PDA

View Full Version : Rekord ne basketbollin shqiptar - Genti Lasku 100 pike ne nje ndeshje !


Semiku
18-04-2016, 20:23
100 pikeshi i Genti Laskut

Historike per Genti Laskun.Ne nje mbremje te jashtezakonshme si ajo e djeshmja, titullari i Tiranes realizoi plot 100 pike ne fitoren e thelle ndaj Flamurtarit 133- 68. “De jure” rekord ne Shqiperi.

Ne historine e rekordeve te cdo fushe qofshin ato,produktet ‘Made in Albania’ zene shume pak ose thuajse aspak hapesire. Por, perpara se te synosh per ‘lavdine boterore’, rekordet qe duhen thyer nga te gjithe ne jane ato kundrejt vetvetes.
Nje histori e re eshte shkruar pikerisht gjate kesaj fundjave per basketbollin shqiptar,sfida mes Tiranes dhe Flamurtarit, e vlefshme per Superligen e Basketbollit per meshkuj, shenon rekordin e ri.

Lasku rrezon keshtu nga froni Gerti Shimen, i cili me fanellen e Valbones do te realizonte 91 pike.
Lasku u shpreh se gjithçka ishte e rastesishme. Gjithashtu ai tha se pa ndihmen e shokeve te ekipit nuk do ta kishte arritur kurre.

Shikuar ne optiken boterore, nje rezultat te tille e kane arritur vetem 17 basketbollist ne ndeshjet zyrtare,midis tyre edhe legjendat Wild Chamberlain dhe Drazen Petrovic.

TIRANA - FLAMURTARI 132 : 68

Lasku ishte ne loje gjate gjithe ndeshjes,40 minuta,dhe dergoi 48 gjuajtje nga loja 83% i sukseshem.Realizoi edhe 11 treshe nga 17 tentime.

cool_shqype
18-04-2016, 22:08
Cobe do te jete bere shum nervoz dhe ziliqar....
Urime sportistit dhe shokeve te ekipit te tij qe e ndihmuan ne kete realizim.

SystemA
19-04-2016, 21:01
Cobe do te jete bere shum nervoz dhe ziliqar....
Urime sportistit

Air JORDAN qfar do thoshte????

Gon!
20-04-2016, 08:50
Nje ekip shume i dobet, perballe nje ekipit "elitar" ne se mund te themi. Asgje e jashtezakonshme. Keto nbdodhin edhe ne vende te tjera, por nuk i japin kaq shume pompozitet.

Une kam pare ne futboll ne ligen e dyte te futbollit te Kosoves, ku ka perfunduar ndeshja 30 me 3, ku rreth 20 gola i ka shenuar vetem nje lojtar per nje ndeshje.