PDA

View Full Version : Gjetan Keta mposht me “KO” turkun Uzun. Kampion interkontinental nė WBC


BLEDI_SH
19-02-2016, 20:50
Gjetan Keta mposht me “KO” turkun Uzun. Kampion interkontinental nė WBC

http://i1.wp.com/www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2016/02/gjetan-keta.jpg

Gjetan Keta mposht me “KO” turkun Uzun. Kampion interkontinental nė WBC

gjetan ketaKa pėrfunduar me triumfin e Gjetan Ketės, me tė ashtuquajturin “Knock Out” teknik, pas dorėzimit tė kundėrshtarit tė tij turk, Turgaj Uzun, ndeshja e shumėpritur e boksit e vlefshme pėr titullin interkontinental nė ĖBC.

Ndeshja nuk shkoi mė shumė se 5 raunde, nga 12 tė mundshme nė kėtė sport tė rėndė, raunde gjatė tė cilave boksieri shqiptar Gjetan “Mike” Keta ishte mė kėrkues dhe sulmonte vazhdimisht, ndėrsa rivali turk mbrohej vazhdimisht, sikur donte tė ruante energjitė pėr nė raundet pasardhėse.

Mirėpo, pas raundit tė katėrt, kur Gjetani e kėrkoi mė sė shumti fitoren parakohe me grushtet e lėshuara kundrejt turkut, qė konsiderohej si “dhelpra e vjetėr” e Turqisė, u desh raundi i pestė, qė Gjetani nga Bulqiza tė jepte disa goditje radhazi, pavarėsisht se turku mbrohej fuqishėm. Atėherė kur mendohej se do tė hynim nė raundin e 6, Turgaj Uzun u dorėzua, duke shpallur kėshtu edhe triumfin e boksierit kuqezi.

Nė ringun e vendosur nė “Asllan RUsi” tė TIranės ishin tė pranishėm figura tė shquara tė artit, kulturės, sportit, por edhe politikės, ku sa pėr tė pėrmendur: Reshat Arbana, Kastriot TUsha, ish-presidenti Alfred Moisiu, ministri aktual i Mirėqenies Sociale dhe Rinisė, Blendi Klosi, i cili dorėzoi brezin e triumfatorit vėllait mė tė vogėl tė dinastisė Keta, nė njė ndeshje boksi pėr peshat “Cruiser”, Ferit Keta, qė mposhti serbo-boshnjakun Haris Calakovic.

Triumfi pritet qė t’i hapė rrugėn Ketės nė arenėn e madhe tė boksit nė ringjet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, si dhe tė synojė titullin kampion bote.

Kjo ishte ndeshja e 23-tė pėr Ketėn, i cili koleksionon kėshtu 20 fitore, ndėr tė cilat 17 me KO, dhe vetėm 3 humbje.
gazetatema.net/

Universal
19-02-2016, 20:56
Gjetan Keta mund turkun.
Florian Marku mund serbin.
Kristian Prenga mund grekun.
Ashtu ju lumte, ta dine te gjithe kush jane Shqiptaret, gjithmone te paret, gjithmone ne krye, gjithmone Shqiponja..... #GodasKUQeZi ;)
TE PAMPOSHTUR JANE DJEMT TANE!! #Respekt

BARAT
19-02-2016, 20:58
Te lumshin duart, urime

The.Mask
20-02-2016, 06:23
Gjetani hyri me kengen e Skenderbeut ``shqipe`` prej aty humbi kopili turk.

1654399168143587/