PDA

View Full Version : Provokojnė serbėt: Shqiptarėve ua kemi mėsuar dhe do ua ē’mėsojmė futbollin


legjenda
23-09-2014, 05:52
Pritet tė jetė njė ndeshje e fortė ajo e 14 tetorit mes Shqipėrisė dhe Serbisė dhe plot ngarkesa patriotike.

Pėrfaqėsuesit e dy skuadrave janė pėrpjekur kėto ditė tė ulin tonet nacionaliste, duke nėnvizuar disa herė se bėhet fjalė pėr njė ndeshje futbolli dhe vetėm kaq. Por provokimet nuk mungojnė.

Radiotelevizioni serb BN, nė faqen e internetit, u kujton shqiptarėve se futbollin na e kanė mėsuar serbėt, duke iu referuar faktit se trajneri i parė i kombėtares shqiptare ka qenė njė serb, Ljubisha Brosiē, tė cilin pakkush e kujton, ndonėse ai nė vitin 1946 me Shqipėrinė fitoi Kupėn Ballkanike.

Nė shkrim mė tej thuhet janė njė ekip dembelėsh tė pa disiplinuar qė de Biazi i ktheu nė njė skuadėr luftėtarėsh, serioze dhe tepėr tė saktė nė mbrojtje. Duke folur pėr ndeshjen e tė kuqve tė fituar nė Portugali shkrimi vazhdon: "Pėr ne, qė shohim "fiset e egra nga jugu" me mendjemadhėsi dhe arrogancė, gjithmonė me pėrbuzje e shpesh me urrejtje, kjo fitore qe njė surprizė e madhe.

Nė shkrimin e gazetarit serb thuhet se ekipit shqiptar i prin kapiteni Lorik Cana (foto ne faqen e BN), i lindur nė Gjilanin tonė dhe kujtohet se: ne u themi atyre "shiftari" ndėrsa pėr ta ne jemi "shkie"

“Patriotizmi, entuziazmi i “kombit tė ri”, dashuria pėr disiplinėn shtetėrore, himni dhe krenaria qė kanė se janė shqiptarė, ndėrtoi suksesin e tyre tė parė tė madh. Por pėr tė gjithė kėtė, fajin e ka njė serb, Ljubisha Brosiē ” –shkruan BN teksa u kėrkon drejtuesve tė kombėtares serbe qė tė mos e nėnvleftėsojnė Shqipėrinė.

Njė shkrim qė vjen menjėherė pasi trajneri i Serbisė, Dik Advokat kishte deklaruar se Shqipėrinė as qė e llogariste.

Duke iu referuar kėtij qėndrimi dhe duke i kėrkuar trajnerit t’i trajtojė shqiptarėt si rivalė tė vėrtetė, BN Televizija jo vetėm sugjeron qė tė bėhet kujdes, por provokon teksa shkruan: “Vetėm atėherė, kur tė kemi bėrė ēdo gjė si duhet, do tė jemi nė gjendje t’u themi tė (pa) njohurve nga jugu: ne jua kemi mėsuar futbollin, ne ua ē’mėsojmė atė.” /lapsi.al/http://almakos.com/thumbnail.php?file=sport/cana_6026_464138829.jpg&size=article_medium

ana_gend
23-09-2014, 07:43
se c'kam nje parandjenje qe Loriku i Gjilanit tone do te bej GOL.

AAO
23-09-2014, 08:04
Po Loriku nga doli i Gjilanit? Une e di gjakovar ate.

Ps. Artikulli ne disa pjese nuk flet dhe aq keq per shqiptaret (ky artikulli ktu gjithsesi nuk eshte i plote ,une e lexova tek panorama-sport) me kalimin e viteve kemi imponuar respekt karshi kundershtarve dhe nuk shihemi me si nje kundershtar i lehte. Megjithate une shoh nje sfide shume te tensionume ,nje sfide ku kartonat do jene te pashmangshme dhe qe do luftohet fort per cdo top. Do jete si nje finale ku ne duhet te tregojme pjekuri ,krenari per at fanelle dhe te japim shpirtin ne fushe. Te isha ne vend te de biasit para ndeshjes do u kisha vendos nje dvd te krimeve serbe qe jane kryer ne kosove dhe te sugurte qe ne pa pike nuk dalim nga beogradi!

ana_gend
23-09-2014, 08:06
vetem kete ndeshje te fitojne dhe per mua do te jene kampion bote.

Beaute
23-09-2014, 08:09
Po normal qe kte do shprehin kta per ti demoralizuar!!

Un s'pi kollaj po ate dite do behem tape. :) edhe jo vetem une.

Cana forca komshiu jem na ndero.;)

ana_gend
23-09-2014, 08:12
Beaute ku do e shikosh ndeshjen?

Beaute
23-09-2014, 08:13
kam paketen e sportit yllo... real smundem se jam npune.

drague
23-09-2014, 08:18
Po Loriku nga doli i Gjilanit? Une e di gjakovar ate.

Ps. Artikulli ne disa pjese nuk flet dhe aq keq per shqiptaret (ky artikulli ktu gjithsesi nuk eshte i plote ,une e lexova tek panorama-sport) me kalimin e viteve kemi imponuar respekt karshi kundershtarve dhe nuk shihemi me si nje kundershtar i lehte. Megjithate une shoh nje sfide shume te tensionume ,nje sfide ku kartonat do jene te pashmangshme dhe qe do luftohet fort per cdo top. Do jete si nje finale ku ne duhet te tregojme pjekuri ,krenari per at fanelle dhe te japim shpirtin ne fushe. Te isha ne vend te de biasit para ndeshjes do u kisha vendos nje dvd te krimeve serbe qe jane kryer ne kosove dhe te sugurte qe ne pa pike nuk dalim nga beogradi!

serbet nuk do i lejojn tifozat kuqezi thote panorama

Gon!
23-09-2014, 09:10
E qito ai lexute? :d



Serbėt kanė filluar tė frikėsohen nga ardhja e Plisave

http://www.telegrafi.com/fo/sport/serb-euml-t-kan-euml-filluar-t-euml-frik-euml-sohen-nga-ardhja-e-plisave_hd.jpg

Paralajmėrimi i grupit tė tifozėve tė FC Prishtina, Plisat, se me 14 tetor do tė shkojnė nė Beograd pėr ta pėrkrahur pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė nė duel kundėr Serbisė, i ka tmerruar serbet, ndėrkohė qė mediet e tyre kanė nisur tė shkruajnė gjerėsisht pėr kėtė grup tė tifozėve.
“Tifozėt e mbledhur pas kėtij grupi, i pėrcjellin tė gjitha ndeshjet e Prishtinės, por edhe tė pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė dhe janė tė njohur me huliganizmin dhe trazirat qė i shkaktojnė. Ata para disa ditėve gjoja janė marr vesh me Federatėn Shqiptare tė Futbollit, qė njė grup prej 1500 tifozėve ta pėrkrah Shqipėrinė kundėr Serbisė nė stadiumin e Partizanit”, thuhet nė gazetėn “Kurir”.

Sipas tyre, “kėta tifozė mė shumė janė tė interesuar qė ta paraqiten nė Beograd, tė provokojnė dhe tė shkaktojnė trazira nė kryeqytetin e Serbisė”.

“Huliganėt prishtinas janė ndėr grupet mė tė organizuara tė tifozėve nė Kosovė”, thotė “Kurir”.

Sekretari i pėrgjithshėm i Lidhjes sė Futbollit tė Serbisė, Zoran Lakoviē, ka paralajmėruar edhe mė herėt se ndeshja me Shqipėrinė do ta merr epitetin e ndeshjes sė rrezikut tė madh.

“Pėr fat apo fatkeqėsi, kemi pėrvojė nga organizimi i ndeshjeve tė tilla, kurse e fundit ishte ajo kundėr Kroacisė. Jemi mėsuar qė ndeshjet tona nėpėr grupe tė marrin edhe konotacion tjetėr pėrveē atij sportive”, thotė Lakoviē. /Zėri/Telegrafi/

Edhe qitaa..

Ēfarė trimėrie! Plisat shkojnė pas Shqipėrisė nė Serbi

http://www.telegrafi.com/fo/sport/ccedil-far-euml-trim-euml-rie-plisat-shkojn-euml-pas-shqip-euml-ris-euml-n-euml-serbi_hd.jpg

Paralajmėrimi i grupit tė tifozėve tė FC Prishtina, Plisat, se me 14 tetor do tė shkojnė nė Beograd pėr ta pėrkrahur pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė nė duel kundėr Serbisė i ka tmerruar serbet, dhe kjo u vėrejt nė reagimet e medieve serbe sot. Mirėpo, Plisat tash po ftojnė edhe pėrkrahės tė tjerė tė Kombėtares Kuq e Zi, qė t’ju bashkėngjiten nė kėtė udhėtim heroik.
Kėtė gjė e ka bėrė tė ditur kryetari i kėsaj tifozerie, Albert Kastrati, apo siē njihet ndryshe Tigri, nė profilin e tij pėrmes njė komunikate zyrtare.

“Tė dashur Plisa ,

Sikurse ēdo herė tjetėr edhe tani ne do tė jemi nė pėrkrahje tė Kombėtares Shqiptare, kombėtares KUQ E ZI..

Muaji Tetor ėshtė njė muaj shumė i rėndėsishėm pėr Shqiptarėt, andaj ne me kohė po iu japim informatat qė gjithēka tė shkojė sipas planit.

Muajin qė po vjen ne presin dy ndeshje shumė tė rėndėsishme njėra nė Shqipėri kurse ndeshja tjetėr kundėr Serbisė ku edhe aty do tė jemi pėr ta pėrkrahur kombėtaren Kuq e Zi.

Me datė 11.10.2014 do tė zhvillojmė ndeshjen e parė nė Elbasan kundėr kombėtares sė Danimarkės ku ne do tė udhėtojmė.

Ēmimi i biletės pėr ndeshje ėshtė 7.50 €.

Me datė 14.10.2014 do tė zhvillohet ndeshja e shumė pritur Serbi-Shqipėri , ku ne kemi marrė dritėn e gjelbėr nga Federata shqiptare e Futbollit tė udhėtojmė dhe do ta bėjmė kėtė gjė , vetėm se pritet edhe Federata Serbe e Futbollit qė ta aprovojė udhėtimin tonė.

Nė faqen tonė kėtu nė Facebook kemi marrė shumė mesazhe nga Shqiptarėt qė jetojnė jashtė Prishtinės , tė cilėt shprehin vullnetin e tyre pėr tė udhėtuar me ne nė Serbi pėr tė pėrkrahur kombėtaren , tė gjithė ata qė janė tė interesuar qė vijnė nė Serbi me ne dhe nuk janė Plisa le tė lajmėrohen nė Fan Club I cili gjendet prapa Supermarketit “MAXI” nė Shesh.

Shqipėri Etnike!
Gjithė tė mirat
Plisat”, thuhet nė komunikatėn e Tigrit. /Telegrafi/

Loreal
23-09-2014, 09:15
Shpresoj tu shmangen sa me shume provokimeve te tyre,e te na sjellin fitoren, e qe do te na gezoje pa mase bre:)

Ragnar
23-09-2014, 11:10
Tema per plisat e Prishtines qe do te shkojn ne Serbi me shiqu ndeshjen, u fshi, a thu pse ?????

Kujt i pengoj kjo gje, qe eshte shume kombtare, kurse lejne tema per ISSIISISISA e per Janullatosa me mijera. Turp per ate qe ka be nje gje te tille.

Poeti
23-09-2014, 11:56
Ata qe ne shqiptaret i mesuam se si te ushqehen, te vishen e te punojne, na paskan mesuar neve lojen e futbollit?? Ē'cinizem!

