PDA

View Full Version : Sigal Prishtina kampione e basketbollit ne Ballkan per here te dyte radhazi


Rina
03-05-2016, 22:30
Sigal Prishtina kampione e basketbollit ne Ballkan per here te dyte radhazi

21 prill 2016

Festė e madhe ishte edhe nė Prishtinė
Skuadra e Sigal Prishtinės ėshtė kampione e Ligės Ballkanike pėr herė tė dytė radhazi. Prishtinasit, edhe pse kanė humbur 75:68 nga Mornar-i, fitorja e parė me 14 pikė dallim ka bėrė qė kapiteni Edmond Azemi tė ngre pėrsėri trofeun e mė tė mirit pėr Ballkan. Takimi ka qenė mjaft interesant, pasi vendasit kishin edhe 13 pikė epėrsi, megjithatė kryeqytetasit nuk janė dorėzuar deri nė fund dhe mundi i tyre u shpėrblye me trofeun e dytė pėr kėtė edicion, derisa janė nė kėrkim tė tė tretit, raporton Gazeta Kosova Sot

Sigal Prishtina pėr herė tė dytė radhazi ėshtė kampione e Ligės Ballkanike. Bardhekaltrit, edhe pse humbėn 75:68 nga Mornar-i, nė kryeqytet kishin fituar me 14 pikė dallim dhe kjo ishte vendimtare qė tė mbronin trofeun e Ligės Ballkanike. Ky ishte trofeu i dytė pėr prishtinasit kėtė edicion, derisa do tė kėrkojnė edhe tė tretin, pėr tė triumfuar nė Superligėn e Kosovės nė basketboll. Kapiteni Edmond Azemi ngriti lart edhe njė trofe nė karrierėn e tij, derisa festa kaploi trojet shqiptare, e sidomos nė Prishtinė, ku qindra tifozė kishin dalė pėr tė parė ndeshjen nė njė ekran gjigant dhe nė fund edhe pėr tė festuar.



http://time.ikub.al/Dardani-tani-me-mendje-te-titulli-ne-Kosove714935/Mbreteresha-ne-fron.aspx

https://www.youtube.com/watch?v=06_wiCRalR0

thirsty
03-05-2016, 22:36
Urime per fitoren.

CERMENIKASI
03-05-2016, 22:43
Urime !!!``shqipe````shqipe``

e panjohura
03-05-2016, 22:46
Ndoshta po ja fillojme per se mbari...Majlinda,Prishtina pranimi ne UEFA,lutem qe vetem lajme te mira te kemi....URIME