PDA

View Full Version : Loro Boriēi, nje emer - nje stadium


tenderandkind
04-09-2013, 20:15
LORO BORIĒI

BIR’ I DENJĖ I SHKODRES DERI NĖ VDEKJE

Nė 100 vjetorin e Pavarsisė…LORO BORIĒI (1922 – 1984)
Loro Boriēi, ka lé nė qytetin e Shkodres me 22 Gusht 1922, nė qytetin ku ka lé edhe futbolli shqiptar (1905), e asht edhe fidan i atij oazi tė quejtun Gjimnazi i Jezuitėve tė Shkodres, ku kanė mėsue dhe janė formue breza tė tanė qytetarėsh intelektualė dhe dijetarė tė Shqipnisė.

Nė njė oborr tė vogel shkolle ku mori arsimin e mesem dhe kulturen qytetare shkodrane, dijti me nderthurė mėsimin, formimin qytetar me até fizik, per me mbetė Yll i pavdekshem jo vetem per Shkodren e mbarė Shqipninė, por edhe nė plejaden e vet tė lojtarėve tė Europės.

Nuk kishte shkodranė qė nuk dinte ku asht shtėpia e Boriēve, kur pyetej se ku gjindet.

Njė nga shtėpijat ma tė bukra per nga pamja, e ndodhun nė rrugen e Badrave, po edhe e njė familjes nga ma tė vjetrat e nė za tė Shkodres, e dallueme nė shenjė per nga nderi e burrnija e tė Parėve. Njė familje e paisun me virtytet ma fisnike tė trashigimisė sė Shqiptarit tė nderuem.

Edhe djal’ i atij truelli, Loro, deri nė diten e vdekjes nė Tiranė me 22 Prill 1984, pa mujtė kush me i ndrrue asnjė cilsi, e mbylli jeten me tė gjitha tiparet e njė Biri tė denjė tė Rozafės.

Nė oborrin e asaj shkolle, Loro binte nė sy per naltėsinė e trupit, mbi 185 cm., dhe pikrisht aty nė atė oborr veshi fanelen sportive, kėpucet e futbollit dhe ishte nder ma tė zgjedhunit e djelmėnisė sė viteve 1936, per me u quejtė “e ardhmja e Shoqnisė ‘Vllaznija”.

Nė vitin 1937 asht lojtar i Shoqnisė “Vllaznija” tė Shkodres. Njė nder futbollistėt e parė dhe krejtėsisht i harruem nga burgjet komuniste, mjeku Luigj Radoja, kur e ka pa tue luejtė pėr heren e parė Loron nė oborrin e shkollės, ka thanė: “Njė fenomen qė nuk ka shok nė Ballkan!”

Njė tjeter bashkohės i Tij, Prof. Ernest Helepiani, tregonte vetem fitore…fitore tė njė klubi shkodranė “Vllaznija”, qė trandi edhe gurt’ e stadiumeve ballkanike me golat e bukur tė Loros. Po Ai nuk mbeti vetem mbrenda cakut tė kufijve tanė, mbasi shumė shpejt bie nė sy tė disa specialistėve italianė, tė cilėt i venė gishtin dhe e marrin nė skuadrat ma tė njohuna tė tyne. Nė vitin 1941 – 42 ka lujtė nė Itali me klubin “Lazio”, ndersa nė 1942 – 43 me Romen.

Kthehet nė Shqipni dhe nuk pranon me ndejė jashta Atdheut, ndonse asnjėherė nuk mund tė arrihej me u mendue nga askush e ardhmja e Shqipnisė me izolomin e saj hermetik. Nė vitin 1945 vazhdon me “Vllazninė” dhe fiton kupen e kampionatit kombtar tė futbollit. Nė vitin 1946 Shqipnia fiton kupen e kampionatit tė shteteve ballkanike nė Tiranė, nė saje tė golave tė Loros, ku edhe me njė teknikė tė veten ban publikun me duertrokitė per fitoren e Kombėtares sonė. Edhe kur ishin mardhanjet nė prishje mes dy qeverive tona komuniste, Loro u ndodh nė Beograd dhe iu ofrue mundsia e qendrimit atje nga “miqtė” jugosllavė, po Loro refuzoi: “Jam Shqiptar dhe do tė los me Kombėtaren Shqiptare, mbasi Ajo mė ka ba tė njohun si futbollist tė tillė...”

E merr klubi “Partizani” nė Tiranė dhe mbas vitit 1946 ka qendrue nė kryeqytet.

Vazhdon me lujtė me skuadren e ushtrisė “Partizani” tue e mbajtė nė krye tė klasifikimit.

Tiparet e sjelljes sė Tij e vendosin edhe nė krye tė klasifikimit si qytetar i nderuem.

Me sjelljen, kulturen dhe edukaten Loro, ban per vete edhe “ata” qė e shikonin me synin e tyne prej fanatikėsh, tue e konsiderue si nxanės tė njė “shkolle”, tė cilen pothuej nė asnjė nga biografitė e tij tė publikueme edhe sot “nuk tregojnė ku u formue dhe u zbulue ky talent i rrallė?”

