PDA

View Full Version : Kafshimi i thonjve ėshtė ērregullim psikik!


Regina
08-08-2013, 21:32
Miliona njerėz nėpėr botė vuajnė nga varėsia shpesh e dhimbshme, e cila ēon deri nė vetėlėndim, kafshimi i thonjve.

http://www.ikub.al/Handlers/Images.ashx?id=67ba46ee-5e6f-4217-9fd9-43c0a659a0c0

Ekspertėt mjekėsorė tani janė duke shqyrtuar qė kėtė varėsi ta klasifikojnė si ērregullim psikik.Edhe pse shpesh kafshimi i thonjve shikohet si diēka beninje, ekspertė mjekėsorė amerikanė, pas njė studimi mė tė detajuar, kanė vendosur ta ndryshojnė klasifikimin e kėsaj shprehie nė ērregullim obsesiv-kompulsiv.

Shoqata psikiatrike amerikane pėrgatitet tė publikojė kėtė ndryshim nė numrin e ardhshėm tė Manualit diagnostik dhe statistikor pėr ērregullime psikike. Shprehitė, tė cilat zakonisht lidhen me ērregullimin obsesiv-kompulsiv, pėrfshijnė larjen konstante tė duarve dhe shkuljen e flokėve. Kjo sėmundje karakterizohet me mendime dhe frika irracionale tė cilat ēojnė nė njė sjellje tė tillė.Nėse vetėm nganjėherė kafshoni thonjtė ky nuk ėshtė tregues i ērregullimit, sigurojnė ekspertėt.

“Kafshimi i thonjve nuk ėshtė ērregullim, nėse nuk ndodh vazhdimisht, nėse nuk ėshtė shqetėsues dhe duhet tė pėrmbushė njė shkallė tė caktuar klinike tė seriozitetit”, ka thėnė Carol Mathews, nga Universiteti nė Kaliforni. Kėshtu, kafshimi i thonjve konsiderohet serioz kur kjo shprehi bėhet destruktive, kur pėr shkak tė saj vėshtirėsohet pėrdorimi i duarve ose ēon nė infeksione tė shpeshta.

Ish tė varurit nga kafshimi i thonjve thonė qė pėr heqjen dorė nga kjo shprehi u ka ndihmuar kur thonjtė i kanė mbėshtjellė me shirit ngjitės ose me flaster, i kanė zhytur thonjtė nė limon ose ndonjė salcė pikante.