PDA

View Full Version : Tifozėria shqiptare!


Rex
29-12-2013, 17:45
Desha te postoj nje lajm dhe e verejta se nuk ka nje teme te veqante per tifozerine. Pak e cuditshme kur dihet se ane e mbane trojeve shqiptare ka grupe shume mire te organziuara te tifozeve. Pasi qe me kryesori eshte ai "Tifozat Kuq e Zi", pasi qe eshte grup i cili nuk perkrah ndonje ekip/skuader te veqante, por i organizon grupet tjera te tifozeve nen nje obrelle, ne perkrhaje te kombetares apo sportisteve individual neper bote, po e hapi temen me nje lajm qe ka te bej me kete grup tifozash.


Tifozat Kuqezi festojnė 10-vjetorin e themelimit tė tyre nė Prishtinė

PRISHTINĖ - Grupi mė i madh i tifozėve shqiptarė, Tifozat kuqezi tė shtunėn nė ambientet e “Sheshit 21” kanė festuar 10-vjetorin.

Tifozė, trajnerė, sportistė, pėrfaqėsues tė Federatės Shqiptare tė Futbollit (FSHF), pėrfaqėsues tė Federatės sė Futbollit tė Kosovės (FFK), personalitet tė jetės politike, tė shtunėn nė mbrėmje mėsynė nė “Sheshin 21” pėr ta bėrė edhe mė madhėshtore ditėlindjen e dhjetė tė Tifozėve Kuqezi.

Nėn brohoritjet “Shqipėri Etnike”, “Shqipėri Etnike”, “O sa mirė me qenė shqiptar”, ka nisur manifestimi i pėrvjetorit tė dhjetė tė tifozave mė tė fuqishėm shqiptar, tė cilėt e mreshtėn fuqishėm Kombėtaren shqiptare nė futboll, madje edhe atėherė kur rezultatet nuk ishin pozitive.

Burim Hana, njėri ndėr pėrfaqėsuesit e Tifozave Kuqezi, fillimisht pėrshėndeti pėrfaqėsuesit e familjes sė komandantit legjendar “Adem Jashari”, e mė pas me disa fjalė elaboroi themelimin dhe zhvillimin e kėtyre tifozėve qė tashmė kanė bėrė emėr nė ēdo vend ku flitet shqip.

Hana tha se nuk ka qenė i lehtė themelimi i Tifozave Kuqezi. Ai tha se themelimin e kėtyre tifozėve e bėn pesė veta, por qė ky numėr vazhdimisht shkojnė nė rritje. Sipas tij, tifozat nuk do tė zbrapsen pavarėsisht rezultateve.

“Tė nderuar familja Jashari, tė nderuar pėrfaqėsues tė federatave pėrkatėse. Unė do tė bėj njė kronologji tė shkurtėr tė tifozave kuqezi. Qysh po e shoh tash qenkeni bėrė kallabllak. Dua t'ju pyes diēka. A ka kėtu ndonjė qė nuk ka dėgjuar pėr tifozat kuqezi?! Do tė thotė jo. Para dhjetė viteve paramendoni asnjėri nuk kishte dėgjuar pėr tifozat kuqezi. Kisha dashur qė kėtė duartrokitje t’ia dedikonit organizatorėve qė sonte na kanė mbledhur kėtu", ka thėnė Hana.

Sipas tij, kanė pasur punė sonte shumė, por e kanė pasur mė lehtė se ne para dhjetė viteve. "Ne nė fillim kemi qenė pesė vetė, jemi bėrė dhjetė. Kėta dhjetė veta me 25 dhjetor 2003 jemi organizuar dhe e kemi themeluar zyrtarisht grupin e tifozave kuqezi me tė vetėm axhende, qė t’i bėjmė bashkė gjithė shqiptarėt nė ‘Qemal Stafa’, aty ku luan kombėtarja jonė. Na ia kemi arritur qėllimit. Tani ju mbetet tė rinjve qė janė kėtu, por edhe disa tjerėve qė nuk janė kėtu, qė tė vazhdojnė e kėtij dhjetėvjetori mė i shtue edhe shumė vite tjera. Falėnderoj tė gjithė ata qė na kanė ndihmuar nė kėto dhjetė vite dhe shpresoj se edhe mė tej do tė jemi bashkė me moton: ‘O sa mirė me qenė shqiptar’”, ka thėnė Hana.

