PDA

View Full Version : 10 efektet e cuditshme anesore te ilaceve


The_AnGeL
21-03-2010, 14:11
Ilaēet tė cilat i pėrdorim pėr shėrim edhe nėse pėrdoren nėn rekomandimin e doktorit mund tė japin efekte anėsore. Madje disa efekte anėsore qė mund tė japin disa ilaēe tė ēudisin vėrtet. Disa prej tyre tė krijojnė vartėsi ndaj kumarit, disa tė bėjnė tė flasėsh nė gjumė e disa tė tjerė i japin urinės ngjyrė tė kuqe, jeshile apo vishnje. Sipas lajmit tė dhėnė nė adresėn “howStuffWorks”, pa parė llojin e ilaēit, efektet anėsore mė tė pėrhapura janė pėrzierje, tė vjella, reaksione alergjike, pagjumėsi, rrahje zemre dhe vartėsi. Prandaj nėse duhet tė merrni ilaēe lexoni me kujdes fletėn e ilaēit nė tė cilėn shkruhen dhe efektet anėsore qė mund tė japė ai. Ja dhjetė efektet anėsore qė shkaktojnė ilaēet:
Deformime tė lindura
Ilaēi Thalidomide, i cili filloi tė rekomandohej me recetė qė nė vitin 1950 ėshtė pėrdorur nga mijėra gra shtatzėna nė 50 shtete tė botės pėr tė fjetur mė mire dhe pėr tė ndėrprerė tė vjellat. Por pohohet se ilaēi nuk ėshtė i sigurt pėr gratė shtatzėna. Afėrsisht 10 mijė gra tė cilat pėrdorėn kėtė ilaē gjatė viteve 1956-1962 lindėn fėmijė me deformime tė ndryshme si (pa krahė apo pa kėmbė, deformime tė kėmbėve dhe duarve). Edhe ilaēi Accutane i cili pėrdoret shumė nė kurimin e akneve mund tė shkaktojė fekomali (deformime nė trup). Prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė para se tė fillojė pėrdorimi i kėtij ilaēi tė dihet nėse gruaja ėshtė apo jo shtatzėnė.
Vetėvrasje
Ilaēi Lariam ėshtė pėrgjegjės pėr vetėvrasjen e disa ushtarėve. Ushtria e SHBA ndaloi pėrdorimin e kėtij ilaēi nė vitin 2005 tek marinarėt. Bėhet e ditur qė tė sėmurėt tė cilėt pėrdorin ilaēin antidepresiv mendojnė tė vetėvriten. Nė vitin 2003 FDA vendosi qė ky ilaē tė mos u rekomandohet fėmijėve dhe tė rinjve nėn moshėn 18vjeē.
Sjellje tė detyruara
Efektet anėsore tė tė gjitha ilaēeve nuk janė vetėm fizike, disa prej tyre mund tė ndryshojnė sjelljen e personit. Tek disa tė sėmurė qė kanė pėrdorur ilaēin Mirapex janė vėnė re probleme nė mėnyrėn e tė sjellurit, ndėrkohė qė personat kumarxhi kishin filluar tė konsumoni alkool, atė tė cilėt nuk kishin luajtur asnjėherė bixhoz e kumar nė jetėn e tyre filluan tė shkonin tė paktėn njė here nė javė nė kazino ose tė kalonin orė tė tėra para lojėrave tė fatit. Si njė shembull konkret kemi njė njeri i cili kishte pėrdorur ilaēin Mirapex,nė vitin 2008 hodhi nė gjyq firmat Pfizer dhe Boehringer pėr shkak tė varėsisė qė ilaēi i kishte shkaktuar ndaj bixhozit dhe nga ky gjyq fitoi 8,2 milion dollarė dėmshpėrblim.
Probleme nė kontrollimin e zorrėve
Ka shumė ilaēe tė cilat tė ndihmojnė nė dietė. Njė pjesė e tyre kanė efekte tė pakėndshme. Hapi pėr dobėsim Xenical ėshtė prodhuar pėr tė parandaluar pėrthithjen e yndyrave nė trup dhe pėr tė pakėsuar kaloritė e pėrdoruesve. Studiuesit tė cilėt bėnė njė eksperiment klinik pohuan se ky hap mundėson nxjerrjen nga trupi tė vetėm 30% tė yndyrave. Tė sėmurėt qė pėrdorėn kėtė ilaē ishin tė detyruar tė konsumonin tė paktėn 15 gr yndyrė. Kur konsumonin mė shumė se sasia e rekomanduar pas buke vihej re njė aktivizim i zorrėve tė cilin tė sėmurėt nuk mund ta kontrollonin. Pėrveē kėsaj janė shfaqur edhe efekte tė tjera anėsore si gazra, sekrecione, diarre, shkuarje e shpeshtė nė banjė .
