hphotos-frc3/t1.0-9/1619267_375926259217091_1544346525_n.jpg

Elina
12-04-2014, 21:10
Manaferrat frenojnė plakjen e mendjes

Konsumimi i rregullt i luleshtrydheve dhe manaferrave mund te frenoj plakjen mentale per me shume se dy vite.

Ngrenia e manaferrave dhe luleshtrydheve mund te ndihmoje ne frenimin e plakjes se mendjes ne moshe te thyer, thone disa studiues.

Ata kane zbuluar se plakja e trurit mund te shtyhet deri ne dy vite e gjysme tek grate e moshuara nese hane sasi te medha te manaferrave.

Keto zbulime vijne nga nje studim i gjate i motrave medicionale, i cili perfshine vetem grate, por mund te aplikohet edhe nga meshkujt.

Ekspertet besojne se perfitimet vijne nga permbajtja e larte e flavonoideve tek manaferrat, si dhe antioksidantet qe gjenden tek bimet qe mund te te mbrojne nga nje mori semundjesh.

Ekipi amerikan i studimit ka perdorur te dhena nga Studimi Mjekesor i Motrave Medicionale, ku perfshihen 121 700 femra, te gjitha te moshes 35-55 vjece te regjistruara qe kane perfunduar pyetesoret per shendetin dhe jetesen qe nga viti 1976.

Zbulimet sugjerojne se rritja e konsumimit te manaferrave ngadaleson plakjen e receptoreve njohes tek femrat e moshuara.

https://scontent-b-fra.xx.fbcdn.net/hphotos-frc3/l/t1.0-9/10174952_270952863065677_1865737108101872554_n.jpg

Puhiza
20-06-2014, 03:39
Si tė largojmė erėn rėndė tė kėmbėve ?!

Era e kėmbėve shpesh ėshtė njė problem po thuajse i pazgjidhshėm pėr shumė persona. Ndoshta ju keni provuar me dhjetėra produkte kozmetike, dhe nuk keni pasur sukses. Por, a e keni provuar ēajin e zi?

Ēaji i zi ėshtė i pasur me taninė, njė grup antioksiduesish, tė cilėt neutralizojnė erėn e keqe tė kėmbėve. Pėr tė pėrfituar mrekullia e ēajit tė zi dhe pėr tė larguar erėn e padėshiruar tė kėmbėve, veproni si mė poshtė:

Lini dy qese, ose dy lugė ēaji tė zi tė ziejnė pėr pesėmbėdhjetė minuta nė gjysmė litri ujė. Mė pas ēajin e vluar derdheni nė njė legen me dy litra ujė tė thjeshtė. Zhytni kėmbėt pėr 10 deri nė 20 minuta dhe pritni rezultatet.
/noa/

Persona
19-11-2014, 17:49
hani cokollate te zeze (fondente) per te kuruar anemine :)

Loreal
19-11-2014, 19:02
http://www.fermaime.com/fo/9/20130830234048886577.jpgKura popullore ka treguar se ēokollata e zezė ėshtė diēka e mirė pėr zemrėn. Ajo ndihmon nė forcimin e arterieve tek ata qė pinė cigare dhe ka me shumė antioksidantė nė njė gram se njė gotė verė, ēaj apo luleshtrydhet.

Studimi i fundit pėr ēokollatėn tregon se ēokollata e zezė mund tė jetė mė e mirė nga ē’mendohet dhe disa mund tė hanė ēokollatė pėr arsye mjekėsore. Ata qė e kanė qejf ēokollatėn duhet tė gėzohen. Mjekėt kanė disa kohė qė thonė se ēokollata tė bėn mirė.

Po tė hash ēokollatė tė zezė pėr ēdo ditė nga pak, mund tė ndihmojė nė uljen e tensionit tė gjakut. Ēokollata e zezė e ul tensionin sistolik me 2.9 pikė dhe tensionin diastolik, tensionin e ulėt, me 1.9 pikė.

Studime tė tjera tregojnė se ēokollata me qumėsht, ēokollata e bardhė ose ēokollata e zezė e ngrėnė me qumėsht, nuk kanė tė njėjtat efekte si ēokollata e zezė vetėm. Ēokollata e zezė pėrmban elementė tė quajtur polyphenols, i cili rrit nivelin e njė substance nė trup qė quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell nė uljen e tensionit.

Ky ėshtė njė lajm i mirė pėr ata tė cilėt vuajnė nga tensioni. Vėrtet ky ėshtė njė efekt i mirė, megjithatė ēokollata sjell shtimin nė peshė. Por edhe me tė nuk duhet tepruar. Duhet qė tė mos pėrdorėsh me shumicė ushqime qė tė pėlqejnė. Nė qoftė se e tepron, atėherė efektet pozitive nuk kanė mė vlerė. Dhe shtimi nė peshė nuk ėshtė aspak i mirė pėr tensionin.

Ēokollata kuron:

Ndihmon zemrėn pėr njė funksionim mė tė mirė
Bėn tė mundur uljen e tensionit tė gjakut
Bėn ekuilibrin e tensionit tė lartė dhe atij tė ulėt
Rekomandohet veēanėrisht ēokollata e zezė
Disa njerėz e pėrdorim edhe si kurė popullore /FermaIme/

Mr. E
05-02-2015, 18:50
http://forum-al.com/attachment.php?attachmentid=16717&stc=1&d=1423162192

Brokoli dhe Kanceri
Veshtroni me vemendje lulkat e vogla te gjelbra tek brokoli dhe veshtroni ngjashmerine me qelizat e kancerit. Tani shkencėtarėt kane zbuluar se kjo perime sėmundje-goditese mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė parandalimin e sėmundjes. Vitin e kaluar, njė ekip studiuesish nė Institutin Kombėtar tė Kancerit ne SHBA zbuluan se vetėm njė konsumim nje javor i brokolit(bio) ishte e mjaftueshme pėr tė zvogėluar rrezikun e kancerit tė prostatės rreth 45 pėr qind.Nė Britani, kanceri i prostatės vret njė njeri ēdo orė.