AAO
23-09-2014, 12:33
Ata qe ne shqiptaret i mesuam se si te ushqehen, te vishen e te punojne, na paskan mesuar neve lojen e futbollit?? Ē'cinizem!

Vertet ne trajnerin e kishim serb (vetem 3 ndeshje te kombetares drejtoi) por ata qe munden Jugosllavine ne fushe 3-2 ishin te gjithe shqiptar ,dhe trajneri sic supozojne serbet qe na msoi futbollin ka pas shume pak ne dore sepse ne at kohe shqiperia s'kishte nevoje fare per trajner ,kishte 5 lojtar ne gjirin e kombetares qe luanin ne Seria A ,imagjinoje vete se cfare ekipi ka qene ai i viteve 40 ku fituam dhe kupen ballkanike!

shoku_tanku
23-09-2014, 12:41
vetem kete ndeshje te fitojne dhe per mua do te jene kampion bote.

une them se eshte me mire te humbasin se u shuhen ambiciet pastaj

Zana
23-09-2014, 12:41
Ngjyrat e futbollit, nuk duhet te perzihen me politiken... Pak fjale e shume pune, do ja vlente ne k;te rast.

shoku_tanku
23-09-2014, 12:50
ata flasin ne pergjigjemi..ne kete rast kemi te bejme me dy skuadra dembelesh qe i fusin nje dore aheng folklorik ne fushe dhe pastaj i ndajne piket ne tavoline

Poeti
23-09-2014, 12:53
Vertet ne trajnerin e kishim serb (vetem 3 ndeshje te kombetares drejtoi) por ata qe munden Jugosllavine ne fushe 3-2 ishin te gjithe shqiptar ,dhe trajneri sic supozojne serbet qe na msoi futbollin ka pas shume pak ne dore sepse ne at kohe shqiperia s'kishte nevoje fare per trajner ,kishte 5 lojtar ne gjirin e kombetares qe luanin ne Seria A ,imagjinoje vete se cfare ekipi ka qene ai i viteve 40 ku fituam dhe kupen ballkanike!

AAO, eshte hipokrizia e njohur serbe qe prentendon se ata jane mbikomb hahhaha

Te ua mesojme ne futbollin ne dy ndeshjet kualifikuese qe kemi me ta pastaj le te flasin!

shoku_tanku
23-09-2014, 13:03
Nuk je ne pozita te flasesh per leksione futbolli,apo rrafe nje kale te ngordhur si portugalia edhe kape qiellin me dore.Le te jemi realiste dhe ta arrijme gjithcka me pune.

peshkaqeni33
23-09-2014, 15:37
Drejt Tankist, drejt!
Te jemi realist, futbolli yne eshte poshte atij Serb. Po le te shpresojme, shpresa vdes e fundit.

AAO
23-09-2014, 15:43
AAO, eshte hipokrizia e njohur serbe qe prentendon se ata jane mbikomb hahhaha

Te ua mesojme ne futbollin ne dy ndeshjet kualifikuese qe kemi me ta pastaj le te flasin!

Ne fakt o Poet ne te vetmen gje qe mund te bejme eshte ti rrahim ne nje tek ndeshje te vetme ,se per t'i mesuar serbit futboll apo cfare do lloj sporti qofte ai ,harroje. Jane komb me shume tradite ne sporte te ndryshme ,jetojne me sportin dhe kane nxjerre gjithmone kampion te medhenj.

Rex
23-09-2014, 18:14
se c'kam nje parandjenje qe Loriku i Gjilanit tone do te bej GOL.

me lot

Ganimet
23-09-2014, 19:41
seq e kom nji ndjenj se dialog Daqic -Thaqi do te perfundoj para ksaj ndeshje per te mos vazhduar kurre.

drague
23-09-2014, 19:45
me lot

GJ e ka gjet te pakten.pa lot ledio

Mano
23-09-2014, 19:54
Per mendimin tim ndeshje te tilla duhet te shmangen. Ne me te shumten duhet te luhen pa tifoza dhe ne vende asnjanese. Eshte akoma heret gjaku I derdhur I shaipetareve te Kosoves edhe nuk eshte thar. Shqiperia duhet te mos pranon nje ndeshje te tille derisa keta krimenele te kerkojne falje per Kosoven dhe ta njohin si Shtet. Te pakten te benin te paren, se e dyta nuk nevoitet.

Te humbur se te humbur jemi, por keshtu humbim me dinjitet.r

Alkoma
23-09-2014, 20:58
Serbet ne futboll kane qene te forte ne kohen e Jugosllavise sepse kishte lojtar Kroat , Boshnjak , Slloven, Malazez, Shqipetar dhe jo vetem Serb. SHikoni kur u nda Serbia! me e forte eshte Bosnja, kroacia, Sllovenia se sa Serbia.

Do te arrijme te luajme nje ndeshje te forte kunder Serbeve dhe besoj qe Shqiperia ose do fitoje ose do barazoje me Serbine. Pa pike nuk ma merr mendja se do dale.

Paqe.

drague
23-09-2014, 21:02
Serbet ne futboll kane qene te forte ne kohen e Jugosllavise sepse kishte lojtar Kroat , Boshnjak , Slloven, Malazez, Shqipetar dhe jo vetem Serb. SHikoni kur u nda Serbia! me e forte eshte Bosnja, kroacia, Sllovenia se sa Serbia.

Do te arrijme te luajme nje ndeshje te forte kunder Serbeve dhe besoj qe Shqiperia ose do fitoje ose do barazoje me Serbine. Pa pike nuk ma merr mendja se do dale.

Paqe.

Idashur Alkoma pike me paqe nuk ka. vetem lufte

Rex
23-09-2014, 21:06
Idashur Alkoma pike me paqe nuk ka. vetem lufte

Sa m'ka marr malli per nje pjate paēe koke.

Xhebraili
23-09-2014, 21:14
https://www.youtube.com/watch?v=BzghjSgoRqY&feature=youtu.be

Alkoma
23-09-2014, 21:36
Idashur Alkoma pike me paqe nuk ka. vetem lufte

Drague, fjala Paqe ne fund qe e vendos une shpesh eshte nje bekim ose nje urim i jap pjesmarresve te temes. Uroj qe te kene paqe. Nese dikush NUK do paqe , kjo eshte zgjedhje e lire.
Fjala paqe eshte e ndare nga komenti im ne lidhje me temen.


Paqe.

Sopoti
23-09-2014, 22:16
Shpresoj se djemte do japin max .
Shpresoj te ata,sepse jane ata qe me bejne te gezohem,jane serish ata qe me bejne ne te kunderten,por deshiroj suksese.

S'mohon kush se serbet s'kan futboll e sport ne pergjithesi,madje te nje rangu mjaft me te larte se tonin,por s'do te thoje gje.
Topi top eshte,edhe kur behet fjale per sportin s'duhet te jemi ekstremiste.

Sportet lidhin popuj.

Ragnar
24-09-2014, 06:51
Serbėt kanė filluar tė frikėsohen nga ardhja e Plisave

http://www.telegrafi.com/fo/sport/serb-euml-t-kan-euml-filluar-t-euml-frik-euml-sohen-nga-ardhja-e-plisave_hd.jpg

Paralajmėrimi i grupit tė tifozėve tė FC Prishtina, Plisat, se me 14 tetor do tė shkojnė nė Beograd pėr ta pėrkrahur pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė nė duel kundėr Serbisė, i ka tmerruar serbet, ndėrkohė qė mediet e tyre kanė nisur tė shkruajnė gjerėsisht pėr kėtė grup tė tifozėve.

“Tifozėt e mbledhur pas kėtij grupi, i pėrcjellin tė gjitha ndeshjet e Prishtinės, por edhe tė pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė dhe janė tė njohur me huliganizmin dhe trazirat qė i shkaktojnė. Ata para disa ditėve gjoja janė marr vesh me Federatėn Shqiptare tė Futbollit, qė njė grup prej 1500 tifozėve ta pėrkrah Shqipėrinė kundėr Serbisė nė stadiumin e Partizanit”, thuhet nė gazetėn “Kurir”.

Sipas tyre, “kėta tifozė mė shumė janė tė interesuar qė ta paraqiten nė Beograd, tė provokojnė dhe tė shkaktojnė trazira nė kryeqytetin e Serbisė”.

“Huliganėt prishtinas janė ndėr grupet mė tė organizuara tė tifozėve nė Kosovė”, thotė “Kurir”.

Sekretari i pėrgjithshėm i Lidhjes sė Futbollit tė Serbisė, Zoran Lakoviē, ka paralajmėruar edhe mė herėt se ndeshja me Shqipėrinė do ta merr epitetin e ndeshjes sė rrezikut tė madh.

“Pėr fat apo fatkeqėsi, kemi pėrvojė nga organizimi i ndeshjeve tė tilla, kurse e fundit ishte ajo kundėr Kroacisė. Jemi mėsuar qė ndeshjet tona nėpėr grupe tė marrin edhe konotacion tjetėr pėrveē atij sportive”, thotė Lakoviē. /Zėri/Telegrafi/

Ragnar
24-09-2014, 06:52
Pėrgjigjen tifozėt serbė: Do ju varrosim nė mes tė stadiumit

http://www.telegrafi.com/fo/sport/p-euml-rgjigjen-tifoz-euml-t-serb-euml-do-ju-varrosim-n-euml-mes-t-euml-stadiumit_2_hd.jpg

Paralajmėrimi i grupit tė tifozėve tė Prishtinės, Plisat, se me 14 tetor do tė shkojnė nė Beograd pėr ta pėrkrahur pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė nė duel kundėr Serbisė, i ka tmerruar serbėt dhe kjo u vėrejt nė reagimet e mediave tė atjeshme.

Mirėpo, Plisat po ftojnė edhe pėrkrahės tė tjerė tė Kombėtares Kuq e Zi, qė t’ju bashkėngjiten nė kėtė udhėtim heroik. Kėtė gjė e ka bėrė tė ditur kryetari i kėsaj tifozerie, Albert Kastrati, nė profilin e tij – transmeton shqipetar.co.uk.

Mirėpo, mediat serbe kanė shprehur frikėn e tyre rreth udhėtimit tė Plisave nė Beograd pėr sfidėn Serbi-Shqipėri. Ato kanė paralajmėruar rrezikun qė paraqet udhėtimi i tifozėve prishtinas nisur nga urrejtja mes dy vendeve. Madje, mediat serbe shkojnė shumė larg duke i cilėsuar tifozėt nga Prishtina si huliganė, tė cilėt mund tė shkaktojnė probleme tė shumta, deri edhe nė pėrplasje nė Beograd.

Lexuesit serbė tė kėtij portali nė komente kanė fyer e kėrcėnuar nė mėnyrat nga mė tė ndryshme Plisat. Ja disa nga kėrcėnimet qė serbėt u kanė bėrė Plisave:

“Mirė se vini, mirėpo do tė ktheheni shumė shpejt”.

“Nuk kanė zemėr ata pėr njė gjė tė tillė”.

“Mos kini merak. Do t’i varrosim nė mes tė stadiumit”.

“Vetėm hajdeni, do tė priteni shumė ‘mirė’!”.

“Jemi duke ju pritur, ju lutem ejani sa mė shpejt. Nėse arrini ta kaloni Nishin atėherė ėshtė sukses pėr ju”.

“Padyshim qė do tė hani dajak tė nxehtė. Jemi duke ju pritur”.

Ragnar
24-09-2014, 06:54
Dhe prap ka njerez idiota qe flasin keq per Plisat, kur keta jane 100 % me shqiptare se kush do qoft, sepse e rrezikojn edhe veten per ta mbrojtur ngjyren kuq e zi, e ata qe jane kunder tyre ................... dihet cfare po du me thene.

