PDA

View Full Version : Basketboll: Balkan League


Rex
23-08-2013, 19:09
Hidhet shorti i Balkan League

Sigal Prishtina dhe Peja kanė mėsuar kundėrshtarėt e tyre pėr fazėn grupore tė sezonit tė ri tė Ligės Ballkanike.
Sot ėshtė tėrhequr shorti pėr fazėn grupore tė Ligės Ballkanike. Sigal Prishtina dhe Peja, qė do tė jenė pėr herė tė parė nė kėtė kompeticion do tė kenė pėrballė kundėrshtarė tė viseve tė ndryshme ballkanike.

Sigal Prishtina ėshtė nė Grupin A ku do tė ketė pėrballė skuadrėn Galil Bilboa (Izrael), Balkan (Bullgari), Teodo (Maqedoni) dhe njė ekip tjetėr qė ende nuk ėshtė konfirmuar.

Peja do tė bėj pjesė nė Grupin B tė kėsaj gare bashkė me Levskin e Bullgarisė, SCM Craiova (Rumani), Mornar (Mali i Zi) dhe Kuzov (Maqedoni).

Udhėtime tė vėshtira parashihen ato tė Sigal Prishtinės nė Izrael, ashtu sikurse te skuadra e Teodos nė Maqedoni, ku pritet atmosferė e zjarrtė nga shqiptarėt tė cilėt do tė jenė pėrkrah skuadrės nga kryeqyteti jonė.

Peja po ashtu do tė udhėtojė nė Maqedoni te Kuzovi, njė duel tjetėr i zjarrtė, teksa dueli mė i vėshtirė do tė jetė pėrballė Levskit, njė skuadėr me renome nė garat evropiane. /Telegrafi/

Rex
23-08-2013, 19:13
KB Peja

http://www.koha.net/repository/images/f1_18-kb-peja-jpg1368867464.jpg

KB Sigal Prishtina

http://korneri.net/wp-content/uploads/2013/03/KB-Prishtina1.jpg

Rex
31-08-2013, 11:22
Po afrohen super-duelet Sigal Prishtina-Besiktas

Pėr tė gjithė adhuruesit e basketbollit nė Kosovė, muaji shtator do t’i sjellė dy super-duele tejet tė nxehta dhe kualitative mes Sigal Prishtinės dhe klubit tė njohur turk, Besiktas.
Bardhekaltėrit kanė kryer tė gjitha pėrgatitjet pėr turneun e tyre parasezonal dhe do tė sjellin nė Kosovė njėrin nga ekipet mė tė mėdha tė basketbollit turk, Besiktas, me tė cilin do t’i luan dy ndeshje parasezonale. Ju kujtojmė Besiktas nė sezonin 2011/2012 ishin kampione tė Turqisė, fitues tė kupės Eurochallenge, fitues tė Kupės sė Turqisė dhe fitues tė Kupės sė Presidentit tė Turqisė.

Ndeshja e parė do tė luhet tė dielėn nė palestrėn e Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė, me 8 shtator nė ora 20:00, kurse ndeshja e dytė do tė luhet tė hėnėn nė Palestrėn “Sezai Surroi” nė Prizren, me 9 shtator nė ora 19:00.

http://www.telegrafi.com/fo/2010/SIGALPrishtina%20Besiktas%20(1).jpg

Nė kėto dy ndeshje do tė keni mundėsinė t’i shihni pėr herė tė parė pėrforcimet e Sigal Prishtinės duke luajtur dhe transformimin e madh qė ka bėrė ky ekip gjatė kėtij pushimi. Duke filluar nga tė huajt, Hamidu Rahman, Tay Waller, Kendrick Jones dhe Aurimas Kieza, e deri te vendorėt, Blerim Mazreku, Muhamed Hasani, Alban Veseli, Kreshnik Juniku dhe Dardan Berisha, tė gjithė kėta do tė jenė tė gatshėm dhe do tė testohen.

Sjellja e Besiktas nė Kosovė ishte edhe premtim i ish-trajnerit tė Sigal Prishtinės, Ahmet Kandemirit, i cili tashmė ėshtė emėruar si trajner i kėtij klubi.

Ardhja e Besiktas nė Kosovė ka domethėnie tė madhe pėr vazhdimin e ndėrkombėtarizimit tė sportit dhe basketbollit kosovar nė pėrgjithėsi. /Telegrafi/

AAO
01-09-2013, 09:43
Po Izraeli c'hyn me ligen ballkanike :D?

Ps.. Liga Ballkanike duhet te rikthehet dhe ne futboll.

Rex
01-09-2013, 13:18
Po Izraeli c'hyn me ligen ballkanike :D?

Ps.. Liga Ballkanike duhet te rikthehet dhe ne futboll.

Izraelin nuk e do kush ne lindje te mesme, prandaj ne shume sporte garon ne Europe.

Do te ishte interesante liga ballkanike ne futboll por per shkak te nacionalizmit nuk besoj se eshte e mundur momentalisht.

Rex
01-09-2013, 13:29
Tifozat e KB Peja - Shqiponjat:

http://i1.ytimg.com/vi/kKS5zLoAxlE/hqdefault.jpg

Tifozat e Sigal Prishtina - Plisat:

http://www.yllpress.com/fotografite/galeria_origjinale/plisat_1.jpg

Rex
16-10-2013, 19:45
Prishtina bėn histori, fiton nė BIBL

http://www.indeksonline.net/foto.php?foto=/sport/SIGPRIFITONkumanovo.jpg&pozita=foto_lajm

Sigal Prishtina e ka nisur si ėshtė mė sė miri aventurėn e vet nė garat ndėrkombėtare, pėrkatėsisht BIBL( Liga Ballkanike e Basketbollit) dhe me kėtė rast duke bėrė historinė me fitoren e parė nė ndeshjen e saj tė parė ndėrkombėtare.

Nėnkampioni aktual dhe fituesi i Kupės sė Kosovės nė Basketboll, Sigal Prishtina e ka nisur me fitore aventurėn e tyre nė Ligėn Ballkanike duke mposhtur ekipin maqedon, Kumanovėn me rezultat 89:78. Kendrick Jones ishte basketbollisti mė efikas te Sigal Prishtina me 22 pikė ndėrsa ndihmė tė rėndėsishme dhanė edhe Edmond Azemi, Fisnik Rugova e Tay Waller.
Prishtinasit treguan njė paraqitje shumė tė mirė nė Maqedoni duke bėrė atė qė dje nuk arriti ta bėjė skuadra tjetėr kosovare, Peja./indeksonline/

Rex
14-11-2013, 19:15
Sigal Prishtina, lider i Balkan League

http://www.telegrafi.com/fo/sport/e-frikshme-prishtina_hd.jpg

Sigal Prishtina po vazhdon tė dėshmoj se ėshtė njėra ndėr ekipet pretendente pėr titull tė kampionit nė Balkan League.

‘Plisat’ para njė publiku fantastik nė pallatin e rinisė nė Prishtinė, ka triumfuar ndaj ekipit malazez tė Teodo Tivat, me rezultat prej 74:71.

Ēereku kaloi nė shenjė tė ekipit mysafirė, tė cilėt e pėrmbyllėn kėtė periudhė me njė epėrsi prej njė pike, 23:24.

