PDA

View Full Version : Kampioni “i panjohur” i karatesė


Superman
23-04-2013, 02:40
Kampioni “i panjohur” i karatesė

Ai ėshtė kampion karateje dhe mban “rripin kaf”, ndaj mos e merrni me shaka faktin se ky djalė i imėt nė fizik mund t’ju rrėzojė pėrtokė me dy lėvizje

Publikuar mė 22.04.2013 | 15:43

Luela Myftari

Edhe pse ėshtė vetėm 10 vjeē, Fabjani ka shėtitur nė mė shumė se dhjetė shtete tė botės, duke u kthyer nė shtėpi si triumfues, me kupa, medalje dhe certifikata. Prindėrit e tij ia kanė mundėsuar kėto lėvizje. Por, edhe ai nuk i ka lėnė ata pa i shpėrblyer. Nė tė gjitha kompeticionet dhe kampionatet qė ka marrė pjesė, Fabjani ka shkėlqyer. Ėshtė njė djalė fjalėpakė dhe e ka tė vėshtirė tė tregojė tė gjitha sukseset e tija. Nė bisedėn qė bėjmė me tė, ai na rrėfen vetėm ēmimet e para dhe tė dyta. Duket se pėr tė nuk kanė shumė rėndėsi ēmimet e treta. Edhe pse ka vetėm tre vjet qė merret me karate, kaq ka mjaftuar pėr t’u shpallur kampion nė disiplinėn “Shotokan Karate”. Profesori i tij, Kamber Ferati, na tregon se Fabjani mund tė rrėzojė nė tokė me dy lėvizje, jo vetėm moshatarėt e tij, por dhe mė tė mėdhenjtė. “Ai ėshtė i fortė, por nuk ėshtė djali i sherreve”, na thotė mėsuesi i tij i karatesė. Dėgjon shumė dhe nuk e harron kurrė kėshillėn e parė tė profesorit: “Tė mos tregohet kam-pion karateje, nė njė ambient qė nuk tė ofron ushtrimin e kėtij sporti”. Ed-he e ėma, Luljeta Lleshi, na tregon se Fabjani nuk pėrfshihet nė sherre dhe se shumica e shokėve tė tij nė shkollė, nuk e dinė qė ai ėshtė kampion kara-teje. Kjo nėnė na rrėfen gjithashtu se sa absurde iu duk nė fillim ideja e tė birit. Sigurisht qė, ajo nuk ishte dakord tė paguante qė djali i saj tė ndeshej. Luljeta na tregon se dėshira e Fabjanit ka qenė aq e madhe sa tė mund ta bindė njė nėnė qė tė lejojė tė birin tė punojė pėr t’u “rrahur” me tė tjerėt. Sot, Luljeta ėshtė shumė krenare pėr tė birin sepse ai ėshtė kampion kara-teje nė Shqipėri, nė Europė e nė Ball-kan. Ai ka fituar 12 medalje, ndėrsa ka vetėm tre vjet qė stėrvitet nė disiplinėn “Shotokan Karate”. Nė 28 tetor tė vitit tė kaluar, Fabjani ishte pjesė e festivalit internacional nė Gjermani. Aty, ai fitoi ēmimin e dytė. Vetėm njė javė mė vonė, djaloshit iu ofrua mundėsia tė konkurronte nė kupėn e Italisė. Katėr ditėt e para tė nėntorit do t’i dhuronin kėtij djali emocionet e njė kampioni. Ishin 124 shtete konkurruese nga e gjithė bota, aty nė Itali. Ama, triumfin e mori Fabjani. “Tė gjitha shpenzimet i ka mami dhe babi. Po ju tregoj ku kam qenė vjet dhe do ta kuptoni sa kanė shpenzuar ata”, na thotė Fabjani nė pėrpjekje pėr tė treguar se sa shumė po mundohen prindėrit pėr tė. Nė mars u shpall kampion nė Tira-nė. Nė prill u stėrvit pėr kompeticionet nė Frankfurt dhe Turqi. Nė kampionatin Eu-ropian nė Gjermani, ai morri njė medalje mirėnjohjeje nga Vallkan Zibe (mjeshtėr karateje nė Gjermani), ndėrsa nė kampionatin “World Shotokan Karate Union” nė Stamboll, shkėlqeu mes konkurrentėve nga 147 vende tė botės. Nė 2 qershor, mori vendin e parė nė kupėn e Prizrenit dhe vetėm njė muaj mė vonė triumfoi nė Podujevė dhe Prishtinė. Fabjani e di se kjo ėshtė njė sakrificė pėr prindėrit e tij, ndaj edhe me pak fjalė e me sy tregon se kur tė rritet do tė bėhet profesor karateje dhe kampion bote pėr t’ia shpėrblyer tė gjithė mundin qė ata po derdhin sot pėr tė. Djaloshi qė peshon 27.5 kg stėrvitet 3 orė nė ditė, por kjo nuk e pengon atė tė ketė rezultate tė mira nė mėsime. Nė kohėn e lirė, Fabjani futet nė botėn e lojėrave kompjuterike dhe sheh filmat me “Jet Lee”, njė karateist qė atij i pėlqen shumė. Mbase njė ditė, ai pėrveēse kampion dhe profesor karateje, mund tė jetė edhe aktor.