Ndėrkohė, i emocionuar qė ishte pjesė e kėsaj ngjarje tė madhe sportive, tė pranishmeve iu drejtua portieri i Kombėtares sė Shqipėrisė, Etrit Berisha, i cili militon nė Lazion e Italisė. Berisha pasi iu uroi tifozėve kuqezi pėr pėrvjetorin e 10-tė, tha se krenohet qė ka mundėsi tė japė kontribut nė Kombėtaren shqiptare. Sipas Berishės, tifozat kuqezi kanė bėrė shumė pėr kombėtaren, madje sipas tij, vetėm tifozat kuqezi janė ata qė kanė bashkuar shqiptarėt.

“Unė mė herėt kam qenė pjesė e juaj mė parė, por tani nė formė tjetėr kam arritur qė tė kontribuoj pėr Kombėtaren, pra nė fushė. Krenohem jashtėzakonisht shumė ashtu sikur ju, sepse e di se ēfarė bėni dhe keni bėrė edhe mė herėt pėr kėtė kombėtare. Mirėpo ky pėrvjetor ka qenė jashtėzakonisht i rėndėsishėm dhe shpresoj se do tė kemi edhe mė shumė dhe do tė bashkohemi edhe mė shumė, sepse ėshtė bėrė njė punė jashtėzakonisht e mirė. Por, dua tė them edhe njė gjė shumė tė rėndėsishme pėr ne si lojtar sė ndihem jashtėzakonisht mirė kur shohim gjithė ata shikues dhe ēdo ndeshje qė kemi luajtur si nė Shqipėri dhe jashtė Shqipėrisė, gjithmonė jemi ndier sikur tė luanim nė shtėpinė tonė. Mė kėtė organizim qė keni bėrė keni arritur qė t’i bashkoni gjitha trojet shqiptare nė njė vend dhe njė tifozeri tė vetme”, ka theksuar Berisha.

Pjesė e kėsaj ngjarje tė bukur sportiv ishte edhe boksieri i madh shqiptar, Nuri Seferi, i cili pak ditė mė parė mbrojti titullin e kampionit tė Evropės. Seferi dukej mjaft shumė emocionuar, madje mė tė dal nė bina tha se mė vėshtirė e ka te gjendet para tifozave kuqezi se sa nė ring.

Ai ka falėnderuar gjithė tifozėt pėr mbėshtetjen e vazhdueshme qė po i japin atij nė ringjet e ndryshme evropiane. Seferi ka thėnė se gjaku i rėnė i dėshmorėve nuk ėshtė lehtė pėr tu anashkaluar. “Do ta kisha mė lehė tė ngjitesha nė ring se sa tė flas para juve. Unė jam shumė mirėnjohės tifozave kuqezi, pėr arsye se jeni bėrthama e vetme qė bashkoni gjithė trojet shqiptare. Tifozat kuqezi kanė anėtar nga gjitha trevat shqiptare dhe meritojnė t’i pėrgėzojmė pėr kėtė kontribut dhe ju uroj dhjetėvjetorin e formimit tė tifozave kuqezi. Personalisht ju falėnderoi shumė, sepse jeni bėrthama dhe forca e vetėm qė me jepni motiv qė tė pėrfaqėsojė kuqezi dhe kėtė e bėj mė krenarin mė tė madhe pėr arsye se ky gjak trimash qė ėshtė derdhur deri mė tani nuk ėshtė lehtė pėr ta anashkaluar mbi tė”, ka pohuar Seferi.