Megjithatė basketbollistėt e Prishtinės nė ēerekun e dytė arritėn tė pėrmbysin rezultatin pas njė loje mjaft efikase nė sulm dhe pjesėn e parė e pėrfunduan nė avantazh prej 39 35.

Edhe nė ēerekun e tretė ekipi ynė vazhdoi tė dominoi nė parket, ku fal mbrojtjes sė ‘hekurt’ dhe sulmeve tė suksesshme, kėtė periudhė e pėrfundoi me shtatė pikė dallim, pėrkatėsisht me rezultat prej 56:49.

Nė periudhėn e fundit ‘Plisat’ ruajtėn epėrsinė e krijuar paraprakisht dhe kėshtu realizuan fitoren e tretė nė kėtė ligė me rezultat prej 74:71.

Pas kėsaj fitoreje, Sigal Prishtina rikthehet nė pozitėn e parė tė renditjes tabelore tė kėsaj gare me shtatė pikė tė tubuara, ndėrsa Teodo ngjitet nė vendin e tretė me gjashtė pikė.

Krenar me JU

Rex
10-12-2013, 20:18
Ate qe e bente Klubi i Boksit Prishtina ne Jugosllavi, tani po e ben Klubi i Basketbollit Prishtina ne Balkan League. Po i 'paketojne' sllavet njonin pas tjetrit.

Nuk zhgėnjen Prishtina

http://www.telegrafi.com/foto/sportivendor/e-para-prishtina_hd.jpg

Sigal Prishtina e ka mposhtur skuadrėn maqedonase KK Kozuv me dy pikė epėrsi, 83-85, nė udhėtimin e saj nė Gjevgjeli nė kuadėr tė Ligės Ballkanike.
Bardhekaltėrit e filluan mjaft mirė kėtė ndeshje, dhe me njė lojė ekipore ia dolėn qė ta pėrmbyllin ēerekun e parė me dy pikė epėrsi, 24-26.

Ēereku i dytė filloi mė njė intensitet mė tė lartė se nė tė parin dhe fillimisht maqedonasit morrin epėrsinė, mirėpo nė ato momente u shfaq magjia e Dardan Berishės dhe trepikėshat e tij pėr ta kthyer Sigal Prishtinėn nė lojė dhe madje pėr tė krijuar njė epėrsi tė lartė prej 14 pikėsh, 37-51.

Kėtė epėrsi djelmoshat tanė e ruajtėn shumė mirė edhe nė ēerekun e tretė, dhe kjo falė lojės sė fortė dhe tė organizuar nė mbrojtje.

Megjithatė, nė ēerekun e katėrt vendasit filluan tė aplikojnė presion tė lartė nė parket dhe e ngushtuan rezultatin nė 73-76, dhe pikėrisht kur pritej qė tė barazohej rezultati, nė skenė doli Kendrick Jones i cili e morri pėrgjegjėsinė e skuadrės mbi supe dhe i udhėhoqi ata deri nė sekondat e fundit pėr tė shėnuar njė fitore tė madhe nė Ligėn Ballkanike.

Mė i miri i kėsaj ndeshjeje padyshim se ishte amerikani Kendrick Jones, mirėpo merita tė mėdha pati edhe Dardan Berisha e Alban Veseli qė u treguan vendimtarė nė ēastet mė dramatike tė lojės.

Vlen tė pėrmendėt edhe sjellja katastrofale e shikuesve maqedonas tė cilėt nė pėrfundim tė takimit filluan tė hedhin karrige dhe gjėsende tjera nė drejtim tė lojtarėve tanė, por qė pėr fat tė mirė asnjėri nuk pėsoi ndonjė lėndim dhe lojtarėt u tėrhoqėn shpejtė nė zhveshtore.

Bardhekaltėrit me kėtė fitore ende mbetėn nė pozitėn e dytė me 12 pikė, po aq sa ka edhe skuadra e Kumanovos, por e cila ka koshaverazh mė tė mirė. /Telegrafi/

Rex
21-01-2014, 22:18
Peja shėnon fitore tė madhe

http://www.indeksonline.net/foto.php?foto=/sport/IMG_52567788526378.jpeg&pozita=foto_lajm

KB Peja ka arritur tė shėnoj fitore tejet tė rėndėsishme nė kuadėr tė javės sė 9-tė nė Ligėn Ballkanike.
Peja ka triumfuar kundėr klubit maqedonas KK Kozhuv Gjevgjeli me rezultat 68-62.
Angazhimi dhe pėrkushtimi i madh nė lojė i basketbollistėve pejan rezultoi me njė fitore tė madhe , e cila i hap rrugėn pėr plasmanin pėrfundimtar nė TOP6 tė Ligės Ballkanike.
KB Peja tani numėron 4 fitore dhe 5 humbje dhe pozicionohet nė tabelėn e BIBL Balkan League nė pozitėn e 6-tė./Indeksonline/

Xhebraili
21-01-2014, 22:19
shume dobet kan lujt sonte ,fat per ne qe kundershtari ishte edhe me dobet se ne

Ragnar
21-01-2014, 22:20
Bravo PEJA, edhe pse nuk eshte qyteti im, por prap se prap eshte qytet i vendit tim, URIME e shpresoj ne sukses edhe me te lart.

Xhebraili
21-01-2014, 22:22
sado qe do te mundohem neve ,prape se prape Sigal Prishtina me duket se 99% i ka gjasat te fitoj ballkan leaguen ,nder ekipat qe kam pa Prishtina eshte me e forta pa piken e dyshimit

Ragnar
21-01-2014, 22:24
sado qe do te mundohem neve ,prape se prape Sigal Prishtina me duket se 99% i ka gjasat te fitoj ballkan leaguen ,nder ekipat qe kam pa Prishtina eshte me e forta pa piken e dyshimit

Boll ja rrehe shpinen Rexit, se nuk po te ka hije ``fumato``

Xhebraili
21-01-2014, 22:27
Jo tamon puna spo ja rrehi shpinden veq realitetin po e flas ne ato qe po shof se qefi eshte qe te fitojme neve ballkan league po qefi e takati jan zbeh shume me shkuarjen e Dardan Berishes ne Pr...

Lum te pajtohesh me dikend ne mendime sdo te thote te ja rrahesh shpinden ,paske pervoje te hidhur.

Rex
21-01-2014, 22:29
sado qe do te mundohem neve ,prape se prape Sigal Prishtina me duket se 99% i ka gjasat te fitoj ballkan leaguen ,nder ekipat qe kam pa Prishtina eshte me e forta pa piken e dyshimit

Edhe Levski e Galil Gilboa kane lojtar shume te mire.

Ky eshte vetem viti i pare i ekipeve te Kosoves ne ligen Ballkanike. Edhe nese nuk e fitojne s'eshte naj kiamet i madh.

Rex
21-01-2014, 22:31
Jo tamon puna spo ja rrehi shpinden veq realitetin po e flas ne ato qe po shof se qefi eshte qe te fitojme neve ballkan league po qefi e takati jan zbeh shume me shkuarjen e Dardan Berishes ne Pr...

Lum te pajtohesh me dikend ne mendime sdo te thote te ja rrahesh shpinden ,paske pervoje te hidhur.

Xhebro, Lumit i ka kalu ora e gjumit e ja fut jangllysh. lol

O Lum djali une jam tifoz i Vllaznimit. Ndersa kur luajne jashte Kosoves jam tifoz i te githa ekipeve te Kosoves.

