PDA

View Full Version : Kolesteroli, industria farmaceutike ka mashtruar me 300 miliardė euro


ABORDAZH
26-02-2013, 20:52
http://i55.tinypic.com/2cz7azd.jpg


Fusha e mjekėsisė ėshtė pasuruar me njė tjetėr ide, qė nė fakt ka shkarkuar shumė polemika nė fushėn e mjekėsisė.

I njohur si njė nga specialistėt mė tė njohur pėr kolesterolin, Philipe Even ėshtė shprehur nė librin e tij se nuk ka kolesterol i keq. Gjithashtu Iven mendon se kolesteroli nuk pėrbėn ndonjė kėrcėnim pėr shėndetin e njeriut, nuk bllokon enėt e gjakut dhe nuk shkakton vdekje tek personat qė e kanė tė lartė. Pėrkundrazi ėshtė shumė i nevojshėm pėr trupin. Ai ka pohuar se prej vitesh njerėzit po luftojnė me njė armik qė nuk ekziston, qė ėshtė imagjinar. Pėr kėtė ide, ai fajėson industrinė farmaceutike, qė mashtron me qėllim fitimin. “Industria farmaceutike ka fituar rreth 300 miliardė dollarė nė 15 vitet e fundit nga gėnjeshtra e kolesterolit”,-ka thėnė specialisti.

Edhe pse shumė polemik, Iven nuk ėshtė i vetmi qė mbron kėtė tezė. Janė mbi 98 specialistė tė tjerė qė e mbėshtesin kėtė ide tė Iven-it.

Libri “E vėrteta nė lidhje me kolesterolin” ėshtė prezantuar mė 21 shkurt 2013 nė Francė.

/Shekulli Online/

Superman
27-02-2013, 18:38
Asgje nuk eshte cudi. Edukimi nje dhe industria mjeskesore dy kane hypur keto 30 vitet e fundit me nje shifer skandaloze, se paku nga nje minimum 7 e gjer ne nje maksimum prej 12% ne vit. Kostot jane disafishuar si rrjedhoje. Kjo eshte e turpshme, dhe neses ka dicka qe duhet te behet eshte qe kostot mjekesore dhe te edukimit duhet te indeksohen me rritjen e GDP-se, ne te kundert kostot do jene gjithmone me te larta se sa prodhimi. Doktorret dhe administrata qe kontrollon buxhetet e edukimit, sidomos privat kane shkalluar fare dhe jane bere te pacipe.