Mr. E
16-12-2015, 16:07
Pse tė hamė me peshk?

Ushqimi pėr njeriun ėshtė i domosdoshėm, por edhe pėrzgjedhja e tij duhet tė jetė e domosdoshme pėr njė shėndet tė mirė. E pėr kėtė tė fundit, ju rekomandohet peshku, i cili ėshtė njė ushqim qė na bėn tė jetojmė 100 vjet.

Nė njė botė ku teknologjia po mbizotėron, e ku shkenca dhe mjekėsia ecėn me hapa gjigantė, nuk ėshtė e vėshtirė tė jetosh 100 vjeē, madje tė bėsh edhe njė jetė tė shėndetshme, nėse zbaton me pėrpikėri rregullat e domosdoshme pėr organizmin.

Mundėsitė pėr tė jetuar “sa tė duash” janė tė mėdha, por me disa kushte. Shkencėtarėt thonė se rregulla kryesore pėr tė arritur jetėgjatėsinė pėrfshijnė stilin e jetesės dhe ushqimet. Nė tė vėrtetė nuk ka studim, sidomos ata qė i “kushtohen” jetės sė shėndetshme dhe jetėgjatėsisė, qė tė mos pėrmendet peshku dhe perimet.

Por jo vetėm kaq, peshku ėshtė edhe ushqimi mė i dashur nė recetat e dietologėve, duke e kaluar mishin pa asnjė vėshtirėsi. I pasur me pėrbėrės ushqimorė thelbėsorė ėshtė mjaft i dobishėm pėr organizmin tonė, ndaj kėshillohet tė pėrdoret mė shumė se tri herė nė javė.

Pse duhet ta konsumoni peshkun?

Se peshku tė bėn mirė ėshtė konfirmuar prej kohėsh nga dietologėt, por shumė nuk i dinė arsyet dhe ndoshta nga kėtu rrjedh mungesa apo neglizhenca e konsumimit tė tij nė tryezė.

Peshku ėshtė i mirė pėr shėndetin tuaj dhe mbajtjen e linjės sė trupit. Ai pėrmban mes 15 dhe 25 pėrqind proteina, ka njė sasi modeste tė lipideve dhe njė pėrqindje tė vogėl tė karbohidrateve.

Gjithė pjesa tjetėr ėshtė ujė. Kjo ėshtė arsyeja pse rekomandohet pėr ta vendosur atė nė dietat e zakonshme.

Megjithatė, peshku ėshtė i pasur me pėrbėrės themelore tė tilla si: fosfori, vitamina dhe acidet yndyrore esenciale. Vlera ushqyese mė e rėndėsishme ėshtė Omega 3, njė lloj acidi yndyror qė ėshtė thelbėsorė pėr tu mbrojtur kundėr sėmundjeve kardiovaskulare.

Proteinat e peshkut janė mė tė plota, sepse pėrmbajnė tetė aminoacidet esenciale dhe janė thelbėsore pėr rigjenerimin e qelizave dhe rregullojnė metabolizmin. Peshku ėshtė gjithashtu i pasur nė vitamina (veēanėrisht A, B1, B2 dhe B12), jod kalcium, selen.

Mr. E
16-12-2015, 16:13
Tė mirat terapeutike dhe benefitet e hurmave janė tė shumta pėr shėndetin dhe organizmin.

Kėto fruta tė ėmbla prodhohen nga pema e kakisė, emri shkencor i sė cilės ėshtė Diospyros Kaki, ndėrsa ato janė me origjinė nga
Azia: pikėrisht nė kontinentin aziatik, disa prej kėtyre pemėve arritėn t’i mbijetonin bombės atomike nė Nagasaki; karakteristikė e cila u vė atyre cilėsimin “Pemėt e paqes”. Por cilat janė vlerat ushqyese dhe efektet mė tė mira tė hurmave? Pėr mė tepėr zbuloni dobitė e tyre tė bazuara nė njė prej sajteve tė huaja dedikuar shėndetit (Tanta Salute).

Kanė fuqi energjike

Hurmat, ndėr tė tjera, pėrmbajnė ujė me shumicė (rreth 80%), por edhe fibra, vitamina (A, C) dhe kripėra minerale, si potas, kalcium, kalium, magnez, fosfor, selen dhe sodium. Falė pėrmbajtjes sė kėtyre substancave, hurmat u japin energji organizmit.

Forcojnė sistemin imunitar

Falė pėrmbajtjes sė vitaminės C, hurmat ndihmojnė nė mbrojtjen e organizmit, pra sistemin imunitar. Trupi ėshtė nė gjendje tė mbrohet edhe mė shumė nga bakteret.

Pėrmirėsojnė tretjen dhe luftojnė lodhjen

Hurmat ndihmojnė nė tretjen dhe luftojnė lodhjen: janė nė fakt njė zgjidhje tė mirė pėrballė shqetėsimeve qė lidhen me aparatin tretės dhe atė tė zorrėve. Ndaj, janė tė mira pėr efektet e tyre laksative (pastruese), falė pėrmbajtjes sė lartė tė fibrave. Por nėse konsumohen tė papjekura (tė pasura me taninė) janė tė dėmshme pėr organizmin.

Kanė efekt pastrues dhe diuretik

Ndėr tė tjera hurmat kanė efekt pastrues dhe diuretik, kjo pėr shkak se pėrmbajnė kalium.

Luftojnė stresin, lodhjen dhe oreksin e paktė

Kėto fruta luftojnė stresin psikofizik, lodhjen (si atė kronike, qė ka simptoma tė ndryshme) dhe humbjen e oreksit.

