PDA

View Full Version : Semundja e artritit.


Regina
08-10-2013, 09:21
Njohuri bazike

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/3/3a/Arthrite_rhumatoide.jpg
Fillimi dhe perparimi i semundjes.

Nyjat janė vendet ku dy ose mė shumė eshtra bashkohen, si bėrryli dhe gjuri. Eshtrat nė nyje mbulohen me njė material tė butė, sfungjeror, tė quajtur kartilag (kėrc), qė i mbron eshtrat dhe u lejon nyjave tė lėvizin pa dhimbje. Nyjat janė tė kufizuara me njė cipė tė hollė tė indit tė quajtur synovium. Kjo prodhon njė lėng tė rrėshqitshėm tė quajtur lėngu sinovial, qė ushqen nyjat dhe u ndihmon atyre tė reduktojnė gėrvishtjet. Disa zgjatime (shirita) tė fuqishėm, qė quajtur ligamente, i lidhin eshtrat njėri me tjetrin dhe ndihmojnė ata tė jenė stabil. Muskujt dhe tendonet po ashtu ndihmojnė nyjat dhe ju mundėsojnė juve tė lėvizni

Nė rastin e artiritit, njė pjesė nė nyjė ose rreth saj inflamohet, duke shkaktuar dhimbje, shtangie dhe, ndonjėherė, vėshtirėsi nė lėvizje. Disa lloje tė artritit po ashtu mund tė prekin edhe pjesė tė tjera tė trupit, si lėkurėn dhe organet e brendshme.

Sa i shpeshtė ėshtė artriti?

Artriti ėshtė shumė i shpeshtė. Vlerėsohet se njė nė tre persona mund tė jenė tė prekur nga njė formė e artritit ose dhimbje e nyjave. Kjo ėshtė njė sėmundje qė pengon njerėzit tė kryejnė punė dhe tė bėjnė jetė tė shėndetshme. Osteoartriti, forma mė e shprehur e artritit, prek rreth njė nė katėr njerėz. Arteriti mund t’i prekė njerėzit e tė gjitha moshave, por mė i shprehur ėshtė te tė moshuarit.

Llojet e artritit

Ka mė shumė se 100 lloje tė ndryshme tė artritit. Disa prej llojeve mė tė shpeshta tė kėsaj sėmundje janė:

Osteoartriti – Ky ėshtė lloji mė i shpeshtė i artirit. Kjo ndodh kur kėrci qė mbėshtjell fundin e kockės tuaj gradualisht zhvishet. Pa mbrojtjen e kėrcit, kockat fillojnė tė prekin me njėra-tjetrėn dhe ky fėrkim mund tė shkaktojė dhimbje dhe ėnjtje. Osteoartriti mund tė prekė ēdo nyje, por mė sė shumti i prek duart dhe nyjat qė mbajnė pesha tė mėdha si gjunjėt, ijėn (legenin) dhe unazat e shpinės. Osteoartriti zakonisht ndodh kur kėrci dėmtohet ose degjenerohet me kalimin e moshės ose pėr shkak tė pėrdorimit tė tepruar. Pėr kėtė arsye, osteoartriti ndonjėherė quhet edhe sėmundja degjenerative e nyjave.
Artirti reumatoid – Ky lloj artriti ėshtė sėmundja qė zgjatė mė sė shumti dhe e cila prek nyjat nė ēdo pjesė tė trupit, pėrveē shpinės dhe mė sė shumti pėrfshin duart, kyēet e duarve dhe gjunjėt. Nė rastin e artritit reumatoid, sistemi imun (sistemi mbrojtės i organizmit) gabimisht sulmon veten dhe shkakton ėnjtje tė shtresės mbrojtėse tė nyjave. Inflamimi mė pas shpėrndahet nė gjithė nyjėn dhe mund ta dėmtojė kėrcin dhe ashtin. Nė rastet mė tė shpeshta, artirti reumatoid mund tė prekė edhe zona tė tjera tė trupit, si lėkurėn, sytė, mushkėritė, dhe nervat.
Podagra – Podagra ėshtė njė sėmundje e dhimbshme e cila ndodh kur trupi nuk mund ta eliminojė njė substancė natyrale tė quajtur acidi urik. Sasitė e tepruara tė acidit urik formojnė kristale nė formė tė gjilpėrave nė nyje tė cilat shkaktojnė shtangie dhe dhimbje. Podagra mė sė shpeshti prek gishtin e madh tė kėmbės, gjurin, dhe nyjat e dorės.

Shkaktarėt

Llojet e ndryshme tė artritit shkaktohen nga shkaktarė tė ndryshėm, shumica e tė cilėve janė tė panjohur. Ėshtė e mundshme qė tė ketė mė shumė shkaktarė pėr secilin lloj tė artritit. Hulumtuesit janė duke kėrkuar edhe rolin e faktorėve gjenetik (trashėgues) si dhe mėnyrėn e jetesės pėr tė gjetur ndikimin e tyre nė zhvillimin e artritit.

