PDA

View Full Version : Shkodran Mustafi, “blerja” e kombėtares


Xhebraili
22-01-2014, 23:33
Njė tjetėr shqiptar i rritur jashtė pritet tė veshė fanellėn e Kombėtares shqiptare. Bėhet fjalė pėr Shkodran Mustafin, i cili luan aktualisht te Sampdoria nė kampionatin italian. Burime tė sigurta tė “Panorama Sport” nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit pohojnė se mbrojtėsi mund tė grumbullohet sė shpejti, madje qė nė miqėsoren e radhės (nuk ėshtė vendosur ende se me cilėn skuadėr do tė luajmė mė 5 mars), pavarėsisht se pėr tė nuk kanė nisur ende procedurat pėr nėnshtetėsi shqiptare dhe mė pas edhe pėr pasaportė. Mustafi ka lindur mė 17 prill tė 1992-it nė Bad Hersfeld tė Gjermanisė, nė njė familje shqiptare, me origjinė nga Gostivari i Maqedonisė. Ai ėshtė rritur nė akademitė e skuadrave amatore tė FV Bebra dhe SV Rotenburg, para se tė kalonte te Hamburgu. Por nė 2009-ėn Shkodran Mustafi u pikas nga vėzhguesit e Evertonit, tė cilėt e afruan fillimisht te skuadra e tė rinjve dhe mė pas edhe nė skuadrėn e parė. Mirėpo kėtu nuk pati mundėsi aktivizimi, ndaj nė 2012-ėn pranoi ofertėn e Sampdorias, duke u bėrė dalėngadalė njė lojtar i formacionit titullar. Ndėrkohė kujtojmė se ai ėshtė aktivizuar rregullisht me tė gjitha kombėtaret e moshave tė Gjermanisė, duke filluar qė nga U-16, U-17, U-18, U-19, U- 20 dhe tashmė U-21. Por duket se kėtu do mbyllet cikli i tij te Gjermania, pasi vetė lojtari e ka pohuar para pak ditėsh nė njė intervistė dhėnė nė mediat gjermane (“torgranate.de), se nuk pret ndonjė thirrje nga Kombėtarja e parė, ndaj me shumė gjasa do shikojė mundėsinė e aktivizimit me Shqipėrinė. “Nuk kam asnjė kontakt me Joakim Lėvin dhe, pėr tė qenė i sinqertė, as qė e mendoj se do mė vijė njė ftesė e tillė. Sakaq parashikoj nė tė ardhmen njė aktivizim me Shqipėrinė. Pėr momentin luaj me U-21 tė Gjermanisė dhe do mundohem ta shijoj deri nė fund kėtė aventurė”, – deklaroi Mustafi. Duhet thėnė se qendėrmbrojtėsi i Sampdorias ėshtė kontaktuar qė para njė viti nga trajneri Xhani De Biazi dhe, me shumė gjasa, nė ditėt nė vijim do nisin edhe procedurat qė ai tė vishet kuqezi.
http://s17.postimg.org/vxniupqb3/Shjkodra.jpg

admiral
23-01-2014, 21:38
Mire e kane bere-profesor-

Xhebraili
23-01-2014, 21:39
eshte super lojtar ky shpresojme sa me shpejt ta shofim qysh ne miqesoren kunder KOLUMBIS