Gon!
24-09-2014, 07:48
Mytne mytne mytne Serbijeen.. Serbijeen.. Serbijeeen... Tyyyyttt tyyyytttt dum da da dum da.. -qesh-

Ragnar
24-09-2014, 07:52
Me mire pranoj te vdes me urrejtje ndaj shkaut, se sa te vdes pa urrejtje ndaj tyre.

Urrejtjen ndaj tyre e kam obligim ne jete dhe kurr nuk do ta pakesoj, perkundrazi vetem qe me shtohet dhe me shtohet.

fegi
24-09-2014, 10:48
Kur kan luajtur futboll shqiptaret "iliret", serbet(sllavet) ende ishin majmuna ne Karpate!``gozilla``

shoku_tanku
24-09-2014, 15:13
Drejt Tankist, drejt!
Te jemi realist, futbolli yne eshte poshte atij Serb. Po le te shpresojme, shpresa vdes e fundit.

Futbolli yne eshte shume me poshte edhe se ai Portugez por nese nje ndeshje e mer me seriozitetin e duhur dhe lojtaret impenjohen maksimalisht mund te arrish rezultate pozitive ashtu si u pa.Serbet kane vendosur ta ngarkojne kete ndeshje emocionalisht dhe kjo eshte ne dem te tyre.Nese lojtaret tane do dine te ruajne qetesine mund te arrijne nje fitore spektakolare ne Beograd.Sa per sportdashesit i keshilloj te mos u kunderpergjigjen me te njejten gjuhe.Ne nuk hapim gropa ne mes te stadiumit dhe nuk fshehim varre masive neper kopshtet tona.Le ti pergjigjemi gjuhes kafsherore me gjuhe qytetare.Syte e gjithe botes do jene ne ate ndeshje dhe do gjykojne veprimet e te dyja paleve.

legjenda
26-09-2014, 12:06
Presidenti i Federatės sė Futbollit tė Shqipėrisė thotė qė tifozėt shqiptarė duhet tė lejohen qė ta pėrkrahin kombėtaren e tyre nė sfidėn ndaj Serbisė nė Beograd. Intervista e tij ishte dhėnė para pėrgjigjes negative tė serbėve

Ditėt e fundit, gjithnjė e mė tepėr nė qendėr tė mediave ka qenė ndeshja e 14 tetorit Serbi–Shqipėri dhe debatet nė lidhje me pjesėmarrjen apo jo, tė tifozėve shqiptarė nė Beograd. Presidenti Armand Duka nė njė intervistė dhėnė pėr faqen zyrtare tė FSHF, sqaron pa ekuivok qėndrimin e tij dhe tė institucionit qė pėrfaqėson nė lidhje me kėtė temė.

Ndeshja e tretė nė grup pėr kombėtaren e Shqipėrisė, do tė luhet nė Beograd mė datė 14 tetor. Cilat janė pėrgatitjet pėr kėtė ndeshje, pėrpos spekulimeve mediatike?
Duka: Sigurisht, qė ėshtė njė ndeshje shumė e rėndėsishme nga pikėpamja sportive pėr mė tepėr, qė ne, tashmė kemi fituar ndeshjen e parė jashtė, nė njė grup shumė tė fortė. Nga pikėpamja e sigurisė, mund tė duket si problematike por unė kam besim se janė tė gjitha probleme, qė mund tė kapėrcehen nė bashkėpunim dhe me dėshirėn e mire, pėr tė parė spektakėl futbolli.

Federata Serbe, si organizatore e aktivitetit ka presion nga ana e policisė vendase, qė ndeshja tė mos ketė spektatorė, pėr tė shmangur ndonjė incident tė mundshėm. Cili ėshtė opinioni i Presidentit tė FSHF nė lidhje me kėtė?
Duka: Unė jam i mendimit, qė si tifozėt shqiptarė nė Beograd, ashtu edhe ata serbė nė Elbasan tė jenė tė pranishėm nė stadium. Futbolli ėshtė njė sport qė luhet pėr tifozėt dhe ata i japin atij bukuri tė veēantė. Nė fund tė fundit, futbolli luhet pėr ta dhe janė pjesė e pandashme e lojės. Kėshtu qė, do tė ishte mirė qė ata tė ishin tė pranishėm nė tė dyja ndeshjet.

Megjithatė mosmarrėveshjet historike mes shqiptarėve dhe serbėve, mund tė ndikojnė emocionalisht tek tifozėt nė kėtė ndeshje. Ju si mendoni?
Duka: Sė pari po e ritheksoj, ėshtė thjeshtė njė ndeshje futbolli. Nga ana tjetėr, jam i mendimit qė ne, hendeqet e krijuara nga koha dhe historia, duhet ti mbyllim dhe jo ti thellojmė mė tepėr. Jemi dy popuj evropianė, qė ushqejmė tė njėjtėn aspirate, pėr tė hyrė nė BE dhe mendoj se kemi kulturėn e nevojshme pėr t’u sjellė si njerėz tė qytetėruar tė Evropės.

Tifozėt shqiptarė, kanė shprehur dėshirėn dhe gatishmėrinė pėr tė qenė nė Beograd dhe mbėshtetur skuadrėn kombėtare. Ēfarė mendoni pėr kėtė?
Duka: E thashė edhe mė lart, qė unė jam i mendimit se tė dyja tifozeritė duhet ta ndjekin ndeshjen si nė Beograd ashtu edhe nė Elbasan. Mė duhet tė theksoj pėr tė gjithė opinionin brenda dhe jashtė Shqipėrisė, qė tifozėt shqiptarė asnjėherė nuk kanė bėrė rrėmujė dhe nuk kanė shkaktuar dhunė, kudo ku kanė shkuar. Ata janė treguar gjithmonė korrektė nė sjelljen e tyre dhe unė gjej rastin ti pėrshėndes pėr kėtė dhe mbėshtetjen qė i japin skuadrės kombėtare.

Po pėr ardhjen e tifozėve serbė nė Elbasan, ēfarė mendoni?
Duka: Ju garantoj se ne, do ti presim nė mėnyrėn mė korrekte tė mundshme dhe ndaj tyre nuk do tė krijohet kurrfarė incidenti dhe me njė siguri maksimale. Fryma e Fair Play-t, do tė jetė mbizotėruese jo vetėm nė fushė por edhe nė tribunat e spektatorėve. Kėto janė ndeshje futbolli, tė cilat duhen pėrjetuar si festa dhe jo si arena pėr tė shfryrė kundėr njeri tjetrit.http://www.gazetatribuna.com/foto.php?foto=/sport/2014_09/dekalrata2_20140926111511.jpg&pozita=foto_lajm_in

legjenda
26-09-2014, 12:08
Ndeshja Serbi-Shqipėri do tė luhet pa praninė e tifozėve shqiptarė. Lajmi konfirmohet nga mediat serbe, si dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Pak ditė mė parė, njė grupim i tifozėve kuqezinj dhe i “plisave” tė Prishtinės patėn bėrė njė takim nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, ku kėrkuan qė kjo e fundit t’u siguronte atyre biletat pėr ndeshjen e 14 tetorit nė Beograd.

Ndonėse me rregullore tė FIFA-s dhe UEFA-s, ēdo skuadėr ka tė drejtėn e 5 pėr qind tė biletave kur luan nė transfertė, nisur nga pėrplasjet e mėdha nė vitet e fundit mes serbėve dhe shqiptarėve, FSHF-ja gjykoi se mė sė pari do t’i kėrkonte homologes serbe garantimin e sigurisė sė tifozėve shqiptarė. Nė kėmbim, FSHF-ja garantoi se do bėnte tė njėjtėn gjė edhe pėr tifozėt serbė nė ndeshjen qė do luhet vitin tjetėr nė “Elbasan Arena”.

Pas disa ditėsh pritjeje, tw enjten ka mbėrritur edhe shkresa zyrtare nė federatėn tonė, sipas tė cilės, pala serbe ka refuzuar kėrkesėn. “Nuk di tė them me siguri tė plotė pėr shkresėn, por edhe unė kam dijeni nga mediat se federata serbe nuk ka dhėnė garanci pėr tifozėt shqiptarė”, ka thėnė dje zyrtarisht pėr “Panorama Sport” zėdhėnėsi i FSHF-sė, Dritan Kokona.

Sakaq, mėsohet se pala serbe nuk i ka garantuar federatės serbe udhėtimin, qėndrimin nė stadium dhe mė pas kthimin e tifozėve shqiptarė, ndaj kjo e fundit ka kthyer njė pėrgjigje negative. Ndėrkohė, njė gjė tė tillė e ka konfirmuar dje edhe Mirko Milivoj, komisar i sigurisė nė federatėn serbe. Gjatė njė prononcim pėr “novosti.rs”, ai ka theksuar se po merren masa ekstreme pėr mbarėvajtjen e ndeshjes, kjo pėr shkak tė klimės aspak tė mirė politike qė ka pėrshkruar ndėr vite serbėt me shqiptarėt. Sipas tij, ėshtė gati e pamundur qė tė sigurohet pjesėmarrja e tifozėve kuqezinj nė stadiumin e Partizanit tė Beogradit, ku do tė luhet kjo ndeshje.http://www.gazetatribuna.com/foto.php?foto=/sport/2014_09/1_20140926080541.jpg&pozita=foto_lajm_in

Leaf
26-09-2014, 12:22
Frikacake... te trashe dhe te keqinj..
Keto tipare perhere i kane karakterizuar ata si popull. Ke mendojne se po shmangin? grindjen? po kush eshte piknisja e grindjeve? - Padrejtesia, apo jo.. Po kjo qe po bejne? Oh, sigurisht nje padrejtesi e rradhes qe atyre ju jepet ne dore ta servirin si te ishte vetem nje cigare per t'u ndezur. E kur t'u plasi andej nga s'e presin.. bertasin si deshtake e duan drejtesi...
Oh me det na dha Zoti vendin me te mrekullueshem ne planet.. por me komshinjte me te ndyre te universit...
Beni saber o shqiptare!

shoku_tanku
26-09-2014, 12:26
allall ja boft zoti !

Oqeani
26-09-2014, 12:26
Le te shkoje dhe ky ne mesin e tyre !

shoku_tanku
26-09-2014, 12:35
une do vete ta shikoj atje ne mes te tifozeve te serbise..une nuk di serbisht keshtu qe nuk mund ti kuptoj sharjet...do futem atje si lupakjoto milaneze,ashtu..albaneze..paaartizoooni

Leaf
26-09-2014, 12:38
Le ti gezohen cinizmit te vet e te brohorasin sa me fort per skuadren e tyre e te shohin emrin e ndyre qe do bejne neper lajmet e vendeve te tjera...se eshte pare puna jone, na " e qajne hallin" bota...se me organet tona kompetente perhere e kemi ndritur

ana_gend
26-09-2014, 13:00
sa do ta thosha Oqe, Duka duhet te jete ne stadium dhe i veshur me unifomen e tifozeve shqiptare.

Oqeani
26-09-2014, 13:15
sa do ta thosha Oqe, Duka duhet te jete ne stadium dhe i veshur me unifomen e tifozeve shqiptare.

Ashtu thash, Por ia mban!

Kam pershtypjen, po qe se di te shkojne, te pakten do j'en te spitalizuar, Por nuk mohoj as viktimat!

Mr. E
26-09-2014, 14:21
Besoj qe do kete plot tifoze Shqiptare ne Beograd.
Gjithashtu nuk shoh ndonje habi per nje rezultat ne favorin tone.
Ke ndeshje te tilla diferencat ne lojtare harrohen. Greqia u mund nga Shqiperia ne direkt pasi fitoi kampionatin Europian. Kroacia ja dha nje mesim te mire Serbise kur ishin ne ndeshjet e grupit per boterorin e kaluar. Te shpresojme qe edhe ne do kemi te njejtin fat, sepse edhe pak fat duhet ne ndeshje te tilla.

