PDA

View Full Version : Edhe 6 kosovarė nė kombėtaren e Shqipėrisė


Xhebraili
17-01-2014, 17:03
http://s2.postimg.org/rhb597789/edhe_6_kosovar_euml_n_euml_komb_euml_taren_e_shq.j pgEdhe pse Kosova ka marrė dritėn e gjelbėr pėr tė zhvilluar ndeshje miqėsore edhe me Kombėtaren e parė, paēka se me disa kushte, kjo gjė nuk shihet si pengesė nga ana e Federatės Shqiptare tė Futbollit. Njė ditė mė parė, menaxheri i Kombėtares, Alban Bushi, pohoi se do takonte me urgjencė tė gjithė kosovarėt qė luajnė nėn drejtimin e De Biazit, pėr tė pasur njė ide mbi vendimet qė ata mund tė marrin nė tė ardhmen e afėrt (do luajnė pėr Shqipėrinė apo pėr Kosovėn).
Teksa nga ana tjetėr, dje zėvendėssekretari i pėrgjithshėm i FSHF-sė, njėkohėsisht edhe shef i garave nė federatė, Besnik Ēela, ka pohuar se do vijohet tė punohet njėlloj me pajisjen me nėnshtetėsi dhe pasaporta shqiptare tė lojtarėve kosovarė. “Qėndrimi ynė kundrejt kosovarėve nuk ndryshon. Aktualisht ne kemi 6 lojtarė, qė pritet tė luajnė nė ekipet e moshave, tė cilėve po u pėrgatisim dokumentacionin pėr t’u pajisur me nėnshtetėsi dhe mė pas me pasaporta. Nė kėtė kėndvėshtrim do vijojmė edhe mė tej. Nėse do ketė lojtarė cilėsorė qė do t’u bėjnė punė trajnerėve tė ekipeve tona kombėtare dhe ata lojtarė do kenė dėshirė tė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė, ne nuk na mbetet gjė tjetėr, veēse tė bėjmė punėn tonė. Kėtu nuk ėshtė fakti se ne do i bėjmė konkurrencė Kosovės, por nėse njė lojtar cilėsor kosovar do dėshirojė tė luajė pėr Shqipėrinė dhe neve na intereson, atėherė nuk ka arsye pse tė mos e pajisim me pasaportė”, ka theksuar Ēela pėr “Panorama Sport”.

Aktualisht, federata ka dėrguar nė presidencė pėr nėnshtetėsi emrat e Heroid Gjoshit, i cili aktivizohet me Grasshopersin nė Zvicėr; Ardit Humollit, pjesė e ekipit U-17 tė Rapidit tė Vjenės nė Austri; si dhe David Domgjonit, Endrit Grainēan, Visar Bekajt dhe Agim Zekės, tė cilėt luajnė nė Kosovė respektivisht me Lirinė e Prizrenit, Ferizajn, Ramiz Sadikun dhe Prishtinėn. Sigurisht, ekziston mundėsia qė edhe kėta tė fundit tė pajisen me pasaportė dhe mė pas tė shkojnė tė pėrfaqėsojnė Kosovėn, ashtu sikundėr ka pohuar deri tani edhe qendėrmbrojtėsi i Helsingborgut, Loret Sadiku.

Ndėrkohė nėn veshjen e shefit tė garave, Ēela ka bėrė edhe njė rezyme tė vijimėsisė sė merkatos dhe licencimeve nė federatė. Sipas tij, klubet e kanė bėrė rrugė tashmė faktin se, edhe kur prezantojė zyrtarisht lojtarė, nuk shkojnė nė FSHF pėr ti licencuar menjėherė. “Jemi mėsuar tashmė. Edhe pse ka kaluar gjysma e muajit, nuk ka pasur asnjė klub qė tė regjistrojė lojtarėt e rinj tė kėsaj merkatoje. Zakonisht vijnė ditėn e fundit dhe deri diku i mirėkuptoj, pasi tratativat janė tė tilla qė mund tė pėrmbysen nga momenti nė moment. Megjithatė, kam pėrshtypjen se nuk do ketė shumė lėvizje lojtarėsh, pasi pjesa mė e madhe e tyre janė nė kontrata. Do duhet qė mė sė pari tė ketė dakordėsi mes klubeve, pozicion nė tė cilin nuk ndėrhyn federata. Teksa nuk shikoj shumė afrime edhe nga jashtė”, ka pėrfunduar Besnik Ēela. /Tribuna/Telegrafi/