PDA

View Full Version : Kombėtarja e femrave, Shqipėria mund 1-0 Greqinė


drague
31-10-2013, 07:19
DURRES - Kombėtarja jonė e femrave ka shėnuarin goilin e parė dhe ka arritur po fitoren e parė nė eliminatoret e Grupit 5 pėr “Botėrorin 2015″. Goli i Velajt, shėnuar nė minutėn e 51-tė, ka vendosur fatin e kėtij derbi ballkanik mes fqinjėsh, tė luajtur nė “Niko Dovana”. Aty ėshtė zhvilluar njė lojė pėrgjithėsisht emocionuese, me sulme e kundėrsulme, edhe pse rrjedhshmėria e qartėsia taktike i ka penguar vajzat e tė dyja skuadrave tė kompletojnė njė performancė vėrtet pozitive. Ajo qė ka mė tepėr rėndėsi ka tė bėjė me faktin se femrat tona kuqezi kanė marrė tri pikėt e para nė kėtė fushatė kualifikuese, pas humbjeve tė pėsuara mė parė me Norvegjinė dhe Holandėn. Kujtojmė se femrat tona kuqezi janė nė njė grup eliminator me Norvegjinė, Holandėn, Belgjikėn, Portugalinė dhe Greqinė. Ndeshja ka nisur me dėshirė e aksione nė tė dyja portat. Loja ėshtė e pėrqendruar mė sė shumti nė mesfushė, me njė rast tė pastėr tė Berishės nė minutėn e 38-tė. Futbollistja jonė, e vetme me portėn helene godet nė mėnyrė tė gabuar, mbi tra. Greket krijojnė mė shumė volum loje, janė mė tė qarta taktikisht, ndėrsa fitojnė disa goditje dėnimi dhe nga kėndi, por pa rrezik pėr kuadratin kuqezi. Pjesa e parė mbyllet me tre kartonė tė verdhė dhe me rrjeta tė paprekura, ku rastin mė tė mirė pėr shėnim e pati Shqipėria me Berishėn.
Pjesa e dytė ka nisur me njė zėvendėsim te kombėtarjajonė: Baro futet nė vend tė Robelit. Ndeshja vijon tė zhvillohet njė ballafaqim konfuz nė veprime, me paqartėsi nė organizimin e aksioneve sulmuese dhe mungesė shėnjestre nė finalizim. Sidoqoftė, minuta e 50-tė sjell zhbllokimin e rezultatit nė minutėn e 51-tė. Furtuna Velaj pėrparon nga e majta e sulmit kuqezi dhe nė pozicion tė prirėt me portėn greke lėshon njė goditje potente, duke e pushuar topin nė kėndin e majtė tė kuadratit kundėrshtar. Kundėrpėrgjigjen helenet me goditje nga distanca, por portierja Gjyli nuk vihet nė vėshtirėsi. Trajneri Rraklli e tėrheq disi skuadrėn nė prapavijė, ndėrsa kjo shoqėrohet me rritjen e presionit nga helenėt, qė kėrkojnė medoemos golin e barazimit. Rastet nė portėn tonė nuk mungojnė, por fatmirėsisht gjuajtjet mė sė shumti janė jashtė kuadratit. Rraklli aktivizon edhe Jasharin, duke pėrforcuar mesfushėn, aty ku mundohet tė ngrejė “postbllokun” e parė tė grekeve, tė cilat mundohen me tė gjitha forcat tė barazojnė, por e kanė tė pamundur. Kėsisoji, triumfon Shqipėria nė kėtė derbi fqinjėsh, qė u vendos nga ai gol i bukur i Veljat.

(er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)

shoku_tanku
31-10-2013, 07:24
bravo goca..keni nderu veten,familjen dhe gjith shqiptaret kudo qi ndodhen...

drague
31-10-2013, 07:34
bravo Altin Raklli ke nderu Kavajen dhe gjith shqiptaret

ana_gend
31-10-2013, 07:37
`thankyou` cupave

SERAFIM DILO
31-10-2013, 07:59
Paskemi kombtare te fort,bravo.

shoku_tanku
31-10-2013, 08:18
po cte fort a derbardh..mbetem te parafundit ne grup..perpara nesh eshte norvegjia,danimarka e hollanda...vetem greket mundem te rrifnim

Elushe
31-10-2013, 08:22
po cte fort a derbardh..mbetem te parafundit ne grup..perpara nesh eshte norvegjia,danimarka e hollanda...vetem greket mundem te rrifnim
Prape me mire se meshkujt -bravo-

shoku_tanku
31-10-2013, 08:26
pse edhe meshkujt i kane rrafur greket..madje fill mbasi ata kishin dale kampjone evrope

Zana
31-10-2013, 10:04
Bravo cupave, dhe Suksese, -urra--urra-

Ps.....I paskan lene djemte e kombetares ,me gisht ne goje "qesh"``byce``

peshkaqeni33
02-11-2013, 17:53
Ashtu eshte Zana, na nderuat, por vetem me Greqin se me shtetet e tjera...
Goli ishte i bukur. Me pelqeu.

Fehmikaciu
02-11-2013, 18:52
Jeeeeeaaaaaaa!!!........keto qupa jan ne rrugen e duhur!!...ashtu pra nderoni kombin dhe atdheun.