Parandalojnė sėmundjet kardiovaskulare dhe pėrmirėsojnė absorbimin e hekurit

Hurmat ndihmojnė nė parandalimin e sėmundjeve kardiovaskulare. Kėto fruta madje mund tė pėrmirėsojnė edhe absorbimin e hekurit nė organizėm.

Mbrojnė organe tė ndryshme

Hurmat mbrojnė organe tė ndryshme: janė nė fakt shumė tė mira pėr mbrojtjen e shpretkės, pankreasit, stomakut dhe zorrėve, pėrveē ērregullimeve tė ndryshme tė mėlēisė. Farat e hurmės kanė gjetur pėrdorime nė dhembjet shumė tė forta tė barkut. Pėr kėtė kėshillohet: merren 20-30 gramė fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lėngu i pėrfituar zihet pėr 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtė. Gjithashtu, shumė tė sėmurė nga gjėndrat tiroide (fryrja e gushės) kanė pasur pėrmirėsime tė dukshme pas pėrdorimit me bollėk nė racionin ditor tė frutave tė hurmės. Sigurisht, pėr t’i gėzuar tė gjitha tė mirat shėndetėsore tė hurmės ėshtė e rekomandueshme qė tė konsumoni fruta tė freskėta.

Lufton aneminė

Njė nga sėmundjet qė kuron fruta e hurmės ėshtė anemia, dobėsimi i pėrgjithshėm i organizmit pas kalimit tė ndonjė sėmundje. Nė kėtė rast kėshillohet tė pėrdoret mjekimi me hurma, ku ēdo ditė konsumohen 6 deri nė 15 kokrra tė pjekura rreth njė orė para ose pas ushqimit pėr 15 ditė deri nė 25 ditė.

e panjohura
17-12-2015, 09:14
https://scontent-cdg2-1.xx.fbcdn.net/hphotos-xfp1/v/t1.0-9/3904_876299389151226_6986038211999095743_n.jpg?oh= 2defe9daf70162589feb34acec2d0e42&oe=571594DF

Esther
17-12-2015, 12:49
A ka ndonje keshille popullore kunder renies se flokeve?

Mr. E
17-12-2015, 12:53
A ka ndonje keshille popullore kunder renies se flokeve?

Caji i hithres thone qe ben mire. Nga keto artikujt qe shperndahen ne rrjetet sociale e kam vene re.

Duke kerkuar ate artikullin per hithren gjeta kete per Rozmarinen :)

Locion kundėr rėnies sė flokėve

Ēfarė duhet tė bėni kundėr rėnies sė flokėve?
Rozmarina ėshtė e shkėlqyer pėr tė stimuluar rritjen e flokėve. Kjo do tė forcojė rrėnjėn e flokėve tuaj. Mė poshtė po ju paraqesim njė trajtim nė kushte shtėpie kundėr rėnies sė flokėve:
Pėrgatitja:
Vendosni nė zjarr 1 litėr me ujė tė nxehtė. Mė pas shtoni 50 gramė rozmarinė. Lėreni tė qėndrojė me zjarr tė mesėm pėr 15 minuta. Mė pas hiqeni ujin nga zjarri dhe lėreni tė ftohet. Filtrojeni atė dhe shtoni 4 lugė ēaji me uthull molle. Aplikojeni locionin e pėrftuar pas shampos dhe masazhojeni kokėn me tė. Lėreni tė veprojė pėr 5 minuta dhe mė pas shpėlajeni kokėn. Ky locion duhet aplikuar 2 herė nė javė qė tė jetė i efektshėm.

e panjohura
17-12-2015, 12:55
Ja metodat natyrale tė ngadalėsimit tė rėnies sė flokėve madje metoda qė ndikon nė daljen e flokėve tė rinj ...

Uthull molle

Uthulla e mollės pėrdoret pėr shumė gjėra nė shtėpi. Por veēoritė acide qė pėrmban rivėnė nė lėvizje zhvillimin e flokėve tė rinj. Forma mė e mirė e pėrdorimit tė uthullės sė mollės ėshtė shpėlarja. Pas shampos apo kremit tė flokėve lagini flokėt me uthullėn e mollės dhe prisni rreth 15 minuta. Pastaj hapni ēezmėn dhe shpėrlajini mirė. Kėtė metodė mund ta praktikoni ēdo ditė.

Vajrat natyralė

Edhe vajrat natyralė tė cilėt janė njė rrugė e mirė pėr daljen e flokėve tė rinj nė tė njėjtėn kohė pėrforcojnė rrėnjėt e flokėve. Pasi t’i lyeni flokėt me vajrat e ullirit, avokados apo bajames duhet ta lyeni pak dhe lėkurėn. Pasi tė prisni 10-15 minuta derisa tė pėrthithet nga lėkura duhet t’i shpėrlani flokėt. Kjo metodė mund tė praktikohet njė ose dy herė nė muaj.

Veza

Veza pėrdoret shpesh si zbutės natyral. Por pėrveē kėsaj ajo pėrforcon dhe zhvillimin e flokėve. Dhe e verdha e vezės ėshtė njė burim natyral proteinash. Pėrveē ndikimit nė daljen e flokėve tė rinj ajo ndihmon dhe nė riparimin e flokėve tė djegur. Merrni njė vezė dhe thyejeni, pasi ta rrihni hapeni mirė nėpėr flokė. Prisni njė orė kėshtu dhe pastaj lajini mirė flokėt. Kėtė mund ta praktikoni njė herė nė javė. /GazetaStart/

Esther
17-12-2015, 12:59
Faleminderit te dyve!

Mr. E
17-12-2015, 13:05
Me lėngun e hidhrės mund tė bėni mrekulli pėr shėndetin tuaj duke patur efekte positive te personat tė sėmurė me reumatizėm, diare etj. Kjo bimė ėshtė shumė e pasur me vitaminat A, C dhe K.

