PDA

View Full Version : Rrrėfimi i plotė i Ballistit: Pse dhe si e hodha dronin mbi stadiumin e Beogradit


Ragnar
14-07-2015, 11:37
http://www.telegrafi.com/fo/sport/rrr-euml-fimi-i-plot-euml-i-ballistit-pse-dhe-si-e-hodha-dronin-mbi-stadiumin-e-beogradit_hd.jpg

Mė 14 tetor njė flamur fluturoi mbi stadiumin e Beogradit gjatė ndeshjes Serbi-Shqipėri.
Ai flamur ishte njė histori guximi dhe krenarie qė tėrhoqi vėmendjen e tė gjithė opinionit sportiv botėror, po aq sa dhuna qė u ushtrua mbi lojtarėt e kombėtares shqiptare.

Nė njė rrėfim eksluziv pėr Digitalb dhe gazetarin Dritan Shakohoxha, Ismail Morina rrėfeu se si lindi ideja, peripecitė, tė papriturat dhe rrezikun pėr jetėn pėr tė ngritur mbi stadiumin e Beogradit njė dron. Sakrifica e njė njeriu rezultoi krenaria e miliona tė tjerėve. Nė tregimin e tij, Ismaili tregoi se ai flamur i ngritur nė njė ndeshje futbolli lindi realisht pas njė ndeshje futbolli.

“Menjėherė pas hedhjes sė shortit kisha njė ndeshje futbolli me miqtė e mi, disa shqiptarė dhe disa italianė. Italianėt po na ngacmonin pak me batuta meqė do tė luanim me Serbinė dhe njėri prej tyre nė njė moment mė thotė: ‘Pse nuk pėrdorni njė nga helikopterėt qė pėrdorim ne kryesisht, njė dron, pėr tė vėnė njė mesazh e pėr ta ngritur mbi qytet’. Aty mė erdhi shkėndija e parė. Kisha dy versione fillimisht: njė flamur me shqiponjėn e sotme dhe njė me shqiponjėn e Skėnderbeut, zgjodha kėtė tė dytėn, siē u pa dhe nė transmetim. Ndėrkohė sa i pėrket fjalės, fillimisht mendova tė shkruaj diēka nė italisht, por mė pas kėrkova nė internet njė version anglisht pėr fjalėn autokton dhe njė qė mė doli nė kėrkim ishte ‘autochtonus’. E vendosa menjėherė sepse mu duk diēka elegante”, rrėfeu Ismail Morina.

Pėrgatitjet nuk ishin tė thjeshta, as udhėtimi gjithashtu. Gjithēka u planifikua muaj mė parė, pati shumė gjėra tė paparashikuara, por dėshira pėr tė pasur njė prezencė shqiptare nė Beograd ishte e madhe.

“Mė 26 korrik pėrfitova nga njė vizitė nė Shqipėri pėr tė kaluar mes Beogradit. Isha i bindur qė ndeshja do tė bėhej nė stadiumin e Cėrvena Zvezdės, madje bėra dhe xhirime rreth e pėrqark stadiumit. Kalova edhe nga stadiumi i Partizanit, por nuk i kushtova shumė rėndėsi. Mė pas, kur mėsova qė ndeshja do tė luhej nė stadiumin e Partizanit tė Beogradit u stepa disi. Gjithsesi mora informacionin e nevojshėm me “google maps” dhe kisha 3 ose 4 pika nga tė cilat do tė mendoja nga do tė ngrija flamurin dhe pika mė e volitshme ishte 50-70 metra vijė ajrore. Gjithashtu, kontaktova dhe me njė djalė nga Shkupi dhe bashkė me tė planifikuam ēdo gjė. Unė dhe ai ngritėm flamurin”, vazhdoi rrėfimin e tij, Morina.

Ismail Morina qėndroi i fshehur pėr 17 orė nė ditėn qė do tė ngrinte dronin mbi stadium, ndėrkohė qė duke menduar se gjendej brenda zyrave tė klubit tė Partizanit tė Beogradit, Morina nuk kuptoi se flamurin kishte planifikuar ta ngrinte nga brenda akademisė ushtarake tė Serbisė.

“Kam bėrė njė udhėtim prej 12 orėsh. Ideja ka qenė ta hedh gjatė kėndimit tė himneve, shikoja orėn dhe e dija qė nė 21 e 32 mbaronte pjesa parė. Aty u montua droni. Kam ndez dronin, kam ngecur spangot, kam futur dy tubat plastike dhe tashmė isha gati, por nuk arrita dot ta ngrija sepse nė atė moment pranė meje kalojė dikush dhe isha i shqetėsuar mos mė kishin zbuluar. Para fundit tė pjesės sė parė, mora vendimin pėr ta ngritur pasi nuk kisha mė kohė, e ngrita nė ajėr, i bėra njė xhiro nė lagje dhe mė pas e futa nė stadium. Megjithatė nga shpejtėsia mendova se ishte Shqipėria me tė kuqe dhe kur pashė qė dikush po zgjatej pėr ta kapur mendova t’ia lija djemve, pėr t’u karikuar. Nė fakt, dėshtova. Unė e kam pasur njė dėshtim”, u shpreh Ballisti, siē njihet ndryshe Ismaili.

Largimi nga Beogradi nuk ishte i thjeshtė, ashtu si dhe kalimi i kufirit.

“Mė pikasėn nė momentin qė po largohesha nga godina. Mora makinėn me shpejtėsi dhe u nisėm drejt autostradės, bashkė me shkupjanin. Nė kufi kisha frikė se si do tė reagonte policia. E kisha vendosur qė nėse do nuhasnin diēka, do i jepja gaz dhe do kaloja traun. Pėr fat gjithēka shkoi mirė”, tregon Morina.

Por, si ka ndryshuar jeta e Ismail Morinės pas asaj dite? Gjėrat pėr tė duket se janė vėshtirėsuar gjithnjė e mė shumė.

“Efekti ka qenė negativ, nuk kam kontakte siē duhet me familjen time. Shkoj me periudha tė shkurtra pranė saj. Kur vajza kishte datėlindjen, kam qėndruar vetėm 3 ditė nė shtėpi. Rutinėn e pėrditshme qė kisha dikur tani e kam te pamundur”, deklaroi ai.

Nė fund, Ismaili valėvit dhe njėherė tjetėr flamurin “autochtonus”, vetėm se kėtė herė mes kodrinave tė fshatit tė tij, aty ku u formua dashuria pėr Shqipėrinė dhe ėndrrat pėr tė nesėrmen, qė ndryshuan shumė pas asaj nate nė Beograd. /Top-Channel/