Xhebraili
21-01-2014, 22:31
Une vetem muj me thon shyqyre qe sjemi ne europa league se kah 200 kosha ne ndeshje na i kishin jep me qeto mbrojtje,....

Izraelit jan te fort po jo te pamposhteshem keta tjerte vari K. asnjeri nuk ish ku me dit qka./.

Po jam kurioz pse asnje ekip nga shqiperia nuk eshte ne ballkan league.?

Ragnar
21-01-2014, 22:33
Xhebro, Lumit i ka kalu ora e gjumit e ja fut jangllysh. lol

O Lum djali une jam tifoz i Vllaznimit. Ndersa kur luajne jashte Kosoves jam tifoz i te githa ekipeve te Kosoves.

Po de po, :d tu bohet qejfi tye qe po ta rreh shpinen Xhebraili, mire me vjen mire qe ke gjet perkrahes. Hallall per ket send :)

Rex
21-01-2014, 22:34
Une vetem muj me thon shyqyre qe sjemi ne europa league se kah 200 kosha ne ndeshje na i kishin jep me qeto mbrojtje,....

Izraelit jan te fort po jo te pamposhteshem keta tjerte vari K. asnjeri nuk ish ku me dit qka./.

Po jam kurioz pse asnje ekip nga shqiperia nuk eshte ne ballkan league.?

Nese s'gaboj Shqiperia nuk e ka basketin fort te zhvillun, fatkeqesisht. Para nja dhjete viteve ka qene nje ekip i mire, Valbona me duket se quhej, por s'di cka ka ndodhe me vone me ate klub.

Xhebraili
21-01-2014, 22:35
Peje -Gjakove 42 km so ku me dit ajo distanc qe edhe me perkrah ...

Po une sjam i prirur te kritikoj edhe ato gjera qe jan pozitive edhe kur i thote LUMI,REXI,apo ndonje prej ketyre kritikeeve tjere

Rex
21-01-2014, 22:38
Po de po, :d tu bohet qejfi tye qe po ta rreh shpinen Xhebraili, mire me vjen mire qe ke gjet perkrahes. Hallall per ket send :)

Qeshtu kur mungon ti nga 2-3 jave, une i nderroj haverat :D

SERAFIM DILO
22-01-2014, 00:19
Qeka teme interesante kjo e basketbollit ! Se disha qe Prishtina e Peja paskan skuadra te mira basketbolli.Bravo.

Rex
22-01-2014, 18:39
Prishtina stėrvitet me Kumanovėn

http://www.telegrafi.com/foto/sportivendor/prishtina-st-euml-rvitet-me-kumanovwn_hd.jpg

Skuadra e Sigal Prishtinės e ka mposhtur me lehtėsi Kumanovėn e Maqedonisė me rezultat 75-60, nė kuadėr tė Ligės Ballkanike.
Palestra e rinovuar e Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve dukej mė e bukur se kurrė mė parė, teksa Plisat e kishin mbushur atė pėrplot pėr ta pėrkrahur ekipin e tyre tė zemrės nė kėtė ndeshje derbi.

http://www.telegrafi.com/fo/2010/plisat.jpg

Ndeshja filloi me njė nervozizėm tek tė dyja palėt pasi qė pėr 2 minuta e 8 sekonda nuk shėnuan asnjė pik. Sidoqoftė, Blerim Mazreku e hapi serinė e pikėve pėr bardhekaltėrit, pastaj Jones dhe Waller bombarduan me trepikėsha. Mazreku tejet i disponuar pėr lojė nuk u ndal me kaē, ai shėnoi 11 pikė gjatė ēerekut tė parė, pėr ta ngritur epėrsinė e vendasve nė 11 pikė, 21-10.

Pėr t’ia vėshtirėsuar situatėn Kumanovės edhe mė shumė, u pėrkujdes Alban Veseli qė e hapi ēerekun e dytė me njė trepikėsh, dhe jo vetėm. Pas tij, nė skenė u shfaq kush tjetėr pos snajperistit Dardan Berisha, i cili kreu ‘gjenocid’ nga zona e trepikėshave duke i shėnuar tre sosh. Mysafirėt nė anėn tjetėr bėnin shumė gabime nė sulm, tė cilat i shfrytėzuan bardhekaltėrit me kundėrsulme tė shpjeta pėr ta ngritur edhe mė tej epėrsinė nė 18 pikė, 43-25.

Kapitullimin e Kumanovės e nėnshkroi Kendrick Jones nė ēerekun e tretė me disa shėnime tė njėpasnjėshme pėr ta ngritur epėrsinė deri nė 28 pikė epėrsi, 65-37.

http://www.telegrafi.com/fo/2010/jones.jpg

Ēereku i katėrt u zhvillua mė shumė pėr hir tė protokollit sepse bardhekaltėrit tashmė e kishin siguruar fitoren. Kjo i dha mundėsi trajnerit tė Sigal Prishtinės, Ceyhun Cabadak, qė ta inkuadrojė tė riun Fisnik Rugova, i cili luajti mjaftė bukur dhe morri duartrokitjet e publikut. Rezultati pėrfundimtar i kėtij takimi ishte, 75-60.

Kjo ishte fitorja e gjashtė e Sigal Prishtinės nė Ligėn Ballkanike, me tė cilėn ka tubuar 15 pikė dhe renditet nė vendin e dytė pas Kumanovės (16) qė ka njė ndeshje mė shumė/telegrafi.

Rex
05-02-2014, 18:54
PRISHTINA NDALI KAMPIONIN, PEJA SHKATĖRRON LEVSKIN

http://www.gazetaexpress.com/repository/images/thumb_640x351/Prishtina_12548.jpg

Sigal Prishtina dhe Peja kanė shėnuar fitore tė mėdha nė Ligėn Ballkanike. Prishtinasit e kanė mundur e kampionin aktual tė Ligės Ballkanike (BIBL), Galil Gilboan, derisa Peja e ka shkatėrruar Levskin

Sigal Prishtina i ėshtė rikthyer fitoreve. Ekipi bardh e kaltėr e ka mposhtur kampionin aktual tė Ligės Ballkanike (BIBL), Galil Gilboan me rezultat ngushtė 81:78.

Ekipi bardh e kaltėr, tė pėrkrahur nga Plisat, kanė arritur tasigurijnė njė fitore tė rėndėsishme, e cila i ka vėnė nė krye tė renditjes tabelore nė BIBL, me 18 pikė tė tubuar.

Mė meritori pėr fitoren e prishtinasve ishte Dardan Berisha i cili nė kėtė takim realizoi 30 pikė.

http://www.gazetaexpress.com/repository/images/path/Peja_529835.jpg

Peja ka shėnuar fitore tė madhe nė Sofje. Ekipi pejan e ka mundur skuadrėn e Levskit me rezultat tė thellė 69:81.

Mė meritori pėr fitoren e Pejės ishte Samir Shaptahovic me 22 pikė dhe 6 asistime, kurse Fred House e pasoi atė me 18 pikė dhe 8 kėrcime.

Pas kėsaj fitore ekipi verdh e zi ėshtė nė vendin e pestė me 15 pikė, vetėm tri pikė mė pak se sa lideri aktual Levski.