Nė mjekėsinė popullore, ajo ėshtė cilėsuar mbretėresha e bimėve. Efektet e pėrdorimit tė saj janė tė menjėhershme.

Reumatizma, sėmundja e moshės sė tretė, kurohet mė sė miri me hithra.

Pėr tė pėrgatitur ēajin nevojitet njė lugė nga bima e tharė dhe e grimcuar. Kjo masė hidhet nė njė gotė me ujė tė nxehtė dhe lihet nė qetėsi pėr 15 minuta.

Mė pas kullohet dhe pihet 3 herė nė ditė nga njė gotė. Dhimbjet reumatizmale mund tė kurohen edhe duke vėnė bimėn e freskėt nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me lėkurėn. Vendi i dhimbjes rrihet me bimėn e freskėt derisa te dallohet njė si pullė gjaku.

Raste tė tjera qė rekomandohen nga mjekėsia moderne pėr kurimin me hithėr.

-Efektet stimuluese tė hithrės ndihmojnė pėr prodhimin e qumėshtit dhe rritjen e energjisė pas lindjes.

-Larja e kokės me ujin e hithrės kėshillohet pėr ata qė kanė probleme me rritjen e ngadaltė tė flokėve.

-Hithra ėshtė forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.

-Njė efekt tė menjėhershėm jep kjo bimė edhe nė rastet e diaresė. Pėrdorimi i ēajit tė hithrės bėn qė diareja tė kalojė shpejt dhe lehtė. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

http://shqiptarja.com/shendetesi/2712/rrisni-floket-tuaj-me-hither-efektet-kuruese-te-saj-189872.html#sthash.8diZwvhe.dpuf

Mr. E
18-12-2015, 20:00
Kombinimi i mjaltit dhe i mollėve bashkon dy faktorė tė dobishėm – vlerat shėruese dhe ushqyese.

Ēdo terapeut ka njohuri pėr veprimin dhe efikasitetin e mjaltit nė rastet e shumė sėmundjeve tė zemrės, veshkave, stomakut dhe zorrėve, ndėrsa mollėt qė nga kohėt e lashta janė shumė tė vlerėsuara si mjet i shkėlqyeshėm shėrues.

Pasi qė pėrmbajnė sasi tė bollshme tė materieve shėruese, mollėt dhe mjalti kanė veprim pozitiv pėr gjumė dhe tretje tė mirė, ēka ėshtė shumė e rėndėsishme jo vetėm pėr tė sėmurėt, por edhe pėr personat e shėndoshė. Kur i sėmuri refuzon ēdo ushqim qė i ofrohet, nė shumė raste me shumė qejf do ta marrė kombinimin e mollėve dhe mjaltit. Kjo pėrzierje ėshtė eliksir i vėrtetėt i shėndetit dhe bombė energjetike, e cila ėshtė e dobishme pėr forcimin e organizmit tė sėmurė dhe tė lodhur. Ja disa receta tė dobishme.

Pije e ftohtė nga mjalti dhe molla

Pastroni njė mollė tė madhe nga farat dhe preni imėt. Shtoni lėng tė freskėt portokalli tė shtrydhur, ėmbėltojeni mirė me mjaltė dhe gjatė ditės kohė pas kohe jepjani tė sėmurit nga njė lugė.

Sallata nga molla me mjaltė

Disa mollė mė tė mėdha i preni imėt dhe i pėrzieni me lėngun e portokallit dhe limonit, duke shtuar 3-4 lugė mjaltė dhe nga kjo bėni krem. Nėse kėsaj i shtohet edhe njė copė banane, do tė jetė mė efikase edhe mė e shijshme. Sipas dėshirės mund tė shtohet shllag ose ajkė.

Molla, mjalti dhe qulli i tėrshėrės

Pėrzierja e mollėve tė ziera, e qullit tė tėrshėrės, mjaltit, vaniljes dhe njė gotė jogurti. E gjitha pėrzihet derisa nuk tė fitohet pamja e shllagut. Ky ėshtė ushqim veēanėrisht i pasur pėr fėmijėt dhe mund tė pėrdoret edhe pėr lyerjen e bukės.

Mjalti dhe uthulla e mollės

Pėr shėrimin e shumė sėmundjeve pėrdoren pijet nga mjalti dhe uthulla e mollės. Zakonisht pėrdoren: dy lugė uthull molle me dy lugė mjaltė dhe njė gotė uji tė vakėt.

Kjo pije forcon membranėn e mukozės sė fytit dhe zgavrėn e hundės-gojės, ndihmon te tretja e vėshtirėsuar, lehtėson shkėmbimin e materieve nė organizmin e sėmurė dhe tė lodhur, harmonizon qarkullimin, ndihmon nė eliminimin e toksinave dhe forcon organizmin.

Te tretja e ērregulluar, pija pihet nė mėngjes; tek pagjumėsia pihet para gjumit; tek ngjirja e zėrit kjo pije duhet tė pihet, por edhe tė shpėrlahet fyti me tė.

Mjekėt konsiderojnė qė duke iu falėnderuar kombinimit tė uthullės sė mollės dhe mjaltit nė organizmin njerėzor rritet aftėsia e gjakut pėr tė bartur oksigjen nė organet vitale

novosella
24-02-2016, 22:06
Deshiroj te me spjegoni me qarte kete sherimin e frymemarrjes ju lutem, sepse nuk e kuptova

Puhiza
13-04-2017, 00:40
Bėjeni supėn me kėto dy pėrbėrės, do tė frenojnė kancerin e qafės sė mitrės dhe tė gjirit!

