PDA

View Full Version : Efektet kuruese te qumeshtit te bleteve ...


Just myself
13-03-2010, 13:49
Efektet kuruese te qumeshtit te bletes

Qumeshti i bletes ėshtė njė prodhim natyral, i cili sekretohet nga bletet e reja ne moshe pėr te ushqyer larvat dhe mbretereshen e bleteve. Mjeket popullore shpjegojnė mėnyrėn dhe masen se si duhet te pėrdoret poleni pėr te pasur efekte kuruese.
Ēfare ėshtė poleni?
Polen ėshtė ajo pjesa e lules, nėpėrmjet se cilės bėhet fertilizimi i tyre. Ne pllenimin e luleve, bleta kontribuon ne polen bashke me eren. Duke qenė punetore bleta shkon nga lulja ne lule dhe merr nga lulet mashkullore atė pjesen me te cilėn pllenohen lulet dhe e shperndan. Njė pjesė i ngelet te kembet dhe e ēon ne koshere. Kjo pjesė e lules, qe duhet te quhet polen, mblidhet dhe ka veti kurative. Ne fakt nuk ėshtė polen blete, se nuk e prodhon bleta, por lulja. Bletes i takon vetėm merita e transportit. Sapo lind dielli dhe kur perendon ai, bletet kthehen ne kosheret e tyre me njė ngarkese te pazakonte dhe rreth bleteve verehet njė pluhur ne ngjyrė ari dhe me parfum. Ky ėshtė poleni. Ai quhet mrekullia e jetės dhe pėrmban mijėra pjesė te vogla te mbledhura nga lule tė ndryshme. Sipas ngjyres mund te dallojme nga cila lule vjen poleni. Nėse ėshtė i verdhe, vjen nga luledielli; pak me i kuq, nga lulet e molles etj. Bletet mbledhin polen nga lule tė ndryshme. Pėr kėtė arsye ai ėshtė shumengjyresh dhe ka veti te shumta kurative. Poleni mblidhet nga bletet me kembet e tyre, ne te cilat ato kanė disa gropeza te vogla, si xhepa. Ky polen ėshtė pluhur mikroskopik qe bletet e mbledhin nga lulet dhe pėrzihet me mjaltin e bleteve pėr t’u transportuar me pas tek foleja. Aty, ata qe rrisin blete, kanė vėnė re njė si site dhe kur bletet futen brenda ne fole, poleni dhe mjalti qe kanė grumbulluar ngelen tek kėto sita.
Si njihet poleni i mirė pėr terapi
Poleni i mirė ne radhe tė parė dallohet nga pamja e jashtme, sidomos nga shkelqimi qe ai ka. Poleni duhet te jetė ne ngjyrė tė hapur dhe mos te kėtė nuanca, ne perberje mund te ekzistojne kokrra me ngjyrė te erret. Gjithashtu ai nuk duhet te jetė i tharte, sepse nėse ėshtė i tillė, poleni ka marrė lageshtire, ėshtė shumė toksik dhe nuk duhet konsumuar. Perveē kėsaj, poleni qe pėrdoret pėr kurim nuk duhet te kėtė shije si gjė e djegur, sepse kjo do tė thotė qe ai nuk ėshtė thare si duhet dhe ėshtė pa vlera kuruese. Shija normale qe duhet te kėtė poleni pėr kurim ėshtė e ėmbėl dhe me arome.
Si ruhet
Poleni duhet te ruhet ne kavanoz qelqi, nė vend pa drite, sepse drita ēon ne humbjen e vlerave terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes duhet te jetė 0-4 grade ne frigorifer.
Si konsumohet poleni
Pėr pėrdorimin e polenit si ilaē kurues mjeket popullore rekomandojne disa metoda. Ndėrkohė qe marrja e polenit nuk ėshtė e njėjta sasi pėr tė gjitha grupmoshat dhe sėmundjet.
Metoda 1. Marrja e polenit origjinal, i paperzier me diēka tjetėr. Femijet nėn 3 vjeē nuk duhet te konsumojne polen. Personat me probleme te melēise dhe fėmijėt 3-8 vjeē duhet te marrin maksimumi 5 grame (1 luge te vogėl) ne ditė. Femijet 8-10 vjeē duhet te konsumojne 10 grame (2 luge te vogla ne ditė). Femijet 12-15 vjeē mund te marrin 12-15 grame (njė luge gjelle) ne ditė. Tė rriturit dhe adoleshentet mund te marrin 25-30 grame (2 luge gjelle) ne ditė, me kujdesin qe duhet bėrė njė pauze prej 3 javėsh pas njė kure prej njė muaji. Mjeket keshillojne qe poleni te pėrdoret para buke, kur stomaku ėshtė bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar mirė ne goje, ndryshe ai nuk perthithet nga organizmi, sepse ėshtė i mbuluar nga njė membrane e patretshme prej bleteve. Kjo lloj marrjeje e polenit pėlqehet pak, sepse mund te shkaktoje dhimbje stomaku, ose fenomene alergjie.
Metoda 2. Me kėtė metodė poleni merret ne te njėjtat doza si me sipėr, por me pare futet ne makine elektrike, e cila bluan kafene dhe lihet aty derisa te formohet njė pluhur, i cili konsumohet pasi pėrzihet me mjalte. Pėr ēdo luge polen shtohen 2 luge mjalte dhe pėrzihen mirė derisa te formohet njė perberje homogjene. Kjo lloj perberjeje pėlqehet me shumė nga personat e ndjeshem, sidomos alergjike, si edhe prej atyre te cilėt nuk i pėlqejnė shijen.
Metoda 3. Kjo metodė rekomandohet pėr personat te cilėt kanė ndjeshmeri stomaku, djegie stomaku, te cilat shtohen pas marrjes se qumeshtit te bletes. Kėta persona, polenin duhet ta bluajne ne makinen e kafese, te cilit duhet t’i shtojne 1-6 luge ujė pėr 1 luge polen. Keshillohet pirja me stomakun bosh, ose pas njė mėngjesi te lehtė.