Mr. E
26-09-2014, 15:37
Sapo degjova nje lajm ne ora-news qe federata serbe e futbollit paska bere te ditur se ndeshja ne beograd do te luhet pa tifoze Shqiptare per aresye se nuk garantojne dot sigurine e tyre.

legjenda
01-10-2014, 20:55
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) duket tė jetė mjaft e brengosur para ndeshjes ndėrmjet Serbisė dhe Shqipėrisė, qė konsiderohet e njė tensioni tė lartė.

Madje, shtėpia e futbollit evropian, nė prag tė kėsaj sfide, e vlefshme pėr kualifikimet e Kampionatit Evropian “Franca 2016”, ka paralajmėruar se nė Beograd do ta dėrgojė njė ‘top-vėzhgues’, pėr ta parė nga ‘vendi i ngjarjes’, atė qė do tė ndodh nė stadiumin e Partizanit.

Bėhet fjalė pėr holandezin Vincent Ekberg, komisar i lartė i sigurisė. Ky i fundit pritet tė takohet me serbėt dhe shqiptarėt, para lojės, nga tė cilėt do tė kėrkojė njė organizim tė mirfilltė tė lojės, ndėrsa mė pas do tė jetė monitorues i ēdo detaji.

Nė rast se ndodhin incidente, Serbia rrezikon tė dėnohet rėndė. Ndeshja ndėrmjet Serbisė dhe Shqipėrisė do tė zhvillohet mė 14 tetor. /Zerihttp://www.zeri.info/uploads/images/2014/October/01/auto_Huligan1412191712.jpg

Alkoma
10-10-2014, 09:36
Pasardhėsi i dėshmorėve tė Drenicės, gati tė "bombardojė" Serbinė

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=LvbBInsguhY


Nė vitin 1981, njė burrė nga Drenica, i quajtur Tahir Meha, tmerroi Serbinė. Nė rrethimin qė ju bė kullės sė tij ai nuk u dorėzua, por luftoi ballė pėr ballė me ushtarė e policė serbė duke vrarė e plagosur dhjetėra armiq, derisa ra dėshmor nė kullėn e tij nė Prekaz tė Drenicės.

Nga ajo familje rrjedh njė djalė qė luan futboll, qė ka njė goditje fantastike, qė u fut frikėn tė gjithė poriterėve tė botės, e sidomos atyre tė Serbisė. Ky djal quhet Alban Meha.

Pas sukseseve tė mėdha me klubin e tij Paderborn nė Gjermani nė shtator tė vitit 2012 ai u ftua nga kombėtarja shqiptare dhe pėrgjigja e tij ishte "PO", pa u menduar dy herė, edhe pse u ftua nga kombėtare tjera, shkruan Telegrafi.

Ai ka premtuar se do tė jetė shumė mė i fortė ndaj Serbisė dhe lutet qė tė krijohen gjuajtjet e lira, qė janė specialiteti i tij. Pėr pjesėn tjetėr, do tė vajtojė e gjithė Serbia pas ndeshjes.

"Mė duhet vetėm njė gjuajtje e lirė, do t'i shėnoj gol Serbisė nė Beograd", pat deklaruar Alban Meha, pėr ndeshjen e 14 tetorit ndaj Serbisė nė Beograd. /albeu.com/

legjenda
11-10-2014, 12:25
http://almakos.com/files.php?file=149420_358746912.jpgKreu i tifo-grupit "Plisat", Albert Kastrati, po konsiderohet si "terrorist" nga serbėt. E pėrditshmja e Beogradit "Informer", shkruan se ish-luftėtari i UĒK-sė do tė udhėtojė drejt Beogradit pėr ta pėrkrahur Shqipėrinė pėr ndeshjen eleminatore kundėr Serbisė.

Udhėtimi i tifozėve shqiptarė drejtė Beogradit pėr ta pėrkrahur Kombėtaren shqiptare vazhdon tė jetė temė aktual nė Serbi. "Informer" shkruan se ish luftėtari i UĒK-sė do tė udhėtoj nė Beograd sė bashku me 300 tifozė tė tjerė.

Por nuk ka munguar as pėrgjigja e Kastratit nėpėrmjet rrjetit social Facebook: "Me luftuar pėr vendin tėnd edhe me tė quajtur terrorist, ēka i thonė kėsaj pune, kush ka faj kėtu".
http://almakos.com/files.php?file=149421_224278467.jpg

zirconium
11-10-2014, 14:05
Keta akoma quajne luftetaret e UCK terrorista. Ndersa qeveria jone do shkoi per vizite edhe jemi qe jemi i dhuruam edhe ca leka kshu per solidariter.

legjenda
11-10-2014, 18:57
Mbi 300 tifozė shqiptarė nga Zvicra janė tė gatshėm tė nisen drejt Beogradit pėr tė ndjekur ndeshjen mes Serbisė dhe Shqipėrisė, nė kuadėr tė kualifikimeve pėr Euro 2016.

“Presheva jonė” ka raportuar se nė ditėt e fundit ka pasur shumė rezervime tė fluturimeve pėr nė Beograd nėpėrmjet kompanisė “Airserbia”, dhe kėto tė gjitha janė bėrė me qėllim tė ndjekjes sė ballafaqimit nė fjalė. Grupi i interesuar pėr tė pėrcjell duelin identifikohet me emrin "Molla e Kuqe".

Kurse, ende mbetet e paqartė nėse tifozėt nga Kosova do tė lejojnė tė hyjnė nė stadium sepse Serbia ka vendosur si kusht qė nė ndeshje tė vijnė vetėm ata pėrkrahės tė Shqipėrisė qė kanė pasaportėn shqiptare, ose tė ndonjė shteti tjetėr tė Evropės. /Zėri/http://zeri.info/uploads/images/2014/October/11/auto_Tifoze1413046180.jpg

legjenda
11-10-2014, 21:11
Federata Serbe e Futbollit (FSS) i ka bėrė thirrje Shqipėrisė qė sa mė parė tė dėrgojė listėn me emrat e tifozėve qė planifikojnė tė vijnė nė Beograd pėr duelin e kualifikimeve pėr Euro 2016.
Federata Serbe e Futbollit (FSS) kėrkon nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) qė sa mė parė tė dėrgojė listėn me emrat e tifozėve qė planifikojnė tė udhėtojnė drejt Beogradit pėr ndeshjen e 14 tetorit, e vlefshme pėr kualifikim nė Euro 2016.
“Kemi kėrkuar regjistrin me emrat e tifozėve, numrat e pasaportave dhe adresėn e qėndrimit, pastaj rrugėn e lėvizjes, mjetet e transportit, kohėn e mbėrritjes, pikėkalimin kufitar nė cilin do tė mbėrrijnė, dhe disa shėnime tjera”, deklaroi Milivoje Mirkov, komisar pėr siguri nė Federatėn serbe tė Futbollit pėr “Blic.rs”.
“Por, ende nuk kemi marrė pėrgjigje. Regjistri duhet t’i dėrgohet edhe selisė sė UEFA-s nė Nyon, nga ky rregull nuk ka kthim prapa. Nėse me kohė nuk i marrim shėnimet, tifozėt shqiptarė nuk do tė mundė tė hyjnė nė stadium”, u shpreh ai.
Shqipėria ka insistuar se kėrkon biletat qė i takojnė por pa kushte tė nikoqirit qė ka paralajmėruar se nuk do tė lejojė hyrjen nė stadium pėr tifozėt qė nuk kanė pasaportė shqiptare, duke e pamundėsuar udhėtimin pėr mbėshtetėsit e skuadrės kuqezi nga Kosova, pėrfshirė “Plisat” qė kanė paralajmėruar se do tė jenė nė Beograd.
Fjalėt kyēe: Kombėtarja e Shqipėrisė
- See more at: http://lajmi.net/kerkesa-e-serbise-per-shqiperine_100080992.html#sthash.3CogYPsS.dpufhttp ://media.lajmi.net/media/image/201410/w670/99900100_99906300.JPG

legjenda
12-10-2014, 20:21
Lorik Cana, i njohur pėr patriotizmin e tij, ka rastin e tij jetik pėr festimin mė ‘drithėrues’ tė karrierės.

Kapiteni i Kombėtares shqiptare, Lorik Cana, tė martėn me skuadrėn kuqezi do tė pėrballet kundėr Serbisė.

Loriku, i cili njihet pėr patriotizmin e tij dhe gjithashtu edhe me tatuazhin qė mban nė krahė, ka njė rast tė mirė pėr ta shfaqur atė edhe nė Beograd.

Sfida ndaj serbėve do tė jetė njė mundėsi e mirė pėr tė qė tė shėnojė gol dhe tė festojė duke nxjerr nė ‘pah’ tatuazhin e tij tė famshėm. http://www.orainfo.com/foto.php5?foto=/sport/2014_10/cccaaannna.jpg&pozita=foto_lajm_in

Mr. E
12-10-2014, 20:26
Ja kam friken se mos marre ndonje karton te kuq Loriku. Eshte lojtar gjaknxehte, ben shpesh nderhyrje te ashpra dhe kjo ndeshje ne ate rruge do shkoje.

Fshatari
12-10-2014, 21:01
E jashtėzakonshme: Kosovari i jep Kombėtares 1 mln euro pėr fitore kundėr Serbisė

http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/2014/10/633x347/besnik-benz.jpg

Njė biznesmen kosovar ka ofruar 1 milionė euro pėr Kombėtaren shqiptare pėr fitore kundėr Serbisė.

Besnik Benz, biznesmeni kosovar nga Zvicra, ka dhėnė njė premtim tė madh para ndeshjes Serbi-Shqipėri.

Pronari i kompanisė Garage Benz Universel ka ofruar plot 1 milionė euro pėr futbollistėt e skuadrės kuqezi nė rast fitoreje kundėr serbėve, pėrcjell rugovapress.com.

Sipas kėsaj tė fundit, Benz e mori njė vendim tė tillė nė inat e sipėr pasi federata serbe bashkė me UEFA-n ia ndaluan tifozėve shqiptarė udhėtimin nė Serbi.
__________________________________________

http://www.gazetaexpress.com/sport/e-jashtezakonshme-kosovari-i-jep-kombetares-1-mln-euro-per-fitore-kunder-serbise-49948/

3d1
12-10-2014, 21:13
Nuk mund te percaktoj se si do mare ndeshja,deshira per te fituar eshte e madhe dhe nje rezultat pozitiv ne Beograd do te ishte ideal.
Duhet te karikohen ne maksimum lojtaret,kete nuk mund ta beje vetem trajneri.
Persa i perket Lorikut ....nese te gjithe lojtaret tane do te kishin patriotizmin dhe shpirtin e gares qe ka ai,kjo kombetare do kish rezultate shume me te larta.

Mr. E
12-10-2014, 21:44
E jashtėzakonshme: Kosovari i jep Kombėtares 1 mln euro pėr fitore kundėr Serbisė

http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/2014/10/633x347/besnik-benz.jpg

Njė biznesmen kosovar ka ofruar 1 milionė euro pėr Kombėtaren shqiptare pėr fitore kundėr Serbisė.

Besnik Benz, biznesmeni kosovar nga Zvicra, ka dhėnė njė premtim tė madh para ndeshjes Serbi-Shqipėri.

Pronari i kompanisė Garage Benz Universel ka ofruar plot 1 milionė euro pėr futbollistėt e skuadrės kuqezi nė rast fitoreje kundėr serbėve, pėrcjell rugovapress.com.

