PDA

View Full Version : Transferimet e shqiptarėve gjatė janarit


Gon!
04-02-2014, 12:38
Transferimet e shqiptarėve gjatė janarit

http://www.telegrafi.com/fo/rishikime/transferimet-e-shqiptar-euml-ve-gjat-euml-janarit_hd.jpg

Afati kalimtar i janarit ishte i mirė kryesisht pėr futbollistėt e kampionatit tė Kosovės, tė cilėt fituan kontrata jashtė vendit. ‘Streha’ kryesore ishte sėrish Shqipėria. Ndėrkohė, tek legjionarėt hiq Valmir Berishėn qė kaloi te Roma, tė tjerėt nuk bėnė ndonjė transfer tė bujshėm. U veēuan edhe huazimet.
E premtja mbrėma shėnoi fundin e afatit kalimtar tė janarit pėr futbollistė, i cili vlerėsohet mesatarisht i mirė. Hairin mė shumė ia panė futbollistėt qė lanė futbollin e Kosovės, kurse legjionarėt kaluan pa shumė bujė, hiq Valmir Berishėn, qė nga kampionati suedez u transferua nė Serie A te Roma. 17-vjeēari nga Peja, nėnshkroi me romakėt kontratė pesėvjeēare, duke refuzuar kėshtu klubet tjera si Borussia Dortmund e Sunderland.

Njė tjetėr Berishė, por jashtė kontinentit tė Evropės, ndėrroi klub. Por, nė fakt, Besart Berisha transferin e tij nga Brisbane Roar te Melbourne Victory, do ta bėjė nė verė, kurse marrėveshjen e arriti nė janar.

Mbrojtėsi i Kombėtares Shqiptare, Debatik Curri, do tė vazhdojė karrierėn nė Ukrainė, por kėtė herė te Sevastopoli. Para tyre ishte te Hoverla Uzhhorod. Mesfushori i Pėrfaqėsueses sė Kosovės, Faton Toski pas gjashtė muajsh pushim, u bė me klub. Ai nėnshkroi me FSV Frankfurtin e Bundesligės 2 tė Gjermanisė.

Tė huazuarit

Janari u pėrshkrua edhe me huazime tė futbollistėve kosovarė. Hannover 96 huazoi Adrian Nikēin te Thuni. Genc Krasniqi e Orhan Mustafi nga Grasshopersi u huazuan nė Winterthur pėrkatėsisht Lugano. Samir Ramizi nga Servvete shkoi nė tė njėjtėn mėnyrė te Etoile Carouge, kurse Mehmet Hetemaj nga Albinolefe u rikthye nė Finlandė te Honka. Huazime bėnė edhe Astrit Ajdareviq e Frederik Veseli qė do tė luajnė nė Charlton e Bury.

Huazime ndodhėn edhe nė kampionatin shqiptar, ku kosovarėt Vedat Muriqi e Bajram Jashanica nė gjashtė muajt e ardhshėm do tė luajnė te Besa e Kavajės.

Tė larguarit nga futbolli kosovar

Tė larguarit nga futbolli kosovar edhe kėtė herė nuk janė tė pakėt. Shumica e tyre gjetėn ‘strehė’ tek kampionati shqiptar, ashtu siē kishte ndodhur edhe nė afatin kalimtar tė verės. Ahmet Haliti kaloi te Besa e Kavajės, Armend Kastrati, Alban Shillova e Lulėzim Doshlaku te Bylisi, kurse Liridon Ahmeti te Partizani. Ndėrkohė, pėr befasinė e ditės sė fundit u pėrkujdesėn dyshja mitrovicase, Florent Sejdiu (Trepēa) e Samir Sahiti (Ferizaj) qė kaluan te Skėnderbeu i Korēės.

Disa nga transferet e janarit:

Valmir Berisha – (Halmstad -> Roma)
Besart Berisha – (Brisbane Roar -> Melbourne V.)
Faton Toski – (FSV Frankfurt)
Adrian Nikēi – Hannover –> FC Thun
Debatik Curri (Hoverla U. -> Sevastopol)
Dardan Rexhepi (Malmo -> IF Brommapojkarna)
Genc Krasniqi (Grasshopers -> Winterthur)
Orhan Mustafi (Grasshopers -> Lugano)
Samir Ramizi (Servette -> Etoile Carouge)
Mehmet Hetemaj (Albinolefe -> Honka)
Armando Sadiku (Lugano – Zurich)
Astrit Ajdareviq (Standard L. – Charlton Athletic)
Frederik Veseli (Ipswich Town – Bury)
Vedat Muriqi (Teuta – Besa e Kavajės)
Bajram Jashanica (Skėnderbeu – Besa e Kavajės)
Edon Hasani (Ceahlul ->Timisoara)
Nderim Nexhipi (Shkėndija -> Partizani Tiranė)
Ervin Skela (Hanau 93)

Nga Kosova nė Shqipėri:

Liridon Ahmeti (Llamkos Kosova -> Partizani)
Armend Kastrati (Hajvalia -> Bylis)
Alban Shillova (Fushė Kosova -> Bylis)
Lulėzim Doshlaku (Hajvalia -> Bylis)
Ahmet Haliti (Hysi -> Besa e Kavajės)
Florent Sejdiu (Trepēa -> Skėnderbeu)
Samir Sahiti (Ferizaj –> Skėnderbeu)
Leutrim Pajaziti (Drita -> Genk, i huazuar te Namur)

Nga Kosova nė Maqedoni:

Astrit Fazliu (Ferizaj -> Shkėndija)

Nga Kosova nė Mal tė Zi:

Fetim Kasapi (Trepēa ’89 -> Deēiē)
Adis Salihi (Istogu – Deēiē)

/Tribuna/

shoku_tanku
04-02-2014, 13:02
Januzajn do ta blej Partizoni se qe kur erdhi Mata te Mancesteri po ngroh stolin.

Xhebraili
04-02-2014, 18:57
Bravo Goni kishim nevoj per keto informata per vendoret.

Ne prodhojme lojtare edhe per superioren e Shqiperise nuk eshte keq kjo.

Xhebraili
04-02-2014, 18:57
Januzajn do ta blej Partizoni se qe kur erdhi Mata te Mancesteri po ngroh stolin.

Tankist veshtire e ka te zere vendin e Matas,mata eshte emer i madh adnani eshte hala buzequmesht ...

Mem ndigu mu ai kish shku ne ndonnje ekip ku ka minutazh se nese vazhdon te banka atehere dite te veshtira kan me ardhe per ate rroten baben e tij.