Italia vend i mirė, Serbia i keq

Kur e pyesim se cili nga vendet qė ka vizituar i pėlqen mė shumė dhe cili i ka lėnė momente tė hidhura nė kujtesė, Fabjani na pėrgjigjet pa u menduar gjatė se, Italia i ka lėnė mbresa tė jashtėzakonshme. Siē duket, medalja e artė qė i dhuroi Daniele Angileri (mjeshtėr karateje nė Itali), i ka ngelur nė mendje si njė nga momentet mė tė bukura tė jetės sė tij. Ndėrsa, udhėtimi nė Serbi nuk e ka bėrė tė ndihet mirė. Madje, Fabjani nuk dėshiron tė flasė fare pėr atė udhėtim. Nėna e tij dhe profesori na tregojnė se djaloshi u mėrzit shumė kur disa prej tė pranishmėve dogjėn flamurin shqiptar, flamurin me tė cilin ky djalė konkurronte. E mė shumė se kaq, “Shekulli” nuk i shkėputi dot kėtij djali qė mori pamjen e njė tė rrituri kur u pėrmend kampionati Ballkanik nė Serbi.

http://shekulli.com.al/website/images/images8/fabjan%20lleshi%201.JPG

shoku_tanku
23-04-2013, 13:35
nuk e dija qe kishte edhe rrip kaf...hallall cerri

gurax
28-04-2013, 14:44
shoku_tanku, ngjyrat e brezave jane te ndryshme ne varesi te disiplines se artit marcial qe ushtrohet. Jo vetem kaq, por ne shume raste e njejta ngjyre ka domethenie tjeter klasifikuese ne sporte te ndryshme. Por pavaresisht ngjyrave te ndryshme, dicka qe te tere artet marciale e kane te perbashket eshte esktremet dalluese te praktikanteve: fillestari dhe mjeshtri. Te paret dallohen nga gjyra e bardhe e brezit. Te dytet dallohen nga gjyra e zeze e brezit. Te tjeret mbushin me ngyrat e tjera nivelet ndermjetese qe percaktojne ne menyre konvencionale aftesine e praktikantit.

shoku_tanku
28-04-2013, 14:48
paske njohuri te thella ne kete fushe...mos me thuaj qe je praktikant i arteve marciale !

gurax
28-04-2013, 14:50
Po... 10+ vjet stervitje. :)

shoku_tanku
28-04-2013, 14:51
do tregohem me i matur tani e tutje kur te flas me ty :)

gurax
28-04-2013, 15:00
Matu sa te duash, une nuk pranoj dishepuj. :p