Sipas kėsaj tė fundit, Benz e mori njė vendim tė tillė nė inat e sipėr pasi federata serbe bashkė me UEFA-n ia ndaluan tifozėve shqiptarė udhėtimin nė Serbi.
__________________________________________

http://www.gazetaexpress.com/sport/e-jashtezakonshme-kosovari-i-jep-kombetares-1-mln-euro-per-fitore-kunder-serbise-49948/

Wowww ky qenka lajm. Nese eshte e vertete ?! ZOTI JA SHTOFTE.

Beaute
12-10-2014, 23:49
Lorik Cana, i njohur pėr patriotizmin e tij, ka rastin e tij jetik pėr festimin mė ‘drithėrues’ tė karrierės.

Kapiteni i Kombėtares shqiptare, Lorik Cana, tė martėn me skuadrėn kuqezi do tė pėrballet kundėr Serbisė.

Loriku, i cili njihet pėr patriotizmin e tij dhe gjithashtu edhe me tatuazhin qė mban nė krahė, ka njė rast tė mirė pėr ta shfaqur atė edhe nė Beograd.

Sfida ndaj serbėve do tė jetė njė mundėsi e mirė pėr tė qė tė shėnojė gol dhe tė festojė duke nxjerr nė ‘pah’ tatuazhin e tij tė famshėm. http://www.orainfo.com/foto.php5?foto=/sport/2014_10/cccaaannna.jpg&pozita=foto_lajm_in


Si ta nxjerre ne pah e si mos e nxjerre...tatuazhin ai po ydh ngelet , edhe Serbet ti han tu*in se tjeter gje s'kan ē'ti bejne.

MisterE ku ka shqiptar mos jet gjaknxeft amon? ēa do i bejn do i nxjerrin tgjith me te kuq? :p

Mr. E
12-10-2014, 23:57
MisterE ku ka shqiptar mos jet gjaknxeft amon? ēa do i bejn do i nxjerrin tgjith me te kuq? :p

Arbitri nuk eshte serb dhe nuk ndikon. Por Cana eshte lojtari qe merr me shume kartona edhe ne Kombetare edhe me klubet per te cilen luan. Fakti qe eshte edhe kapiten dhe qe e ndjen shume ate ndeshje, do te kete shume presion mbi vete per kete ja kam friken.

Ps. Ne rrjetet sociale po diskutohet vetem per shperblimin 1 milion euro ne rast fitoreje qe ka dhene nje biznesmen Kosovar qe jeton ne Zvicer. Lajmi eshte perhapur nga gazetaekspress por nuk e di sa eshte e vertete.

Beaute
13-10-2014, 00:02
Pra si e the edhe vete sa eshte presioni i madh aq eshte edhe deshira per te qen prezent 90 minuta loje , ai e di rendesin qe ka sidomos ne kte ndeshje. Pra per kte fakt kam besim qe do mbaje vendin qe i takon. :)

P.s E njof dreqin edhe personalisht , 1.)se kemi jetuar ne nje qytet 2.) ishte kapiteni ktu derisa u largua nga ky qytet edhe shtet. :)

Loreal
13-10-2014, 12:30
Keshtu kur qojne pluhur para kohe keta patriotat ,tani nuk i lejojne tifozat te jene prezent ne ndeshjen qe do luhet:P

Loreal
13-10-2014, 12:40
E jashtėzakonshme: Kosovari i jep Kombėtares 1 mln euro pėr fitore kundėr Serbisė

http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/2014/10/633x347/besnik-benz.jpg

Njė biznesmen kosovar ka ofruar 1 milionė euro pėr Kombėtaren shqiptare pėr fitore kundėr Serbisė.

Besnik Benz, biznesmeni kosovar nga Zvicra, ka dhėnė njė premtim tė madh para ndeshjes Serbi-Shqipėri.

Pronari i kompanisė Garage Benz Universel ka ofruar plot 1 milionė euro pėr futbollistėt e skuadrės kuqezi nė rast fitoreje kundėr serbėve, pėrcjell rugovapress.com.

Sipas kėsaj tė fundit, Benz e mori njė vendim tė tillė nė inat e sipėr pasi federata serbe bashkė me UEFA-n ia ndaluan tifozėve shqiptarė udhėtimin nė Serbi.
__________________________________________

http://www.gazetaexpress.com/sport/e-jashtezakonshme-kosovari-i-jep-kombetares-1-mln-euro-per-fitore-kunder-serbise-49948/
Hallall ja bofte zoti:)

legjenda
13-10-2014, 20:35
Njė fotografi e njė tifozi shqiptar i cili po valon flamurin kombėtar para stadiumit ku do tė zhvillohet ndeshja Serbi-Shqipėri, po bėn xhiron nė internet dhe po pėlqehet jashtėzakonisht shumė.
http://www.gazetatribuna.com/foto.php?foto=/sport/2014_10/flamurishqiptarpovalonmidisbeograditfotohd_2014101 3063125.jpg&pozita=foto_lajm

legjenda
13-10-2014, 20:38
Gianni De Biasi u shpreh optimist pėr sfidėn e radhės, teksa paralajmėroi se nė fushė do tė zbresė ekipin mė tė mirė me qėllimin e vetėm, marrjen e 3 pikėve.

Nė prag tė ndeshjes me Serbinė, nga Beogradi, trajneri i kombėtares shqiptare, Gianni De Biasi u shpreh optimist pėr sfidėn e radhės, teksa paralajmėroi se nė fushė do tė zbresė ekipin mė tė mirė me qėllimin e vetėm, marrjen e 3 pikėve.



“Nuk jemi mė Hirushja siē jemi konsideruar nė fillim. Nė fushė do tė zbresim me formacionin mė tė mirė. Serbia, Danimarka e Portugalia janė favoritėt e grupit por ne do tė pėrpiqemi tė arrijmė objektivat tona dhe t’ua bėjmė sa mė tė vėshtirė llogaritė kėtyre skuadrave”.



Nė vijim, tekniku italian u shpreh i impresionuar me pritjen nė kryeqytetin serb, ndonėse mes masash tė rrepta sigurie.



“Pashė masa tė shtuara sigurie, por jam i kėnaqur me pritjen qė na kanė bėrė. Kemi ardhur pėr njė rezultat pozitiv dhe tė luajmė njė ndeshje fair-play. Ekipin serb e njoh mirė, ka lojtarė qė luajnė nė klube tė mėdha europiane dhe njė trajner me eksperiencė si Advocaat. Mungesa e tifozėve shqiptarė? Mė vjen keq qė nuk do tė jenė me ne, por besoj se do tė bashkohen me skuadrėn pas ndeshjes. Do tė pėrpiqemi tė shfrytėzojmė dobėsitė e Serbisė dhe tė fitojmė pėr t’u dhėnė lumturi pikėrisht tifozėve tanė”.

Nė pėrfundim tė konferencės pėr shtyp nga stadiumi i Partizanit tė Beogradit, De Biasi theksoi se ndihet krenar qė drejton kombėtaren shqiptare.http://www.gazetatribuna.com/foto.php?foto=/sport/2014_10/10664_20141013092406.jpg&pozita=foto_lajm_in

Mr. E
13-10-2014, 20:42
Nė pėrfundim tė konferencės pėr shtyp nga stadiumi i Partizanit tė Beogradit, De Biasi theksoi se ndihet krenar qė drejton kombėtaren shqiptare.http://www.gazetatribuna.com/foto.php?foto=/sport/2014_10/10664_20141013092406.jpg&pozita=foto_lajm_in

Ja njeriu inteligjent, perhere i kujdesshem per detajet. I LUMTE.

legjenda
13-10-2014, 20:45
Zhvillimi i ndeshjes sė futbollit ndėrmjet Serbisė dhe Shqipėrisė, e vlefshme pėr kualifikimet pėr Kampionatin Evropian 2016, nė Francė, e cila pritet mė 14 tetor nė Beograd, do tė zhvillohet pa praninė e tifozėve tė kombėtares shqiptare dhe kjo ka nxituar pakėnaqėsi te tifozėt e kėsaj kombėtareje nė Kosovė.

Federata e Futbollit e Serbisė, fillimisht kishte ndarė rreth 1 mijė bileta pėr tifozėt qė do ta shoqėronin Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Por, duke e cilėsuar kėtė takim “me rrezik tė lartė”, Federata Serbe e Futbollit kishte kėrkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit qė, t’i dėrgojė emrat dhe tė dhėnat e tifozėve qė do ta shoqėronin kombėtaren shqiptare nė Beograd, kusht tė cilin kjo e fundit nuk e pranoi.

Pas kėrkesės sė Federatės Serbe tė Futbollit nė Federatėn Evropiane tė kėtij sporti – UEFA, qė tifozėt shqiptarė tė mos jenė tė pranishėm nė ndeshjen nė Beograd, UEFA i ka rekomanduar Federatės shqiptare qė tė mos i marrė tifozėt e vet nė Beograd.

Federata Shqiptare e Futbollit, mė 11 shtator, pėrmes njė komunikatė ka bėrė tė ditur se nė Beograd do tė udhėtojė pa tifozėt shqiptarė.

“Kombėtarja shqiptare e futbollit do tė udhėtojė pėr nė Serbi pa tifozėt e saj. Nė bazė tė rekomandimeve tė ardhura nga UEFA, nė njė letėr tė mbėrritur tė shtunėn nė FSHF, ėshtė vendosur qė pėr ndeshjen e 14 tetorit nė Beograd tė udhėtohet pa tifozė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, do tė veprojė edhe Federata Serbe, me tifozėt e saj nė Elbasan, tė cilėt gjithashtu s'do tė jenė tė pranishėm”, thuhet nė komunikatėn e Federatės Shqiptare tė Futbollit.

Tifozėt shqiptarė nga Kosova, tė cilėt kishin planifikuar tė shkojnė nė Beograd pėr ta parė takimin e Serbi - Shqipėri, janė shprehur tė zhgėnjyer me, siē e quajnė ata, bllokimin qė u ėshtė bėrė nga shteti serb.

Flakėron Abazi, pėrfaqėsues i tifozėve tė quajtur “Kuq e zi”, duke folur pėr Radion Evropa e Lirė, e quan racizėm, vendimin pėr mospraninė e tifozėve shqiptarė nė kėtė ndeshje.

“Nėse na ndalohet, ne pa bileta nuk mund tė shkojmė atje, sepse ėshtė edhe njė nga kriteret qė kufiri nuk mund tė kalohet pa bileta. Kemi kėrkuar qė kjo tė jetė reciproke dhe as tifozėt e Serbisė tė mos mund tė vijnė nė ndeshjen (e kthimit) nė Elbasan".

"Ky ėshtė njė racizėm i dorės sė parė, por ėshtė diēka qė e kemi pritur prej Serbisė. Ėshtė vendim politik dhe tregon gjithēka se ēfarė shteti ėshtė akoma dhe ēfarė politikash ka Serbia. Ne, thjesht, kemi dashur tė shkojmė ashtu siē kemi shkuar nė tė gjitha shtetet e Evropės. Edhe nė Holandė, e edhe nė Zvicėr, kemi qenė shembull i tifozėrive kombėtare, edhe si numėr, por nuk kemi bėrė asnjėherė probleme. Ne, thjesht, kemi dashur tė shkojmė ta pėrkrahim kombėtaren”, thotė Abazi.

Albert Kastrati, pėrfaqėsues i tifozėve “Plisat” nga Prishtina, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se me gjithė faktin se tifozėve shqiptarė u ėshtė ndaluar tė shkojnė nė takimin Serbi – Shqipėri, njė numėr i “plisave” tashmė kanė udhėtuar pėr nė Beograd, pėr tė pėrkrahur kombėtaren shqiptare tė futbollit.