Pėr ēfare keshillohet poleni
Poleni rekomandohet te pėrdoret pėr vonesat ne zhvillimin e fėmijėve. Pėr kėtė nevojiten 5-10 grame polen ne ditė, i cili favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave, zhvillimin e sistemit nervor. Ne infeksionet e mushkerive poleni ndihmon ne parandalimin e viruseve dhe infeksioneve te mushkerive. Konsumohet ne kura prej njė muaji, me 10-30 grame ne ditė. Gjatė njė viti mund te bėhen 2-3 kura.
Problemet e riprodhimit tek meshkujt. Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe pėrmirėsimin e tyre. Keshillohet te pėrdoret sepse parandalon impotencen tek meshkujt (impotencen e shkaktuar nga mosha), ndihmon ne raste stresi, mungese ne ushqim, lodhje, tension emocional i zgjatur, pagjumesi etj.
Menopauza e parakohshme. Poleni pėrmban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues pėr acarimet e dukshme qe shfaqen gjatė kėsaj faze. Konsumohet ne kura prej 28 ditesh, me 12 ditė pushim midis kurave, minimumi 4 kura ne vit. Kjo gjė keshillohet edhe pėr meshkujt, sepse ndihmon ne andropauze (menopauza e meshkujve). Alzheimer, keshillohen 3-4 kura ne vit, nga njė muaj secila, me 10-20 grame ne ditė. Aksidenti vaskular parandalohet duke konsumuar ēdo ditė polen. Gjithashtu, ai ndihmon ne rregullimin e funksionimit te tubit tretes dhe pėrmirėsimin e hemorroideve dhe semundjeve te venave. Pėrmbajtja e lartė e vitaminave, enzimave, ndihmon ne stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura ne vit, secila nga njė muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretes, rregullon punėn dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet te pėrdoret edhe ne raste diarreje, ose infeksione te tubit tretes. Kura pėr kėtė ėshtė e shkurter, 7-14 ditė, njė luge e vogėl para ushqimit.
Reumatizma. Perveē trajtimit te gjatė te shoqėruar me ushqim te pasur ne fruta dhe perime pėr kėtė semundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 ditė secila.
Rezultate shumė te mira kuruese poleni ka dhėnė si ne formėn kronike edhe akute te adenomit te prostates. Gjithashtu, ai rrit edhe potencen. Pėr kėtė rekomandohet njė trajtim i gjatė (minimumi 60 ditė), me 10 grame ne ditė, te kombinuara me qumėsht blete (100 mg ne ditė).
Depresioni dhe lodhja nervore. Konsumimi pėr 3 muaj i polenit ēon ne pėrmirėsimin e tonusit te brendshem dhe mendimeve depresive. Poleni ul varesine ndaj alkoolit. Pėr kėtė ai duhet te konsumohet 15-30 grame (1-2 luge) ne ditė, kura zgjat 30 ditė me 15 ditė pushim, me pas mund te filloni njė kure tjetėr. Ndihmon ne funksionimin e tubit tretes, djegien e kalorive. Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe ne dietat pėr shendoshje, sepse pėrmirėson oreksin.
Arterioskleroza, kolesterina e rritur, probleme me qarkullimin e gjakut ne tru. Ne kėto semundje poleni ka aftėsi kuruese nėse konsumohet rregullisht. Merret i pėrzier me mjalte, sipas dozave te pershkruara te metodat e marrjes. Anemia, pėr kėtė semundje poleni ka dhėnė rezultate shumė te mira nėse konsumohet pėr njė kohe te gjatė dhe i shoqėruar me qumėsht blete dhe mjalte.
Efekte te mira kuruese poleni ka dhėnė edhe pėr kurimin e verdhezes si dhe pėr gjenerimin dhe tonifikimin e lekures.
Kanceri ne miter dhe ne gjoks. Permireson simptoma dhe forcon imunitetin. Keshillohet te pėrdoret 10-20 grame ne ditė.
Kujdes ne pėrdorimin e polenit
Ne kėto 10 vitet e fundit ėshtė rritur numri i personave qe kanė alergji nga poleni. Pėr kėtė arsye konsumimi i tij duhet bėrė me kujdes, ne sasi te vogla (pėr here tė parė njė maje thike). Kjo sasi e vogėl pėrdoret pėr disa ditė pėr tė parė nėse ekziston alergji. Nėse nuk keni alergji, atėherė mund te vazhdoni trajtimin duke rritur gradualisht dozen. Nėse shfaqen simptoma minore (djegie te lehta ne stomak, rrjedhje te hundės, ose kruajtje te lekures) vazhdoni trajtimin, por duke e konsumuar polenin ne doza te vogla dhe te pėrzier me mjalte ose ujė. Nėse alergjia ėshtė me e rėndė, nderpriteni urgjent konsumimin dhe konsultohuni me mjekun specialist. Ne rastin e semundjeve te renda te melēise duhet te konsultoheni me mjekun specialist.

born_to_love
13-03-2010, 20:46
Eshte mese e vertet qe "qumeshti i bleteve" ka veti kuruese...Kete e them jo vetem nga ato cka jane shkruar me siper por sepse e kam provuar dhe vete dhe me ka ndihmuar shum...eshte vertet nje produkt sa interesant po aq edhe efikas