Kjo supė ėshtė shumė e thjeshtė nė pėrgatitje, por ka nė pėrmbajtje perimet e vlera tė fuqishme kundėr kancerit tė qafės sė mitrės, prostatės dhe gjirit.

Brokoli:
Brokoli pėrmban njė substancė tė quajtur ‘glucoraphanin’ e cila kthehet nė ‘sulforaphane’ nė trup. Brokoli ėshtė gjithashtu i mbushur me ‘indole-3-carbinol’ e cila mendohet se frenon kanceret e qafės sė mitrės, prostatės dhe gjirit.
Hudhra:
Hudhra ka veti tė fuqishme antioksidante dhe anti-kancer. Kancere tė tilla si melanoma, kanceri i prostatės dhe disa lloje leuēemie dobėsojnė sistemin imunitar. Studiuesit nga Universiteti i Kopenhagės zbuluan se seleni, njė lėndė ushqyese e gjetur te brokoli dhe hudhra ngadalėson efektin qė kėto kancere kanė mbi sistemin imunitar.

Vaj ulliri:
Vaji i ullirit ėshtė konsideruar si njė nga vajrat mė tė shėndetshėm. Ajo ėshtė plot me yndyrna tė shėndetshme qė kontribuojnė nė shėndetin e pėrgjithshėm.

Udhėzime:
Shtoni 2 gota me brokoli, 2 thelpinj hudhra tė qėruara dhe 3 gota me lėng pule nė njė tenxhere. Vendoseni tė ziejė me kapak tė mbuluar.
Ziejeni pėr 10 minuta. Pastaj transferojeni pėrzierjen nė njė blender dhe bėjeni pure. Shtoni pak kripė dhe 1 lugė me piper tė zi pėr shije.
Hidhni 1 lugė gjelle me vaj ulliri. Shėrbejeni. Sigurohuni qė pėrbėrėsit tė jenė organikė.

YOKO
13-09-2017, 14:37
Idet dhe vlerat e tyre ushqimore.

IDE (Shqiperia e mesme) XINXIFE (Jug)KIMCA (Shkoder) Idet jane rritur dhe kultivuar nė Indi,Kine dhe Lindjen e mesme. Fruti ka qenė i pėrdorur nė mjekėsinė kineze pėr mė shumė se 4000 vjet. Sipas njė studimi tė publikuar Idja pėrmban kalium ,fosfor, mangan dhe kalcium si minerale kryesore. Ka edhe sasi tė lartė tė natriumit, zinkut, hekurit dhe bakrit. Idet permbajne 20 herė me shume vitaminė C se fruti i qitros. Pėrmbajtja e vitaminave dhe mineraleve tė frutave ndihmon tė qetėsojė stomakun, lehtėsoje fytin ,tė shtyp oreksin, mbron shėndetin kardiovaskular, rrit metabolizmin dhe pastron enėt e gjakut. Trupi kėrkon 24 aminoacide tė funksionojė dhe idet pėrmbajne 18 nga 24. Aminoacidet ndihmojne ne mirėmbajtjen dhe formimin e kockave,lėkurės,muskujve, gjendjen e humorit, hormonet, enzimat ne trup. Ato janė gjithashtu thelbėsore pėr ndėrtimin e mė shumė se 50.000 proteinave te bera nga trupi njeriut. Aminoacidet ndihmojne trupin nė shėrimin e plagėve dhe sėmundjeve. Mėlēi Nga nje studim i publikuar thuhet se jane verejtur efektet mbrojtese te ideve ne melci. U gjet se fruti mbron melcine nga lėndimet nė studimin qe u be mbi minjte. Idet gjithashtu ndihmuan pėr tė eliminuar stresin oksidativ nė mėlēi. Stresi oksidativ ėshtė kur format e radikaleve te lira nė trup bashkėveprojnė me qeliza. Radikalet e lira mund tė ēojne nė shumė sėmundje. Kancer Eksakti i ujit i marr nga frutat e ideve u studjua nga Instituti i kerkimeve "Vaksina dhe Serum "nė Iran. Nė studim, i cili u botua nė numrin shkurt te 2008 ne Cytotechnology, u konstatua se ky ekstrakt pengonte qelizat e tumorit dhe mund tė ketė komponime te dobishme pėr pėrdorim medicinal. Kjo ishte veēanėrisht e dobishme kundėr qelizave Jurkat leukemic, tė cilat janė tė lidhura me leuēemine.

lonely_lion
14-09-2017, 16:49
Kujdes nga QEPA!! Fakte interesante qė nuk i dinit pėr vetitė e
saj!