“Disa ‘Plisa’ tashmė kanė arritur nė Beograd, sa pėr informatė, e ne tjerėt nisemi nesėr. Kemi planifikuar fillimisht tė shkojmė 300 vetė, por tash do tė shkojmė vetėm grupi i parė, qė jemi mė tė njohur dhe kaherė tifoz. Do tė shkojmė afėr 100 vetė. Ata, (pala serbe) kanė njoftuar se nuk bėn tė hyjmė andej (nė Serbi), por, dje kanė hyrė disa tanėt dhe ata tashmė janė nė Beograd. Ne po shkojmė, kėshtu, nga pak e nga pak. Por, nesėr, ata qė kemi mbetur, do tė nisemi nė grup”, bėn tė ditur Kastrati.

Ai shton se planifikojnė tė hyjnė nė Serbi, edhe nė qoftė se ndalohen nė kufi:

“Nėse na ndalojnė, ėshtė plani B, tė cilin nuk mund t’ua tregojmė”.

Ndryshe, Gani Kosumi, redaktor pėrgjegjės i sportit nė Radio Kosovė, transmetues ky publik nė vend, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se vendimi qė ndeshja nė Beograd, ndėrmjet Serbisė dhe Shqipėrisė, tė luhet pa tifozė shqiptarė, ėshtė vendim i ēuditshėm.

“Ky vendim ėshtė i ēuditshėm, aq mė parė kur kihet parasysh, qė pėr 5 pėr qind tė shikuesve tė sigurohen biletat edhe pėr skuadrat udhėtuese, qė zhvillojnė ndeshjet pėr kėto gara. Mendoj se nuk ėshtė veprim i drejtė i Federatės Serbe tė Futbollit".

"Shteti ėshtė ai qė duhet kujdesur pėr sigurinė e atyre qė shkojnė t’i pėrcjellin ndeshjet. Nė kėtė drejtim, Serbia ka rėnė nė provim. Unė mendoj se ėshtė politike e ditės, sepse luftėrat kanė mbaruar dhe tash duhet gjetur format qė njerėzit tė bashkohen dhe jo tė largohen dhe tė bėhen gjėra tė tilla”, thekson Kosumi.

Ndryshe, ndeshja e kthimit ndėrmjet Shqipėrisė dhe Serbisė, po ashtu, nė kuadėr tė kualifikimeve pėr Kampionatin evropian tė futbollit, Francė 2016, do tė luhet mė 8 tetor 2015, nė Elbasan, nė Shqipėri.(rel)
http://www.gazetatribuna.com/foto.php?foto=/sport/2014_10/4ED1BC870D004592A639FDBB5910412Fw640r1scx0cy33cw0_ 20141013040751.jpg&pozita=foto_lajm

legjenda
13-10-2014, 20:45
Kuqezinjtė kanė ateruar nė aeroportin e Beogradit dhe kanė qendė gjatė tėrė kohės nėn pėrcjellje tė afėrt tė policisė sė Serbisė. Ekipi kombėtar i Shqipėrisė nė futboll ka arritur nė Beograd pėr ndeshjen kualifikuese tė evropianit, Franca 2016.

Ardhja ėshtė shėnuar me masa tė mėdha tė sigurisė, raportojnė mediet beogradase.

“Aeroporti, Nikola Tesla ka qenė nė njė shtetrrethim tė vėrtetė”, raporton gazeta Blic nė versionin e internetit.

“Njė numėr i madh i pjesėtarėve tė policisė kanė qenė tė gatshėm pėr tė pritur dhe siguruar delegacionin shqiptar, tė cilėt i ka pritur edhe njė autobus i veēantė, por edhe pėrcjellja nga automjetet e ndryshme tė policisė, tė cilat janė nė gjendje tė gatishmėrisė nėse dikush tenton tė shkaktojė ndonjė incident”.

Kombėtarja shqiptare tė hėnėn nė mbrėmje, pas asaj tė Serbisė, do tė ushtrojė nė stadiumin e Partizanit, ku po ashtu priten masa tė larta tė sigurisė, madje edhe stėrvitjen nuk do ta mund ta pėrcjellin tė gjithė gazetarėt, por vetėm ata tė akredituar pėr lojėn.

Takimi, Serbi – Shqipėri luhet tė martėn nė orėn 20:45. http://www.gazetatribuna.com/foto.php?foto=/sport/2014_10/www_20141013045630.jpg&pozita=foto_lajm

legjenda
13-10-2014, 20:49
Qeveria vendos emrin Digitalb

Jemi kombėtarja e Digitalbit apo kombėtarja SHQIPTARE.

Dikush duhet tė mbaj pėrgjegjėsi pėr kėtė skandal.

Nuk ka ndodhur nė asnjė vend tė botės qė ekipi kombėtar tė heqi nga uniformat emrin e shtetit qė pėrfaqėson dhe tė vendosi emrin e sponsorit nė uniformė.

Kjo ndodh vetėm me kombėtaren shqiptare./opozita

legjenda
13-10-2014, 20:54
Deputeti i Lėvizjes Vetėvendosjes, Fisnik Ismaili planifikon tė shkojė nesėr nė Beograd pėr ta parė ndeshjen Serbi-Shqipėri.
Normalisht, ushtarėt e UĒK-sė nuk guxojnė tė shkojnė nė tokėn serbe, por Ismaili, megjithėse thotė se ishte ushtar i lirisė, duket se nuk e ka problem tė shkojė atje.
“Unė kam edhe kanale tjera”, ka thėnė ai pėr Klan Kosova.
“Kam edhe pasaportė angleze”, ka shtuar ai.
http://images.botasot.info/uploads/largea_fisi1413216391.jpg

legjenda
13-10-2014, 20:57
http://botasot.info/reklama/benz-besnik-640x388.jpgBiznesmeni nga Kosova qė i dhuron 1 milion euro ekipit kombėtar nėse fiton nesėr nė Beograd, ėshtė njė ndjekės i rregullt i kuqezinjve. Madje jo vetėm i futbollistėve por edhe i njė vajze qė ėshtė kthyer nė imazh tė tyre. Besnik Benz, shqiptari qė jeton nė Zvicėr, ka publikuar nė facebook njė foto tė Marina Vjollcės me komentin se ai dhe prezantuesja e njohur po pėrcjellin bashkė ndeshjen Shqipėri- Danimarkė nė Elbasan. Njė fotografi tė kėsaj tė fundit, ai e postoi nė Facebook duke shkruar: “Direkt nga ‘Elbasan Arena’ duke shijuar festėn e fitores kuqezi. Fitore. I juaji, Besnik Benz”.
Festa mbeti disi nė mes pasi danezėt shėnuan nė fund pėr ta barazuar rezultatin.http://botasot.info/reklama/marina%20kuqezi.jpg

BABA nga DURRSI
13-10-2014, 21:03
Jemi duke e politizuar shume kte ndeshje, dhe nuk eshte aspak e shendetshme per askend! Neser luhen turli ndeshjesh midis shume perfaqsueseve te shteteve te tjera evropiane por nje klime kaq prej llogoreje nuk e kam pare ne asnje takim futbolli te ktyre shteteve! Me serbine lufta eshte e mbaruar ne 1999, dhe kapitulli eshte mbyllur ne Shkurt 2008 kur KOSOVA u shpall Republike e Pavarur! Shpresoj shume Te shohim futboll dhe loje te bukur, dhe jo gladiatore qe pergjaken brenda dhe jashte stadiumit.....

Loreal
13-10-2014, 21:09
Deputeti i Lėvizjes Vetėvendosjes, Fisnik Ismaili planifikon tė shkojė nesėr nė Beograd pėr ta parė ndeshjen Serbi-Shqipėri.
Normalisht, ushtarėt e UĒK-sė nuk guxojnė tė shkojnė nė tokėn serbe, por Ismaili, megjithėse thotė se ishte ushtar i lirisė, duket se nuk e ka problem tė shkojė atje.
“Unė kam edhe kanale tjera”, ka thėnė ai pėr Klan Kosova.
“Kam edhe pasaportė angleze”, ka shtuar ai.
http://images.botasot.info/uploads/largea_fisi1413216391.jpg

Ky eshte nje sa njeqinde,po te shkoje :D

legjenda
13-10-2014, 21:11
Kapiteni legjendar i Kombėtares sė Shqipėrisė, Lorik Cana, i ėshtė lutur Zotit qė tė jetė nė anėn e tyre nesėr kur tė pėrballen me Serbinė.
Lorik Cana thotė se Kombėtares shqiptare i nevojitet ta bėjė lojėn mė tė mirė, pėr tė arritur deri tek rezultati pozitiv ndaj Serbisė. Futbollisti kosovar e ka bėrė njė postim nė rrjetin social, Facebook, pėrmes sė cilit i ka motivuar bashkėlojtarėt.

“Duhet me luajt ndeshje perfekte pėr tė fituar nesėr ndaj Serbisė. Edhe pse dihet qė ata kanė njė skuadėr cilėsore, duhet tė luftojmė me gjithė forcat tona pėr gjithė kombin tonė dhe pėr nder tė tė parėve tanė kryelartė. Kėtė e dinė gjithė ēunat, kėtė e di gjithė Kombėtarja, kėtė e di njė Shqipėri e tėrė. Allahu qoftė me ne nesėr!”, ka shkruar Cana.http://www.orainfo.com/foto.php5?foto=/sport/2014_10/cana-allahu-qoft-euml-me-ne-nes-euml-r_hd.jpg&pozita=foto_lajm

legjenda
13-10-2014, 21:12
Xhaka, Lenjani, Curri, Abrashi, Rama, Kukeli e Mavraj janė shėrbyer me Ņ«aj e kafe nė Beograd, njė ditė para ndeshjes kundėr Serbisė.

Ata, ndaras nga pjesa tjetėr e skuadrės, kanė ‘qarė hallet’ para ndeshjes sė nesėrme. http://www.orainfo.com/foto.php5?foto=/sport/2014_10/lojtaret-copy.jpg&pozita=foto_lajm

legjenda
13-10-2014, 21:13
Granit Xhaka me njė urim tė veŅ«antė pėr vėllanė e tij, Taulantin dhe Kombėtaren shqiptare.

Mesfushori kosovar i Zvicrės, Granit Xhaka, ka bėrė njė urim tė veŅ«antė pėr vėllanė e tij te Kombėtarja shqiptare, Taulantin dhe bashkėlojtarėt e kėtij tė fundit.

Nė rrjetin social Instagram, Graniti theksoi se me zemėr ėshtė me kuqezinjtė pėr takimin e nesėrm.

“I dėshirojė vėllait tim dhe Kombėtares Shqiptare shumė suksese ne pėrballjen me Serbinė. Shpresojė se do tė fitojmė. Edhe pse jam larg, me zemėr jam pranė jush. Forca Shqipėria!”, shkroi me emocione Graniti. http://www.orainfo.com/foto.php5?foto=/sport/2014_10/granit-xhaka_9810.jpg&pozita=foto_lajm_in

legjenda
13-10-2014, 21:14
Sekretari pėr sigurinė nė Federatėn Serbe tė Futbollit, Milivoj Mirkovic bėn me dije se tifozėt shqiptarė jo vetėm qė nuk mund tė udhėtojnė tė organizuar por nuk mund tė hyjnė nė stadiumin e Beogradit as me iniciativėn e tyre personale.

Sekretari pėr sigurinė nė Federatėn Serbe tė Futbollit, Milivoj Mirkovic bėn me dije se nėse shqiptarėt do ta bėjnė njė gjė tė tillė, atėherė ata do tė ndalohen nga policia, raporton Tribuna.