Kulpra
05-02-2014, 19:17
Bravo Prishtina & Peja! Jam e bindur se do te kete edhe lajme me te mira se keto per kete kampionat :)

Xhebraili
05-02-2014, 20:02
Dardan Berisha e murr Prishtinen ne shpinde sot edhe jav fitoj lojen...

Sa keq qe nuk eshte me Pejen ,por prapeseprape sot u mund kampioni i dyfisht i ballkanliges.

Ragnar
06-02-2014, 00:27
Bravo, duhet krenuar me djelmoshat e tone, po bejne nje loje te shkelqyer.

SERAFIM DILO
06-02-2014, 00:54
Pallatet e sportit qenkan plot me tifoza o spordashes.Edhe ne basketboll Kosova eshte vite para Shqipris.

Deri dje kishim doktorin,qe i ktheu spitalet ne kasolle,tani kemi basketbollistin qe do ta bej basketbollin te luaj me topa lecke.

Xhebraili
06-02-2014, 01:05
[QUOTE=SERAFIM DILO;517336]Pallatet e sportit qenkan plot me tifoza o spordashes.Edhe ne basketboll Kosova eshte vite para Shqipris.

Deri dje kishim doktorin,qe i ktheu spitalet ne kasolle,tani kemi basketbollistin qe do ta bej basketbollin te luaj me topa lecke.[/QUOTE



(http://www.youtube.com/watch?v=Q4LNhuV0WtM)

Atmosfera e derbit vitin e kaluar

Xhebraili
06-02-2014, 01:06
(http://www.youtube.com/watch?v=hKkUsic2Q2I)

Shqiponjat Prishtine

Xhebraili
06-02-2014, 01:07
(http://www.youtube.com/watch?v=JwnFVWFhwAE)..

SERAFIM DILO
06-02-2014, 01:27
I pash i pash Xhebrail,vjen "era" civilizim.

Po ne kemi Doktorin,qe edhe ato dy fusha basketbolli e futbolli qe ishin i shiti,se per Pallatet e lojrave me dore ma ha mendja nuk ka vene nje tulle.

Rex
22-02-2014, 12:49
Ekskluzive : Jep dorėheqje trajneri i Sigal Prishtinės, Ceyhun Cabadak

Sot ka ardhur njė lajm tejet i befasishėm pėr skuadrėn bardh e kaltėr , ku trajneri turk Ceyhun Cabadak njoftoi klubin e Sigal Prishtinės pėr dorėheqjen e tij, lajmin e kanė konfirmuar edhe kryesia e klubit nė faqen e tyre zyrtare nė Facebook.
"Tė nderuar,
Ju njoftojmė se sapo na erdhi vendimi i kryejtranerit tė deritashėm, Ceyhun Cabadak, i cili na njoftoj pėr dorėheqjen e tij si kryetrajner i KB SIGAL Prishtina.
Vendimi i tij, sado i papritur nė kėtė pjesė tė sezonit, nė mėnyrė konsesuale ėshtė pranuar edhe nga bordi i KB SIGAL Prishtina, pasi qė ishte edhe vendim dhe kėrkesė personale e trajnerit.
KB SIGAL Prishtina dėshiron ta falėnderoj trajnerin Ceyhun Cabadak pėr pėrkushtimin e tij maksimal nė arritjen e objektivave tė Klubit tonė.
Cabadak filloj aventurėn e tij nė KB SIGAL Prishtina duke fituar Superkupėn e Kosovės dhe nė krye tė tij, Klubi ynė momentalisht gjendet nė pozitėn e parė nė Ligėn e Kosovės si dhe nė pozitėn e dytė nė Ligėn Ballkanike.
Trajneri Cabadak gjithsesi do tė mbetet si pjesė e historisė sė Klubit tonė, duke qenė trajneri i parė qė debutoj nė garat ndėrkombėtare dhe atė me fitore nė njė terren mjaft tė vėshtirė si ai i Kumanovės.
KB SIGAL Prishtina dhe lojtarėt i dėshirojnė trajnerit suksese nė tė ardhmen e tij.
Faleminderit Cabadak!"
/Indeksonline/

Rex
04-03-2014, 20:46
Prishtina rikthen vendin e pare ne Ligen Ballkanike


http://www.telegrafi.com/foto/sportivendor/dardani-rr-euml-mben-magjin-euml-e-derbit_hd.jpg

Njė super-paraqitje e Dardan Berishės i ka siguruar Sigal Prishtinės vendin e parė nė Ligėn Ballkanike, pasi sonte shėnoi fitore ndaj Pejės me rezultat, 65-80.
Palestra “Karagaēi” ishte mbushur si kurrė mė parė me rreth 3000 shikues, ndėrsa nuk mungoi asnjėherė pėrkrahja konstante e Shqiponjave tė Pejės.

Ēereku i parė filloi me njė ritėm tė shpejtė tė tė dyja palėve, teksa Teo Simovic dhe Dardan Berisha dalloheshin pėr skuadrat pėrkatėse. Edhe pse mė shumė ishte lojė nervash, mė efikas u treguan bardhekaltėrit tė cilėt u shkėputėn nė rezultat dhe e mbyllėn ēerekun me tre pikė epėrsi, 14-17.

Ēerekun e dytė bardhekaltėrit e nisėn shumė mė mirė me njė ofensivė tė shpejtė duke i zėnė nė gjumė pejanėt, tė cilėn luanin pa ide. Dardan Berisha edhe njė herė dėshmoi pse ėshtė lojtari mė i mirė kosovarė me trepikėshat e tij qė godisnin sikur raketa nga largėsia. E kėtij tė fundit iu bashkėngjit edhe Edmond Azemi me dy shėnime tė njėpasnjėshme pėr ta mbyllur pjesėn e parė me 13 pikė epėrsi, 26-39.

http://www.telegrafi.com/fo/2010/dardaniwide.jpg

Sigal Prishtina nuk e ndali hovin e saj as nė ēerekun e tretė teksa nė njė moment tė lojės arritėn ta ēojnė epėrsinė deri nė 21 pikė, mirėpo nė skenė u shfaq Super-Samiri i cili me njė depėrtim dhe njė trepikėsh i riktheu shpresat tė pranishmėve nė palestėr dhe lojtarėve tė tij ua ngriti moralin. Pejanėt pėr dy minuta u kthyen furishėm nė lojė dhe e zvogėluan disavantazhin deri nė 12 pikė, por kėmbėt ua preu Dardan Berisha me njė trepikėsh dhe Kendrick Jones me njė depėrtim pėr tė shkuar nė ēerekun e katėrt me 15 pikė epėrsi nė tė mirė tė tyre.

Nė ēerekun e katėrt Peja veēse ishte dorėzuar dhe e kuptoi se nuk mund tė bėnte ndonjė mrekulli pėr ta rikthyer rezultatin nė anėn e tyre, ndėrsa Berisha nė anėn tjetėr vazhdoi me paraqitjen e tij tė magjishme, me tė cilėn fitoi edhe duartrokitjet e tifozėve tė pranishėm nė sallė. Epo, nė fund tė fundit ai ėshtė krenaria e Pejės, dhe tė gjithė duhet tė krenohen me tė. Ndeshja u pėrmbyll me 15 pikė epėrsi, 65-80.