Ne vitin 1919 kur gripi i kushtoi jeten 40 milion personave ne mbare boten, nje doktor vizitonte cdo dite fshatrat dhe fermat ne perpjekje per te ndihmuar njerezit te luftonin semundjen. Shume fermere dhe familjet e tyre ishin prekur nga gripi dhe kishin vdekur.
Nje dite doktori vizitoi nje familje dhe per cudine e tij, te gjithe familjaret ishin te shendetshem. Kur doktori pyeti se cfare bente ndryshe kjo familje, gruaja e fermerit u pergjigj se kishte vene nga nje gjysem qepe te qeruar ne pjate ne secilen dhome te shtepise (zakonisht dy dhoma ne ate kohe). Doktori mund ta besonte kete dhe i kerkoi gruas nese mund ta merrte njeren nga qepet per ta pare ne miktoskop. Ajo i dha njeren nga qepet dhe pas vezhgimeve ne mikroskop, doktori gjeti virusin e gripit ne qepe. Tashme u be e qarte qe qepa i terhiqte bakteret, duke ruajtur ne kete menyre shendetin e familjes. Mizioner ju sjell edhe disa histori te tjera pė efektet e qepės.
Se fundmi e degjova kete histori nga parukierja ime. Ajo tha qe disa vite me pare, shume nga punetoret e saj filluan te kene shqetesime nga gripi dhe po ashtu, edhe disa nga klientet. Vitin tjeter ajo vendosi disa vazo me qepe ne ambientet e punes. Per cudine e saj, asnje nga stafi i saj nuk u semur dhe nuk pati asnje sheqtesim ate vit. Shume persona neper bote kane reportuar te njejtin rezultat pozitiv pasi e kane provuar. Provoje dhe shikoje vete efektin. Une e provova vitin e kaluar dhe deri me tani kemi asnje lloj shqetesimi nga semundjet sezonale.
Disa jave me pare i tregova nje mikes sime histori dhe ajo u pergjigj me kete histori interesante per qepet:
Faleminderit qe ma kujtove. Nuk e dija per historine e fermerit, por di qe para ca kohesh u semura nga pneumonia dhe e tepert te te them qe isha shume e semure. Diku ne internet lexova nje artikull ku thuhej qe duhej te qeroja nje qepe, ta ndaja pergjysem, ta vendosja ne nje pjate dhe ta lija afer krevatit te pacientit gjate nates. Artikulli thoshte qe ne mengjes, qepa do te marre nje ngjyre te erret… ashtu ndodhi dhe une filova te ndihem me mire.
Dicka tjeter qe lexova nga artikulli ishte qe qepa dhe hudhra te vendosura ne dhome, shpetuan shume jete njerezish nga semundja e murtajes disa vite me pare. Ato kane veti te fuqishme kunder baktereve dhe infeksioneve.
Eshte edhe nje konstatim tjeter. Shpesh here kur kemi probleme me stomakun, nuk e dime se ku qendron problemi apo kujt t’ja veme fajin. Mbase qepet mund te jene nje nga shkaqet. Fakti qe qepet kane veti te terheqin bakteret dhe ne kete menyre te mbrojne shendetin tone, eshte arsyeja qe ne nuk duhet te konsumojme qepet qe kane qendruar me shume se nje dite qe nga koha kur jane prere apo qeruar.
QEPET E MBETURA MUND TE JENE HELMUESE.
Disa kohe me pare kisha shansin te bashkebizedoja me perfaqesuesit e nje kompanie te prodhimit te majonezes. Nje nga bisedat ishte per ushqimet helmuese dhe efektin e tyre tek organizmi. Mesova disa fakte interesante nga njeri prej kimisteve.
Gjate bisedes, dikush pyeti nese duhet te shqetesohemi nga perberesit e majonezes. Njerezit shpesh shqetesohen nese majoneza eshte e demshme. Pergjigja e kimistit ishte cuditerisht e papritur. Sipas tij, majoneza qe blihet ne treg eshte krejtesisht e sigurt dhe e pa demshme.
Nuk ka nevoje as te mbahet ne frigorifer. Ska asnje efekt negativ nese e mbani, por nuk eshte e domosdoshme.Ai vazhdoi te shpjegonte qe pH (pehashi) i majonezes eshte vene i tille qe bakteret nuk mund te mbijetojne ne te. Per te nuk ishte ndonje cudi e madhe qe gjate veres, shpesh ne tavolinat e njerezve gjen qepe hudhra dhe sallate, dhe njerezit zakonisht fajesojne majonezen kur semuren.
Ai vazhdoi te shpjegonte qe ne rastet kur raportohen helmime nga ushqimi, nder elementet e pare qe mjeket kontrollojne tek viktima eshte QEPA dhe nga cili ushqim ka ardhur ajo (sallata?). Sipas tij nuk eshte majoneza (perderisa nuk eshte e prodhuar ne shtepi) shkaku i helmatisjes, por me shume mundesi ushqimet qe permbajne QEPA te lene disa dite e prere, HUDHRAT dhe ne disa raste edhe PATATET.>
Qepa ndotet mjaftueshem vetem duke e prere dhe lene te ekspozuar ne ambient per nje kohe te shkurter dhe mund te perbeje rrezik per persona te ndjeshem ( kjo ndodh zakonisht ne fast-food apo restorante ku sherbehen ushqime qe kane si perberes qepen!). Sipas kimistit nese e pritni qepen shume shpesh dhe imet, mund te jete OK, por nese thjesht e ndani ne pak pjese dhe e vini ne sanduic, mund ti hapni probleme vetes. Qepet dhe patatet e lageshta ne sallate patatesh i terheqin bakteret me shpejt se cdo lloj majoneze mund ti terhiqte.
Gjithashtu qente nuk duhet te konsumojne qepe. Metabolizmi i tyre nuk e duron dot qepen.
Si perfundim ju lutem mbani mend qe nuk eshte e keshillueshme (dhe mbase e rrezikshme) nese perdorni ne ushqime qepe te prera para me shume se nje dite. Ajo behet helmuese edhe nese lihet nje nate te vetme dhe krijon baktere toksike qe mund te shkaktojne infeksione te ndryshme te stomakut.

https://scontent-b-ams.xx.fbcdn.net/hphotos-frc3/t1.0-9/1619267_375926259217091_1544346525_n.jpg