Pėrvjetori i dhjetė i tifozave kuqezi ėshtė mbyllur mė njė dokumentar tė realizuar nga komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakahoxha. Kujtojmė se tifozat kuqezi e janė themeluar me 25 dhjetor tė vitit 2003. Kėta tifozat nė kėto 10 dhjetė vitet e fundit i kanė dhėnė njė pėrkrahje tė fuqishme kuqezinjve nė sfidat evropiane e botėrore.

Nėn brohoritjet ‘O sa mirė me qenė Shqiptar!’ tifozat Kuqezi pėrveē mbėshtetje se madh qė i bėn ekipit shqiptar nė “Qemal Stafa”, pėrkrahja e tyre nuk ka munguar as shumė stadiume evropiane si nė Cardiff, Leverkusen, Belfast, Amsterdam, Paris, Dublin, Geneve, Lubjanė, Oslo, e shumė e shumė stadiume tjera.

Elushe
29-12-2013, 18:35
Urime :))

Xhebraili
19-01-2014, 02:40
Shqiptaret nga Kosova e ngriten ne nje nivel me te larte tifozerin shqiptare,edhe pse shpeshhere jemi perballur me perbuzje mashtrime me bileta e te gjitha po kurre su ndalem nje komb nje kombetare.

shoku_tanku
19-01-2014, 13:29
E mo se nuk shikohen gjerat keshtu,me lupe zmadhuese.Biletat ne treg te zi kudo shiten shtrenjte.Pastaj edhe ne fukarenj jemi bre vllazen.Duam te hame nje kothere buke..Shqipri..bum bum bum!!!Shqipri..bum bum bum...

Xhebraili
19-01-2014, 14:47
E mo se nuk shikohen gjerat keshtu,me lupe zmadhuese.Biletat ne treg te zi kudo shiten shtrenjte.Pastaj edhe ne fukarenj jemi bre vllazen.Duam te hame nje kothere buke..Shqipri..bum bum bum!!!Shqipri..bum bum bum...


me pelqen ironia jote tankist je briliant
Po ama si te duket erdhen maloket nga Kosova hahahhah kjo po qe eshte respekt hahahhha...



Shqipni Etnike kan thene se ne vetem kete fraze dime nuk dime me shume.....

Tifozat kuq e zi jan nderi i shqiptareve kudo qe jan edhe e them me plot bindje se jan njerezit me per se mbari ne shqiptari

Rex
19-01-2014, 14:52
Xhebrail e kisha mendu qe ti sjelli historite dhe fotot e gjitha grupeve te tifozeve shqiptar, se kemi grupe fenomenale e qe krijojne atmosfere te mire...si: plisat, shqiponjat, kuqezinjet e jakoves, shfercerat etj...por jam bo dembel. Po pritoj me ja nis.

Ndoshta kur te jam pak ma i lire i postoj.

shoku_tanku
19-01-2014, 14:54
Paragjykime te tilla ekzistojne ne cdo vend te botes..ben mire qe veren anen komike te tyre se edhe ne me shaka e themi :d..sa per tifozllik shqiptaret e maqedonise na i kalojne edhe ne te shqiperise edhe ju te kosoves

Xhebraili
19-01-2014, 14:54
Une edhe pse jam i Pejes vleresoj Plisat si me te fortit ne shqiptari per tifozllek edhe doren ne zemer jan shume kreativ ,me pelqen menyra se si perkrahin prishtinen ani se kur fillojne nga te sharat nuk pushojne...

Xhebraili
19-01-2014, 14:55
Paragjykime te tilla ekzistojne ne cdo vend te botes..ben mire qe veren anen komike te tyre se edhe ne me shaka e themi :d..sa per tifozllik shqiptaret e maqedonise na i kalojne edhe ne te shqiperise edhe ju te kosoves

Tanku duku kah peja kur ka Basketboll ndeshje derbi edhe esheh qfare behet ne Palestra se per stadiume ne jemi ne te njejtin nivel me ju mos edhe me keq se ne kemi vetem dy stadiume te hajrit tu themi te tjerat jan per faqe te zeze,

Rex
19-01-2014, 14:58
E vertete se shqiptaret e Maqedonise i kane grupet ma t'forta te tifozeve.

