PDA

View Full Version : Ja sekretet e fanellave tė reja tė Kombėtares shqiptare


legjenda
29-01-2016, 20:55
Pas prezantimit qė iu bė sot uniformave tė reja qė do tė veshin lojtarėt e Kombėtares shqiptare tė futbollit nė “Euro 2016”, kanė folur edhe pėrfaqėsuesit qė janė marrė me dizajnin e tyre.

Sipas administratorit tė pajisjeve sportive me seli nė Bologna, karakteristikat e paraqitura nė fanellėn kuqezi janė njė ndėrthurje e simboleve dhe trashėgimisė kulturore me modernen.

“Marrėveshja me federatėn u arrit vetėm disa ditė mė parė, negociatat ishin tė gjata. Fanellat nuk janė ende gati, por parashikohet pėr miqėsoren e parė tė pranverės. Por, sapo kombėtarja ta veshė fanellėn, ato do tė jenė nė dispozicion edhe tė tifozėve, nė dyqane nė Shqipėri dhe jashtė vendit. Do tė pėrpiqemi ta shpėrndajmė fanellėn nė tė gjithė botėn, pasi shqiptarėt janė gjithandej dhe e meritojnė ti gjejnė fanellat pranė shtėpisė. Presim qė sė bashku me Shqipėrinė tė arrijmė rezultate tė rėndėsishme. Tė krijojmė fanella qė janė tė bukura, qė tė mbeten nė zemrat e tifozėve, si pėr rezultatet, por edhe sepse janė mė tė bukura, mė teknologjike dhe me performancė mė tė mirė se uniformat e tjera”, ka thėnė ai pėr “SuperSport”.

Administratori ka shtuar se nė fanellat e reja u ndėrthurėn motivet tradicionale dhe tė trashėgimisė kulturore, “me frymėn moderne dhe gjithashtu me elemente tė ndryshme Kombėtare, siē janė shqiponja apo ngjyrat kuqezi. Pas njė studimi tė madh, dolėn kėto tre komponentė. Mė pas doli edhe uniforma aktuale, tė cilėn e quajtėm “Triumf”. Kjo ishte sfida jonė: sjellja e njė fryme moderne te elementet e trashėgimisė tonė kulturore”,-ka thėnė ai.

Pėrfaqėsuesi i kompanisė “Macron”, shton se edhe produktet e tjera sportive do tė kenė stilin italian.

“Pikė sė pari dua tė them se jemi shumė tė lumtur pėr kėtė marrėveshje, jemi shumė krenarė qė jemi sponsori teknik i Shqipėrisė, pasi ky ėshtė njė vend ku ka shumė entuziazėm dhe krenari dhe ky projekt ėshtė entuziazmues. Ne do tė prodhojmė fanellat, por edhe gjithė produktet sportive tė bukura, duke sjell pak stil dhe modė italiane. Ne cilėsohemi si njė kompani e modės sė lartė nė botėn e sportit. Fanellat do tė jenė shumė tė bukura, shpresoj qė do tu pėlqejnė tifozėve, por edhe mjaft teknike, shumė teknologjike, me pėlhurė dhe detaje tė cilėsisė mė tė lartė. Ndoshta do ti ndihmojnė edhe lojtarėt tė performojnė edhe mė mirė dhe tė arrijnė rezultate tė shkėlqyera”.http://i2.wp.com/www.telegrafi.com/fo/fanis.png?resize=475%2C281

Damastion
30-01-2016, 15:37
Legjend ,shum te bukura ,me shendet e fat i qofshin cunave,por disi po me duken si veshje te biciklistave:)