PDA

View Full Version : Kthehet Lia e dhenve, 24 raste vetėm muajin e fundit


J-W
26-03-2013, 21:39
TIRANE - Vetėm nė 4 javėt e fundit Instituti i Shėndetit Publik raporton 24 raste tė prekur nga sėmundja e Varicelės, e cila nė gjuhėn popullore njihet me emrin Lia. Rastet janė konfirmuar nga Departamenti i Kontrollit tė Sėmundjeve Infektive, ndėrsa janė paraqitur edhe nė buletinet javore pėr Ecurinė e Survejnacės Sindromike “Alert”.

Gjithashtu, nė buletinet pėrkatėse pėrcaktohet se rastet e identifikuar vijnė nga Tirana dhe nga Fieri. Ndėrkohė qė pėr kėtė periudhė kohore nuk janė regjistruar raste tė Varicelės nė qytetet e tjera tė vendit. Numri mė i lartė i tė prekurve nga kjo sėmundje ėshtė shėnuar nė periudhėn kohore 11 mars-17 mars me 10 raste. “9 raste janė raportuar nga rrethi i Tiranės dhe 1 rast nga rrethi i Fierit. Nga hetimi epidemiologjik dhe konsultat me mjekėt e familjes, mjekun infeksionist dhe epidemiolog tė rretheve pėrkatės, rastet nuk janė suspekt Fruth apo Rubeolė, por Varicelė”, thuhet nė buletinin e javės sė 11.

Sipas mjekėsve specialistė, Varicela ėshtė njė sėmundje qė kryesisht haset te moshat pediatrike, por nuk pėrjashtohen edhe raste kur ajo shfaqet te moshat e rritura. Gjithashtu, nė moshat e rritura Lia shfaqet nė forma mė tė rėnda se te fėmijėt. Sipas mjekut infeksionist pranė Spitalit Infektiv nė QSUT, Genti Stroni, periudha aktuale mund tė konsiderohet si normale pėr kėtė sėmundje, megjithatė prindėrit duhet tė kenė kujdes pėr fėmijėt e tyre e tė evitojnė ambientet e mbyllura, ēerdhet apo kopshtet. “Varicela ėshtė njė sėmundje qė kryesisht haset te fėmijėt. Pėrgjithėsisht ajo i prek pothuajse tė gjithė dhe nuk shfaq komplikacione pėr tė sėmurin. Mund tė thuhet se ajo mund tė shfaqet nė ēdo kohė, por sezonet mė problematike janė vjeshta dhe dimri. Pra, ėshtė normale, por gjithsesi duhet tė bėhet kujdes sidomos me kontaktet me tė sėmurin.

Nė ēdo rast duhet tė evitohen kėto kontakte, ndėrsa vetė prindėrit duhet tė izolojnė fėmijėt e tyre”, u shpreh pėr “Gazeta Shqiptare” Stroni. Disa nga shenjat e kėsaj sėmundjeje te fėmijėt mund tė jenė ndjesia e lodhjes si dhe shfaqja e disa elementeve nė lėkurė (nė formė puērash tė kuqe), sidomos nė pjesėn e pėrparme tė trupit. Kujdes duhet tė tregojnė edhe gratė shtatzėna, sepse nėse infeksioni ndodh pėr herė tė parė te gratė shtatzėna, nė javėn e fundit te shtatzėnisė ose nė dy ditėt e para pas lindjes, komplikacionet mund tė jenė shumė tė mėdha”.

Gazeta Shqiptare