Me kėtė fitore, Sigal Prishtina ka marrė kreun e Ligės Ballkanike me 21 pikė, po aq sa ka edhe Levski nė pozitėn e dytė. Ndėrsa, Peja ngritėt nė pozitėn e gjashtė me 19 pikė/telegrafi.com

Xhebraili
04-03-2014, 20:52
Dardan Berisha mire jav bone ketyne maqorrave tone se asnje lojtar te hajrit skan e te shiten vitin e kalum...

I vetmi basketbollist shqiptar qe mundet me lujt edhe ne eurolige..

Kulpra
04-03-2014, 21:04
Urime Sigal Prishtines :)

Burimi
05-03-2014, 07:48
Ishte nje nder lojerat me te dobeta te Pejes. Nuk kishte aspak organizim te lojes. Urime Sigal Prishtina.

Rex
12-03-2014, 20:23
Sigal Prishtina tregon fuqinė

http://www.telegrafi.com/foto/sportivendor/sigal-prishtina-tregon-fuqin-euml_hd.jpg

Sigal Prishtina ka treguar fuqinė e saj duke u rikthyer nga disavantazhi pėr ta mposhtur skuadrėn e Kozuvit, me rezultat 68-58, nė kuadėr tė Ligės Ballkanike.
Palestra e Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė edhe kėsaj radhe ishte mbushur me njė numėr tė madh shikuesish, si dhe Plisat nė kėndin e tyre qė dhuruan atmosferė impozante gjatė tėrė takimit.

Ndeshja nisi me njė ritėm jo edhe aq tė shpejtė, teksa skuadrat nuk ishin edhe aq konkrete nė pėrfundim tė aksioneve tė tyre. Bardhekaltėrit ndoshta e nėnēmuan skuadrėn e fundit nė Ligėn Ballkanike dhe kjo iu hakmor sepse nė pėrfundim tė pjesės sė parė e gjetėn veten nė disavantazh prej tre pikėve, 26-29.

Sidoqoftė, kjo gjė ndryshoi me tė filluar pjesa e dytė, pasi qė Dardan Berishės iu ndezėn motorėt dhe filloi tė shėnonte siē di vetėm ai. Me ndihėm e tij dhe tė Aurimas Kiezas, Bardhekaltėrit shkuan nė ēerekun e katėrt me katėr pikė epėrsi, 48-44.

Kėtė ritėm nuk e mbajtėn dot nė ēerekun e katėrt, sepse mysafirėt realizuan njė seri tė shpejtė prej 8-0, pėr ta detyruar trajnerin Dokuzovski qė tė kėrkojė njė pushim tė shkurtėr. Kjo gjė i bėri mirė skuadrės sė tij, tė cilėt u rikthyen nė lojė me njė seri prej 16-0, e kjo falė njė trepikėshi tė Alban Veselit dhe depėrtimeve spektakolare tė Dardan Berishės, i cili ishte i pakapshėm pėr kundėrshtarėt.

Kjo seri e shpejtė e Sigal Prishtinės ia humbi busullėn Kozuvit, tė cilėt filluan tė bėjnė gabime tė njėpasnjėshme nė sulm, e nė anėn tjetėr Bardhekaltėrit i shfrytėzonin shumė mirė kėto gabime tė tyre pėr t’iu hakmarrė me kundėrsulme tė shpejta. Ndeshja pėrfundoi me dhjetė pikė epėrsi pėr vendasit, 68-58.

Me kėtė fitore, Sigal Prishtina renditet nė vendin e dytė nė Ligėn Ballkanike me 23 pikė, njė mė pak se Galil Gilboa qė ėshtė nė vendin e parė.

Lojtari i ndeshjes edhe kėsaj radhe ishte Dardan Berisha me 25 pikė, 7 kėrcime dhe 3 asistime, i pėrcjellur nga Aurimas Kieza me 12 pikė. /Telegrafi/

Rex
12-03-2014, 20:25
Peja e lėshon fitoren nga duart

http://korneri.net/wp-content/uploads/2013/08/peja.jpg

Skuadra e Pejės ėshtė mposhtur nė sekondat e fundit nga Teodo i Malit tė Zi, me rezultat 82-79, nė kuadėr tė Ligės Ballkanike.
Peja udhėtoi nė kėtė ndeshje me njė krizė nė skuadėr pas dy humbjeve tė njėpasnjėshme nga rivali Sigal Prishtina, teksa Drilon Hajrizi mungoi pėr shkak tė suspendimit qė ka marrė nga kryesia e klubit pėr mosangazhimin e tij nė dy ndeshjet e fundit.

Kjo krizė u vėrejt edhe nė fillim tė takimit pasi pejanėt nuk ishin nė elementin e tyre dhe si pasojė ēerekun e parė e pėrmbyllėn me nėntė pikė disavantazh ndaj malazezėve tė disponuar, 25-16.

Nė ēerekun e dytė verdhezinjtė treguan lojė pak mė tė mirė dhe e ngushtuan disavantazhin nė shtatė pikė, 47-40. Kjo falė pėrvojės sė madhe tė Samir Shaptahu dhe Frederick House qė u treguan vendimtarė nė disa aksione.

Pas pushimit tė pjesės sė parė, pejanėt vazhduan tė kėrkonin fitoren me kėmbėngulje mirėpo vendasit malazez nuk lėshonin pe dhe ruajtėn epėrsinė e tyre prej 8 pikėve, 66-58.

Ēereku i katėrt ishte pika kthyese pėr pejanėt, tė cilėt me mjeshtri e morrin kontrollin e lojės duke i mbyllur mirė sulmet e kundėrshtarit dhe duke shėnuar pikė me kundėrsulme tė shpejta arritėn ta krijojnė njė seri prej 19-7, teksa rezultati nė semafor shėnonte 73-77.

Sidoqoftė, Peja e lėshoi kėtė ndeshje nga duart duke i lejuar kundėrshtarit ta pėrmbysin rezultatin dhe ta fitojnė pėrballjen me tre pikė epėrsi, 82-79.

Mė tė dalluar pėr Pejėn nė kėtė takim ishin Samir Shaptahu me 22 pikė, Frederick House(22) dhe Gerti Shima (16).

Pas kėsaj humbjeje, Peja pėrsėri mbetet nė pozitėn e tetė me 20 pikė, po aq sa kanė edhe Teodo e Ballkani nė pozitėn e shtatė, respektivisht gjashtė. /Telegrafi/

Xhebraili
12-03-2014, 22:20
Mire tu behet e shiten Dardanin plus qe tre muj sju kan jep rroga lojtareve normale qe ska Motiv ...

Ragnar
19-03-2014, 19:56
Sigal Prishtina pushton Rumaninė

http://www.telegrafi.com/foto/sportivendor/sigal-prishtina-pushton-rumanin-euml_hd.jpg

Skuadra e Sigal Prishtinės ka shėnuar njė fitore tė jashtėzakonshme nė sekondat e fundit kundėr Craiovas sė Rumanisė, me rezultat 85-86 nė kuadėr tė Ligės Ballkanike.
Vendasit e nisėn mė mirė takimin duke krijuar njė epėrsi prej pesė pikėve, mirėpo Sigal Prishtina nė krye me Dardan Berishėn (i cili shėnoi 13 pikė vetėm nė kėtė ēerek) u rikthye nė lojė dhe e pėrmbylli kėtė fraksion me tre pikė epėrsi, 21-24.