Megjithate, nuk asht as i pari as i fundit qė vazhdon tė mbetet nder labirinte “harrese”!

Mbas disa “akrobacive” tė njohuna ndaj elementit katolik shkodranė, nga vitet 1960, Loro gjindet nė Durrės, Vlonė, me kombėtaren e tė “Rinjėve”, me shpresat...derisa kujtohen se asht i domosdoshem prap per me drejtue Kombėtaren e Shqipnisė.

Mė ka tregue trajneri Cuf Pelinku, kur ishte nė Hungari, porsa ka hy nė njė sallė tė madhe tė stadiumit Budapestit, ku nė ballė ishte lojtari ma i madh i kohės Pushkas, rreth 250 X 130 cm., i shtati ishte Loro Boriēi nder dhjetė lojtarėt ma tė mirė tė tė gjitha kohėve nė Europė.

Nė vitin 1963, Loro merr “Medalje Argjendi” nė lojnat e Ushtrive tė Lindjes nė Hanoi.

Nė njė nga ndeshjet qė trajneri i Kombėtares sonė mbeti nė kujtesen europjane, asht ajo me Gjermaninė Perėndimore, me 16 Dhjetor 1967, nė Tiranė, perballė trajnerit Helmut Shén, ku me njė mjeshtri tė madhe Boriēi eleminoi skuadren gjermane nga kampionati Europjan.

Nė vitet ’70 Loro asht trajner i Kombėtares Kineze, ku perveē Kombėtares atje Ai ka ndihmue edhe disa skuadra tė tjera futbolli, tė cilat kanė shpreh edhe mirnjohjen e tyne.

Nė vitin 1943...me daten 14 Tetor, kur shtėpinė tonė e kishte mbulue vaji nga vdekja e Babės tim,..Motrat e Loros, per me mė largue nga tmerri, mė moren e kemi shkue tek dhoma nalt, ku ishin vendosė shumė hurma per me u pjekė. Si fėmijė aty u “habita”!

Sa kujtime tė paharrueshme ruen njeriu nga komshijtė e mbrekullueshem si Boriētė...

Nė vitet 1983 – 84 Loro smuret nga njė kancer i perftuem siē mendonin mjekėt nga pimja e panderpreme e cigares... Ishte nė Itali per mjekim. Njė ditė mjeku qė e kuronte e pyet Loron: “Besoj e keni kuptue diagnozen?” Loro i pergjegjet: “Po, doktor! Ju falnderoj fort per kujdesin dhe mjekimin Tuej...Ma shumė u jam mirnjohės per kurimin Shpirtnor, tė cilin nuk do tė kisha mundsi me e pasė kurrė nė Atdheun tim “ateist”, nė Shqipni!”

Loro Boriēi asht kenė Bir’ i denjė i Shkodres deri diten e fundit tė jetės...

Kėta pak rreshta ia kushtoj nė perkujtim tė 90 vjetorit...Kėtij Burri, qė si pak kush e pat nderue Shkodren dhe Flamurin e Shqipnisė, kudo ku vuni kamben e Tij...


Fritz Radovani Melbourne, 2012.
http://www.infoshkodra.com/images/stories/2012/Shkodra_Lake/loro_borici.jpg
http://www.infoshkodra.com/index.php?option=com_content&view=article&id=646:nga-fritz-radovani-loro-borici&catid=114:personazhe&Itemid=243#sthash.Gw1P3dtC.dpuf

BLEDI_SH
04-09-2013, 20:22
eh shkoderloce,burra qe ke qit....

SERAFIM DILO
05-09-2013, 15:58
Njeri,futbollist,e trajner i madh.Shqiptari me i respektuar ne historin e futbollit.


Kishte fiksim lojtaret shtatlarte,siē tregonin,sa qe ne Tiran ishte si batut kur shikonin nje person te gjate i thonin;"ki kujdes se do te mari me lujt Loro".
E kur ishte trajner me Partizanin kishte mare nje qender sulmues te shkurter,te gjithe e pyesnin,si ka mundesi qe ke mare te shkurter ? E Loro i pergjigjej: Qe asht ma i gjan se i gjat......per te treguar qe ishte i fort fizikisht.

SystemA
05-09-2013, 17:52
Njeri,futbollist,e trajner i madh.Shqiptari me i respektuar ne historin e futbollit.


Kishte fiksim lojtaret shtatlarte,siē tregonin,sa qe ne Tiran ishte si batut kur shikonin nje person te gjate i thonin;"ki kujdes se do te mari me lujt Loro".
E kur ishte trajner me Partizanin kishte mare nje qender sulmues te shkurter,te gjithe e pyesnin,si ka mundesi qe ke mare te shkurter ? E Loro i pergjigjej: Qe asht ma i gjan se i gjat......per te treguar qe ishte i fort fizikisht.
Ne 1967 Helmut Schön: pashe lojtare vetesakrifikues.
Dita me e zeze ne jeten time( kampioni me 1974)
PS: kam nje teori konspiracioni: mujtem deutschat dhe kaluan sllavet...me tej!
Pasiqe kishte vetem nje hotel dhe i lane pa buke gjermanet.
@Braric
Kam fakte kete rradhe
Pra i bleme