Hmmm... Ne fakt mund te te mbaj nje leksion te gjate per qepen dhe hudhren.Ka mendime plus por kam lexuar p.sh per hudhren qe duhet bere kujdes sepse mund te jape probleme.Pa hyre ne detaje do i keshilloja te gjitheve te lexonin per qepen dhe hudhren. Ajo puna e gripit spanjoll qe shoi dynjane mbi dhe... qepa skish c'i bente hic.Mund t'a kesh lexuar diku per doktorin dhe ate gruan, qe kish prere per gjysem, por me ato qe kam lexuar une me rezulton se u vune raste me te pakta gripi ne familjet ne fshat (zakoni i mbajtjes se qepeve te varura varg ne shtepi ka qene aresyeja).Nejse ideja eshte e qarte. Une deri vone e dija se penicilina eshte zbuluar ne shtampat e mykut te qepes,por diku lexova se ishte zbuluar ne shtampat e mykut te portokalles. Ceporina e fameshme - grupi i penicilines emrin e ka marre nga cepora- qepe) sepse ne mos gaboj eshte nxjere/prodhuar per here te pare nga myku i qepes. sa per helmimin me qepe , kjo eshte konstatuar jo shume kohe me pare ne USA ku njerezit kishin simptoma helmimi dhe nuk gjendej shkaku. Pas vezhgimesh u pa se ajo qe nuk dyshonte askush se shkaktonte helmimin qe sallata (ne dyqanet e vetesherbimit dhe menca) qe permbante dhe qepe te prera. Per fat te keq, akoma ne menca dhe kudo qepa grihet dhe lihet ne ajer te hapur. Nuk jam dakort me menyren e prerjes se qepes.Sido qe ta presesh po u be mase e madhe qepe te prere ne kuti efekti eshte njesoj.Qepa eshte sfungjer per mikrobet.Priteni ne dy cope dhe mbajeni ne dhomat ku flini,sidomos ata qe vuajne nga pagjumesia.Pastron ajrin dhe do flini si mbreter.Mund ta prisni ne dy copa,ta vini shputa,te vishni corapet dhe te flini me to veshur kur jeni semure(grip-temperature),por dhe kur nuk jeni.Gjate kohes qe flini do j'u pastroje gjakun dhe gjithashtu metalet e renda.Mbani ca qepe ne cdo dhome, qofte dhe pa prere siper rafteve.
Qepa permban Quercetin me veti shume te fuqishme anti kancer;ne sasi me te madhe qepet e kuqe,pastaj te verdhat, te bardhat.Qe te mos vazhdoj me ore...Ne Indi, njerezit qe mbushin 40 vjec mjeksia popullore vendase i keshillon nje kure 40 ditore / 3 vakte leng qepe. Ka studime qe tregojne se qepa/lengu i saj ne mengjes esell ndijmon ne kemio terapi. Qepa ka shume benefite te tjera nje prej te cilave ndihmon ne mbirjen e flokeve. Lexoni me shume ne net.Onion Benefits. Hudhra eshte nje dhurate tjeter e natyres. Holluese fantastike e gjakut , kampinone si antibiotik natyral, si pesticid etj.etj. Po e mbyll se nuk do mbaroja dot.Te vetmet,qe mbase mund te gjejme akoma BIO (qepe dhe hudher - po u gjeten dhe keto). Perdorini rregullisht.Hudhra gjithashtu eshte nje nga afrodiziaket me te fuqishem. Do thote ndonjeri, po une ha po ajo nuk ha ... Hani te dy palet, qe mos i ngelet askujt hatri -qesh-

Persona
27-11-2017, 11:01
po shikoja kete videon nga emisioni italian, Le Iene. tregon per historine e ketij burrit dhe nenes se tij te semure me Alzheimer dhe sesi ai blen ilegalisht kanabis per ta kuruar, nepermjet vajit te kanabis qe ai gatuan vete ne shtepi. efektet terapeutike te kanabis tashme jane te njohura per shume semundje kronike dhe te tmerrshme si kanceri, skleroza multiple, SLA, Parkinson, AIDS, glaukoma, dhimbjet kronike te kockave dhe muskujve etj. por ne Itali perdorimi i kanabis lejohet vetem per pak semundje dhe perseri nuk pranohet nga pjesa me e madhe e mjekeve. ne pergjithesi nuk intereson sepse ne kete menyre do dilnin jashte perdorimit kuintalet e ilaceve qe shiten per keto semundje kronike, per interesa ekonomike ia varin te mires se popullit.

ky burri po ben te pamunduren per te kuruar te emen dhe rezultati eshte i dukshem. madje ka vendosur te ngreje padi kunder vetes qe ne kete menyre te sensibilizohet shoqeria dhe te krijohet nje precedent me shpresen qe edhe ligji te modifikohet.

https://www.iene.mediaset.it/video/si-puo-curare-l-alzheimer-con-la-cannabis-terapeutica_12841.shtml

Aimilius
19-03-2018, 01:24
Po me del nje ngaterrese e madhe ketu. Kur e perkthej xhenxhefill ne anglisht ma jep ginger. Kur e fut ne google images te jep dhjosem dhe ginger roots. Po dhjosma nuk i ka rrenjet si ginger roots. Cfare eshte xhenxhefill pra? Help!

Ginger roots and leafs. -boh-

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/18/Koeh-146-no_text.jpg/220px-Koeh-146-no_text.jpg

Xhenxhefil ne anglisht eshte ginger (http://anglisht.shqipopedia.org/ginger) Xhenxhefili eshte komplet bima, por meqenese perdoren rrenjet me shume iu referohemi dhe rrenjeve te tyre.

ciarli
03-05-2018, 09:55
..gripi eshte semundje te tjerat vine nga zoti!

e panjohura
16-09-2018, 15:52
Njė thelb hudhėr nė mėngjes nė stomak bosh … Shih se ēfarė ndodh mė pas...