Vendasit pėrsėri e nisėn mė mirė ēerekun e dytė dhe dolėn nė epėrsi, mirėpo shpėtimtari i Bardhekaltėrve kėsaj radhe doli tė jetė Kendrick Jones, i cili me trepikėshat e tij bėri qė skuadrat tė shkojnė nė pushim me rezultat tė barabartė, 43-43.

Nė ēerekun e tretė u zhvillua njė lojė me intensitet tė lartė nga tė dyja skuadrat, teksa vendasit pėrmes Kovac realizuan njė seri prej 7-0, pėr ta detyruar kėshtu trajnerin e Sigal Prishtinės, Marin Dokuzovskin qė tė kėrkonte njė minutė pushim. Ky i fundit kthehu nė lojė Kendrick Jonesin, i cili ishte pika kthyese nė lojėn e Bardhekaltėrve, pasi qė me ndihmėn e tij u zvogėlua disavantazhi deri nė tre pikė, 65-62, pėr tė lėnė tė hapur gjithēka nė ēerekun e katėrt.

Pjesa e fundit ishte tejet dramatike. Fillimisht Bardhekaltėrit realizuan njė seri prej 6-0 pėr tė dalė nė avantazh, teksa me njė mbrojtje tė fortė i shkaktuan telashe tė mėdha kundėrshtarit. Ishte Tay Waller ai qė me njė trepikėsh e ngriti epėrsinė nė 10 pikė, (67-77), dhe detyroi trajnerin e Craiovas qė tė kėrkonte njė minutė pushim.

Ky i fundit urdhėroi skuadrėn e tij qė tė ushtronin presion tė lartė, dhe pikėrisht kėtu filloi tė ēalonte skuadra kosovare. Jonesit ia vodhėn dy herė radhazi topin, ndėrsa snajperisti Kovac qėlloi dy trepikėsha pėr ta barazuar rezultatin 85-85, disa sekonda pa pėrfunduar takimi.

Rumunėt patėn mundėsi qė ta fitonin ndeshjen pasi aksioni i fundit ishte i tyri, mirėpo gabuan nė gjuajtjen e tyre dhe Dardan Berisha rrėmbeu topin dhe u falua menjėherė kur kishin mbetur edhe tre sekonda deri nė fund tė takimit. Berisha me mjeshtrinė e tij shėnoi vetėm njė herė, ndėrsa gjuajtjen e dytė e huqi qėllimisht pėr ta gjuajtur topin nė drejtim tė Blerim Mazrekut i cili e priti atė pėr ta pėrmbyllur kėtė takim me njė fitore tejet dramatike, 85-86.

http://www.telegrafi.com/fo/2010/prishtinawins.jpg

Me kėtė fitore, Sigal Prishtina tani ka grumbulluar 25 pikė nė pozitėn e dytė, njė mė pak se Galil Gilboa nė pozitėn e parė. /Telegrafi/

Xhebraili
19-03-2014, 20:44
Pejani po e sill Ballkan leaguen ne dore te vet BRAVO DARDAN

Rex
25-03-2014, 21:38
Kaq kishin mundesi. Nje Bravo te madhe lojtareve, tifozave dhe sponsoreve. Ishin debutues dhe e perfaqesuan Pejen dhe Kosoven me dinjitet. I djersiten mire kundershtaret dhe i derguan nje mesazh te paster FIBA's. Kosova, me ekipet e saj, e meriton qe te jete anetare me te drejta te plota e shtepise me te madhe te basketbollit ne bote.
Prishtina e vazhdon udhetimin me sukses ne Balkan League me gjasa te mira per trofe. Duhet ta perkrahim te gjithe!

We Are Basketball

----

Peja eliminohet nga Liga Ballkanike

http://korneri.net/wp-content/uploads/2013/08/peja.jpg

Kampionia i Kosovės nė basketboll, K.B. Peja, ėshtė eliminuar nga Liga Ballkanike, pas disfatės sė pėsuar nė Botevgrad tė Bullgarisė nga Ballkani me rezultat 96-76.
Peja nė kėtė sfidė hyri me qėllimin e vetėm pėr tė fituar, pasi qė humbja e linte jashtė mundėsisė pėr t'u kualifikuar pėr play-off.

Si do qė tė jetė, nė ēerekun e parė u bė edhe diferenca kruciale. Ishte Ballkani qė arriti tė krijojė njė eprėsi prej 28-17 nė ēerekun e parė dhe kjo ndikoi qė Peja tė mos kthehet mė nė lojė, pėrkundėr statistikave pozitive nė vazhdim dhe lojės sė mirė.

Gjithēka u rrėnua nė ēerekun e katėrt, kur Peja nuk arriti qė tė mbante tempon dhe tė bėnte lojė mė tė mirė, duke e thelluar kėshtu edhe disavantazhin nė momentet kur Shaptahovic nuk ishte nė lojė.

Nė fund rezultati pėrfundimtar ishte 96-76 pėr Ballkanin e Bullgarisė.

Me kėtė disfatė Peja largohet nga garat e Ligės Ballkanike dhe skuadra e vetme ne kėtė garė sigurt do tė mbetet nėnkampioni i Kosovės, Sigal Prishtina. /Telegrafi/

Rex
26-03-2014, 18:24
Sa e madhe kjo Prishtinė!

http://www.koha.net/fo/6/20140326190745589646.jpg

Sigal Prishtina ka shėnuar fitore jashtėzakonisht tė vėshtirė kundėr Levskit, me rezultat, 77-68, pėr ta siguruar kėshtu kualifikimin direkt nė ‘Final Four’.
Kjo padyshim ishte ndeshja mė e madhe qė ėshtė zhvilluar ndonjėherė nė kryeqytet, e kėtė mė sė miri e tregon numri jashtėzakonisht i madh i tė pranishmėve, pasi qė salla ishte e stėrmbushur, dhe shumė njerėz kishin mbetur jashtė. Plisat edhe kėsaj radhe u pėrkujdesėn qė tė krijojnė njė atmosferė tė pashoq gjatė tėrė takimit dhe treguan se e meritojnė epitetin e njėrės ndėr tifozeritė mė tė organizuar nė vend.

Ēereku i parė kaloi nėn hijen e mysafirėve tė cilėt luajtėn me menēuri dhe i bllokuan depėrtimet e Bardhekaltėrve, teksa kėta tė fundit gabuan nė pesė tentime pėr tre pikė. Mysafirėt e mbyllėn ēerekun me shtatė pikė epėrsi, 12-19.

Bardhekaltėrit vuajtėn edhe nė ēerekun e dytė nga shtatlartėsia e kundėrshtarėve, tė cilėt ua pamundėsonin depėrtimet nė zonė, teksa nė sulmet e tyre ishin tė pakapshėm. Deri nė pėrfundim tė pjesės sė parė, mysafirėt vetėm se e shtuan epėrsinė e tyre deri nė 17 pikė, 23-40.

Pushimi si duket u bėri mirė basketbollistėve tė Sigal Prishtinės, tė cilėt e nisėn furishėm pjesėn e dyte me njė seri 11-0, dhe me njė lojė tė shpejtė arritėn ta dominojnė kundėrshtarin dhe kėshtu e mbyllėn ēerekun e tretė me vetėm dy pikė disavantazh, 48-50.

