PDA

View Full Version : Kristian Prenga, kampion i Europės nė “kickbox”. Mund grekun Vasilis Karagianidis


BLEDI_SH
19-02-2016, 20:57
Kristian Prenga, kampion i Europės nė “kickbox”. Mund grekun Vasilis Karagianidis

http://www.panorama-sport.com/wp-content/uploads/2016/02/prenga-658x370-470x264.jpg

Shqipėria ka mundur tė koleksionojė tė parin titull madhor, atė tė kampionit tė Europės nė sportin e “kickbox”, falė triumfit tė Kristian Prengės tė arritur mbrėmjen e sė premtes nė “Asllan Rusi” tė Tiranės kundėr rivalit tė tij grek, Vasilis Karagianidis, me KO.

Ndeshja me 4 raunde e vlefshme pėr peshat 100 kg, e zhvilluar nėn njė atmosferė tė nxehtė dhe e transmetuar drejtpėrdrejt nė paketėn Supersport tė platformės Digitalb, ishte e dyluftuar deri nė raundin e fundit, ndėrkohė qė “kickboxer”-i shqiptar siguroi avantazh me pikė qė nė raundin e parė dhe tė dytė, edhe pse u deshėn sekondat e fundit qė greku tė dorėzohej pa mbaruar sfida.

Pas fitimit tė gjerdanit tė artė tė Europės, i akorduar nga Federata Ndėrkombėtare e “Kickbox”-it, 23-vjeēari shqiptar u shpreh i lumtur pėr arritjen e suksesit dhe falėnderoi publikun shqiptar qė e mbėshteti gjatė duelit me rivalin grek.
gazetatema.net