PDA

View Full Version : Tė gjithė sytė kah Majlinda


Poeti
24-04-2014, 15:19
Publikuar: 10:27 / 24.04.2014

http://www.telegrafi.com/foto/sportivendor/t-euml-gjith-euml-syt-euml-kah-majlinda_hd.jpg

Majlinda Kelmendi sot ka rastin qė medaljes sė artė botėrore t’ia shtojė edhe atė evropiane. Ajo llogaritet favoritja kryesore nė kategorinė deri nė 52 kilogramė pėr t’u shpallur kampione nė Evropianin “Montpellier 2014”, qė nis sot.

Bashkė me tė, tė enjten do tė kėrkojnė medalje edhe Distria Krasniqi nė kategorinė deri nė 48 kilogramė dhe Akil Gjakova nė kategorinė deri nė 66 kg. “Synim e kam medaljen e artė, por me ēdo medalje do tė isha e kėnaqur, pasi bėhet fjalė pėr Evropian. Jam nė formė tė mirė, jam pėrgatitur mirė. Tė gjithė vijnė pėr tė mposhtur kampionen e botės, por ky fakt vetėm mė motivon mė shumė. I kam mposhtur tė gjitha kur jam nė ditė tė mirė, tė gjitha janė tė pėrshtatshme”, ka thėnė ditė mė parė Majlinda Kelmendi pėr gazetėn.

Shorti pėr Evropian ėshtė hedhur tė mėrkurėn. Kampionia e botės, Kelmendi, raundin e parė e ka kaluar pa luftė, ndėrsa nė sfidėn e dytė do ta presė fituesen e duelit mes italianes Odette Giuffrida dhe rumunes Larisa Alexandra Florian. Pikėrisht Giuffrida nė Evropianin e kaluar e eliminoi befasisht Kelmendin nė ēerekfinale. Kelmendi mė pas fitoi medaljen e bronztė nė Evropian nėpėrmjet “repechaget” (luftėrave pėrmirėsuese), ndėrsa pas kėsaj fitoi tė artėn nė Botėrorin nė Rio de Janeiro. Humbja nė evropianin e kaluar nga Odette Giuffrida ėshtė e fundit e Kelmendit, ndėrkohė qė pas saj ajo ėshtė futur nė njė seri prej 20 fitoreve. Kėtu dy xhudiste, italianen Giuffrida dhe rumunen Florian, Majlinda i mposhti nė fund tė muajit tė kaluar nė turneun “Grand Prix” tė mbajtur nė Samsun tė Turqisė. Giuffridan e mposhti nė finale, ndėrsa Florianin nė rrethin e parė.

Nė grupin e Majlindės nė Evropian janė edhe gjermania Romy Tarangul dhe armenia Zhanna Stankevich. Edhe gjermanen Tarangul, Majlinda e mposhti nė Samsun, nė gjysmėfinale. Media dhe specialistė tė xhudos e kanė vlerėsuar Majlindėn si favoriten mė tė madhe pėr tė rrėmbyer tė artėn. Ndėrkohė Distria Krasniqi nė rrethin e parė do tė pėrballet me turken Sumeyye Akkus dhe nė rast tė fitores nė duelin e radhės e pret fituesen e pėrballjes mes ruses Nataliya Kondratyeva dhe ukrainases Maryna Cherniak.

Derisa Akil Gjakova nė rrethin e parė do tė ndeshet me sllovenin Andraz Jereb. Nė rast tė fitores ai e pret fituesin e duelit mes ukrainasit Georgii Zantaraia dhe turkut Sinan Sandal. Kosova nė Evropian paraqitet me flamurin e Federatės Ndėrkombėtare tė Xhudos (IJF). Tė tre xhudistėt kosovarė do tė garojnė tė enjten. /Koha/Telegrafi/

Poeti
24-04-2014, 15:50
Xhudo: Majlinda fiton, kualifikohet nė gjysmėfinale
Publikuar: 15:04 / 24.04.2014

http://www.telegrafi.com/fo/sport/majlinda-fiton-kualifikohet-n-euml-gjysm-euml-finale_hd.jpg

Majlinda Kelmendi nuk ka pasur problem pėr tė mposhtur rivalen e radhės sė Kampionatit Evropian tė Xhudos, pėr t’u kualifikuar kėshtu nė gjysmėfinale tė garės.

Xhudistja kosovare nė betejėn e dytė nė garė mposhti rivalen nga Armenia, Zhanna Stankevich, pasi mė herėt kishte eliminuar edhe rumunen Larisa Alexandra Florian.