Nė ēerekun e katėrt, Bardhekaltėrit e bėnė tė pamundėrėn. Pėr herė tė parė gjatė tėrė takimit Sigal Prishtina kaloi nė epėrsi pėrmes Tay Waller (60-59), dhe pas kėsaj mė nuk u ndalėn. Me mbrojtje tejet tė fortė dhe trepikėshat e Waller dhe Kiezas arritėn ta kthejnė kėtė lojė nė anėn e tyre dhe ta fitojnė me 9 pikė epėrsi, 77-69.

Me kėtė fitore, Sigal Prishtina e pėrmbyll stinorin e rregullt tė Ligės Ballkanike me 27 pikė, njė mė pak se Galil Gilboa nė vendin e parė, dhe kėshtu do tė kualifikohet direkt nė Final Four. Edhe njė herė, kjo skuadėr dėshmoi se ėshtė krenaria e Kosovės nė basketboll dhe i tejkaloi pritjet e veta. /Telegrafi/

Xhebraili
26-03-2014, 18:29
Bravo prishtines

Klub i madh me njerez te zote ne udheheqesi e te ne kush e udheheq klubin sukses qe kem dal kampion Kosove vitin e kalum

Gon!
26-03-2014, 19:19
Shikova ndeshjen pjeserisht. Ne nje moment kur musafiret krijuan nje epersi prej 20 pikesh, u merzita shume dhe e nderrova programin :d. Por cerekun e kater nuk munda te rri pa e shikuar :p, me gezoi pa mase kjo fitore e S Prishtines..

Plisat nuk jane "njera nder tifozerite me te organizuara ne vend", por jane "tifozeria me e mire dhe me e organizuar ne ballkan" :)

AAO
26-03-2014, 19:22
Bravo prishtines

Klub i madh me njerez te zote ne udheheqesi e te ne kush e udheheq klubin sukses qe kem dal kampion Kosove vitin e kalum

Bravo dhe shtetit ku per federaten e basketbollit jep deri ne 10 milion euro buxhet ne vit? Me korigjoni nese jam gabim.

Nderkohe ne shqiperi shteti i jep vetem 80 mije euro federates se basketbollit :D. Dhe i jep nga 10 mije euro federates se pinpongut ,hipizmit ,bilardos e kshu me radhe qe jane inekzistente. Turp

Ps. Bravo Prishtines.

Rex
12-04-2014, 11:56
Bravo dhe shtetit ku per federaten e basketbollit jep deri ne 10 milion euro buxhet ne vit? Me korigjoni nese jam gabim.

Nuk e di sakte sa ndahen por nuk behet fjale per shifra te tilla milioneshe as ketu. Basketbollin ne Kosove e mbajne gjalle sponsoret/kompanite private.

Rex
12-04-2014, 11:57
Spektakli nė Prishtinė

http://www.zeri.info/third_party/timthumb/timthumb.php?src=http://www.zeri.info/uploads/KB-Sigal%20Prishtina-konf%20per%20shtyp-%20Final%20Four-11%20prill%202014g-Laura%20Hasani-1397285628.jpg&w=596&h=395&q=1000

Menaxhmenti i Ballkan Ligės ka vendosur qė turneu Final Four 2014 tė mbahet nė Prishtinė dhe qė nikoqir i tij tė jetė Sigal Prishtina. Ky vendim ėshtė marrė pas shqyrtimit tė dy aplikacioneve zyrtare, tė cilat janė pranuar para afatit tė parapėrcaktuar, deri mė 10 prill 2014, e tė cilat janė dorėzuar nga Levski Sofje dhe Sigal Prishtina.

Galil Gilboa dhe Balkan nuk kanė aplikuar. Ballkan Liga ka shpjeguar arsyet qė i bindėn tė shpallin fitues aplikacionin e Sigal Prishtinės.

“Sigal Prishtina ka dėrguar njė ofertė mė profesionale dhe mė tė mirė, duke i pėrmbushur tė gjitha kėrkesat e rregulloreve tė BIBL pėr organizimin e Final Four, prandaj puna e tyre profesionale u shpėrblye”, thuhet nė njoftimin nga BIBL.

Sigal Prishtina u shpėrblye pėr mbarorganizimin e ndeshjeve si nikoqir deri mė tani gjatė kėtij edicioni, tė cilin e pėrfundoi nė pozitėn e dytė, prapa Galil Gilboas. Por, ajo u shpall fituese sa i pėrket aplikacioneve pėr nikoqir tė fazės finale, Final Four.

Vendimi ka gėzuar klubin kryeqytetas qė organizoi njė konferencė pėr shtyp nė sallėn e Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė, ku sė bashku me Plisat e shprehėn krenarinė e tyre pėr vendimin e menaxhmentit tė BIBL-sė. “Po nis diēka e re, diēka historike, ēfarė nuk ka ndodhur nė Kosovėn e pasluftės”, tha nė fillim tė konferencės Blerand Stavileci, kryetar i klubit, duke iu drejtuar gazetarėve se “prej sot do t’u nxjerrim edhe juve punė”.

“Rrugėtimi ynė nisi mė 25 maj tė vitit 2013 dhe nuk ishte fare i lehtė. Ne ishim model pėr organizim, pėr tifo, pėr atmosferė dhe koreografi e kėtė model e kanė kompletuar plisat, tė cilėt janė ndėr mė meritorėt qė kemi ardhur deri kėtu. Pėr ne kjo ngjarje ėshtė si njė kampionat evropian, botėror apo njė olimpiadė ”, tha Stavileci.

Sa i pėrket kostos sė organizimit tė Final Four, Stavileci shtoi:

”Buxheti ynė ėshtė mė i vogėl se i disa klubeve tjera dhe nuk ėshtė lehtė tė pėrballohet kostoja. Ne sė pari do t’iu bėjmė ofertė kompanive biznesore, por presim edhe ndihmėn e institucioneve, ndėrkohė qė shpenzimet janė tė natyrave tė ndryshme si pėr gjyqtarė, persona zyrtarė apo akomodimi i skuadrave”.

Stavileci nuk deshi tė flasė shumė pėr ēmimin e biletave, por tha se “nuk mendojmė tė pėrfitojmė nga kjo, por mė vjen keq qė njė numėr i madh i shikuesve mė 25 prill do tė mbetet jashtė palestrės, pasi pėr shkak tė hapėsirės sė vogėl nuk do t’i zėrė tė gjithė ata qė duan tė jenė pjesė e Final Four.

Kryetari i tifozėve Plisat , Albert Kastrati, ishte tejet i shkurtėr nė prononcimin e tij duke thėnė se “ Prishtina e pėrfaqėson Kosovėn dhe krejt shqiptarinė, kupa mbetet kėtu”. Mė pas ai dhe tifozėt nisėn kėngėn e tyre tė preferuar pėr Prishtinėn si dashuri e vetme e tyre.
Ndonėse pritej se Balkan nga Botevgradi do tė jetė rivali mė i madh i Sigal Prishtinės, kjo skuadėr nuk kishte aplikuar fare kėshtu qė konkurrenti i vetėm ishte Levski.