Edhe pse shkaktarėt e saktė tė artirit mund tė mos dihen, ka disa faktorė rreziku pėr artritin. (Faktor rreziku ėshtė njė tipar ose sjellje qė rrit shanset e personit pėr tė zhvilluar sėmundje ose para-ekspozon njė person ndaj njė sėmundje tė caktuar). Faktorėt e rrezikut tė artirit janė:

Mosha – Rreziku i zhvillimit tė artritit, veēanėrisht osteoartritit, rritet me rritjen e moshės.
Gjinia – Nė pėrgjithėsi artriti prek mė sė shumti femrat se sa meshkujt.
Mbipesha – Tė qenit i mbipeshė shton stresin nė nyjat qė mbajnė peshėn, duke rritur konsumimin, dhe duke shtuar rrezikun pėr artrit, veēanėrisht osteoartrit.
Faktorėt e punės – Disa punė kėrkojnė lėvizje tė pėrsėritura ose bartjet e peshave tė mėdha mund tė shkaktojnė presion nė nyje dhe t’i dėmtojnė ato, qė mund tė ēojė nė artrit, veēanėrisht nė osteoartit.

Simptomat

Llojet e ndryshme tė artriti kanė simptoma tė ndryshme dhe ato ndryshojnė edhe nga njėri te tjetri person. Osteoatrtiti nė pėrgjithėsi nuk shkakton simptoma jashtė nyjės.

Simptomat tjera tė artritit pėrfshijnė lodhje, temperaturė, puērra dhe shenjat e pezmatimit tė nyjave, pėrfshirė: dhimbje, ėnjtje, shtangim, ndjeshmėri, skuqje, ngrohtėsi.

Diagnostikimi

Osteoartriti zakonisht diagnostikohet me njė histori tė kompletuar mjekėsore, pėrfshirė pėrshkrimin e simptomave dhe ekzaminimin fizik. Metodat e pasqyrimit vizual – si rezet Rentgen ose Rezonanca Magnetike – ndonjėherė shfrytėzohen pėr tė treguar gjendjen e nyjave.

Nėse dyshohet pėr raste tė tjera tė artritit, testet laboratorike tė gjakut, urinės dhe/ose lėngut tė nyjave, mund tė ndihmojnė nė pėrcaktimin e llojit tė artritit. Kėto teste po ashtu mund tė ndihmojnė tė pėrjashtohen sėmundjet tjera si shkaktare tė simptomave tuaja.

Trajtimi

Qėllimi i mjekimit tė artritit ėshtė tė qetėsojė dhimbjet dhe tė rrisė lėvizshmėrinė dhe fortėsinė e nyjave. Opsionet e mjekimit pėrfshijnė barna, ushtrime, kompresa tė nxehta/ftohta, pėrdorim tė mbrojtėsve tė nyjave dhe ndėrhyrje kirurgjike. Mjekimi mund tė pėrshijė edhe kombinim tė disa prej kėtyre metodave.

A mund tė parandalohet artriti?

Edhe pse mund tė jetė e pamundshme tė parandalohet, ka disa hapa tė cilat zvogėlojnė rrezikun e zhvillimit tė sėmundjes si dhe ngadalėsimin ose parandalimin e dėmtimit tė vazhdueshėm tė nyjave. Ato janė:

Ruajtja e peshės normale – Mbipesha shton presionin nė nyjat tuaja dhe rrit gjasat e paraqitjes sė artritit.
Ushtrimet – Duke mbajtur muskujt tuaj nė formė ju mund tė ndihmoni mbrojtjen dhe tė ndihmoni nyjat tuaja tė jenė tė shėndetshme.
Pėrdorimi i pajisjeve mbrojtėse – Nė varėsi prej punės dhe aktivitetit, preferohet mbajtja e pajisjeve dhe teknikave tė ndryshme qė mbrojnė nyjat. Ngritja, mbajtja dhe lėshimi sipas rregullave mbron muskujt dhe nyjat tuaja.
Ushqehuni nė mėnyrė tė shėndetshme – Njė ushqim i ekuilibruar mirė, i pasur me lėndė ushqyese mund tė ndihmojė eshtrat dhe muskujt tuaj ta ruajnė fortėsinė.

Perspektiva e njerėzve me artrit

Me diagnostikimin e hershėm, shumica e artriteve mund tė menaxhohen dhe dhimbja dhe paaftėsia tė minimizohen. Pėr mė tepėr, diagnostikimi dhe mjekimi i hershėm mund tė jenė tė gjendje tė parandalojnė dėmtimin e indit tė shkaktuar nga artriti. Mjekimi i hershėm dhe i ashpėr ėshtė veēanėrisht i rėndėsishėm pėr artritin reumatoid, me qėllim qė tė parandalojė dėmtimin e mėtejmė dhe pėrkeqėsimin e paaftėsive fizike.