PDA

View Full Version : FSHF zbardh kėrkesat drejtuar UEFA-s "Lojtarėt e kombėtares nuk refuzuan tė luajnė


BLEDI_SH
22-10-2014, 15:58
FSHF zbardh kėrkesat drejtuar UEFA-s,"Lojtarėt e kombėtares nuk refuzuan tė luajnė, fitore nė tavolinė dhe tė tėrhiqen akuzat"


Federata Shqiptare e Futbollit ka bėrė publike kėrkesėn e drejtuar UEFA-s sa i takon ndeshjes Serbi-Shqipėri, e cila u ndėrpre nė pėrfundim tė pjesės sė parė pėr shkak tė incidenteve nė fushė.

FSHF ka kėrkuar nga UEFA fitore nė tavolinė 3-0 si dhe tėrheqjen e akuzave pėr kombėtaren shqiptare me argumentin se janė evidentuar 5 shkelje tė rėnda tė cilat nuk garantonin vazhdimin e ndeshjes.

FSHF thekson se, “futbollistėt e Shqipėrisė nuk kanė refuzuar tė luajnė, por vazhdimi i lojės ka qenė i pamundur si pasojė e drejtpėrdrejtė e dėmtimeve fizike dhe psikologjike prej sulmeve tė pakontrollueshme tė tifozėve serbė, tė punonjėsve tė sigurisė dhe, nė disa raste tė izoluara, edhe tė vetė futbollistėve serbė”.

Lidhur me akuzat ndaj Shqipėrisė sa i takon banerit qė u ul me dron nė fushė, FSHF shprehet se pala shqiptare nuk mban pėrgjegjėsi pasi nė stadium nuk kishte tifozė shqiptarė, delegacioni ėshtė kontrolluar nga policia dhe se ėshtė e pamundur tė pėrcaktohet autori i incidentit.

DEKLARATA

Federata Shqiptare e Futbollit, informon median dhe opinionin ne lidhje me hapat qe ka ndėrmarrė pėr paraqitjen e dokumentave nė Komisionin e Kontrollit tė Etikės dhe tė Disiplinės pranė UEFA-s, i cili do tė mblidhet nesėr nė Zvicėr.

Me njoftimin e akuzave tė ngritura kundėr Shqipėrisė, FSHF, nėn drejtimin e zyrės sė saj ligjore Haxhia & Hajdari, ka filluar mbledhjen e materialeve provuese dhe pėrgatitjen e mbrojtjes. Pėrpilimi i argumentave juridikė tė mbrojtjes dhe kėshillimi ligjor nė lidhje me ēėshtjen i ėshtė besuar dy zyrave tė mirėnjohura ligjore nė fushėn e tė drejtės sportive: Littleton Chambers nė Londėr dhe Levy Kaufmann-Kohler e bazuar nė Gjenevė. FSHF kėrkon gjithashtu tė falenderojė tė gjithė ata profesionistė tė cilėt kanė ofruar ndihmėn e tyre dhe kanė qenė tė gatshėm pėr pėrfaqėsimin e ēėshtjes. Njė falenderim i veēantė i drejtohet gjithashtu tė gjithė sportdashėsve tė cilėt kanė ndihmuar nė mbledhjen e materialeve video dhe fotografikė.

Materiali i mbrojtjes, i cili ėshtė pėrmbledhur si mėposhtė, ka pėrfunduar brenda kohės mė tė shkurtėr tė mundshme dhe ėshtė dorėzuar nė UEFA ditėn e martė mė datė 21.10.2014.

Nė material theksohet qė nė ndeshjen Serbi-Shqipėri tė datės 14.10.2014 fubollistėt e Shqipėrisė kanė qenė viktimė e dhunės fizike dhe verbale e shoqėruar me thirrje raciste. Nė lidhje me thirrjet raciste, njė kėrkesė e veēantė i ėshtė dėrguar UEFA-s ditėn e hėnė pėr pėrfshirjen e tyre nė procedurėn e hapur dhe zgjerimin e akuzave kundėr Serbisė.

Tė gjitha kėto shkelje janė tė provuara nėpėrmjet pamjeve filmike dhe raporteve mjekėsore tė cilat janė depozituar pranė UEFA-s.

Futbollistėt e Shqipėrisė nuk kanė refuzuar tė luajnė, por vazhdimi i lojės ka qenė i pamundur si pasojė e drejtpėrdrejtė e dėmtimeve fizike dhe psikologjike prej sulmeve tė pakontrollueshme tė tifozėve serbė, tė punonjėsve tė sigurisė dhe, nė disa raste tė izoluara, edhe tė vetė futbollistėve serbė.

Sic rezulton edhe prej raportit tė Delegatit tė Sigurisė tė UEFA-s janė evidentuar shkelje tė rėnda si:

1.Mungesa e sigurisė sė nevojshme tė fushės sė lojės,

2.Sjellja shumė e keqe e tifozėve,

3.Menaxhimi i dobėt i stadiumit dhe

4.Gjendja e tij e keqe deri nė konstatimin e faktit tė rėndė qė policia “nuk mund tė mbrojė lojtarėt dhe arbitrat”.

5.Si pasojė e sa mė sipėr rezulton qartėsisht qė nuk janė siguruar kushtet e barabarta pėr vazhdimin e ndeshjes sė futbollit.

Nė mbėshtetje tė neneve 21(1), 6(1) g) dhe 21 (4) a) tė Rregullores sė disiplinės, jo vetėm qė shkelja pėr tė cilėn ėshtė akuzuar FSHF duhet tė rrėzohet, por FSHF ka kėrkuar edhe fitoren 3-0 nė tavolinė.

Pėrsa i pėrket akuzės sė banerit tė paligjshėm qė u shfaq mbi fushėn e lojės, ajo duhet rrėzuar, ndėr tė tjera, pėr arsyet e mėposhtme:

1.Nė stadium nuk ka pasur tifozė tė Shqipėrisė pėrveē futbollistėve dhe delegacionit;

2.Si futbollistėt ashtu edhe delagacioni janė kontrolluar nga policia pas ndeshjes dhe nuk ėshtė gjetur asnjė objekt pėr pilotimin e helikopterit;

3.Baneri ka ardhur nga zona jugore prapa portės, zonė e cila ka qenė me tifozė Serbė tė cilėt nuk kanė qenė tė kontrolluar nga policia meqenėse kanė mundur tė fusin nė stadium flamuj politikė, sende tė forta si dhe njė fuēi.

4.Pėr tė gjitha kėto arsye ėshtė e pamundur tė pėrcaktohet autori i incidentit dhe fakti qė ky i fundit ėshtė Shqiptar (territori i hartės nė baner ėshtė mė i gjerė se territori i Republikės sė Shqipėrisė).

Si pėrfundim FSHF informon qė vendimi i marrė nga UEFA mund tė jetė objekt i apelimit pranė Gjykatės tė Arbitrazhit tė Sportit.

shekulli