Shtriks uron skuadrat e Final Four-it

Drejtori i Ligės Ballkanike, Shay Shtriks ka uruar katėr skuadrat pjesėmarrėse nė Final-Four. “Sė pari dua t’i uroj katėr klubet qė janė kualifikuar pėr Final Four 2014. Besoj se kėto janė katėr skuadrat me paraqitjet mė tė mira kėtė sezon, pa dashur tė nėnēmoj pjesėmarrėsit e tjerė.

Tė gjithė luftuan me gjithēka nė fuqinė e tyre, por fatkeqėsisht Final Four ka vend vetėm pėr katėr ekipe, Sigal Prishtina, Levsk Sofia, Balkan dhe Galil Gilboa”, deklaroi Shtriks pėr uebfaqen zyrtare tė Ligės Ballkanike. “U uroj fat katėr ekipeve tė mbetura nė garė dhe siē thotė edhe motoja jonė: Le tė fitojė mė i miri!”/zeri.info

Rex
08-04-2015, 21:37
Prishtina e madhe, shkon nė finale

http://www.telegrafi.com/foto/sportivendor/prishtina-e-madhe-shkon-n-euml-finale_hd.jpg

Edhe pėrkundėr humbjes prej 86-80 nė ndeshjen e dytė gjysmėfinale kundėr Kozuvit, Sigal Prishtina ėshtė kualifikuar nė finale tė Ligės Ballkanike pėr shkak tė epėrsisė sė lartė prej 24 pikėve qė kishte krijuar nė ndeshjen e parė.
Skuadra e Kozuvit e nisi ndeshjen me njė entuziazėm tė lartė pėr tė realizuar ndonjė pėrmbysje historike tė rezultatit, mirėpo u zhgėnjyen kur e panė se Sigal Prishtina ėshtė e gatshme tė vdesė nė parket pėr ta siguruar kualifikimin nė finale tė Ligės Ballkanike.

Ishin pikėt e Dardan Berishės dhe Edin Bavcicit, qė bombarduan maqedonasit me trepikėsha (7 prej 16) nė pjesėn e parė, qė i ndihmuan Bardhekaltėrve tė mbyllin pjesėn e parė me vetėm dy pikė disavantazh 47-45.

Trajneri i prishtinasve, Marjan Ilievski, u tregua tejet i menēur edhe nė pjesėn e dytė, ku e organizoi shumė mirė skuadrėn e tij qė tė mos lejonin ndonjė befasi nga kundėrshtarėt. Bardhekaltėrit luftuan sypatrembur deri nė fund tė ndeshjes dhe kėshtu siguruan kualifikimin e shumėpritur nė finale tė Ligės Ballkanike.

Mė tė mirėt e kėtij takimi ishin padyshim Dardan Berisha me 22 pikė, si dhe Edin Bavcic me 20 sosh.

Nė finale Sigal Prishtina do tė ndeshet me Rilskin e Bullgarisė, qė e mposhti Pejėn tė martėn nė palestrėn Karagaēi. /Telegrafi/

Poeti
30-04-2015, 07:20
Autoktonė tė Ballkanit, Prishtina bėn histori (Foto)
Publikuar: 19:13 / 29.04.2015
http://www.telegrafi.com/foto/sportivendor/autokton-euml-t-euml-ballkanit-prishtina-b-euml-n-histori-foto_hd.jpg

Skuadra e Sigal Prishtinės ka arritur tė fitojė trofeun e parė ndėrkombėtar pėr sportin e Kosovės, pasi qė e ka mposhtur nė finale tė Ligės Ballkanike skuadrėn bullgare tė Rilskit me rezultat, 71-80.

Nė Samokov tė Bullgarisė kishin udhėtuar edhe njė numėr i vogėl i Plisave, tė cilėt i dhanė pėrkrahje basketbollistėve tė Sigal Prishtinės gjatė gjithė kohės.

http://www.telegrafi.com/fo/PLISAT%20NLOJ.jpg

Bullgarėt e nisėn mirė ndeshjen dhe u rritėn nė lojėn e tyre duke krijuar edhe njė epėrsi prej 10 pikėve(16-6) pas vetėm katėr minutash lojė. Mirėpo, Bardhekaltėrit filluan ta shkrijnė kėtė epėrsi pėrmes sulmeve tė menēura tė finalizuara nga Edin Bavcic, duke arritur qė ta mbyllin ēerekun e parė me katėr pikė disavantazh, 26-22.

Nė ēerekun e dytė, Bardhekaltėrit ia dolėn qė mjaft mirė t’i mbulojnė dy lojtarėt mė tė rrezikshėm tė Rilskit, Rakocevic dhe Taylor, me ē’rast arritėn edhe tė dalin nė epėrsi. Ishte Julian Mavunga ai qė ishte mė i disponuari nė kėtė fazė tė lojės, teksa arriti tė shėnojė dy trepikėsha tejet krucial. Prishtina e pėrfundoi pjesėn e parė me dy pikė epėrsi, 36-38.

Bardhekaltėrit e nisėn mirė ēerekun e tretė dhe nė pėrgjithėsi e kontrolluan tempon nė kėtė pjesėlojė, teksa Jordan Hulls dhe Dardan Berisha shėnuan pikė tė rėndėsishme pėr ta pėrmbyllur kėtė periodė me pesė pikė epėrsi, 52-57.

Hulls e nisi ēerekun e katėrt me njė trepikėsh, duke i dhėnė zemėr Bardhekaltėrve pėr njė pėrfundim ėndrrash. Trajneri Marian Ilievski i dha instruksione skuadrės qė tė sulmojnė, dhe Bardhekaltėrit iu vėrsulen kundėrshtarit si njė tufė luanėsh duke i shkelur ata nė ēdo aspekt.

Prishtinasit nė minutat e fundit ishin thjeshtė tė pakapshėm, duke realizuar aksione tė tipit alla NBA, teksa arritėn ta pėrfundojnė ndeshjen me rezultat bindės, 71-80.

Ky ėshtė titulli i parė i sporteve grupore pėr Kosovėn, dhe Prishtina arriti ta fitojė atė nė mėnyrėn mė tė denjė. Sonte luanėt e Kosovės pritet tė kthehen nė kryeqytet, ku do tė organizohet njė pritje madhėshtore pėr ta. /Telegrafi/

Rex
30-04-2015, 11:14
Jo vetem qe e fituam, por e fituam bindshem... edhe pse starti i ndeshjes ishte per infarkt.

Urime basketbollisteve te Sigal Prishtines dhe Plisave, qe na nderuan ne arenen nderkombetare. Trofeu i pare i Kosoves ne sporte ekipore por jo dhe i fundit. Do te kemi edhe shume trofe tjera ne te ardhmen.

cool_shqype
30-04-2015, 19:05
Urime skuadres dhe dashiresve te saj.

Drinalt
30-04-2015, 20:46
Suksese Sigal Prishtina per titullin.

Ne fakt kjo eshte Balkan League e nivelit te dyte, sepse niveli i pare eshte ABA League - http://www.abaliga.com/

Kam vite qe e ndjek kete aktivitet pikerisht prej faktit se aty marrin pjese dhe Sigal Prishtina me Pejen dhe sivjet per here te pare mori pjese dhe Vllaznia (i humbi te gjitha ndeshjet ne grup).

kriko
02-05-2015, 11:54
Urime Sigal Prishtines,gjunah qe nuk e transmetoji rtk, te pakten per shqipetaret qe jetojn ne diaspor finalen duhet ta kishin transmentuar..