Nė njė konferencė pėr shtyp, Mirkovic bėri me dije se i njėjti princip do tė funksionojė edhe nė transfertėn e Serbisė nė Shqipėri vitin e ardhshėm ku nuk do tė udhėtojė asnjė tifoz. Nė komunikatė theksohet se shqiptarėt qė ndalohen nga policia do tė procedohen sipas ligjeve nė fuqi tė Serbisė.

Aktualisht, Federata Serbe e Futbollit ndodhet nė kushtet kur nuk mund tė premtojė siguri pėr tifozėt shqiptarė, prandaj sipas Mirkovic, ishte e nevojshme qė shqiptarėt tė identifikoheshin nė njė listė tė dėrguar nga FSHF-ja, prandaj sipas autoriteteve sportive tė Serbisė, ishte e pamundur qė nė stadiumin e Partizanit tė Beogradit tė ishin tė pranishėm edhe tifozėt shqiptarė.http://www.orainfo.com/foto.php5?foto=/sport/2014_10/milivojjj.jpg&pozita=foto_lajm

Ema
13-10-2014, 21:25
Ky eshte nje sa njeqinde,po te shkoje :D

Nete ishalla nuk shkon moj, une kam frike :((

Kastrati
13-10-2014, 21:37
https://www.youtube.com/watch?v=37b4VUDGNG4

Udhėheqėsi i grupit tė tifozėve “Plisat”, Albert Kastrati, ėshtė i vendosur qė tė martėn tė udhėtojė drejt Serbisė bashkė me 100 tifozė tė tjerė nga Kosova, pėr tė mbėshtetur kombėtaren shqiptare tė futbollit.

Edhe pse mediat serbe e cilėsuan ditėve tė fundit si terroristi i UĒK-sė, qė do tė shkojė nė Beograd pėr tė mbėshtetur Shqipėrinė, Kastrati ka thėnė se nuk ndihet i frikėsuar pėr tė udhėtuar nė Serbi.

“Po mė kanė paraqitur si terrorist, por unė kam luftuar pėr vendin tim. Nuk jam pishman pse kam luftuar pėr vendin tim. Nėse pėr kėtė ata mė quajnė terrorist, unė e mbaj me krenari kėtė emėr”, tha Albert Kastrati, lider i tifozėve “Plisat”.

Ai ka treguar pėr Top Channel se tanimė tifozė tė “Plisave” kanė mbėrritur nė Beograd dhe kanė porositur bluza tė dizenjuara enkas pėr ndeshjen e sė martės.

“Pėrgatitjet i kemi bėrė dhe mendojmė tė shkojmė atje. Disa nga njerėzit tanė kanė shkuar qysh dje, ndėrsa ne shkojmė nesėr nė ora 10. Nėse bashkohemi atje do tė hyjmė nė stadium, por nėse nuk bashkohemi kemi disa plane tė tjera. Biletat i kemi tė siguruara”, tha Albert Kastrati.

Lideri i “Plisave” ėshtė i bindur se Shqipėria do ta mundė Serbinė nė ndeshjen e sė martės.

“…sepse djemtė tanė do tė luajnė me shumė zemėr atje”, deklaroi Kastrati.

Tė zhgėnjyer pėr pamundėsinė pėr tė qenė prezent nė Beograd, pėr t’i dhėnė mbėshtetje kombėtares shqiptare, kanė mbetur edhe rreth 200 tifozė tė tjerė nga Kosova, qė kishin rezervuar biletat pėrmes grupit tė “Tifozėve KuqeZi”.

Petrit Osmani, nga “Tifozėt KuqeZi”, ka thėnė se do ta respektojnė vendimin e Federatės Shqiptare, pasi sipas tij kuqezinjtė ose shkojnė tė gjithė, ose asnjė.

“Ne nuk kemi pranuar tė shkojmė nė mėnyrė tė pjesshme. Ne si Tifoza KuqeZinj, qė kemi shtrirje nė tė gjitha trojet e Shqipėrisė etnike, mendojmė se pėrfaqėsimi i tifozėve shqiptarė nė Beograd duhet tė jetė pa kushte dhe duhet tė jenė ose tė gjithė, ose asnjė”, tha Petrit Osmani, Tifozėt KuqeZi.

Tifozėt KuqeZi, megjithatė, kanė vendosur qė pėrfaqėsuesen shqiptare ta ndjekin nė mėnyrė tė organizuar nė sheshin “Zahir Pajaziti” nė Prishtinė, pėrmes monitorėve gjigantė me mbėshtetjen e “Digitalb”. / Top Channel

legjenda
13-10-2014, 21:44
Sė paku 100 tifoz tė krahut ekstrem tė tifozėve bardhekaltėr prishtinas do tė nisen tė martėn nė orėn 10:00 drejt Beogradit tė organizuar.

Tifozėt e kombėtares shqiptare tė futbollit nga Prishtina, Plisat nuk janė duke u pajtuar me faktin se ata nuk do tė kenė mundėsinė tė pėrkrahin kuqezinjtė nė Beograd pėr ndeshjen kualifikues me Serbinė. Takim do tė zhvillohet tė martėn nė mbrėmje nė stadiumin e Partizanit, ndėrsa aty tė organizuar nuk do tė ketė tifoz shqiptar. Njė ndėr udhėhqėsit kryesor tė Plisave, nė njė bisedė me kusht anonim pėr portalin Sporti1.com ka zbuluar detaje tė planit. “Jemi organizuar qė sė paku 100 tifozė do tė udhėtojmė pėr Beograd, tė hėnėn nė orėn 10 do tė bėhet nisja e organizuar vetėm pėr kėtė grup”, tha ai. “Nėse nuk na lejojnė tė hyjmė e kemi planin B, i cili nėnkupton se gjithsesi do tė kemi njerėz tanė nė stadium, pėr tė pėrkrahur kombėtaren dhe tė cilėt janė tė gatshėm edhe te vdesin pėr tė nėse duhet”. Sipas medieve beogradase, Ministria e punėve tė brendshme tė Serbis ka ngritur nė nivelin mė tė lartė gjendjen e gatishmėrisė nė kufirin me Kosovėn pėr shkak tė tifozėve tė kombėtares shqiptare nga Kosova. Rregullat nė fuqi tė UEFA-sė, thonė se ekipin mysafir merr 5 % tė biletave tė kapacitetit tė stadiumit, ndėrsa drejt Federatės shqiptare tė futbollit (FSHF) janė dėrguar 1125 bileta nga Federata serbe, e cila kėtė e kishte kushtėzuar ato me emrat tė pronarėve tė biletave dhe qė ata tė jenė me dokumentacion tė shtetit shqiptar. Kjo ka sjellur reagimin e FSHF-sė, ndėrsa ēėshtja ėshtė mbyllur tė shtunėn me intervenimin e UEFA-sė, e cila ka kėrkuar tė mos ketė tifoz mysafir nė tė dy ndeshjet e ekipeve.http://www.veqsport.com/images/ArtikujtFoto/max/23538.jpg

Ema
13-10-2014, 21:44
O veē le te kthehen shendosh e mire djemt tane dhe tifoze neqoftese shkon ndonje!
Po a luhet me terror, me maska e polici speciale? A eshte sport kjo a?
Po leni se me shkije as nuk flitet, as nuk ju besohet se lene ma me lujt...aiiiii!!!

Heret eshte heret hala!!
Neqoftese Serbia e pranon Kosoven si shtet i Pavarur, ee atehere po. Shkojm e lujm sa te duam!

Loreal
13-10-2014, 21:51
Nete ishalla nuk shkon moj, une kam frike :((

Ishalla, prandaj e thash,njeri gjaknxehte-mos-

legjenda
13-10-2014, 22:06
Ishalla, prandaj e thash,njeri gjaknxehte-mos-
populll shqiptar neser trondit beogradin

legjenda
13-10-2014, 22:11
http://gazetablic.com/wp-content/uploads/2014/10/Grigor-Ram.jpgNė njė kohė qė Edi Rama ishte nė tribunėn VIP pėr tė parė ndeshjen e kombėtares, djali i tij, Gregor Rama ka fotografuar kėto ēaste fantastike kur kombėtarja jonė barazoi me Danimarkėn.

Nė rolin e fotoreporterit, Gregori ėshtė parė nga tifozėt e shumtė teksa ai qėndronte sė bashku me kolegėt e tij fotoreporterė duke fiksuar momentet mė tė bukura dhe mė kulminante tė ndeshjes.

Djali i madh i kryeministrit ėshtė duke studiuar pėr pikturė, ndėrkohė qė njė pasion tjetėr i tij ėshtė edhe fotografia.http://opozita.com/wp-content/uploads/2014/10/djali-i-edi-rames-300x140.jpg

legjenda
13-10-2014, 22:16
Futbollisti serb i KF Kukėsit, Ivan Gvozdenoviē, ka lavdėruar kombėtaren shqiptare tė futbollit. Ai ka pėrmendur lojėtarėt nga Kosova, si mė tė mirėt qė janė nė kombėtaren shqiptare.

"Po, Serbia ėshtė ekip shumė i fortė. Por ka njė problem, problemi ėshtė se pėr momentin skuadra nuk ėshtė e bashkuar. Janė lojėtarė tė mirė por nuk luajnė sė bashku", ka thėnė ai nė emisionin "Opinion".

Ai ka folur edhe pėr "jetėn" futbollistike tė tij nė Shqipėri.

"Jam frikėsuar pak kur kam ardhur nė Shqipėri. Por pastaj, jo sepse e kam parė qė gjithēka ishte normale. Kam shumė miq nė Tiranė dhe Korēė dhe kam kaluar shumė mirė kėtu", ka thėnė ai.

Komento:http://www.orainfo.com/foto.php5?foto=/sport/2014_10/futboll.jpg&pozita=foto_lajm

legjenda
13-10-2014, 22:17
Edhe futbollisti i vetėm shqiptar qė ka fituar titullin e kampionit tė botės nė futboll, Shkodran Mustafi, ka uruar kombėtaren kuqezi pėr ndeshjen ndaj Serbisė.

“I uroj suksese skuadrės sė Shqipėrisė, me njė fitore bindėse kundėr Serbisė”, shkroi anėtari ri i Valencias, Shkodran Mustafi, i cili kėtij urimi, i bashkėngjiti edhe kėtė fotografi. http://www.orainfo.com/foto.php5?foto=/sport/2014_10/sjhkkkodranii.jpg&pozita=foto_lajm

Mesnatė
13-10-2014, 23:25
Hajde shqipe hajde,kalleni serbin :)

Mano
14-10-2014, 00:28
Mendoj se kushti qe serbet I kan vene tifozave shqipetare eshte I dyshimte. Mendoj se duan te godasin dy zoq me nje gure. Nje, me kryesorja nuk duan te len Kosovaret te vin ne Beograd dhe se dyti duan tifoza shqipetar te paisur me pashaporta Shqipetare qe te fajesojne shtetin nese ndodh dicka. Shqiperia nuk mund te mbahet Pergjegjese per shqipetaret emigrant me nenshtetesi te vendit ku jetojne. Te gjith shqipetaret e lindur ne shqiperi qe kan emigruar kan ne pashaporta kombesine shqipetare. Dhe kjo duhet te mjaftonte. Por ja qe nuk mjaftoi, kushedi cfar plani tinxar do te ken..

Gi de Masha
14-10-2014, 00:33
Sonte nė njė TV sportive- shqiptare pashė se ekipi i futbollėstive shqiptarė kishte arritur nė Serbi dhe mė bėri pėrshtypje pse gjithė ajo masė sigurie. futbollistėt pėrcilleshin nga forca speciale tė sigurisė!!!
Pse?

