PDA

View Full Version : Historia e kapitenit me fanellėn kuqezi


Fshatari
23-06-2016, 19:24
Debutonte me Kombėtaren nė 2003 nė njė ndeshje ndaj Zvicrės duke zėvendėsuar Geri Cipin.

Kishte patur mundėsinė tė luante me Shqipėrinė, Zvicrėn apo Francėn, por bėri zgjedhjen e zemrės, diēka vėrtet e rrallė edhe sot e jo mė nė ato kohė.

Shumė shpejt do tė kuptohej pėrse, zemra e tij rreh vetėm kuqezi, dhe fanella kuqezi do tė shndėrrohej pėr tė shumė shpejt nė njė lėkurė tė dytė. Grintė, karakter, cilėsi prej lideri dhe shumė, shumė karizėm, cilėsi qė mjaftonin qė tifozėt kuqezi ta bėnin menjėherė benjaminin e tyre.

Bashkė me Canėn, Brigelin e Dukėn, niste nė atė kohė njė model i ri profesionalizmi qė kulmoi kėtė verė me pėrfaqėsimin fantastik nė “Euro 2016”, dhe profesionalizmi ėshtė padyshim njė ndėr vetitė qė karakterizojnė Lorik Canėn, transmeton Supersport.

Vėshtirė tė gjesh njė tjetėr futbollist shqiptar qė ka pėrfaqėsuar vendin nė kampionatet mė elitare tė Evropės, nė Francė me PSG e Marseille, aty ku ishte i aftė tė komandonte e karikonte nė dhomat e zhveshjes njerėz si Nasri apo Ribery, nė Angli te Sunderland, nė Turqi te Galatasaray e mė pas Lazio nė Itali, pėr t’u rikthyer sėrish vitin e kaluar te Nantes.

Megjithatė, tė jeni tė sigurt se djaloshi nga Prishtina, mė tė mirėn e tij e ka dhėnė pėr kombėtaren kuqezi, zemra e tij ka rrahur mė sė shumti pėr tė, sa herė na ka mrekulluar sa herė na ka dhuruar besim e siguri me prezencėn e tij nė fushė, sa herė ka udhėhequr djemtė e Kombėtares drejt misioneve tė panumėrta, shpirt prej luftėtari dhe njė zemėr puro shqiptare e aftė tė preket e mallėngjehet nė maksimum pėrballė vuajtjeve e peripecive tė kombit tė tij.

Plot 93 ndeshje me Kombėtaren Kuqezi, e pamundur tė pėrshkruash gjithė emocionet qė na ka dhuruar Cana, janė tė panumėrta.

Sot Loriku ėshtė njė hap larg lamtumirės ndaj Kombėtares, vėshtirė tė gjendet njė tjetėr si ai, pėr ngjyrat kuqezi do tė mbetet gjithmonė njė ikonė, shembulli i shpirtit shqiptar dhe i njė njeriu e futbollisti tė madh, Faleminderit Kapiten!
_______________________________________________
http://www.telegrafi.com/historia-e-kapitenit-fanellen-kuqezi-video/

derjansi
23-06-2016, 23:04
kapiten i madh

gjithmon do jete kapiteni im

cool_shqype
23-06-2016, 23:08
Shqiptar i vertete, njeri i mire e nje sportist me zemer te forte.....
Kapiten qe e reapektojne te gjith....

Beu_Shpata
24-06-2016, 00:32
Jo vetėm qė ėshtė lojtar i mirė por duket edhe njeri i mir. Ka bėrė ca gafa nė kohėt mė tė gabuara qė i kan kushtuar ndeshjen kombėtares por kėshtu ėshtė kur tė bie pesha mė e rėndė nė kurriz qė nė moshėn e re. Mbaj mend nė 2001 kur Shqipėria luajti me Hollandėn ndeshje deēizive pėr kualifikimin e hollandės nė botėrorin e 2002-shit. Hollandės i dueshte fitorja pėr tu kualifikuar, dhe arbitri mbajti anėn e Hollandės gat gjith lojės Aq sa Van Persi u ēmend ngaqė mbrojtja jone e bllokoj bėri shumė faulla dhe nukur mori asnjė karton. Nė minutėn e 91-tė u bė njė faul nė mesfushė, u kapėn lojtarėt me Snider-in, arbitri i jep karton tė kuq Canės sepse u hodh tė mbroj nji nga lojtarėt e kombėtares nga krye pederasti i gjith kohės qė ėshtė luajtur futbolli Van Nistelroi, I cili gjeti kurajo pėr her tė par nė jeten e tij pėr t'i bėr keq Canės qėllimisht duke ditur se Cana ėshtė gjaknxehtė. 1 minutė mė von hėngrėm golin dhe hollanda u kualifikua. Arbitri u dėnua pėr 4 muaj nga FIFA pėr favorizimin ashiqare qė tregoj pėr hollandėn.

Dy gjėra pash atė ditė qė Lorik Cana u tregua i pamatur por me gjak sepse u hodh tė mbroj njė nga shokėt e tij, ashtu siē bėri edhe me serbinė 2 vjet mė par. Kurse Van Nistelroi pa shtyllė kurrizore mbeti i tillė gjat gith karrierės. Gjeti Shqipėrinė e pa favorizuar pėr tu treguar i ashpėr nė njė kohė qė kur luante nė Angli ishte njė qurravec dhe hileqar qė nuk e respektonte asnjeri. Tė gjitha skuadrat por edhe trajnerėt e urrenin.

Qė atė ditė unė e urrej Hollandėn dhe kam qėnė gjithmonė kundėr tyre nė ēdo ndeshje. Pėpara isha tifoz me ta.