Majlinda arriti ta fitojė sfidėn pėr njė minutė e tetė sekonda, duke deklasuar Zhanna-n dhe duke siguruar kėshtu biletėn pėr nė gjysmėfinalen e kampionatit qė zhvillohet nė Montpellier tė Francės.

Nė gjysmėfinale xhudistja kosovare do tė pėrballet me gjermanen Mareen Kraeh, derisa kėrkon tė arrijė nė finalen e madhe.

Majlinda shihet si favorite pėr ta fituar edhe medaljen e artė evropiane nė kategorinė e saj (nėn peshėn 52 kilogramė). /Telegrafi/

Fshatari
24-04-2014, 18:16
Majlinda rrah rusen, shpallet kampione evropiane

E enjte, 24 Prill 2014 17:49

Majlinda Kelmendi ka arritur njė tjetėr sukses tė madh pėr vetėn dhe vendin e saj. Majlinda u shpall kampione nė kuadėr tė Evropianit qė po zhvillohet nė Francė, duke e fituar medaljen e saj tė parė tė kampiones nė njė ngjarje tė tillė. Kjo ėshtė medalje e saj e dytė madhore, pas titullit botėror tė fituar vitin e kaluar.

Majlinda Kelmendi ia ka zdritur fytyrėn Kosovės edhe njėherė. Xhudistja pejane ka arritur tė shpallet kampione nė kuadėr tė Kampionatit Evropian qė po mbahet nė Francė.

Kelmendi triumfoi nė kategorinė e saj -52 kg, pėr ta fituar medaljen e saj tė parė tė artė nė njė Evropian.

Majlinda u tregua mė e suksesshme se rusja, Natalia Kuziutina, nė finale, duke e mposhtur atė me pikė.

Ky ėshtė suksesi i radhės pėr Kelmendin, pasi vitin e kaluar e fitoi medaljen e artė nė Kampionatin Botėror tė zhvilluar nė Rio.

Kelmendi ka qenė nė top-formė kėtė vit, duke e fituar medaljen e artė edhe nė dy turnet paraprak, nė Samsun tė Turqisė dhe nė Paris, duke vazhduar kėsisoj dominimin e saj absolut nė xhudon botėrore.

Rruga drejt suksesit

Majlinda kaloi direkt nė rrethin e dytė tė kėtij Evropiani, duke qenė me fat nė short, teksa aty mposhti rumunen, Alexandra Florian, pa shumė mundė.

Nė duelin e saj tė dytė nė rrethin e tretė, xhudistja kosovare triumfoi pėrsėri para kohe ndaj xhudistes nga Armenia, Zhanna Stankevich, duke siguruar kualifikimin pėr meēet finale.
Nė gjysmėfinale u tregua mė e mirė se gjermania Mareen Kraeh, teksa nė finale mposhti rusen, Kuziutina.

Paraprakisht nė kėtė Evropian u eliminuan dy xhudistėt tjerė nga Kosova, Akil Gjakova e Distria Krasniqi.

Distria u mposht nė duelin e parė nga xhudistja turke, Sumeyye Akkus, teksa Akili u mposht nė rrethin e dytė.

Gjakova triumfoi ndaj sllovenit Andraz Jereb, pėr t’u mposhtur mė pas nga ukrainasi, Georggi Zantaraia.
________________________________________
http://www.gazetaexpress.com/sport/majlinda-rrah-rusen-shpallet-kampione-evropiane-10039/
____________________________________________

Besoj se ukrainasit e kuptuen me ne fund se kush mund t'iu vije ne ndihme. Nese deshirojne me i rrah ruset, le te kerkojne ndihmen e kampiones evropiane e broterorev, Majlinda Kelmendi.

I lumte se po na zbradhe fytyren kampionja pejane!

"Majlinda rrah rusen" : as amerika, as evropa nuk guxojne me i rrah ruset !

zirconium
24-04-2014, 18:18
Suksese goces..te na nderoj :))

Xhebraili
24-04-2014, 19:53
Bravoo Majlinda sukseset vazhdojne

drague
24-04-2014, 20:10
na e zbardhi faqen Majlinda

Xhebraili
24-04-2014, 20:12
Mire do ishte te ishte pak me femerore o Drag se me bo me pa live thu u ringjall Majkell Xhekson hahhahahha

drague
24-04-2014, 20:29
Mire do ishte te ishte pak me femerore o Drag se me bo me pa live thu u ringjall Majkell Xhekson hahhahahha

kemi Januzin ma femror`dance`

Xhebraili
24-04-2014, 21:27
kemi Januzin ma femror`dance`

Januzi nuk eshte i joni pshurri ne vesh

Zana
24-04-2014, 21:28
Suksese Majlindes :)