Leaf
14-10-2014, 00:56
Sonte nė njė TV sportive- shqiptare pashė se ekipi i futbollėstive shqiptarė kishte arritur nė Serbi dhe mė bėri pėrshtypje pse gjithė ajo masė sigurie. futbollistėt pėrcilleshin nga forca speciale tė sigurisė!!!
Pse?


po c'eshte kjo pyetje retorike ? Frika, Frika po I mbyt koke e kembe nga emri Shqiptar...

Me kujton ate punen e Djallit qe I frikohet emrit te perendise...

SystemA
14-10-2014, 01:10
Sonte nė njė TV sportive- shqiptare pashė se ekipi i futbollėstive shqiptarė kishte arritur nė Serbi dhe mė bėri pėrshtypje pse gjithė ajo masė sigurie. futbollistėt pėrcilleshin nga forca speciale tė sigurisė!!!
Pse?

Sepse pa tifoza Shqiptare po ndodhi dicka e hane serbet.....si organizatore.

zirconium
14-10-2014, 01:33
http://www.youtube.com/watch?v=vxLjkNU93fU

SystemA
14-10-2014, 01:40
http://www.youtube.com/watch?v=vxLjkNU93fU

Pyet <morrat> kush ka qene Dardania...

Mano
14-10-2014, 03:55
http://www.youtube.com/watch?v=vxLjkNU93fU

Te jepja vetem nje 'like' per kete video qe prure ketu mu duk shume pak. Ne fakt fjalet jane shume te varfera per tu shprehur ne raste te tilla. Mu kujtua dicka kur pash videon.: 'Ketu mund te gjeni nje plak te ulur mbi nje gure te oborrit I palekundur per mijera vjete, dhe qe kendon per bemat e te pareve te tij me nje instrument primitive si ai I lahutes. Ketu ne pusin e tij ndaluan per te pire nje gllenke uji, Akili, Odisea, Aleksandri, Pirroja, Skenderbeu...'

Eshte anetare I ketij forumi, merret shume me prejardhjen e fjaleve shqipe. Mbase e kani degjuar I fillon emri me 'M'.

legjenda
14-10-2014, 06:05
Pyet <morrat> kush ka qene Dardania...

ka qen kosova dardania antike kurse kryeqytet dardanise ka qen shkup :gezuar:

legjenda
14-10-2014, 06:07
Mbrojtėsi i Manchester Cityt, serbi Aleksandar Kolarov ka kritikuar rėndė tifozėt e kombėtares sė tij, duke thėnė se ata janė thjeshtė tifozė Facebooku qė kanė vetėm fjalė dhe asgjė mė shumė.
Aleksandar Kolarov ka shprehur frustimin nė drejtim tė tifozėve tė Kombėtares sė Serbisė, duke thėnė se ata e kanė lėnė shumė herė nė baltė skuadrėn e tyre pasi janė thjeshtė tifozė tė Facebookut.
Tifozėt e skuadrės sonė janė mbėshtetės vetėm pėrpara tastierės, ndėrsa kur bėhet puna nė realitet, ata nuk gjinden askundi".
"Nė ndeshjen ndaj Armenisė, ata na lanė vetėm dhe nuk patėm fare mbėshtetjen e tyre. Ata nuk janė tė mirė nė shkallėt e stadiumit", ishin fjalėt e mbrojtėsit tė Manchester Cityt tė thėna pėr mediat, para takimit kundėr Shqipėrisė.
Pėr mė shumė, mbrojtėsi i Borussia Dortmundit, Neven Subotic ka refuzuar tė luajė me kombėtaren e Serbisė, pasi i ėshtė pėrgjigjur negativisht ftesės sė trajnerit Dick Advocaat
- See more at: http://lajmi.net/tensionohet-situata-ne-kombetaren-e-serbise_100081341.html#sthash.EL0Q2mDN.dpufhttp://media.lajmi.net/media/image/201410/w670/56467600_56474100.jpg

legjenda
14-10-2014, 06:08
Ndeshja e madhe ndėrmjet Serbisė dhe Shqipėrisė e cila zhvillohet nesėr nė Beograd, do tė transmetohet nesėr nė njė LED monitor nė sheshin ‘Zahir Pajaziti’ tė Prishtinės.
Emocionet pėr ndeshjen e madhe ndėrmjet Serbisė dhe Shqipėrisė kanė filluar tė rriten, ndėrsa tifozėt e kombėtares nuk do tė mund ta shikojnė ndeshjen drejtpėrdrejt nga stadiumi, pasi njė gjė e tillė ėshtė e ndaluar nga UEFA.
Sidoqoftė, Komuna e Prishtinės ka gjetur njė zgjidhje. Nė Sheshin e kryeqytetit tė Kosovės, do tė jetė njė LED monitor gjigant, i cili pritet qė ti sjellė nė mėnyrė perfekte emocionet e ndeshjes, e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:45.
Nė kėtė organizim, priten tė jenė njė numėr i madhi tifozėve tė cilėt do tė krijojnė njė atmosferė perfekte gjatė mbrėmjes sė nesėrme, e cila ėshtė e madhe pėr ēdo shqiptar.
Fjalėt kyēe: Euro 2016, Prishtina, Serbia, sheshi, Shqipėria
- See more at: http://lajmi.net/serbi-shqiperi-ne-shesh-te-prishtines_100081392.html#sthash.iCwxeK2I.dpufhttp ://media.lajmi.net/media/image/201410/w670/23764700_23771400.jpg

Poeti
14-10-2014, 08:07
Tifozėt shqiptarė me flamurin kuq e zi nė Beograd

Bota Sot | 13.10.2014 20:32

http://images.botasot.info/uploads/largea_tifo1413225141.jpg

Kjo fotografi thuhet se ėshtė realizuar pikėrisht nė Beograd.
Fotoja ėshtė realizuar nė prag tė ndeshjes Shqipėri-Serbi.

Nuk dihet saktėsisht nėse fotografia ėshtė realizuar nė kryeqytetin serb, mirėpo disa faqe qė kanė shpėrndarė fotografinė, flasin pėr "guximin e kėtyre djemėve shqiptarė" me flamurin kuq e zi nė dorė, sot nėpėr Beograd.

Loreal
14-10-2014, 08:27
O kalleni shqipe kalleni :)

Poeti
14-10-2014, 08:28
Ju uroj te kthehen ne shtepi shendosh e mire!

Loreal
14-10-2014, 08:33
Ju uroj te kthehen ne shtepi shendosh e mire!


Gjithashtu, ishalla edhe me fitore... zoti i ruajt:)

Poeti
14-10-2014, 09:14
Gjithashtu, ishalla edhe me fitore... zoti i ruajt:)

Uroj dhe une te fitojne, por edhe barazimi nuk eshte per nencmim!

Si Bora
14-10-2014, 09:21
une habitem pse Serbet e ngatarrojne Shqiperine me Kosoven? ketu shikoi ca mendje te ndritur kane nacionalistet radikal.

Shqiperise t'i marri pleshtat serbi, se Shqiperia eshte vertete nje vend i vogel dhe nga aty kane dal plot njerez intelektual por ēe do qe disa te tjere ne bashkepunim me vende te fuqishme e duan Shqiperine te pa zhvilluar.
Ju dha rasti atyre te hapin thesin, idjotet e prapambetur!

Poeti
14-10-2014, 09:27
Sepse do te duhej te ishte edhe per ne ashtu si e ngaterrojne ata (shkijet) Shqiperi dhe Kosove te jene nje...Ne kombetaren tone jane 9 shqiptar me prejardhje nga Kosova...pra gjysma e ekipit...qe duhet te na bej te gjitheve krenar....

Sopoti
14-10-2014, 09:27
Behet fjale per futbollin,edhe futbolli yne ne krahasim me ate te atyre eshte ngeles.

Kete e kane deshmuar sukseset e tyre.

Mos fol per mendjendritur intelektuale,sepse me shkon mendja te Ilir Meta e Sali Berisha.

Loreal
14-10-2014, 10:24
Sopot, pak me optimist kesaj radhe:P

Beaute
15-10-2014, 15:02
https://www.youtube.com/watch?v=37b4VUDGNG4

Udhėheqėsi i grupit tė tifozėve “Plisat”, Albert Kastrati, ėshtė i vendosur qė tė martėn tė udhėtojė drejt Serbisė bashkė me 100 tifozė tė tjerė nga Kosova, pėr tė mbėshtetur kombėtaren shqiptare tė futbollit.

Edhe pse mediat serbe e cilėsuan ditėve tė fundit si terroristi i UĒK-sė, qė do tė shkojė nė Beograd pėr tė mbėshtetur Shqipėrinė, Kastrati ka thėnė se nuk ndihet i frikėsuar pėr tė udhėtuar nė Serbi.

“Po mė kanė paraqitur si terrorist, por unė kam luftuar pėr vendin tim. Nuk jam pishman pse kam luftuar pėr vendin tim. Nėse pėr kėtė ata mė quajnė terrorist, unė e mbaj me krenari kėtė emėr”, tha Albert Kastrati, lider i tifozėve “Plisat”.

Ai ka treguar pėr Top Channel se tanimė tifozė tė “Plisave” kanė mbėrritur nė Beograd dhe kanė porositur bluza tė dizenjuara enkas pėr ndeshjen e sė martės.

“Pėrgatitjet i kemi bėrė dhe mendojmė tė shkojmė atje. Disa nga njerėzit tanė kanė shkuar qysh dje, ndėrsa ne shkojmė nesėr nė ora 10. Nėse bashkohemi atje do tė hyjmė nė stadium, por nėse nuk bashkohemi kemi disa plane tė tjera. Biletat i kemi tė siguruara”, tha Albert Kastrati.

Lideri i “Plisave” ėshtė i bindur se Shqipėria do ta mundė Serbinė nė ndeshjen e sė martės.

“…sepse djemtė tanė do tė luajnė me shumė zemėr atje”, deklaroi Kastrati.

Tė zhgėnjyer pėr pamundėsinė pėr tė qenė prezent nė Beograd, pėr t’i dhėnė mbėshtetje kombėtares shqiptare, kanė mbetur edhe rreth 200 tifozė tė tjerė nga Kosova, qė kishin rezervuar biletat pėrmes grupit tė “Tifozėve KuqeZi”.

Petrit Osmani, nga “Tifozėt KuqeZi”, ka thėnė se do ta respektojnė vendimin e Federatės Shqiptare, pasi sipas tij kuqezinjtė ose shkojnė tė gjithė, ose asnjė.

“Ne nuk kemi pranuar tė shkojmė nė mėnyrė tė pjesshme. Ne si Tifoza KuqeZinj, qė kemi shtrirje nė tė gjitha trojet e Shqipėrisė etnike, mendojmė se pėrfaqėsimi i tifozėve shqiptarė nė Beograd duhet tė jetė pa kushte dhe duhet tė jenė ose tė gjithė, ose asnjė”, tha Petrit Osmani, Tifozėt KuqeZi.

Tifozėt KuqeZi, megjithatė, kanė vendosur qė pėrfaqėsuesen shqiptare ta ndjekin nė mėnyrė tė organizuar nė sheshin “Zahir Pajaziti” nė Prishtinė, pėrmes monitorėve gjigantė me mbėshtetjen e “Digitalb”. / Top Channel

Mos je Kastrati i Plisave ti? -mendon-

Poeti
15-10-2014, 15:24
Behet fjale per futbollin,edhe futbolli yne ne krahasim me ate te atyre eshte ngeles.

Kete e kane deshmuar sukseset e tyre.

Mos fol per mendjendritur intelektuale,sepse me shkon mendja te Ilir Meta e Sali Berisha.

Djelmoshat tane treguan shume mire se dijne te luajn futboll shume me mire se shkijet...dhe poashtu treguan se jane jo vetem futbollist te mire, por edhe trima me flete...Bravo per gjithvka qe bene mbreme ne Beograd!