Sjellje tė ēuditshme nė gjumė
Disa ilaēe mund tė bėhen shkak qė tė sėmurėt tė shohin ėndrra tė pakėndshme, somnambulėsh dhe tė shfaqjes sė sjelljeve tė dhunshme nė gjumė. P.sh ilaēi Chantix qė tė ndihmon nė lėnien e cigares mendohet se shkakton ankthe dhe ėndrra tė frikshme dhe hap rrugėn e terrorit tė natės. Pėrveē kėsaj ilaēet Lunesta dhe Ambien qė jepen pėr pagjumėsi mund tė shkaktojnė tė njėjtat efekte anėsore. Efekti anėsor i ilaēit nuk ėshtė vetėm shfaqja e somnambulizmit. Efekte tjera janė si ngrėnia, bisedat telefonike dhe pėrdorimi i makinės gjatė kohės qė personi ėshtė nė gjumė.
Halucinacionet
Mirapex shkakton halucinacione. Tė sėmurėt me Parkinson qė pėrdorin ilaēin theksuan se shohin gjarpėrinj qė zvarriten nėpėr mur. Nė vitin 2000 FDA vendosi qė para pėrdorimit tė ilaēit Lariam i cili bėhet shkak pėr shfaqjen e halucinacioneve duhet tė informohemi rreth tė kaluarės sė tė sėmurit nėse ka kaluar depresion apo ndonjė psikozė tjetėr.
Urinė me ngjyrė
Disa ilaēe tė rekomanduara me recetė mund tė ndryshojnė ngjyrėn e urinės. Ilaēet si Phenazopyridine qė pėrdoren pėr tė kuruar infeksionet e rrugėve urinare i japin urinės ngjyrė tė kuqe. Edhe ilaēet si Flagyl, Furazolidone apo Aldomet qė pėrdoren nga gratė shtatzėna pėr tė kuruar tensionin e lartė mund ta errėsojnė urinėn. Kur ilaēi Phenolphthalein pėrdoret pėr njė kohė tė gjatė e kthen urinėn nė ngjyrė vishnje. Edhe ilaēi Elavil qė pėrdoret si antidepresiv tek fėmijėt qė lagin natėn apo Roxabin qė pėrdoret pėr ēlirimin muskular e ngjyrosin urinėn me ngjyrė jeshile. Edhe Dyrenium e kthen urinėn tuaj nė ngjyrė tė kaltėr.
Probleme nė shikim dhe nė shqisat e tjera
Ndėrkohė qė disa ilaēe tė lėnė nė gojė njė shije tė hidhur disa tė tjerė mund tė ndryshojnė shqisėn tuaj tė tė shijuarit. Vasotec qė pėrdoret pėr kurimin e tensionit tė lartė dhe sėmundjeve tė zemrės ndikon nė pesė shqisat tuaja. Zhduk shqisėn e nuhatjes dhe tė shijuarit, shkakton oshėtimė nė vesh dhe njė shikim tė turbullt.
Dhimbje dhe djegie
Allegra si ilaē alergjie shkakton dhimbje shpine dhe muskulare. Ndėrsa Lipitor, pėrveē shkaktimit tė lodhjes muskulare bėhet shkak edhe i djegies dhe paralizimit.
Humbje kujtese
Humbja e kujtesės mund tė rrjedhė dhe nga ilaēet. Tek disa pėrdorues tė Mirapex ėshtė vėnė disa here njė humbje kujtese afatshkurtėr. Ky efekt anėsor shihet dhe tek ato qė pėrdorin statinė pėr tė ulur kolesterolin.

Just myself
22-03-2010, 14:26
Sa interesant,aq edhe i dobishem si informacion :)!

The_AnGeL
22-03-2010, 14:33
Jan Gjera qe Shum Mire Njerezit Duhet ti Dine Sidomos Ne Forum Qe NuK Ka Dallim Moshe .. :):) Faleminderit Per Vleresimin Tend .

Just myself
22-03-2010, 14:36
Nuk ke perse me falenderon. Thashe thjesht te verteten e mendimit tim :)!