A e dini se ngrėnia e njė thelbi hudhre bėn qudira pėr trupin tuaj?
Hudhėra – njė pėrbėrės i thjeshtė me pėrfitime tė pabesueshme shėndetėsore.
Hudhra stimulon sistemin imunitar dhe normalizon florėn e barkut.
Hudhra ėshtė njė antibiotik i fuqishėm natyror. Me tė vėrtetė punon! Hudhra vret njė numėr shumė tė madh tė baktereve tė ndryshme.
Hudhra pėrdoret gjerėsisht nė popullin dhe mjekėsinė tradicionale pėr trajtimin e shumė sėmundjeve dhe sėmundjeve.
Hudhra ėshtė pėrdorur nga romakėt, asirianėt, egjiptianėt, grekėt, hebrenjtė, arabėt dhe shumė kultura tė tjera.
Tė dhėnat mė tė hershme tė njohura tregojnė se hudhra ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e dietės ditore tė egjiptianėve.
A e dini se ngrėnia e hudhrės nė njė stomak bosh ėshtė me tė vėrtetė efektive nė parandalimin dhe trajtimin e shumė sėmundjeve?
Shkencėtarėt kanė zbuluar se kur konsumoni hudhėr nė stomak bosh, ajo vetėm do tė rrisė fuqinė e saj, duke e bėrė atė njė antibiotik jashtėzakonisht tė fuqishėm natyror.
Kjo ndodh sepse bakteret janė tashmė tė dukshme dhe nuk mund tė mbrohen nga fuqia e tij.
Pėrdorni hudhėr nė vend tė antibiotikėve...

Hudhra pėrbėhet nga azoti, natriumi, kaliumi, seleniumi, kalciumi, magnez, silic, sulfuri dhe acid fosforik, vitamina C, D, B, fitosterole, ekstrakte dhe vajra esenciale.
Pėrveē kėsaj, hudhra ėshtė e pasur me phyctoconds, tė tilla si allicin, e cila ėshtė formuar nga shkatėrrimi mekanike tė bimėve, nė fakt duke e shtypur ose bluarja e njė thelbi hudhėr.
Sipas disa studiuesve, allicin ka njė efekt tė fortė bakteriostatik qė ndihmon nė trajtimin e shpejtė tė infeksioneve.
Hudhra gjithashtu mund tė pėrdoret kundėr infeksioneve kėrpudhore, gjė qė e bėn hudhėrin njė ilaē shumė tė dobishėm pėr shumė antibiotikė modernė.
Hudhra: Njė ilaē natyral nga natyra
Hudhra pėrmban mė shumė se katėrqind pėrbėrės minerale tė ndryshėm, duke pėrfshirė shumė antioksidantė, tė cilėt kanė njė numėr tė pronave pozitive terapeutike.

DHJETĖ PĖRFITIMET E SHENDETIT NGA HUDHRA

– Hudhra parandalon plakjen dhe perqendrohet nė arteriet kryesore dhe periferike.
– Hudhra zvogėlon nivelin e kolesterolit tė keq nė gjak.
– Ėshtė shumė e rėndėsishme tė dimė se hudhra forcon sistemin imunitar, duke rritur kėshtu aftėsinė e trupit pėr tė mbrojtur veten nga ndikimet e dėmshme natyrore.
– Hudhra shkatėrron njė numėr tė madh tė baktereve tė ndryshme.
– Hudhra ndihmon nė mbrojtje nga sėmundjet e zemrės. Redukton sintezėn e triglicerideve nė mėlēi, e cila pengon zhvillimin e aterosklerozės.
– Hudhra zvogėlon presionin e gjakut dhe ka veti anti-inflamatore.
– Hudhra ėshtė njė antibiotik natyral dhe njė ilaē efektiv kundėr ftohjes.
– Hudhra ėshtė e rekomandueshme qė tė pėrdorni pėr ērregullimet e sistemit nervor.
– Hudhra ndihmon nė shkatėrrimin e qelizave tė glioblastomės – njė tumor malinj tė trurit.
– Hudhra vepron gjithashtu si njė anti-koagulant, i cili hollon gjakun dhe parandalon formimin e mpiksjeve tė gjakut (ndihmon pėr tė zvogėluar rrezikun e sulmit nė zemėr).

edlin
16-09-2018, 15:58
Njė thelpi hudhėr nė sabah i mban dhe kolegėt larg nė punė, kėshtu qė ju mund tė punoni tė qetė pa ju bezdisur njeri

Elian70
16-09-2018, 16:01
Njė thelpi hudhėr nė sabah i mban dhe kolegėt larg nė punė, kėshtu qė ju mund tė punoni tė qetė pa ju bezdisur njeri

Po ti futi nje pordhe se ka efekt me te shpejte, nuk te ulet presioni dhe largon metanin nga trupi -urra-

Akrepi
16-09-2018, 16:03
Ai do t'i mbajė kolegėt larg jo t'i vrasi. :p

edlin
16-09-2018, 16:08
Po ti futi nje pordhe se ka efekt me te shpejte, nuk te ulet presioni dhe largon metanin nga trupi -urra-

Kėshillė e mirė por e limituar nė kohė...
Kėshtu qė nuk arrin ta zėvendėsojė hudhrėn..

Elian70
16-09-2018, 16:10
Kėshillė e mirė por e limituar nė kohė...
Kėshtu qė nuk arrin ta zėvendėsojė hudhrėn..

Ti po mohon gje vlerat e fasuleve?!?! :d


p.s. evito dieten me cucule, futi dy pjato njeherazi, por kur ti gatuash mos jua nderro ujin e pare qe te jene efektive

edlin
16-09-2018, 16:16
Ti po mohon gje vlerat e fasuleve?!?! :d


p.s. evito dieten me cucule, futi dy pjato njeherazi, por kur ti gatuash mos jua nderro ujin e pare qe te jene efektive

Fasulja ka proteina njėsoj si mishi....

SystemA
16-12-2018, 10:03
Dy gota uji ne mengjes ESELL,sipas temperatures se ambientit.Ju heq mbeturinat e produkteve ushqimore, duke filluar nga laringu deri ne perfundim te zorres se trashe,ose organeve seksuale me kendveshtrim 180°.Cmimi TEJET i VOLITSHEM ose 39cent per 1.5 L.Falas nuk ka me,biles ca nuk e dine akoma qe edhe per frymemarrje te ajrit ka TAKSA.

Chapeau nga Presidenti -hug-``puc``