Xhebraili
19-01-2014, 15:00
Une ndaj mendimin me te vjetren se PLISAT jan me kreativ edhe din qka te duan me duken me intelektual se keta tjeret hahahhah se edhe kur shajne shajne me stil e kam provuar me shpinde edhe pse ka njerez ne prishtine qe si duroj dot si TOVERLANI .....

shoku_tanku
19-01-2014, 15:03
E vertete se shqiptaret e Maqedonise i kane grupet ma t'forta te tifozeve.

kjo e ka nje shpjegim..ne kemi 23 vjet me kampionat te rrenuar,detyrimisht jemi larguar nga futbolli..edhe rrethanat tuaja po,dihen..ndersa maqedonia keto 20 vjet ka patur nje kampionat funksional

Rex
19-01-2014, 15:04
Une ndaj mendimin me te vjetren se PLISAT jan me kreativ edhe din qka te duan me duken me intelektual se keta tjeret hahahhah se edhe kur shajne shajne me stil e kam provuar me shpinde edhe pse ka njerez ne prishtine qe si duroj dot si TOVERLANI .....

Nuk e kisha besu se do ta lexoj kete nga nje pejon. lol

Bravo qe je realist.

Rex
19-01-2014, 15:07
kjo e ka nje shpjegim..ne kemi 23 vjet me kampionat te rrenuar,detyrimisht jemi larguar nga futbolli..edhe rrethanat tuaja po,dihen..ndersa maqedonia keto 20 vjet ka patur nje kampionat funksional

Po, por e ka edhe nje shpjegim tjeter.

Ne Shqiperi jane te gjitha klubet shqiptare.

Ne Kosove poashtu.

Ndersa ne Maqedoni ka klube sllave dhe shqiptare. Pra rivaliteti i tofezeve eshte me i madh dhe me agresiv, sepse kemi te bejme edhe me nacionalizem.

shoku_tanku
19-01-2014, 15:09
edhe kjo qendron

Xhebraili
19-01-2014, 15:09
Po, por e ka edhe nje shpjegim tjeter.

Ne Shqiperi jane te gjitha klubet shqiptare.

Ne Kosove poashtu.

Ndersa ne Maqedoni ka klube sllave dhe shqiptare. Pra rivaliteti i tofezeve eshte me i mad, qe dmth edhe me agresiv, se kemi te bejme edhe me nacionalizem.

Shpejgimi i rex sdo koment po pa tifozeri te cmendura ska futboll ska motiv per loje.

Ragnar
19-01-2014, 15:20
Une mendoj qe me te zjarret jane tifozat shqiptar qe jane me Real Madridin dhe Barcelonen, se keto tjerat, hahhahahha e kam pare nje rivalitet te madhe ne cdo qytet.

shoku_tanku
19-01-2014, 15:22
edhe cmenduria e ka nje kufi,,ne rastin konkret me pelqen organizimi i tifozeve shqiptare te maqedonise dhe atmosfera e zjarrte qe ata krijojne(pa i kaluar normat e sjelljes se nje tifozerie korrekte)une i shoh si model,madje me pelqejne edhe me tepers e tifozeria e liverpulit

Xhebraili
19-01-2014, 15:24
edhe cmenduria e ka nje kufi,,ne rastin konkret me pelqen organizimi i tifozeve shqiptare te maqedonise dhe atmosfera e zjarrte qe ata krijojne(pa i kaluar normat e sjelljes se nje tifozerie korrekte)une i shoh si model,madje me pelqejne edhe me tepers e tifozeria e liverpulit


Mos mi permend tifozat e liverpoolit ata jan me te miret ne bote ,nuk kan konkurence definitivisht ....YNWA

Xhebraili
19-01-2014, 15:25
Une mendoj qe me te zjarret jane tifozat shqiptar qe jane me Real Madridin dhe Barcelonen, se keto tjerat, hahhahahha e kam pare nje rivalitet te madhe ne cdo qytet.


Barca i ka tifozerin me te mire ne Kosove edhe neve na lidh pak tripi me Katalunasit se kem po te njejtin fat,...